Sulmi ishte preciz. Dhjetë predha goditën shtëpinë ku prej disa ditësh po qëndronin disa gazetarë të huaj. Godina është në lagjen Baba Amr, në qytetin rebel të Homsit në Siri. Ajo shërbente edhe si një qendër mjekësore. Pasi predha e parë goditi shtëpinë, gazetarët tentuan të largohen. Por kur goditi predha e dytë, Marie Colvin, reportere me eksperiencë nga fushë-beteja dhe Remi Ochlik, një fotograf i ri në moshë, por me eksperiencë, vdiqën në vend. Tre kolegë të tyre u plagosën rëndë. Prej kohësh rebelët druheshin se regjimi përdorte mjete moderne për të gjurmuar kundërshtarët. Flitej se lokalizoheshin përmes celularëve. Pas këtij sulmi, frika e tyre u vërtetua, shkruan Spiegel.
Trupat e dy gazetarëve qëndruan për disa kohë nën rrënoja. Askush nuk afrohej dot tek shtëpia. Meqë Siria nuk lejon gazetarët e huaj në vend, Colvin ishte bërë një zë i fortë për të dëshmuar tmerret e luftës. Raportonte për rrjetet më të mëdha në botë. “Vetëm një i sëmurë e bën diçka të tillë,” tha ajo për BBC duke iu referuar bombardimeve të qeverisë mbi civilët. Gazetarja e famshme për maskën e saj në sy, të cilin e pati dëmtuar gjatë konfliktit në Sri Lanka, kishte raportuar shumë herë edhe nga Shqipëria, në periudhën kur ishte ndezur lufta në Kosovë. Kishte përdorur disa trafikantë për të hyrë në Siri e për të dëshmuar tmerret e luftës të një regjimi të frikshëm. Së bashku me fotoreporterin 28 vjeçar kishin ofruar dhjetëra dëshmi. Së fundmi Ochlik fitoi një çmim për foton më të mirë gazetareske, realizuar në Libi. U prefshi në paqe!
C’na hyn ne pune problemi I Sirise? Shqiptareve ju ka hyre frika dhe nuk munden te zgjidhin problemet me Berishen.
dakord me ate qe thua persa i perket problemit sirian,por mos harro se ne kemi byrazeret e Asaad-it ne Shqiperi….!
kjo duket me se qarti edhe ketu ne komentet e shume byrazereve shqipfoles!
prit te shikosh rrepliken e pare,tipike siriani….
Mendesia e heqjes se b…s menjane na ka cuar ketu ku jemi. E keqja eshte e keqe dhe duhet reaguar gjithmone ndaj saj pavaresisht se ne shpinen e kujt ka rene. Sot dikush tjeter, neser eshte rradha jote. Do presesh deri sa te te vije rradha ty?!!
cte keqe ka ne siri? siria eshte vend laik (gje e ralle per pjesen e botes ku eshte), multikultural multifetar. Ardhja e lirise ka per te qene nje vend alla arapia saudite, me shteti alla libi (ku qeveria nuk e kontrollon dot aeraportin), ku do kaloje ndonje gazsjelles qe do shpjere gaz nga arabi-katar-kuvajt ne turqi edhe me shprese pastaj ne evrope. Aty eshte njeri qe ka zene vendin e babit qe e kish president, po a nuk bene edhe bushet keshtu? a nuk do te beje edhe berisha keshtu?
Kjo femer meriton shume nderime. Veprimtaria e saj deri ne flijim eshte frymezim per te gjithe gazetaret ne bote dhe per te gjithe njerezit e thjeshte qe besojne tek lufta ndaj te keqes.
Diktatori tonë i vrau 4, e sot i dëgjojmë pordhët ditë e natë. Mbase i bie, ndonjë predhë në kokë!
Respekt dhe adhurim per gazetaren e talentuar dhe te apasionuar pas profesionit Marie Colvin. Shpresoj qe shume shpejt ne Kosove nje rruge apo nje shkolle te mbaje emrin e paharrueshem te saj.
Perrallat Mediatike qe na tregojne mbi Sirine!Kujdes kur zgjedh se kujt ti besosh…
http://edi-shqiperia.blogspot.com/2012/02/perrallat-mediatike-qe-na-tregojne-mbi.html