Qeveria në pikë të hallit: Do heqim dorë nga rrugët, do blejmë energji

22 Shkurt 2012, 20:33Politika TEMA

Shtatë vjet në pushtet të mbushura me deklarime se jemi superfuqi energjetike dhe me qindra vendime për koncesione hidrocentralesh nuk kanë sjellë asnjë rezultat. Tani qeveria shet hidrocentralet e komunizmit dhe pretendon se do hedhë në erë buxhetin vetëm për të mos mbetur pa drita në këtë vit elektoral për të

Agjencia e lajmeve Reuters i ka kushtuar vëmendje situatës së rënduar energjetike në Shqipëri. Ajo citon deklaratat e kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë se kjo është situata energjetike më e vështirë në historinë e vendit. Ka disa kohë që të gjitha vështirësitë historike po i mban mbi shpinë kjo qeveri. Dimri i ftohtë ka rritur ndjeshëm shpenzimin e energjisë, ndërkohë që vetëm gjysma e energjisë që konsumohet vjen nga prodhimi vendas. Në këto kushte, qeveria pritet që të rishikojë buxhetin, edhe pse ka pak kohë që e ka miratuar. Ministri i Energjisë, Nasip Naço, thotë se qeveria do të shkurtojë investimet në rrugë për të mbledhur para për të blerë energjinë e nevojshme. Berisha është zotuar se në vend nuk do mundojë asnjë minutë energjia. Po ashtu, sipas Naços, pritet që të vihet në punë TEC-i i Vlorës, që prodhon energji me një kosto jashtëzakonisht të lartë. Edhe pse ka shtatë vjet që u thotë shqiptarëve se e ka bërë Shqipërinë superfuqi energjetike në rajon, sërish Shqipëria është në pikë të hallit. Ajo ka nxjerrë në shitje hidrocentralet e saj, ndërkohë që lumi i koncesioneve që janë dhënë për hidrocentrale ka rezultuar një zhgënjim total. Vjet në dhjetor qeveria autorizoi KESH-in të merrte borxh 32.6 milion euro për blerjen e energjisë. Në një vit thuajse elektoral për qeverinë, mungesa e energjisë do ishte shumë dëmtuese për imazhin e saj. Po ashtu do jetë shumë dëmtuese për të edhe heqja dorë nga investimet në rrugë. E ndodhur mes dy zjarreve, qeveria mund të hedhë në erë përfundimisht buxhetin, duke luajtur kartën: të gjitha ose asnjë.

23 komente në “Qeveria në pikë të hallit: Do heqim dorë nga rrugët, do blejmë energji”

  1. O Sali burazeri, Taqkua ka nje biciklete dhe po prodhon energjine duke dhene pedaleve vet. Ah sikur te kishim ca si kjo bicikleta e Taqkes jemi mire. Degjo burazer, populli do te falenderoje se i propozon sport ashtu si Mao ce duni na mesoi gjimnastiken. Po vetem nje problem ka Taqkua kur vete ne WC nuk ka drita se vjerra taqkes e ka kemben ne allci. Mos me falendero burazer sepse jap kontributin tim ne keto kohe te veshtira. Po pate nje vend ti vesh nje tabelle ndonje rruge Taqo Dhemballa nuk e kundershtoj. Ade Salam burazer Sali

    1. Vlora says:

      ha ha ha ” atje te lisi me vere ,,,,nje na nje do shkojne te tere”
      keshtu eshte nje fjale e urte ketej nga vlora….

      edhe premtimet e berishes,,, me parlamentin,,me stadiumin,, me rihanen e ledi gagen,,, me centralet berthamore,, me parkun eloik,, me shqiperi superfuqi,,, etj,,etj,, atje perfunduan te lisi me vere………..

      po te pakten do te ket humor pa kufi ne shqiperi.

    2. heron says:

      Hahahaha wtf sa kam kohe qe te lexonj bre taqke po keshtu skishnja qeshur! Tu befte dita njemije!

    3. levko says:

      Taqke mire e ke ti vella, ti po ben nje lutje shpellarit sali qe emri yt ti vihet ndonje rruge…Jo bre Taqke gje qe nuk behet neve nuk i ndyrim rruget tona me emra te Krishtere sepse ti je i Krishtere po te kishe ndonje emer musliman..p.sh Ibrahim ose Mustafa atehere kjo pune ishte e mbaruar…me kupton…neve tani edhe Xhamine e Re qe ka propozuar Lulka i Bashkise do ia vem emrin Xhamia Ahmediaxhad. qe talebanet shqipefoles te ngrene dupen perpjete dhe te falen tre here ne dite tek xhelal allahu i tyre.

      1. Edi Detroit says:

        Ti levko, mos je gje nga Liqenasi mo, po shule kokepalare je ti mo, hajde o i krishter hajde, po ju vetem me evgjitrit benit krushqi bre, se sju qaste njeri, hajde o levko Petrofski, hajde.

        1. Taqo says:

          Moj cironke e njeh Lefko Petrofskin ti more ?

          1. Edi Detroit says:

            Po o Taqke ka qene kumandant i madh ushtrie,,,,

            1. Taqo says:

              Ka qene komandanti divizionit permet, gjirokaster dhe deputet po cupken e ka pasur sekretaren e Taqkes. ahaha Jo se ka qene burre i mire dhe e ka ndihmuar Taqken. Prandazaj mos e shaj.

              1. Edi Detroit says:

                Taqke,se te trazon ty dora de, nuk ka gje se edhe komandati ka qene merak,i madh,keshtu,jane keto pune.

    4. salistalin says:

      Je ca pusht ti Taqke Pisqolla. Po duket qe pushtlleku yt nuk i beka shume keq qeverise.

  2. Poliksenos says:

    Sështë puna që do hedhi në erë buxhetin.Këtu diskutohet në fund të fundit sa të marrë mbaruar janë këta mostra që na drejtojnë

  3. tironci says:

    krimineli Sali Berisha ,mbasi shkaterroi SHQIPERINE nga themeli..
    tani po i jep dhe doren e fundit ..
    POSHTE KY TRADEHTAR I KOMBIT SHQIPTARE ..
    POSHTE KY MOSTER I ARDHUR NGA SHPELLAT

  4. c,fare te ka bere populli o sali qe sillesh keshtu,perse kondra,pogjithmone kondra ky lloj robi.po lere energjine ,plotesoja qefin jozit bleja makinen.kur te lodhesh na thuaj or sali,kujdes shendetin.vare ndonje nuske se shume mallkime po te vine.

  5. onni says:

    A e dini ca zgjidhje do i japi gjeniu jone SALI BELESHI,DO E ZHYSI VENDIN NE BORXHE…qe mos te kete qeverri ta nxjerri me ne drite…po sjell nje fukarallik me pazotesine e vet dhe te atyre legena ministrave qe ka ne krah,qe kur te ikin mos te kete mendjen njeri te kerkoje ata se do e kene mendjen si te nxjerrin buken e gojes…po do kete fytyre OLLDASHI NISHANI ata deputet e korruptum qe nejten 8 vjet dhe sbene asgje pervec pasurimit vetiak…po keta kujtojne se do i hane vetem ato lek???ne varr po se perndryshe kur te vi uria me vegla ne dore te shpia atyre do jemi…se nuk do ngordhim per ne buke jo…se i njofim mire ja dime trimerine..vazhdoni se mire e keni…po do rrini myll mrene mer legena po iket nga pushteti…

  6. Bostonian says:

    felliqsire qeshrake vucidoli..po ka 20 vjet qe vjedh dhe mashtron dhe ka bere pare..me keto pare blen idiotet qe e rrethojne dhe ju merr voten

  7. Dulla says:

    Saliu do e coje vendin drejt shifrave katastrofike dhe kur te largohet nga pushteti pasardhesit e tij do gjenden para falimentimit.Keshtu qe ky popull do therrasi ishim mire me Saliun.

  8. Horri i bulevardit says:

    Po mu me shkoi goja mrapa, tu ju thon se ka halle qeverrija, por ju sdoni me mnigju.
    Kerkoni cfar te doni, vetem amon pare mos kerkoni, se jena pak ngusht, sa tja bkejm ate limuzinen Xhozit se ka fryk mos e le makina mrrug dhe me qellu me ndonji ven ku dhe pula ha gur, bohet qameti, se ata robt anej, bo me pa nji me flok te gjat, e morin mar.

  9. Bardhi Tolabi says:

    Mos u beni shume merak.Do te filloje te shkrije debora dhe ky dallkauk do te filloje te thote se jemi fuqi energjitike.Ai asgje nuk haron,vetem se i cvendos ne kohe.Tani e ka pisk nga dimri,e shan ate.Neser do te therase,ishte dimer i eger e perballuam ate.Ishte i keq,por njerezit i shpetuam.Por ishte dhe nje dimer i mire,se na dha shume uje dhe mundesine te eksportojme energji elektrike,sepse na duhen te tejkalojme me 200-300 perqind eksportin e nje viti me pare.Kur te permbytet perseri NenShkodra,do te thote se do e perballojme dhe kete fatkeqesi qe perseritet ne njeqind vjet njehere(le te kete nje vit nga permbytja e mepareshme).Paresore per qeverine time do te thote eshte shpetimi i njerezve dhe kete do e bejme.Kemi treguar se i shpetojme njerezit,pamvaresisht se ata perballojne humbje kolosale ne gje te gjalle dhe pasuri te tjera.Per Saliun rrofshin borxhet,se ato nuk i paguan ai por populli.Ai do marre borxhe te tjera dhe festa me Cilin dhe Greten do beje.Nuk e le ai festen Pamvaresise pa e bere.

  10. Adi says:

    Ah, çfarë kënaqësie; qeveria heq dorë nga rrugët… Sikur të ishte qeveria e ndonjë vendi armik. Po është e jona mor byrazer. Po blen dritë për ne!!!

    1. Anonim says:

      Ja qe shumica nuk e ndjejne se eshte qeveria e tyre o Adi.

      C’ti besh? Ketu arrijne punet kur Sala duhet te qendroje patjeter ne pushtet.

    2. agbi says:

      Adi , te qeshim tani apo ta lem per me vone .

  11. tana says:

    Kush eshte nga Vlora apo do te shkoje per pushime atje, te vere kujen. Autostrada e Vlores do ta haje. Rrofshin pushimet buze lumit Shkumbin.

  12. beso says:

    Sa te fillojme ne te importojme energji nga daje Fazlliçi do mbushet liqeni plot.E di vete Shkodra;zahmet e ka te ngrejne vete ca ledhe me lopate.A te dhjefsha mu ne shtet psikopatesh,si ai barcaleti kur te çmenduriot donin te arratiseshion dhe termeti shembi murin.U prish plani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje