Volfarth me “pushime të gjata”, a ka më ambasador OSBE-ja?!

22 Shkurt 2012, 20:20Politika TEMA

Na ka marrë “malli” për ambasadorin e OSBE-së, Eugene Volfarth. Nuk dihet nëse prezenca e tij ka munguar për shkak të axhendës së varfëruar të gastronomisë apo dimrit të egër. Meqë jemi tek dimri i egër, ai vjen nga Gjermania, ku ka më shumë se gjysmën e vitit dimër. Prej muajit janar të këtij viti, që kur bëri deklaratën e fundit se “Presidenti duhet të zgjidhej konsensual”, Volfarth nuk është parë më në media, por as në takime.

Vetë ambasada e OSBE-së ka heshtur në aktivitetet e saj. Të mendosh që ka një reformë zgjedhore në mes dhe që vetë Volfarth e deklaroi urgjente apo emergjente. Praktikisht duhet të ishte vetë ambasadori që duhet ta ndiqte nga afër procesin dhe të shtynte palët në realizimin e saj. Agjencia AMA merr shkas nga alarmi që dha kryesocialisti Edi Rama se reforma zgjedhore po dështon pasi PD po e zvarrit. Mos është një lojë si “kali i Trojës” kjo e PD-së? Mos vetë Berisha i ka dhënë “pushime te gjata” Volfarth që të mos ndihet pikërisht në kulmin e reformës? Ambasadori na kujtohet të gjithëve se në pikun e vapës apelonte për ligjin e plehrave nga landfilli i Bushatit, duke e quajtur me standarde të BE-së, edhe pse kjo e fundit i dha ultimatum Mediut më pas ta anulonte e të mos e zbatonte. A ju kujtohet se nuk la festë me qofte dhe birra, verë e gjel deti apo reçelra pa provuar?

Dhe pse Volfarth duhet të mungojë pikërisht në këto momente që duhej finalizuar reforma zgjedhore. Mos ndoshta me apo pa dashje po i zgjat jetën kryeministrit Berisha? Meqenëse ai nuk gjendet në Tiranë, por për pushime në Gjermani, edhe pse rrogën e merr si ambasador, edhe përgjegjësi nuk mban për dështimin e palëve politike. Ai e ka justifikimin. Nuk di asgjë se çfarë është bërë dhe kur të nxehet situata, do të deklarojë që palët të bashkëpunojnë dhe se janë njëlloj fajtore!!! Përgjegjësia kryesore për dështimin e reformës zgjedhore është e OSBE dhe vetëm e Volfarth dhe e asnjë tjetri. Vetëm nëse ka ndodhur “gjëma” e madhe dhe ai mund të jetë shkarkuar duke mos e bërë bujë lajmin. Por kjo ka pak gjasa të ketë ndodhur, edhe pse ambasada e vendosur në hotelin luksoz “Sheraton” nuk jep asnjë sqarim.

Më shumë shanse ka që të ketë ndodhur një thirrje e Grossruck ndaj Volfarth që të marrë disa javë pushime me qëllim të krijohen situata të tjera politike për t’i zgjatur jetën Berishës. Me reformën e re zgjedhore, kryeministri e di se është i “vdekur” politikisht,ndaj do të gjejë një shkas më të mirë për të përfituar ashtu siç di vetë ai….

AMA NEWS

20 komente në “Volfarth me “pushime të gjata”, a ka më ambasador OSBE-ja?!”

  1. Po ku je bre Volthi se e le Taqken ta pij birren pa kernacka, po ade o burazer se do te trajtojme mire kete radhe.

    1. Vlora says:

      ky gafil me mire te mos kthehet me ne tirane……………..

      eshte merzitur me lulken,,,, qe i hoqi qoftet nga murat toptani

    2. Gudar Beqir Meta says:

      Taqke bre Taqke. E di si e therasim ne kendejza nga anet tona kete ambasadorin: themi ai Bole-tharti i asaj organizates qe Saliu donte ta sikteriste dikur se eshte prej gjasme per sigurine dhe bashkepunimin; ajo eshte per shkaterrimin e kombeve bre Taqke. Prandaj na bie edhe kesi Bole thartesh apo Grosh-rukies qe te na pordhojne mire.

  2. Tiku says:

    Ja te shkrije Bora, se nuk vjen me Birra Korça ne Tirane, dhe kernackat kane ngelur rruges…

  3. Bardhi Tolabi says:

    Po pse more te uruar,ja merrni cdo gje “per ters” te ziut Wolfarth.Ai,mbase “ka qene” ne ndonje zone te thelle,per te provuar zairete e dimrit,dhe “aksidentalisht’ u gjend ne vendin dhe kohen e gabuar.Saliu,ka bere perpjekje maksimale,por ky dreq Wolfarth per djall,”qenka akoma” ne ato pak komuna te pa hapura rruget.Ja kjo eshte e gjitha.
    Me ate te flamosur deklarate qe beri,se “Presidenti duhej te zgjidhej konsensual”,nuk demtoi njeri,pervec se xhepin e tij.Saliu,i zemeruar i preu drekat dhe darkat,i preu parate dhe ky i ziu,nuk ja del dot me rrogen dhe “vajti ca dite” ne shtepi.Kur te kene mberitur ne adrese te tij disa “shperblime”,ai do te rikthehet serish,por kete rradhe me mendjen e mbledhur top:Nuk do beje me “gafa”te cilat e zemerojne Saliun.

  4. Claus says:

    Wohlfarth nuk gjendet ne Gjermani.
    Gjendet ne nje vend te Amerikes Latine….
    Po kalon pushime te kendshme.

  5. mesulaku says:

    qe kur i ka thene mustafa nano palo diplomat ai spo duket me ne shqiperi.

    1. Skela says:

      Ky eshte ai simpatiku qe i ndan floket me vije ne mes?

  6. KY ESHTE TALEBANI PARE QE BEHET SHQIPTAR PER 100mije euro

  7. Zeneli says:

    Ke merr malli per kete plehre qe turperoi sherbimin ku sherben. Parate qe i jep Sala per ta mbrojtur Wolfi i ka prishur me kohe, tani shikon te kapi ndonje euro tjeter. Plehra.

  8. joni says:

    duket qe nga veshtrimi qe i ka ikur syri ketij, ka shkare.

  9. Donjet Liridoni says:

    Argumenti, hamendesimi, lajmi, eksplorimi a quaje si te duash i komentatorit “Claus” eshte me interesanti qe, si detonator, na zgjoi nga letargjia nje anekdote te njohur, kur ankohen burrat qe kishin shkuar me radhe me Marinë (ose -ien). Burri i fundit tha gjithe pezm: “Ne bythe timen u be llogaria”.
    Ne b…te shqiptareve po luhet dhe behet nje “llogari” aq e madh sa s’di kush me tregue. Grossruck-u eshte pika, ku Arkimedi enderronte te vinte leven per te luajtur boten.
    Beni mire qe interesoheni te dini se ku eshte Volfarth-i, po dini te na thoni se ku eshte dhe cfare varianti (shtyrjen e reformes zgjedhore per ne kalendat greke e ka Sala, evropiani madh (??!) qe ngordhi per plotesimin e 12 kushteve (+1, burgosjen e LISTES SE MADHE, jo te Shindlerit) po perpunon MJESHTRI I MADH I HAJDUTERISE DHE I MANIPULIMIT TE VOTAVE tash 20 vjet, Ferdinand Poni?!
    Po MBIPALSHI Fatos Nano, qe po pergatitet per CELEBRIMIN e tij presidencial, cfare Shqiperie pret te drejtoje? Si ne 1997-en?

  10. Horri i bulevardit says:

    Do ket mor shperblimin e fundvitit nga Saliu dhe ka shku turist me ndonji ven, se ka vene anej ka Dubai, qe bo nota 120,000 dollare.

  11. loni says:

    Kontrolloni ne lokalet e tymit ku behen qofte e salcice se per ato vdes ai e jo per te bere pune te mira per ne.

  12. Shefqet Cela says:

    GABIM KY ARTIKULL! SHEJTANI FLE GJUME, JU SHKRUANI E ZGJONI.
    PRAPA DIELLIT VAFTE, ME MIRE DJEPJA BOSH SE SA SHEJTANI BRENDA.
    MOS JA PAFSHIM SYTE. EDHE PA ATE KEMI DJALLIN TONE!

  13. Radisti says:

    E cuditshme, me sa di une ai u nis me luftancen me 21 janar ne oren 11 nga Tirana per ne Munih, akoma spaska ardhur trimi?!?! Mu duk shume e cuditshme dhe dita ne te cilen po nisej?!

  14. bamke qylollari says:

    deutchi eshte me dizanteri nga qoftet me mish te ngordhur…

  15. Stef Staku says:

    ANALIZE : O$BE / O $ B E / = Ooo $$$$$$$ beeeee …. = OSBE.

  16. troja says:

    Kujt i plas per Shqiperine.Europa nuk di ku ka koken vete,do ti biere ndermend,per ne,per reforme zgjedhore,e per ambasoadorin e saj qoftexhiun e OSBE. hajde merak hajde.

  17. arsenali says:

    Pushimet me leket e (LULIT) ketij poulli te varfer.S’besoj te jete Gjerman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje