Socialistët kërkojnë një proces të pastër zgjedhor, ku të dënohet me burg blerja e votës, demokratët kundërshtojnë. Kërkohen penalizime dhe për komisionerët që shiten e blihen. Ndërkohë në Tiranë pritet që të vijnë javën tjetër dy ekspertë të OSBE/ODIHR, të cilët do ulen në një tryezë me palët. Njëri është ekspert në fushën e administrimit zgjedhor, tjetri në fushën e teknologjisë elektronike zgjedhore
Kur të djeg qulli, i fryn dhe kosit, thotë një shprehje shqiptare. Të djegur dy herë në zgjedhjet e fundit, në të cilat socialistët pretendojnë se iu vodh vota në të gjitha mënyrat, ata kanë kërkuar që të parandalojnë një herë të tretë në zgjedhjet e 2013-ës. E vetmja mënyrë që ata të krijojnë një farë sigurie për të hyrë në zgjedhje duke mos pasur frikën e tjetërsimit të votës, qoftë para, gjatë apo pas procesit zgjedhor, ata kanë menduar një sërë penalitetesh. Por propozimet e socialistëve nuk po pranohen nga demokratët, të cilët e quajnë të panevojshme penalizimin me burg për komisionerët apo për ata që premtojnë para në këmbim të votës.
Po çfarë ka ndodhur dhe ndodh realisht në Shqipëri gjatë procesit të zgjedhjeve? Të gjithë e dimë se votat blihen, jo vetëm me premtime, por dhe me para në dorë, me përfitime të tjera financiare ose jo, ose me presione nga më të ndryshmet. Përgjithësisht pala që i bën këto është pala që ka pushtetin, e cila ka dhe më shumë fonde dhe më shumë mundësi presioni për vendin e punës,etj. Po me komisionerët çfarë ka ndodhur? Duke qenë se komisionerët caktohen nga partitë politike, përgjithësisht ata cilësohen si militantë partish dhe në shumicën e rasteve e kanë treguar se janë militantë të thekur partish duke shkelur me të dy këmbët kodin zgjedhor e të gjitha ligjet e tjera të vendit vetëm e vetëm për t’i shërbyer partisë që i ka emëruar aty. Gjobat administrative, të përcaktuara më parë në Kodin Zgjedhor deri në ndjekje penale nuk i kanë trembur këta komisionerë, që janë bërë shkak për prishje të procesit zgjedhor, për zvarritje të numërimit të votave siç ndodhi më 8 maj në Tiranë apo dhe braktisje të numërimit, deformim të votave apo marrja e ryshfeteve nga pala tjetër politike. Duket se PD është e vendosur të mos pranojë penalizim të komisionerëve, dhe këtë e deklaroi vetë kryeministri Sali Berisha, i cili madje shtoi se shqetësohej për komisionerët e PS-së në këtë kontekst. Këto dy momente janë më problematiket e procesit zgjedhor në Shqipëri duke e kthyer atë në një proces tipik shqiptar, të konstatuar në të gjitha raportet periodike zgjedhje pas zgjedhje nga ana e misionit të OSBE-ODIHR-it. Por nuk janë vetëm penalizimet për vjedhjen e votës që shqetësojnë opozitën, janë gjithashtu dhe pabarazia mes fushatës së palës në pushtet dhe palës në opozitë. Ajo kërkon barazi, që të mos përdoren fondet e shtetit për të bërë fushatë.
Çfarë garancish kërkon opozita
Debati mes palëve që ka sjellë dhe bllokimin e reformës zgjedhore, për të cilën opozita po fajëson çdo ditë mazhorancën bëhet mbi disa ndryshime në Kodin Penal, që do të jenë edhe pjesë e Kodit Zgjedhor. Damian Gjiknuri, bashkëkryetari socialist i komisionit për reformën zgjedhore, ka sqaruar publikisht kërkesat ku PS ngul këmbë dhe kundërshtimin e mazhorancës për këto kërkesa. Sipas tij, “pas rezistencës për të mos pranuar dorëheqjen e zyrtarëve të lartë përpara kandidimit si deputetë, paçka se Kushtetuta kërkon një gjë të tillë apo ODHIR kërkon kufizim të përdorimit të burimeve publike, qëndron plani i veprimit për të kandiduar shpurën e drejtorëve në listat e kandidatëve mbështetës, me synimin për të mobilizuar lloj-lloj ‘hordhish’ e burimesh në funksion të votës”. Më tej ai thotë se gjithashtu mazhoranca po refuzon propozimin për të ndaluar reklamat qeveritare. “Ndërkohë që një numër çështjesh janë duke u diskutuar, siç është hartimi i listës së zgjedhësve, e cila kërkon zgjidhje që sigurojnë integritet dhe transparencë, apo identifikimi i zgjedhësve në ditën e votimit në kohë reale e bazuar në teknologji të vlefshme, të aplikuara në vende të tjera dhe që bazohen tek një databazë dokumentesh biometrike, për të cilën shqiptarët kanë paguar miliona euro, por që akoma nuk po ia shohin vlerën. Për të vazhduar me numërimin elektronik të votës, që asgjëson njëherë e mirë problemin e tjetërsimit të votës dhe që shmang tensionet në numërim. Por në fund, që të gjitha këto masa të kenë sukses, kërkohet një administratë zgjedhore profesionale e neutrale, sidomos në majën e saj KQZ-në, pasi aty fillon dhe mbaron politizimi i zgjedhjeve me pasoja në çdo nivel, aq sa ODHIR me të drejtë e konsideroi si minuese të zgjedhjeve, që s’e ka për gjë të ndryshojë rregullat pasi mbaron gara. Këto janë problemet reale, të cilat PS kërkon të adresojë në këtë reformë, duke hulumtuar rrugët më të mira edhe me palën tjetër e duke i dhënë kohë të mjaftueshme debatit dhe konsultave në lidhje me të. Për këtë një ndihmë të çmuar mund të jetë dhe ekspertiza ndërkombëtare në Komision, e cila mund të shërbejë si katalizator i kompromisit, bazuar në ato standarde apo praktika nga të cilat udhëhiqet bota demokratike. Të paktën kështu kemi rënë dakord në vendimin e Kuvendit për reformën zgjedhore”, bën të qartë Gjiknuri.
Ndërkohë ndryshe nga se mendohet opozita nuk po këmbëngul fort në ndryshimin apo korrigjimin e sistemit zgjedhor dhe pse shumëkush e sheh në favor të saj një gjë të tillë. Garancia e pastërtisë së procesit është primare.
Ala ke ura ngelen shqipot?
***********************************
Komunistet e mbaruan misionin e tyre,jashte nga politika per c’do kuminist,ne Parlament as pragut mos i afrohen,ndryshe bjerini daulleve kot se koti,hapni vrima ne uje.Nje sali spiun,nje Rame bir komunisti rezultati katraure.Stan me lepuj s’behet, thote populli.
Te vijne,perse te mos vijne. Do te takohen me eunukun e shqiptareve Sali Berisha dhe do t’i luten: ‘Aman, te lutemi shume, te pergjerohemi, lejoje te behet reforma …’. Dhe Berisha do t’u pergjigjet: ‘Perse per kete keni ardhur? Nuk ka reforme pa me dhene garanci qe do te sundoje edhe kater vjete te tjera.’ Dhe nderkurvaret (triumvirati i pa shpallur: Arvizu, Wolfarth dhe Sequi), do t’i thone: ‘Mire, si te thuash dhe te duash ti, jo kater, por katerdhjete vjete te tjera me nejt e me kjene kryeminister i Shqypnise.’
Nje vere ne uje per demokracine dhe per popullin shqiptar, ate qe po ben Z. Arvizu me Nanon, me Blushin, e me te tjere. Qellimi: Zgjatja sa me shume e mbijeteses se Sali Eunuk Berishes dhe hajnave te tij.
sido qe te jete ligji ato do ti gjykoje sashenka me ristanin
sa te jete saluku mos prisni zgjedhje te mira