Nuk janë aq trima sa duken!

22 Shkurt 2012, 22:43Politika TEMA

Nga Bledi Mane- Public Enemy

facebook.com/bledi.mane

 

Paraditen e 17 shkurtit rektori i vjetër i ri i universitetit të Tiranës, Dhori Kule, dukej që ishte bërë tym fare. Artikulli im për të e kishte acaruar mjaftueshëm dhe kishte filluar kërkonte numrin tim të celularit. E shfaqte hapur shqetësimin dhe mëdyshjen në garën e postit të rektorit. E shqetësonte edhe situata e nderë edhe kandidatura e fortë e rivales, zonjës së nderuar Mimoza Hafizi.

Ndryshe nga 4 vjet më parë kur fitoi lehtshëm, Dhori dhe shokët e tij të universiteteve e ndjenin se duke qenë apendikse të kalbura të regjimit, kishin akumuluar dyfish pakënaqësi. Ca prej paaftësisë dhe degradimit të sistemit universitar, ca prej luftës së poshtër brenda sojit të tyre politik e ca prej fukarallëkut që çliron çdo sekondë qeverisja e dhorëve të Berishës, gara e sivjetshme ishte pothuajse 8 maji i universiteteve publike.

Ashtu si Lul Basha që u shfaq i djersitur gjysëm i gë(a)zuar korrikun e vjetshëm dhe njoftonte se kishte fituar, Dhori u shfaq sot si trim, bërtiste dhe triumfalisht anatemonte opozitën për trakte apo viroza helmuese. Megjithëse deklaroi fitoren ende ndjehet në të pasiguri. Mundohet të imitojë Lulin por të dy e dinë se nuk kanë këllqe të vazhdojnë të qetë mandatin dhe bluajnë në kokë si do ia bëjnë nëse Atë komandarin e tyre e heqin nga pushteti, e arrestojnë, e ngordhin…

Bluajnë në kokë se çfarë kahu do të marrë anija e tyre e mbytur pas qershorit 2013 sepse fundi i komandarit nënkupton kapitullimin e tyre.

 

Në këtë situatë ndodhet edhe Ndrea Prendi. I frikësuar deri në palcë nuk mundet dot të rigjejë qetësinë e kthjelltësinë në trurin dhe shpirtin e tij. Pa gjumë, i drobitur, i pangrënë, i lodhur, i bërë pishman, i hallakatur, i dyzuar, i dyshuar, i tradhtuar, i trembur për të ardhmen e fëmijëve të tij, i turpëruar dhe friguar për gjakun që u ka borxh viktimave të 21 janarit, ky pra gjenerali mirditor Prendi nuk po gjen dot derman as me prokurori e as me gjykata. Prokuroria po ia nxin jetën me ankimimet e saj, gjykatat halabake të brejtura nga drejtësi e kalbur vetëm sa e mbyllin në arrest shtëpie, dosja me ekspertizën e FBI i qëndron si varr i hapur, opinioni publik kundra detyron të mos shfaqet as në ballkonin e banesës së tij e megjithatë aktron aq bukur e shfaqet i qetë, indiferent  e trim sa herë kamerat i afrohen surratit të këtij vrasësi. Aq i trashë e i paskrupullt më duket ky lloj ushtaraku, i cili kujton se me këto zvarritje dhe kleçka juridike do ia hedhë paq kësaj here e do të gjejë paqen e humbur.

Ndaj komentet për të si vrasës i ftohtë e i pashpirt më duken bajate e të pabaza.

Ndrea po të ishte trim shkonte në seanca gjyqësore pa avokatë mbrojtës dhe si burrat kërkonte revokim mase arresti. Shkonte me këmbët e tij në burgun më të afërt e po të kishte bythë i bënte ballë qelisë së ftohtë, u bënte ballë burgaxhinjve të tjerë që mezi po e presin.

Ndrea si malësor puritan që është e din mirë se çfarë do të thotë vrasje dhe gjak i palarë, e din mirë çfarë do të thotë gjakmarrje, shpagim. E din mirë se kur gjykata (pleqësia) korruptohet atëherë futet në lojë vetëgjyqësia.

Le të dërdëllisë Dhori pas “fitores”, le të zgërdhihet Ndrea kur nga vjeshta të shpallet tërësisht i pafajshëm.

Nuk janë aq trima sa duken. Vetëm shtiren. Shtiren sepse këllqet u janë fishkur. Janë fishkur e rrudhur komplet jo nga mosha, por nga njollat e mëkateve dhe bur(r)ëria e tyre tashmë nuk u bën dot ballë sfidave. As me lekë madje.

 

Shënim i rëndësishëm

Ndrea Prendit nëse i duhet numuri im i celularit të mos ia kërkojë vetëm Dhori Kules. Edhe Agroni i policisë e ka.

 

50 komente në “Nuk janë aq trima sa duken!”

  1. fule says:

    Bledi Mane o figure e frymes anti-regjim, ja zbythe oborrin e sherbysve Doktorit.

    1. Vila says:

      E ke qare fare Bledi. Por, ke harruar edhe nje element/personazh me emrin Fatos Thanas Nano, barkalecin e vogel, qe me syte si te pules dhe koken tulle nga jashte e brenda , na qenka mbi palet. hahahaha, po edhe une mbi palet jam, se nuk jam pale me askend, as me Fatos hajdutin, as me Ilir Kryehajdutin, e jo e jo edhe me Sali kriminelin. Edhe ai Fatosi duhet thirrur ketu e te na jape nje cike hesap ku i coi parate e Bamkes se Kursimeve, ku i coi parate e Telekomit, ku i coi parate e shqiptareve, apo ja ka shtruar si qilim jeshil perpara shaleve te Xhoanes dhe tani kerkon ti vere qilimin e kuq nen bythe.

  2. onni says:

    HARRAM U QOFTE QUMESHI NANES PO NUK MOREN GJAKUN E ALEKS NIKES HEKURAN DEDES…KY ESHTE GJAK MALESORI E NUK MUND TE BAHET UJE…DO JETE TURP SHITJA APO HARRIMI I GJAKUT…DHE KY PRENDI JO NE AMERIKE TE SHKOJE VRIME TE MIUT TE FUTET KA ME E PAGU GJAKUN…MA MIRE AI SE FAMILJA O FEMIJTE..PO GJITHMONE KAN ME PASE NJE GJAK BORXH…

  3. tourkofagos says:

    …..nuk jane aq trima sa duken!!!
    kjo vlen per camet,apo jo Taqke???

    1. Taqo says:

      Jo bre chamet jane trima, pervec, hajries. Plaku eshte trim patrijot edhe breckat i ka kuq e zi, ne fakt i ka te kuqka po ketu ne forum andej nga darka i ben me njolla te zezka ahahahha . Ke faj capedanos ahaha

  4. Njish je Bled njish,vetem shkrimet e tua atyre qelbesirave te kalbura ja kan shkurtuar 10 vjet jeten,,,,Brravo Bledi

  5. Dike Mullai thote- says:

    …Edhe Agroni i policise eka. Pena TOP t’u behet!”TRIMAT e XHA JAHOS” tek gazeta TEMA !

  6. Zalua says:

    Bravo Bledi!!! Qe nuk jane trima por kokrra e frikacakut keta, e kam thene edhe une. Trimi nuk bene kurre pa drejtesi. Keta jane nje stan me lepuj qe nje dite te afert do te japin llogari per krimet e tyre. Do rrojme dhe do shohim. Ate qe kane bere do jua bejne dhe nje do jua shtojne. Ky eshte rregulli dhe keshtu do ndodhi.
    Ndersa ty Bledi tu befte pena top.

  7. ina says:

    Fjala trim eshte e pakte te thuhet per ty.
    Sikur te kishte Shqiperia edhe ca trima si ty, diktatura do ishte zbythur menjehere, mirepo…

    1. EdiRuci says:

      A eshte komenti i Ina Rames? Sikur te kete Shqiperia edhe nje Blendi dhe nje Ina, iku per lesh…

  8. shqiptar says:

    ore palaco .Aepe si dolli ne votim ajo komunistja jote.Apo edhe ketu ja u vodhen votat.se kur humbisni ju kete parullen perdorni.Megjithe keto zonja Hafizi ishte kandidate shume e denje per te marre pjese ne gare.

  9. Posht'Regjimi says:

    Shet Pordh kot ky Bledi Mane!

    Kur vrane 4 ne diten per diell dhe torturuan 113.
    28 ne Gerdec! 3000 ne ’97! etj etj
    Kule dha 300 mij euro per ate post,Ndrea Prendi shtiu ne mes te diten mbi Popull sa mundi,Agron Kulici koka e krimit te organizuar, e spo te bokan zap.

    Ty Bledo te zgerdhijne ne dru naten pa hene,me i 100 eurosh dikujt ose ndonje efektivi policor te vesh civil….Po ik o Bled se shkruan te nje gazet e rendomt dhe te duket vetja VIP…Mos u boj invalid per tere jeten!

    1. deso74 says:

      ti thua posht regjimi,ke dhjere breket per vete nga ky regjim apo e ke nick sa per sy e faqe e je nga te ‘PRENDIT’,,, jam dakord me ate zoterine siper,,,harram u qofte pa MARRE GJAK,,,

    2. tani says:

      Blendi Mane eshte gazetar i vertete dhe vrasjen e ka marre parasysh. Por mua me vjen çudi se si moderatoret e gazetes TemA lejojne te botohen komente te provokatoreve te regjimit fashist te Berishes, Prendit e Dhori Kules !?

    3. nardi says:

      Bledi nuk e rrun shume per drurin qe mund te haje,eshte mesuar tashme me maloket e trashaniket qe njohin vetem dhunen si zgjidhje.Pena luftohet me pene or ti mik i dashur,qe na del dhe me nickname Posht’Regjimi!!!Regjimi nuk hidhet poshte duke shkrujt opinione vari trapin si te miat apo si te tuat nga tastiera e kompjuterit,por duke shkruar artikuj te formuar ne menyre te shkelqyeshme,ne nje nga gazetat qe jane kundra Regjimit.
      Jam dakord me ty qe nuk e kane problem nje Bled,derisa sa vrane 3000 ne 97,problemi eshte se ky popull tutkun e trashanik,ka shume pak Bleda dhe shume e shume Salinj,sepse nuk shpjegohet se si pas hedhjes me dhune ne 97′ nje diktator i felliqur te zgjidhet prape ne vitet ne vazhdim.

  10. luan says:

    je nje nder te paktet qenie njerezore qe ngrejne zerin perballe ktyre kalbesirave

  11. VERONIKA says:

    ZT MANE,o BLENDIII po sa te pelqen vetja te dukesh i rendesishem…DHORI po kerkon nr teeeend???pse????te thote qe fitova???qe dhe pse shkruajte ate artikullin pacavure,nuk e ndimove dot???{respektoj profesionalitetin e ZNJ.HAFIZAJ]ah se u ngaterrova,ti nuk shkruan,nxin ndonje faqe gazete,dhe ate do pare ne c’gjendje je kur e nxin…ik andej ,bej ndonje seleksionim pluri paracetamoli,se DHORI fitoi,me mjaft diference.si ishte ajo historia e PRENDIT….ishte ne krye te detyres zoteri,prekuroria do nxjerri akuza se per kte paguhet,por gjykata nuk gjykon me llafe,se po te kishin bere keshtu,ja ty psh do te kishin mbyllur brenda dhe do hidhnin celsin poshte.dhe mos u nxito per rezultatin e 2013 se do te gjeje si me kte te *fitores* se ZNJ MIMOZA…gjej ndonje parulle te vlefshme piktorit ,se ajo e vjedhjes nuk pi me uje.na flisni per paracetamolin…thone qe e keni pasion te perbashket.

    1. ardi says:

      Veronika, hanemja e internetit. Si paske marre prape ilacet, ca thua nje ore se thua ne tjetren, njeri me komplekse mentale.

    2. shqiponja says:

      Ka edhe si puna jote more Niko…S’thone kot per njerez si ty “C’a s’mban kjo toke!”

    3. nardi says:

      Erdhe dhe tek Tema ti mi injorantaja e web-it.
      Nuk ka problem mund te shkruash dhe tek TEMA,sepse Baba jot Saliu,na ka sjelle Komunizmin,pardon,Demokracine(Lirine Popullit)qe vritet edhe kur del ne Demonstrada.
      Ik futi ndonje ilaç tani se te ka ardhe ora,e meso te shkruash Shqip.

    4. Heron says:

      Edhe ketu erdhe moj??? Arben Duken e perzure nga Shekulli tani ke marre mision te perzesh bledin nga Tema? A u befsh m.. per pula moj truckulur!

      1. VERONIKA says:

        HERON PERSHENDETJE!mendoja se per hir te njohjes se vjeter do me *respektoje*me shume.aaaa harrova,ti je i klasese:shan i shari!nuk perze asnje,ekstremistet nuk i duroj.ka bere shkrime te shkelqyera ky zt BLENDI,qe jo vetem i kam bere komplimenta por e kam shperndare dhe fcb.por ky eshte nje artikull primitiv,ku po na detyrojne te shohim cdo gje te zeze,ku po ushqejne anarkine ne cdo drejtim.dhe duke pare korin e *tufave te kolektivizuara*qe i ben iso,me shqeteson idea,sepse eshte shume negative mbjellja e urrejtjes,humbja e shpreses,dhe ideja qe pala tjeter eshte armiku im.por gjithe kjo qe une dua te them ,per hapsiren tende mendore eshte shume e madhe.JE *NXENES* I DUKES!NXENES I DOBET,SI *MESUESI-INSTRUKTOR*

        1. Heron says:

          Po une kam ate qe kam e ti ke ate qe ke , fati na ra qe kemi te njetin fat ne ca gjera si psh jemi bashkOmbas , shqipfoles e temelexues etj ! Sa per mesues une kam vetem veten time, prandaj jam ky qe jam po desha te shtoja qe nuk te kam share tek komenti me lart ndaj mos u ofendo ! Ps di gje pse nuk shkruan Duka veronike?

    5. homeri says:

      Per – VERONIKEN–Kam lexuar komentet e tua dhe me cudit fakti qe nje mentalitet te tille me formim otomano – komunist e gjejme edhe sot – Ju me keto komente si militante tribale i printoni dhe ja coni sekretarit te partise per te mbajtur vendin e punes si idiote qe je , sigurisht je dhe nga ata qe vidhni voten ne votime . Ne te tjeret kerkojme vlerat jo vetem per veten tone po per gjithe shoqerine . – VRASESIT i themi vrases . HAJDUTIT . hajdut dhe te pa aftit njeri pa vlere .dy te paret e kane vendin ne burg dhe tjetri te hap rrugen. Natyrisht sa te jeni ju talebanet ne pushtet ti do cicerishe , por demokracia e vertet nje dite do vij , –
      Perfundimisht je nje idiote qe e perdor kompjuterin per komente

      1. VERONIKA says:

        HOMERIiiiii,ti i gjen te gjitha,vetem me printimin ke gabuar-ja coj me email.ndoshta jam me formimin otoman,*idiote* e internetit-por gjithmone me mire se nje si ty i dale nga reformimi i njeriut te *ri* fallxhor i pallavrave te trurit te shpelar.

        1. homeri says:

          Veronika- Ne fakt plumbat e PRENDIT -me duket nja 15 te tille nuk jane llafe por fakte dhe vetem nje tru i shplar i ngatron keto gjera. Por ju me keto replika dhe komente kerkon te ruash kontigjentin e tru-shplareve ,kjo eshte detyra jote ne partin e talebanve

        2. Tirana Re says:

          veronika ..bej hyzmet p..se ty truri te nga ngordh qe ne kohen kur liroje 300 metra are me bel per 30 lek

    6. Gjergji says:

      Veronika, kushedi se cfare origjine familjare ka! E imagjinueshme…

  12. Aldo says:

    vetem per trimeri nuk behet fjale kur behet fjale per malokun e Vucidolit dhe keta felliqsira qe ka verdalle ..kerkojne gjak per te mbajtur karrigen dhe te vazhdojne te vjedhin …..ndrea ,lleshi .doda,pali ..berisha ,hajdari,dhe kopuke te keij lloji kane 20 vjet qe kane futur shqiperine ne pikiate apo pozicion shtoper … per ta shkaterruarr komplet..problemi i vertet eshte se trimeria mungon dhe te nje popull i tere i zhytur ne varferi,pasiguri,frike per te ardhmen dhe ngushellohet me nje gote alkohool ne baret e felliqura te Shqiperise ,duke ju gezuar vetem nje ndihme sociale qesharake qe eshte e barabarte me ato qe harxhon cdo njeri ne perendim per qenin ..dhe besojne gomarlliqet e kelyshit te Sheqeres me e ekonomine me te forte ne europe,duke e krahasuar me Gjermanine qe vetem sa ka fitimin neto BMW ka buxhetin gjithe Shqiperia plus me nje borxh miljarda euro qe do dalin vetem nga kurrizi i hqiptarve ne te ardhmen,,,se kopuku i sheqeres me kompani do largohet dhe jetoje diku tjeter duke gezuar paret e vjedhura nga shqiptaret..me vjen mire qe ne Shqiperi ka dhe njerez qe ngrejne zerin si Mero dhe Bledi ..urime per shkrimet tuaja

  13. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

    Blendi te pershendes per nje opozite te sakte qe ben, opozita e Rames duhet marre shembull nga ju Z.Mane!

  14. tironci says:

    i pame sa trima ishin ne 1997 .. sali berisha vetem me revolucion thyen qafen .. POSHTE QEVERIA FASHISTE berishiane

  15. ilria says:

    dhori kule nuk eshte nje kaur nga lagja vakef e beratit i biri i p etraqit komunist ne kombinatin tekstil gjithashtu me vella komunist i cili ka qene dhe i angazhuar ne fresh tani me ndryshimin e fletes se kuqe i vellai me ndihmen e vete dhorit mbaroi universitetin dhe punon ne policine financiare pa ndonje merite apo ndonje zgjuarsi dhori mund te jete dekan i mire por eshte nje i koruptuar si e gjithe ky sistm i kalbur

  16. brace says:

    Te lumte i ke luajtur pikat,mjafton ky shkrim ideal,kurre nuk i lene te qete,zore se do te gjejne me rahati ne kyte jete,kta barbare tani me,kane frike edhe hien e tyre,nga poshtersite e tyre te pa fundeme e krimet.Kta jane si ai qeni i rrugve,qe do te haje,pore po i tregove shkopin largohet duke ulutitur,te tille jane,banditet e grupit te komunistit tropojane.

  17. troja says:

    Shpejt,shume shpejt,ata gjykates qe ju i quani halabake,do te dalin ne vendin e Ndreas,e do shetiten ne gjithe vendin si shkaku i pare i permbysjes se demokracise,ashtu si njeh historia,rezimin e pushteteve vetem nga padrejtesia.Le te jetojne me salltanete sot,por mos harojne qe femijet e tyre do mbajne turpin,per poshtersine qe po bejne kombit.

  18. Erald says:

    E vertete Bledo!

    Artikulli jot e kishte frikesuar shume Dhorin. Ne palce ja kishte futur friken. Aq shume sa fitoi me mbi 2/3 e votave te profesoreve dhe po ashtu te studenteve.

    1. Arjani_tr says:

      Je i vetmi qe ke folur tamam ketu Erald.
      As artikullin se kuptova! dhe as friken e Dhorit!!
      Ai fitoi bindshem,ktu i bihet e legenit..
      Apo thjesht duhet share!!! Ok nuk jam kundra,por dhe e shara te kete nje baze,jo kodra pas bregut.

    2. nardi says:

      Sepse Profesoret duan ta mbajne privilegjet e vendit te punes,dhe me shefin e vjeter nuk i luan njeri nga ai vend.
      Ndersa per Studentet?Per cilet Studente e ke fjalen,per ata rrine seven-eleven ne kafe,dhe mbase Dhori Kulen e njohin si personazh publik te pare nga ekrani i televizorit!
      Une Dhori Kulen nuk e njoh,nuk mund te them qe sulmi qe Bledi po i ben eshte i drejte apo jo,por shoh rrenimin e sistemit Universitar Shqiptar,qe nga viti ne vit dobsohet.Kete e them nga eksperienca ime,te krahasosh nje Universitet ne Perendim(ne Itali),me nje ne Shqiperi eshte per te ardhur keq,kete e them sepse kam mbaruar nje Universitet andej,dhe po mbaroj nje Universitet ketej.Diferenca eshte gjigande.
      Ne Shqiperi duhet rinovim jo vetem ne Politike por ne shume sfera te tjera,si arsim,ekonomi etj,etj.

  19. BLEDI je i papam.VERONIKES,me vjen mire qe del ne mbrojtje te talebaneve shqiptare.Jeni bere te gjithe nje familje me korrupsjonin e qelbur te berishes,dhe qe perdorni te gjithe nje fjalor te njejte do te thote se perdorni te njejtin VIBRATOR,kush e mban ne goje si ty,kush ne vend tjeter.

  20. beso says:

    dhori kule fitoi rektoratin;natyrisht fitojne minjte e haleve.Natyrisht minjte e haleve si prenda i ndrese qellojne si cuba dhe tani letyren pas bythes se avokateve;mirditor mistrec!E verteta eshte se nuk jane aq trima sa mbahen,por po mbahen ama,se eshte qelbur i gjithe peshku.Une do therrisja revolucion,por revolucioni ka kushte e veta.Shqiptaret duhet te mbeten pa buke fare,se barku bosh flet me shume nga mendja.Prsini qe tju lere saliu pa buke fare,qe do e beje dhe kete,jo nga trimeria,por nga paaftesia.Po pritni qe sala te vdese,ta qajme njehere siç e kemi zakon,qe pastaj ti hedhim litarin permendores se saliut.Kemi hedhur nga kali ndonje satrap te gjalle ne?Jo,s’ben vaki!Fitoi dhori kule rektoratin;sa leke ka vajtur nje provim tani,se ka pasur shpenzime ky miu i haleve.Kjo eshte fytyra e maskarades shkollore-keta jane maskarenjte!”Eshte kohe e maskarenjve..”-thoshte i shkreti Ali Asllani.

  21. luan says:

    keni te drejte veronika keni shume te drejte.E vjedhura eshte nje akt normal ne jeten eperdishme jo vetem kaq por edhe akt krenarie turp . 40vjet enerri 25 vjet sala dhe 8 vjet dhori .KY VEND DO ECI PARA NGA FITORJA NE FITORE.

  22. florenc lala says:

    Z. Mane, ne takimin qe pati Basha me intelektualet Tiranes para votimeve te Majit 2011, dy ishin personat me servile te te gjitha pushteteve: Dhori Kule dhe kujtim cashku.Te dy gati e njejta prerje, e njejta specie jokurrizore, njerez pa karakter te tipit Fushe.

  23. ines says:

    ….e ftoht, pasionale, elegante. Mendja juaj Mane.

  24. tomi says:

    Dhorin e njohin te gjithe qe eshte nje sahanlepires i pa fytyr qe neser do te lepij keto qe po peshtyn sot.Kjo eshte e sigurt.Ndre prendi do te perfundoj si vrases.Kjo eshte e pa diskutueshme.Batakçinjte gjyqetar do ti paguajn rende keto poshtersi qe sot po bejne.Neser keta gjyqtare do te marin pergjigjen e merituar bashk me te pjellet e tyre.Kjo eshte e vertet si buka qe ham.DHE NUK DO TE JETE E LARGET DITA E LIRIS.

  25. mirela mbaro says:

    hahahahah, si perfundim kush tha se ky shkrim eshte kohe e humbur? jo, eshte qesharak, te shkrin se qeshuri…si si???, eshte tremb dhori kule???hahahahah, cja fusni kot more!!!!1

    1. Taqo says:

      Mir ela e mbaro gjeti vaj vatani i dhjer mileti. Si ka mundesi nje vajze qe perdor ironine kaq bukur mund te ofendoje nje shkrim qe shpreh realitetin shqiptar.
      Mirela, mbase jetoni dicka qe arsyeja juaj nuk e pranon dhe ironia juaj tregon edhe nje here qe i sherbeni ketij sistemi sepse jeni e detyruar por me zemer ju e denoni. Ironia e fatit, kjo eshte pergjigjia qe cdo njeri jeton ne jete.

  26. jola says:

    Meqe mua s’me shpetojne hollesite doja te shtoja se Veronika me kete Mirela Mbaro ne fund bejne te njejtat gabime drejteshkrimore ne menyre perfekte dhe duke qene se jane i njejti person ju keshilloj te marrin ndonje supost,mbas kesaj te blejne abetaren,per te komentuar ne gazete duhet te pakten te dish shqip…Per te shkruar nje opinion duhet minimumi te jesh objektiv,spo kerkohet kriteri letrar se eshte lluks i madh per militantet ketu..!!Komplimente per shkrimet tuaja Z.Mane

  27. gjon says:

    Blendi pena juaj eshte e arte,vazhdoni se keshtu do jau cjerrni masken ketyre mjeranve qe maskohen si STRUCI NE RERE.

  28. tourkofagos says:

    mirela mbaro….!!!!!
    -pse vonon shume ti moter…..!!!!!????
    qenke e lodhshme……nuk ja vlen!
    Nuk e di Taqka,c’mendim ka….!!!

  29. briken tase says:

    kur flet edhe mane per trimat vaj medet ku ka shku puna,por per sa i takon prendit jam shum dakort qe ta fusin ne biruc te burgut do ishte shum me mir se kur te shkoj ne mirdit qe i japin kafen posht gjurit ,po kur flet ky permetari per trimeri esht te vrasesh veten ,po ik o mane kush kerkon tel ty se nuk te njeh njeri mir qe ke mundesi te fb dhe shkruan se me qen je si koleget tu qe punojn ne gazeta pastaj me kan then ca bashkvujtes te tu se dhit gjak nga frika.

  30. Gardisti says:

    Dil moj loke dil ne dere,
    po te vjen Ndrea oficer
    doli lokja e gjin doli
    e papritmas Ndreca foli

    Jam ba trim si Mic Sokoli
    Ska ca me duhet lopa e dhia
    shih sa hije me ka alltia
    Kam Saliun kam dhe Lulin,
    Prokurorise i fusim shulin

    Ska cme ben as FBI – a
    sa te jete bac Salia

    Ky strategu ushtarak
    me prejardhje nje thundrak
    thote se armen berthamore
    ta mbaje toga ne fjetore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje