Juristja amerikane, Kathleen Imholz, thotë se zhgënjimi me drejtësinë ishte një nga faktorët pas trazirave të vitit 1997. Ajo thotë në një intervistë për revistën JAVA se sheh një zhgënjim të ngjashëm edhe aktualisht. “Më ka bërë përshtypje gjithmonë fakti se sa shumë kujdes i kushtohet së drejtës dhe drejtësisë në Shqipëri. E kam vërejtur këtë që prej fillimit, gjatë vizitës sime të parë në vitin 1991, kohë kur ‘avokatia’ sapo ishte ri-legalizuar. Jam e bindur se zhgënjimi me sistemin e drejtësisë ishte një nga faktorët prapa trazirave që çuan në gjendjen e jashtëzakonshme më 1997. Vazhdoj të shoh një zhgënjim të ngjashëm dhe mungesë besimi dhe në drejtësinë e sotme,” tha Imholz.
Juristja amerikane komentoi edhe komisionin e ngritur nga Kuvendi për shkarkimin e Kreshnik Spahiut. “Për sa i përket rastit të vetë z. Spahiu, mendoj se aktiviteti i një zyrtari të lartë të qeverisë në angazhime jashtë funksionit të tij zyrtar është gjithnjë një çështje me vend për debat dhe diskutim publik. Megjithatë, as Kushtetuta dhe as ligji i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk parashikon shkarkimin nga Kuvendi të zëvendëskryetarit apo ndonjë anëtari tjetër të KLD-së mbi bazën e aktiviteteve të tij/saj jashtë detyrës, apo për ndonjë arsye tjetër. Më duhet të qartësoj këtu disa çështje ligjore dhe teknike që rrjedhin nga neni 147 i Kushtetutës. KLD është e përfshirë në pushtetin gjyqësor dhe ashtu si të gjithë e dimë, sistemi gjyqësor duhet të jetë pushteti më apolitik i qeverisë. Rrjedhimisht, kështu duhet të jetë dhe KLD. Nëse KLD do të marrë natyrë politike, atëherë vetë sistemi gjyqësor mund të jetë në rrezik për tu politizuar. I vetmi përfaqësues politik në KLD si anëtar i saj, është Ministri i Drejtësisë, që ka vetëm një votë në një këshill prej 15 anëtarësh. Nga kjo perspektivë, veprimtaria politike e ndonjë anëtari të KLD-së nuk është e këshillueshme edhe pse nuk është e ndaluar në mënyrë eksplicite,” tha Imholz.
E pyetur se cili është defekti më serioz i drejtësisë shqiptare, ajo tha: “Sistemi i drejtësisë shqiptare është, në fund të fundit, pjesë e shoqërisë së gjerë shqiptare dhe kjo shoqëri është e fragmentarizuar dhe tejet e politizuar. Profesionalizmi vlerësohet shumë pak. Mekanizmat për të siguruar emërimet më të mira janë me shumë të meta. Zgjidhja nuk është thjesht konsultimi politik apo edhe konsensusi. Çfarë të mire sjell konsensusi për një gjyqtar të pakualifikuar? Përveç problemeve të tjera që ata krijuan, ndryshimet e nxituara kushtetuese të prillit 2008 prishën balancën dhe strukturën e sistemit të drejtësisë. Edhe pa problemet e fundit të z. Spahiu që u përmendën pak më sipër, Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka punuar me efektivitet. (Kujtoj ish Ministren e Drejtësisë të Rumanisë, të cilën e takova disa vite më parë. Ajo më tregoi se, ndërsa në mënyrë entuziaste mbështeti krijimin e një këshilli të tillë në Rumani në fillim të viteve ’90, ajo kishte mësuar nga eksperienca se ky ishte një institucion që nuk funksiononte mirë jo vetëm në vendin e saj por edhe në vendet e tjera të bllokut ish-komunist të Lindjes). E kuptoj se si njerëzit e zakonshëm ndjehen pa mbështetje përballë të tilla problemeve; prandaj po kaloj në pyetjen tjetër”.”
po mire mo Taqke,i ka trute ne koke kjo amerikanida ketu kemi te bejme me Albanistan e c’drejtesi kerkon kjo…..!!!!!
Ja bre ti dergoje Saliu nje bakshish dhe tja mbylle gojen kesaj se po na flet si arabel spahiu. Taqkua pret politikanet Ameriqanis demokratiqis te kundershtojne, jo kete arabelken
E nderuar zonje kete paçavure na dhuruat ju dhe kete po e mban populli shqiptar mbi shpatulla qe çdo emer tjeter mund ti gjesh por me emrin drejtesi nuk rakordon .Mallkuar qofte ajo dite qe solli kete tip demokracie, Enver Hoxha ka vrare mjaft shqiptar por asnjeher nuk tha se nuk kam vrare,ndersa ne kete demokraci te flliqur te vrasin ne mes te dite dhe thone per vetmbrojtje. Mjer ky popull frikacak,sylesh,shurdh,servil.
Meqenese nuk jemi te afte qe te zgjidhim pune tona sic duhet, dhe meqenese ne krye kemi lidera dylekesh, ndodh qe na vijne te huajt te na japin mesim. Jo vetem kaq, por edhe te ngaterrojne historine. Te barazvleresosh 1997 me 2011 duhet te jesh ose qorr, ose keqdashes. Sepse do te thote o te ulesh vleresimin e keq per 2011 o te ngrish vleresimin e keq per 1997. Dhe mbi te gjitha do te thote qe te frysh masat me idene se kane te drejte pothuajse biologjike per te bere rremuja. Saliu i sotem duhet hedhur poshte, dhe kjo as qe vihet ne dyshim, por i takon Edi Rames ta hedhe poshte me mjetet e Partise Socialiste. Nuk i takon nje juristeje amerikane te na jape idete. Meqenese Edi Rama nuk eshte i afte te organizoje nje miting te hajrit, duke mbledhur ne Tirane te pakten po aq njerez sa PD me 20 mars 1992, nuk duhet te predikojme qe duhet bere Shqiperia si me 1997. Edhe atehere nderhyne amerikanet, ne pergjithesi te keqkeshilluar nga njera pale shqiptare, dhe e dime te gjithe se c’ndodhi. Dhe e keqja eshte se me vone gjate viteve 1997-2005 nuk eshte se patem me shume drejtesi, apo me shume barazi. Korrupsioni vazhdoi me i larte se perpara 1996, mungesa e drejtesise vazhdoi po njesoj, nepotizmi po njesoj e keshtu me rradhe. E vetmja diference ishte qe Nano ishte me liberal se Berisha. Me liberal ne faktin qe nuk ushtronte dhune haptas, por ne fakt veprimtarite e tija te jashteligjshme ishin me bollek. Edhe privatizimet e medha ne ate kohe u bene, si psh. AMC, Banka Kombetare Tregtare, Banka e Kursimeve, Albtelecom (e finalizoi Berisha pasi e nisi Nano). Pse nuk u be nje 1997 gjate kohes se Nanos (1997-2005)? Sepse qartasi Nano nuk i beri njerezit aq te merzitur sa arrin te beje Berisha. A ishte ekonomia me mire? Dicka me mire per klasen e mesme dhe te larte, por klasa e ulet po njelloj ishte. Nano arriti te shperndaje me mire pushtetin dhe korrupsionin brenda njerezve te Partise. Sala mban nje grup shume te rezervuar me te cilet vepron dhe nuk ndan mire brenda Partise. Por as Nano nuk mund te quhet demokrat. Nqs. kritikonim Salen per skafet e Vlores se 1995-1996 c’duhet te themi per ato te Nanos me 1998-2001? Po per tregtine e kurdeve apo kinezeve? E keni degjuar ate shprehjen pse eshte peshku i mire ne Vlore: sepse ushqehen me mish njeriu!
Realisht, ne duhet te mesojme te ushtrojme kundrejt liderave tane mjetet e demokracise. Duke filluar qe nga partia qe ndodhet ne opozite, e cila se bashku me mediat, kane detyren e ruajtjes se demokracise sidomos kur perballe kane Berishen. Nqs. ama mediat mund te blihen-shiten duke qene se ne fund te fundit private ngelen (TVSH nuk hyn ne muhabet se s’vlen nje lek), Partia Socialiste duhet te tregohet e zonja per sfidat qe koha po i paraqet. Duhet te dalin dhe te organizojne protesta kundra Berishes derisa ky te rrezohet. Por qe te jene te afte per te mbledhur popullin, duhet te ngjallin shpresen ne popull. Dhe shpresa nuk ngjallet me nje parti te korruptuar. Mjafton te shikoni ngjarjet e 5 diteve te fundit: ne fillim doli Rama dhe tha qe Nano eshte mbi palet (me raki apo pa raki?), pastaj Veliaj i cili tha qe ishte gabuar kur shante Nanon ne kohen e Mjaftit sepse ishte akoma i vogel dhe nuk e njihte mire boten, dhe sot del Kodheli qe na tregon se Nano realisht eshte mbi palet. Nje person qe ka 7 vjet qe nuk qendron ne Shqiperi, pasi na ka bere gjemen me 1991-1992 dhe me 2004-2005, kerkon te behet President, sepse qenka mbi palet. Edhe une jam mbi palet, a me takon te behem? Po ne lidhje me integritetin moral te tijin, cfare mund te thote Rama? Apo tani e kemi pastruar Nanon?
PS-ja po humb nje shans unik ne historine e Shqiperise per te na dhene shprese dhe per te treguar rrugen drejt demokracise perendimore!
Ciao!
Nuk besoj se kishte lidhje me drejtesine,por me parate,se ne shesim dhe veten per para!!!
Sa te shperndaje miell dhe 50 mije lekesha per votime perhere do fitojne dhe do te kemi kete udheheqes…
deri diku ka te drejte zonja!
por zhgenjimi nga drejtesia eshte nje shume e vogel para zhgenjimit
tim per gafat absurde te dipllomacise amerikane qe perkrahin apo mbyllin syte para kafsherive tragjiko komike te brishes.Kjo zonje e di shqiperine akoma 1991..JANE 1 MILJON SHQIPTARE NE PERENDIM DHE NA VJEN ME VJELLE
KUR SHOHIM KETE PALO AMERIKANE QE “ZBULOI SEKRETIN” keto jane shemra qe me problen kane stilet e seksit apo qent e macet neper shteia se njerezit qe i vret berisha si qen rrugesh.go home b.b..
Tema,
ngrijeni pak standartin e inteligjences per ata qe postojne ne keto forumet tuaja. Jeni i vetmi organi i lire qe ka mbetur ne kete Shqiperine e gjymturosur dhe prandaj duhet qe keto artikujt qe shkruani te mos bastardohen.
Persa i perket komenteve te juristes amerikane ajo ka 100% te drejte. Cdo sistem bje kur njerezit nuk besojne me ne te. Kur njerezit nuk kane me besim se trajtohen njesoj, kur sistemi gjyqesor eshte shakaja me e madhe e ketij vendit tone, atehere eshte e natyrshme qe ata do te dalin ne rruge, do te fillojne te vjedhin e te vrasin, do te korruptojne veten dhe te tjeret, etj, etj. Atehere sistemi ka deshtuar.
Injoranca ne Shqiperi eshte e madhe dhe njerezit do t’ja u hedhin fajin te gjithe te tjereve pervec vetes se tyre. Dhe kjo ka nje shpjegim, shumica e njerezve ne Shqiperi nuk kane pare kurre nje sistem qe te funksionoje.
Ti kthejme syte nga vetja te gjithe. Le te mos genjejme femijet, koleget, miqte. Dhe mbi te gjitha te mos genjejme veten. Dhe kur te shkoni te votoni heren tjeter mos votoni per genjeshtarin, hajdutin, dallkaukun, por per njeriun e ndershem qofte ky nga e majta ose nga e djathta.
Do te kaloje kohe e gjate qe kjo Shqiperia jone te rregullohet, por duhet filluar diku.
Dias sqarime per Xha Jahon !
Imholtz eshte publikisht e majte,ketu dhe ne Amerike. Ajo pas ’97 ka qene keshilltare e Fatos Nanos bile me zyre prane tij. Pra nuk ka kontribuuar per nje permiresim te Drejtesise shqiptare, marrezite e se ciles u shtuan me Kushtetuten e majte.
Ajo dhe kushdo tjeter e di mire se Drejtesia nuk qe shkaku kryesor per ’97, por, per amerikanet pas denimit te Nanos dhe te grekeve ishte sebep sherri me Berishen dhe ja dolen mbane. Megjitheate duhet studjuar me fakte dhe ajo çeshtje. Eshte e vertete se degjenerimi i Drejtesise filloi ne ato vite por permasat dhe ndikimi ne politike qe i vogel.
Problemet e drejtesise shqiptare kerkojne urgjentisht shikimin teresor te sistemit edhe me regullime kushtetuese. por, duhet dhe spastrimi nga te korruptuarit te cilet si kudo ne boten demokratike identifikohen me kontrollin e pasurise dhe shpenzimeve, si dhe me kontrollin e gjykimeve.
I nderuar Xha Jaho ! keni teresisht te drejte se vota eshte ajo qe e sheron kete vend duke menjanuar te liqte. Mirpo si sala dhe Edvini duan ta vjedhin dhe qe te mos kete lidhje vota me personin por vetem me partine dhe te jene ata qe zgjedhin askushat, te korruptuarit kameleonet Mondat ,Fidelet,Albanat. Rulet, Shegushet e te tjeret. Eshte faji yne qe votojme per ta dhe pastaj bejme si gorret neper blogje duke share kedo..
Nuk me duket se ka rendesi shume ne se Imholtz eshte e majte apo e djathte.
Ajo ne shqiptareve po na kujton dicka qe dihet nga te gjithe ata qe kane marre ndonjehere “political science 101”. Sistemi demokratik nuk funksionon kur populli nuk ka besim ne te. Dhe sistemi juridik eshte ai mjet qe ne shoqerite demokratike rregullon marredheniet midis grupeve dhe interesave te ndryshme.
Ne ja hedhim fajin Amerikes, Greqise e ku di une per 97 si edhe per situaten tani. Kur Greqia dhe Amerika mund te kene bere punen e tyre, ata nuk dogjen apo vrane njeri ne 97. Te gjitha vrasjet dhe djegjet i beme ne shqiptaret. Ne qofte ne do te kishim besim se qeveria dhe gjyqesori do te funksiononin ashtu sic duhej atehere nuk do te kishim djegur gjithshka.
Eshte fakt i pamohueshem qe sot askush nuk ka besim tek drejtesia ne Shqiperi. Njerezit po kthehen tek aplikimi i drejtesise se tyre. Vrasjet, vjedhjet, grabitjet jane shtuar pa mase. Perse?
Kur gjykatesit vete abuzojne me ligjin atehere c’pret nga ne te tjeret. Kur nuk ka asnje shprese se mosmarreveshjet zgjidhen ne menyre ligjore dhe te kulturuar atehere c’mbetet tjeter?
Shqiperia po shket drejt nje rruge te rrezikshme. Per kete, faktori kryesor eshte mungesa e tolerances e qeverise, pastaj nga pak ka faj edhe cdo shqiptar pas anje perjashtim.
Le te shpresojme qe te gjithe do ti therrasim mendjes per te miren e brezit te ardhshem. Alternative eshte shume e frikshme.
Xha Jaho, ka qe c’ke me te lidhje origjina politike e zonjes Juriste. Sepse, je mi dakort qe sistemi aktual ka deshtuar totalisht persa i perket drejtesise, por ama kush eshte zgjidhja? Zonja amerikane se bashku me znj. Lino na moren ne qafe duke nxitur venien e zjarrit me 1997, pavaresisht se plot persona te qeverise se atehershme e paralajmeruan per rreziqet qe sillnin revoltat qe ato po nxisnin ne jug. Dhe thjesht fakti qe Nano i plotfuqishmi i viteve 1997-2005 nuk beri asnje hetim per ate periudh tregon qarte se ku qendronte pjesa me e madhe e fajit. Me te vertete mendon ti se sikur Nano dhe PS-ja te kishin prova per fajesine e Berishes dhe Meksit me 1996-1997 (mars) do te kishin ndenjur pa i rrasur brenda? Nqs. ti realisht e mendon, atehere Berisha, Nano dhe Meksi qenkan se bashku…
Tani, i kthehemi situates aktuale qe na intereson. Supozojme se Arvizu me shoke nxisin revolta neper Shqiperi kundra Sales. Pothuajse 80-90% e popullsise do te ishin te lumtur. Por as dhe 30% s’do te ishin te lumtur qe keto revolta te vijonin me nje qeveri te korruptuar si ajo e Nanos qe vijoi me 1997. Une jam i djathte dhe po shkruaj ne nje blog, le te themi 90% te majte, sepse ashtu si edhe ju, ndjej nje nevoje urgjente per te gjetur nje zgjidhje kundra Berishes. Jam i gatshem te pranoj Edi Ramen kryeminister kundra Berishes ne variantin qe po jetojme. Por jo ama Edi Ramen ne variantin e korruptuar te Bashkise Tirane (10 vjet s’jane pak per te treguar ndershmeri). Jam i gatshem te besoj se ai deshiron me shpirt te beje mire dhe te garantoje nje qeveri te gjithe shqiptareve. Por kur ai del dhe jep nje interviste ne te cilen shprehet se Nano mund te jete president mbi palet, me iken cdo shprese. Dhe pothuajse, pothuajse, me vjen te them qe po mbaj Berishen… Jane keto situatat ne te cilar nderhyrjet bastarde te te huajve na kane vene per 20 vjet rrjesht. Gjithmone ata jane shprehur ne forma gjysem te paqarta dhe gjithmone kane luajtur lojra te pista ne kurriz tonin. A tha ndonjehere Arvizu per Berishen te pakten 1/10 e fjaleve qe Clinton tha per Gedafin? Jo. Perkundrazi e quajti burre shteti. Ndersa Bashen yll ne ngjitje. Ndersa duon Berisha-Nano me te aftet e kombit per 20 vjet rrjesht. A jemi ne terezi? Keta jane amerikanet qe do te na ndihmojne te rritemi?
Ciao!
Xha Jaho !
Sigurisht qe nuk ka rendesi ,por vlen per te kuptuar gjykimet e saja. Politika, pra dhe te huajt prapa tyre, nuk ndeshkuan krimin e bandave ne ;97-ten dhe kjo e perligji krimin, nderoi banditet, i mundesoi te vjedhin dhe te behen pisnesmen, Ne se do vendosesh rendi dhe banditet e hajdutet do ndeshkoheshin do kishte nje sens real dhe nevoj per drejtesi , per te gjithe. Po keshtu dhe vete Drejtesia nuk do ishte kthyer ne biznes shume fitimprures.
Eshte e sakte vrejtja se ne kemi pergjegjesi per zjarrin e ’97, por te jesh i sigurt se do ta bejme prape po na tha kush, e prapa te na detyroj te bejme amnisti.
Per te njejten arsye nuk do behej trim Saliu ne jenar po te mos e quante Arxhiu burre shteti, po te refuzonte te takohej me hajdut te majte e te djathte , e po te kishte ofruar publikut dhe drejtesise llogarite jashte te tyre. E mbi te gjitha te na i thone se si vleresohen bemat e tyre ne perendim.
Drejtesia nuk do bente trimin po te mos ishte e inkriminuar politika, te ciles per rehati i zbaton dhe yrdherat.
E perseris dhe bashkohem me ju se vota eshte ne dore tone per te denuar politiken e keqe. por dhe mbeshtetesit e huaj te tyre.
Zoterinj,
qe sistemi i drejtesise ka deshtuar plotesisht kjo eshte gje qe duket dhe s’ka nevoje te me mbushe mendjen mua as kjo amerikanja dhe as edi rama. Qe sistemi yne i teri ka deshtuar me qeveri, parti, shkolla, drejtesi, tregeti, dhe ekonomi edhe kjo dihet.
Arvziu dhe kjo juristja amerikane jane bere relevante sepse ne si shqiptare kemi deshtuar. Ata thone disa te verteta, jo se jane me te zgjuar se ne apo se i kuptojne me mire gjerat, por sepse kjo shoqeria jone nuk ka institucione apo intelektuale qe ti thote keto gjera qarte.
Ne per 97 ja u veme fajin te huajve, per zgjedhjet e paska fajin Arvziu, Berishen ne pushtet e mbaka amerika, etj etj. Po ne vete s’paskemi faj fare?
Te huajt ikin vete kur ne ti marrim fatet tona ne dore. Kjo vjen me vote, me aktivitet qytetar, me perfshirje te te gjitheve.
Une s’jam as i majte dhe as i djathte. Por ta dini se ne do te vuajme per gjithe jeten ne se votojme per deputete njerez me 4 klase vetem se tha Saliu, u vemi ne mitingje dhe i duartrokasim keta politikane te ndyre, u bejme temenara langaraqeve dhe horrave.
Sa te vazhdojme ne keshtu, te huajt do te vine ketu dhe do na shesin pordhe.
Genjeshtra e Rremes ose e Rradhes: Imholtz nuk eshte e majte ndryshe nga 70% te Shqiptareve duke filluar nga Sala dhe Meta!
INJORANCA Ne Shqiperi shpjegohet mungesen elementare te nocioneve i majte APo i djathte! Kohe per te hapur librat! Kush eshte Kunder Sales qe eshte komunist mund te jete si I djathte ashtu dhe i majte!
Imholtz eshte juriste dhe sic e di mir Sala ka shume miq te djathte!
Ciao!
Ti moj jurist, mund tna japesh men, por ne sta qujm, se na kena jurista me mastera ke kursi plepave, pranej interesohu iher para se tna japesh neve men, jena tkualifikum dhe jena tnerum me drejtsin, i kena bo zap kamunistat, edhe Ilirin qe dojshin me na e korruptu, kta jurista e shpetun, i than ne vesh, biles ja cun dhe kryejuristin Sali ke shpija me i kallzu se kamunistat, dun me tbo puc, po ai ahjvoni se kuptoi, kujtoi se mos o ajo konga e Ciljetes, Puc e Puc dhe filloi me ardh nqejf, por Monika qe e kuptoi se ku ishte halli i tha Ilirit se so Ciljeta, po Edi Rama qe do me ta fut, se dhe Edi Rama ka fillu me bo puc e puc, biles ka bo pucist ne qenin qe kish dal per faeq tzez ke gazeta Meros.
Pranej juriste e nerume, rri atje ku je se na sta qujm se dhe ekspertat tuj te eF Bi AjIt, sja u morem ekspertizen se ishte fallco, dojte me na e fut dhe kujt me ja fut, gjykatses son Shpres, qe te hudh ntuc, me tentu me ja fut.
GJYSMA E GJYQTAREVE NE sHQIPERI JANE KREJT INJORANTE .sA E VERTETE ESHTE KJO MUND TA VERTETOJE NJE TESTIM NGA NJE KOMISJON I HUAJ I PA ANSHEM.Dhe zonja amerikane ka totalisht te drejte.
gjyqtar me tre muaj kurs ..ca do presesh..plus te gjithe me hije nga frika e shpellarit te vucidolit
Spartak !
meqenese u be mode te merreni me gjyqtqret jo sigurimsa qe ben nje kurs dhe pastaj Universitetin
po ju pyes
!.A dini te me thoni sa kane qene ne kursin, sa prej tyre kane marre me vone dhe diplomen Universitare dhe sa mbeten ende ne Drejtesi
2,A e dini se ka dhe gjyqtar te kohes Dullës qe kane ardhur me kurse si klase punetore dhe te tjere me shkollen e Sigurimit dhe ende kane poste ne Drejtesi.
Ne se duam shporrjen e Saliut sigurisht qe duhet depolitizuar e kualifikuar drejtesia, por, legjendat urbane me plepa e malok nuk e rezojne ate.
Ne nje diktature ligjin e ben diktatori,edhe ne Shqiperi ligjin e ben Saliu se asnjeri nga lakejt e tij nuk po e kundershton.C’far ndryshimi ka midis parlamentit te diktatures komuniste me grupin parlamentar te PD?C’far pritet?
Shume njerezve, apo e thene me troç Zvarranikeve ju pelqen kur shikojne keto foto duke permbysur dhe djegur. Dihet se keto do ti paguajn taksapaguesit shqipetare dhe jo armiku Bazes, Berisha. Prandaj mos u çmallni me Bazen dhe vehten tuaj o mjerane.
Z te gazetes tema
Ju lutemi publikojeni targen e kesaj makine, se ku ekziston kjo lloj targe dhe na sqaroni mendimin tuaj se kush i prodhon keto lloj targash dhe se cfare kerkon kjo lloj makine me kete targe ne ate vend?
SALIU E TREGON çdo dite fytyren vetem me 1997 e leshon detyren dhe sigurisht duke u varur ne karrigen e zyres se tij se do te vdese kryeminister dhe eshtte kreyminister vrases ,ke dy rruge, o prano saliun e punen e paret, o plumbin e doreheqjen .