Aleksandër Peci jashtë rrezikut për jetën, gjendet ende në Afganistan

22 Shkurt 2012, 17:40Politika TEMA

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se ushtari i qëlluar dy ditë më parë në Afganistan, Aleksandër Peci, ka kryer një ndërhyrje tjetër gjatë ditës së sotme, e cila ka zgjatur disa orë. Pas kësaj ndërhyrje, gjendja e Pecit është e mirë dhe mund të thuhet që ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Por, Ministria e Mbrojtjes vazhdon që të japë njoftime kontradiktore, të cilat përgënjeshtrojnë njëra-tjetrën. Dje bëri me dije se Peci u transferua në Gjermani, ndërkohë që kjo gjë nuk ka ndodhur.

Në njoftimin e sotëm, mësohet se Peci ndodhet edhe në Afganistan, ku dhe ka kryer ndërhyrjen dhe do të transferohet në Gjermani vetëm pas përmirësimit të gjendjes. Më poshtë njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA-së bëjnë me dije se:

Nëntetar Aleksandër Peci, është transferuar në Spitalin Ushtarak Amerikan në Bazën Ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit, një spital me personel shumë të kualifikuar për ndërhyrje kirurgjikale të vështira.

Nëntetar Peci i është nënshtruar edhe një operacioni tjetër, i cili ka zgjatur disa orë.

Operacion ka dalë me sukses të plotë dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë. Ai tashmë ndodhet tërësisht jashtë rrezikut dhe funksionet e tij jetësore janë duke u kthyer në normalitet.

Pasi gjendja  e tij shëndetësore të jetë në nivel të qëndrueshëm për të përballuar kushtet e udhëtimit, ai do të transferohet për një trajtim mjekësor më të gjatë dhe më të hollësishëm në Gjermani”.

9 komente në “Aleksandër Peci jashtë rrezikut për jetën, gjendet ende në Afganistan”

  1. V-E says:

    TE SHPETOJE SE ESHTE DJALE I RI.

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      REPLIK per “Claus”dhe “Net”.
      Ushtaret shqiptar marrin pjese ne misionin PAQE ruajtes,prandaj mos i ngatrroni gjerat.Djemt shqiptar nuk kane shkuar ne lufte por ne krah te aleances se Natos,e cila bombardoi Miloshevicin dhe shpetoi popullin shqiptar te Kosoves nga masakrat serbe.Po ato djem dhe vajza qe kan ardhur ne Kosove dhe kane lane atdheun e tyre mercenar do ti quash more Claus dhe Net.
      Me vjen shum keq qe ata shqiptar qe jetojne ne Gjermani si i nderuar Claus me ose pa dashje i interpretojne ngjarjet dhe situatat e ndryshme me nje kendveshtrim te ngusht,thjesht sepse ky djali i ri me emrin Aleksander eshte prej Tropoje,dhe duket se urrejtja qe kemi per Sali Berishen e transmetojme tek ata qe disa ketu ne chat i quajne maloket.Kapitalizmi nuk njeh humanizem,por vetem intersa duke vepruar me ligjet e xhungles,si ne natyren e kafshve kur peshku i madh e han te voglin.Ne shqiptarve na eshte dhene mundesia te vendosemi ne trupin e Peshkaqenit amerikan dhe si parazit te vegjel te sigurojme vazhdimsin tone si komb.Sic bejne dhe serbet me ruset.Ligjin ne kete bot sot e bejne amerikanet dhe nuk eshte faji i Aleksandrit qe shkoi ne Afganistan si ushtar me pages,jo per te vrare por per te siguru rendin dhe qetsin.Lufta nuk eshte e mire per askend.Prandaj ju keshilloj mos e paragjykoni kete djal te ri,ashtu sic nuk duhet nxitu per ta shpallur qytetar nderi.Ai ka shkuar per te punuar jasht atdheut,kundrejt pagese.dhe me deshiren e vet.ai ka marre rrezikun ne sy dhe kjo eshte e drejta e tij.Shum mundesi per te zgjedhur nuk kishte Aleksandri dhe djemt e tjer.Shqiperia me nje papunsi te tmerrshem,kriza e vendit fqinj Greqise,dhe varferia i detyron njerzit te marrin vendime te guximshme dhe te rrezikshme.

  2. mesulaku says:

    rendesi ka qe ka dale jashte rrezikut per jeten,se qfare thote ne media ministria e mbrotjes ata te pjerdhur jane te gjithe.

  3. ncuku says:

    Pikerisht ketu se jemi ne duar te pjerdhurish duhet te shqetesohemi.
    Personalisht uroj sherimin sa me te shpejte te ushtarakut tone, por nuk besoj asgje ne kata qe thote Ministria e Mbrojtjes dhe se duhet dikush tjeter te ndjeke ecurine e te plagosurit.
    Shprehja ” se ka dale nga gjendja e rrezikut per jeten” eshte me shume nje mashtrim i radhes per te mbuluar raportimet false te dhena deri me tani. kur ne fakt eshte bere dhe nje operacon tjeter po aq i veshtire.
    Ke te besojme aman se na u shpif jeta.

  4. UROJ QE TE SHEROHET.1 pyetje kam. PO KETIJ USHTARI QE LUFTON ME VDEKJEN DO JA MARRIN 7000 eurot KU SHTET HORR.

    1. Nabukodonosor says:

      Patjeter shoku.Ketu te rrjepin edhe lekuren.

  5. Barhdi Tolabi says:

    Zoti vente dore dhe e shpetofte Aleksandrin!
    A vini re dicka komentues te nderuar?Askush ne Afganistan,nga drejtuesit e komandove tona nuk pjerdh per jeten e tyre.ASKUSH,NUK QENDRON PRANE TE PLAGOSURIT RENDE ALEKSANDER.Po te kishte nje njeri,qe t’a vizitonte ne spital,pa le te qendronte prane tij,sot nuk do te kishim informacione kontradiktore.Do ju kerkoja komentuesve,te cilet mund te kene njohje me familjen e tij,te kerkojne familjaret prane qeverise,te lejohet dikush prej tyre me shpenzimet e shtetit,ti qendroje afer atij ne keto momente te veshtira.LE TE MOS BEJ XHOZI NDONJE NGA VIZITAT TURISTIKE TE RRADHES,dhe nga nje pjese e pareve te kursyera,le tu ofrohet familjareve per kujdes prane te semurit.ATEHERE DO TE KEMI INFORMACION TE SAKTE DHE JO NGA KETA DEBILET E ARBEN IMAM-BALLAJDISE dhe GJUNKSH-7000 EUROSHIT.

    1. lezha says:

      jam nje lexues i rregullt i temes,, pak a shume e dime te gjithe situaten e prinderve te aleksanderit,
      une personalisht i njoh,, por nje gje te tille nuk e ofron njeri,
      kur te gjitha mediat shkruanin per aleksandrin qe e kane derguar ne gjermani,, akoma dhe krere shteti e thane nje gje te tille aleksandri
      ishte ne afganistan,, kthehu e lexo artikuj te kaluar te gjithave ga\zetave,, sa here kane komentu gjermanine,,

  6. Sa do ti kushtonte ketij televizioni te shkerdhym si TVSH ku te gjithe pa perjashtim paguajne taksen,bashke edhe keto ushtare fatkeq,te shkonte atje te sillte lajme te sakta????? apo u pelqen te rine mrapa nje pedofili si sali kadavra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje