Propozimi i ri: Gjoba gazetarëve të TVSH-së nëse bëjnë komente në lajm

23 Shkurt 2012, 11:16Politika TEMA

Mazhoranca ka pranuar në komisionin e reformës zgjedhore propozimin e opozitës për të mos lejuar asnjë reklamë qeveritare gjashtë muaj përpara zgjedhjeve. Pas shpalljes së datës së zgjedhjeve nga presidenti nuk do ketë më reklama qeveritare, vetëm njoftime që kanë të bëjnë me sigurinë publike ose me shëndetin publik. Ndërkohë opozita ka bërë një propozim, që pretendon se do e kufizojë propagandën në televizionin publik. Ajo ka propozuar gjoba të majme nëse në lajmet që transmeton TVSH bëhen komente, propagandë ose mbahen qëndrime politike. Në raste të tilla reporteri dënohet me 20 mijë lekë gjobë, redaktori përgjegjës me 30 mijë lekë, drejtori i informacionit me 35 mijë lekë dhe drejtori i përgjithshëm me 60 mijë lekë gjobë. Problemi është se në atë televizion propagandën nuk e bëjnë gazetarët, por Sali Berisha e Jozefina Topalli që shfaqen në atë ekran gjatë gjithë edicionit.

1 komente në “Propozimi i ri: Gjoba gazetarëve të TVSH-së nëse bëjnë komente në lajm”

  1. Per kete TVSH e qelbur te SALI KADAVRES qe te gjithe shqiptaret,pa perjashtim,edhe ato viktima ne afganistan,paguajne taksen.Sa ju detyrua ky TV e kalbur ketyre te rinjve atje ne lufte?????????????????????? APO EDHE KETO GAZETARE LEPINJNE TE NJEJTIN VIBRATOR,ATE QE LEPIN SALIU.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje