Largohet ish zv/kryeministri i Berishës. Oketa në krye të partisë së Topit

24 Shkurt 2012, 23:20Politika TEMA
Largohet ish zv/kryeministri i Berishës. Oketa në krye të

Deputeti i Durrësit, Gazmend Oketa, ka njoftuar largimin e tij nga Partia Demokratike duke akuzuar Berishën se ka kthyer grupin parlamentar si Byroja Politike. Deklarata e Oketës u bë në emisionin “Tonight” në Ora News.

Deputeti demokrat i Durrësit, Gazmend Oketa deklaroi se ai së shpejti do të shkëputet nga grupi i parlamentar i PD-së, për shkak edhe të angazhimit në një parti të re të së djathtës shqiptare. Sipas Oketës, ky qëndrim i vinte natyrshëm dhe se nuk gjente më në PD idealet, të cilat kishte menduar se kjo parti i gëzonte. “Do të shkëputem së shpejti edhe “de jure” nga grupi i PD-së, sepse “de facto” jam shkëputur. Që në muajin tetor nuk kam marrë pjesë në mbledhjet e grupit demokrat. Kjo lëvizje më vjen natyrshëm, nuk kam asnjë çështje personale me askënd duke nisur që nga Kryeministri Berisha dhe të tjerët, por ndaj qëndrime të ndryshme nga ata”, deklaroi Oketa, duke kritikuar PD-në edhe për sa i përket demokracisë së brendshme. Për të ardhmen e tij politike, Oketa la të kuptojë se do të merrte pjesë pikërisht në atë parti që evidentohet si e Presidentit të Republikës, Bamir Topi. “Mendoj se është momenti që një forcë e re të krijohet, kjo është një frymë që vjen edhe nga qytetarët shqiptarë. Mendoj se është e njëjta frymë për të cilën foli edhe Presidenti Topi. Brenda muajit mars do të ketë një prezantim të këtij formacioni të ri politik”, deklaroi deputeti demokrat.

“Ndodhemi në një situatë, e cila e ka sjellë Shqipërinë në këtë moment pikërisht për shkak se dy liderët kryesorë të forcave kryesore bënë një aleancë në prill dhe brenda një nate ndryshuan Kushtetutën e Republikës. Ndryshime që për të qenë i sinqertë edhe unë i kam votuar pasi isha pjesë e kabinetit qeverisës, jam konsultuar me shumë kolegë dhe miq e rekomandimi i tyre ishte që për shkak të pozicionit t’i votoja. Këto ndryshime kanë prishur balancat politike mes institucioneve të pavarura. Unë nuk kam hyrë në politikë për tu marrë me jetën personale të kundërshtarëve apo kolegëve të mi, nuk kam hyrë në politikë të sulmoj institucionet e pavarura të shtetit shqiptar. Nuk jam i njëjti me atë të vitit 2005 kur hyra në politikë pasi tani kam eksperiencën”, u shpreh Oketa.

“Referuar pyetjes suaj është e vërtetë që unë zyrtarisht jam deputet i mazhorancës dhe i PD-së, por për të thënë të vërtetën nuk i frekuentoj mbledhjet e grupit prej një kohe të gjatë. Nuk dëshiroj të jem prezent në ato mbledhje ku më tepër se të flitet për çështje konkrete merremi me individë të caktuar, njerëz që s’janë prezent në ato ambiente. Sulmohen vend e pa vend institucionet e tjera të pavarura të shtetit shqiptar. Kur më kanë pyetur disa kolegë pse nuk vjen, u kam thënë me shaka se nuk dua që pas 20-30 vitesh kur të bëhen disa dokumentarë siç bëhen sot mbledhjet e byrosë politike, nipërit e mi të më shohin aty”, tha Oketa.

“Unë personalisht thashë se pak a shumë kjo ndodh në këto mbledhje. Janë çështje të cilat fare mirë cilido mund t’i parashikojë se çfarë do diskutohet, qoftë edhe nisur nga titujt e gazetave. Nuk marr pjesë në mbledhjet e grupit që nga tetori. De facto unë jam tërhequr nga grupi parlamentar i PD-së duke mos marrë pjesë. De jure do të tërhiqem e do të thotë që nuk do jem më pjesë e këtij grupi parlamentar. Sigurisht unë e di se përse kam ardhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Në vitin 2005 u zgjodha në një zonë elektorale në Durrës e ju jam mirënjohës atyre që më kanë zgjedhur. Kandidova në një zonë me rekord negativ për votat në numër për PD-në, pasi kandidova përballë një ish ministri të PS. Duke pasur këtë lloj mirënjohje edhe në 2009, pavarësisht faktit se tërhiqem nga grupi i PD në respekt të qytetarëve vota ime nuk do cenojë qeverinë aktuale. Nëse do të ketë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, në asnjë rast vota ime nuk bashkohet me PS-në. Deri në fund të këtij mandati respektoj vullnetin e votuesve dhe qytetarëve pasi kam kërkuar votën e tyre nën siglën e PD. Që nga ky moment do orientohem drejt një force të re politike që do tentojë të mbushë hapësirën e lënë bosh në të djathtën shqiptare”, deklaroi Oketa.

Deputeti demokrat tha se është ndjerë i turpëruar kur ka dalë e ka lexuar një deklaratë në emër të PD, siç ndodh rëndom me deputetët e PD që përdoren rregullisht për deklaratat e Berishës. “Ndjehem i turpëruar kur kam lexuar një deklaratë për presidentin Moisiu. Por ka qenë një moment reflektimi për mua. Nuk mund t’i drejtohesh presidentit me etiketime të tilla,” tha Oketa.

I pyetur për numrin e deputetëve ose të emrave që përkrahin partinë e re, Oketa tha: “Unë nuk do doja të spekuloja dhe të flisja në emër të kolegëve. Ne këtu do jemi, do ketë zhvillime të reja politike. Unë flas në emrin tim personal. Unë nuk jam vetëm, por edhe sikur të jem vetëm, unë do u qëndroj parimeve të mia.”

Oketa tha në vitin 2013, klasa e vjetër politike do marrë një leksion të mirë. “Është një forcë që do i drejtohet të gjithë shqiptarëve. Zgjedhjet e vitit 2013 besoj se do jenë një leksion i mirë për klasën e vjetër politike shqiptare.”

48 komente në “Largohet ish zv/kryeministri i Berishës. Oketa në krye të partisë së Topit”

  1. Doubleended Dildo says:

    Shpejt u largove Oketa! Te kishe ndenjur edhe ca sa te mbaronin nismat e reja:
    http://www.respublica.al/permbajtje/2012/2/24/nisma-e-re-sali-berisha-te-duam-dildot-qe-te-hyjme-ne-europe

    1. labi says:

      Nje dyshe Politikanesh Star!
      I simpatizoj jo per nga fiziku por
      per nga vizioni qe ata kane per vendin tim.
      Dhe per te dy,nje nga madhesite e tyre te perhereshme
      dhe te pandryshueshme ne tere jeten e tyre,
      jane Principjaliteti i thelle,dhe
      Bindja e sinqerte ne drejtesine e rruges se zgjedhur.
      Keto jane disa nga tiparet karakteristike
      te Personalitetit te tyre njerezor dhe krijues.
      Kam vene re se Ata nuk perpiqen ti rrafshojne Pikpamjet,
      por ti mprehin ato.
      Te gjitha keto cilesi,kane terhequr tek Ata,
      zemrat e shumta te njerezve qe duan pune,qetesi dhe Liri…
      ju faleminderit.dhe Urime.

  2. hasan says:

    Sipas meje ,vetem ky person mund te flase vertet,e sinqerisht per nje politike te re.Europian i vertete dhe i pa ndotur nga muti i korrupsionit qeverritar.Urime dhe suksese partise me te re ne Shqiperi.

    1. homeri says:

      Sa shpejt mbrekullohesh mor HASAN.-A lexove dhe a e kuptove intervisten , ai shprehet se largimi i tij nuk e cenon mandatin e kesaj qeverie,nuk e dxi se ku eshte vlera e kesaj parti te re ne se ajo nuk permbys kete regjim-Ne kesaj i themi hic o kot hajde verdall Me sa shikohet ne kete parti jane ca qejf-mbetes te Berishes qe nuk u ka dhene poste dhe per presion ndaj tij po krijojne nje parti qe dhe ne se marrin deputet do bejne kualicion me berishen-e ku eshte politika e re evropiane ? -edhe nje gje tjeter .elektorati i kesaj partie eshte ajo e zones DUM-BABEN ,e tiranasve te shtepive te qerpicit te shijakut pak ne Durres e Kvaje dhe ne Peqin,ne Bathore nuk arrijne

      1. ardi ardi says:

        ku e sheh qejf mbetjen!? mos valle nuk e kupton qe kjo qeveri ne momentin e formimit te partise se re do te jete faktori qe do e coje ne pension Berishen?

      2. V-E says:

        MOS U NXITO NE KONKLUZIONE.OKETA DUKET QE ESHTE GOXHA DJALE.MIRENJOHJA NDAJ ATYRE QE I KANE DHENE VOTEN TREGON SINQERITETIN E TIJ.PD HUMBET NGA NJE LARGIM I TILLE.

  3. noemi says:

    Ky njeri eshte leksion demokracie. Le te thone c’te duan, edhe eshte vetem “cun i mire” dhe vetem kaq, por ky njeri eshte jo vetem i mire, i kulturuar, fisnik, i shkolluar, profesionist, shume i ndershem, pra nje njeri i mireinformuar te shohim nese do te jete edhe nje politikan i mireinformuar.

  4. komi says:

    filluan te plasin kokoshkat…

  5. TA says:

    Kam respekt te vecante per z. Oketa, e njoh personalisht, skam ndermend te komentoj partine e re qe do krijohet pasi kam rezervat e mija por deshiroj te theksoj ndershmerine, modestine dhe kulturen e tij, si vlera qe mungojne ne sot politiken shqiptare.

  6. armand says:

    Po pergatitet dalja e Berishes nga skena politike.Do “braktiset” nga te gjithe bashkpunetoret e tij me te ngushte qe kane filluar te hedhin balte mbi figuren e tij.Do te jete pikerisht kjo balte qe ka per ta bere te padukshem nga drejtesia shqiptare.

  7. F.Tare says:

    Urimet tona Z.Oketa ju shihni perspektiven jo si miopet qe shohin vetem hunden e tyre,plus edukaten qe s’te mungon.

  8. Bekimi says:

    Aaaaa, burri mirë fort po shkove ke Topi!!!!!!!
    Hiqja Lenës venja Prenës….
    Kur paske probleme me qeverisjen e Saliut, pse nuk do e bashkoke votën me sponsorët e mocionit??????
    Përgjigje e thjeshtë:
    Krijimi i partisë së Topit, s’është gjë tjetër por për t’u gjetur vend të zhgënjyerve në masë (dhe me të drejtë) nga Saliu. Dhe për të qenë në koalicion po me të njëjtën parti, atë Dhimokratike. Atëherë ku qëndron domethënja e krijimit të kësaj partie?
    Nuk hiqni dot Saliun?! Jo, sepse ka akoma skërrbythje që i shkojnë Salës….e që s’do vinin kurrsesi me ju. Jo doni mos t’ju shkojë dëm asnjë thërrime. Bile, doni të mblidhni edhe thërrimet e të tjerëve.

    1. Gusmari says:

      Ne shume aspekte nuk mund te heqesh paralele midis z. Oketa dhe Sales! Apo edhe atyre qe ka mbledhur ai rreth vetes:
      Paloqja,Halimi,Mesila,Jozi,Albana,Olldashi,Rusmajli…
      Cili nga keta mund te krahasohet me z. Oketa? Si vetpermbajtje, integritet, inteligjence, pamje e jashme etj…
      Duhet te ishte larguar me heret nga PD? Po!
      Per mua, ajo do jete pjesa me e dyshimte ne CV e tij.
      Uroj t’i kete sherbyer per mire!

    2. LORA says:

      Ja,kaq e thjeshte dhe e dukshme eshte e verteta.E per me teper nuk do shume mend.Ju pershendes Bekim,sidomos per evidencimn e strategjise se mbledhjes se therrimeve.

  9. gjini prej mirdite says:

    Oketa ,po e late Berishen deri ne fund te mandatit dhe jo me e rrexue kte vit me mocion ,tash keni me pa ,ti e Bomiri prej monumentit te Mujo Ulqinakut , torren e Durrsit me dylbi !!!!
    Me votime ,me Berishen kryeminister mos u lodhni hiq fare me shkue ne votime!
    Nuk mundeni, se asht profesionist ne hajni votash dhe tash ka fillue me e shpernda kte eksperience edhe ne vendet e tjera ish komuniste!

  10. sot says:

    urime partise se re.. dhe duam te shofim sa me shume fytyra perfaqsuese, jo vetem oketen dhe biberajn, ju lutem mos u beni si partite paraardhese.

  11. Z OKETA.Ne kete gjendje qe e gjeni shqiperine ma do mendja do keni mbeshtetje nga populli per fakti se te gjithe jane te zhgenjyer nga kjo politike e ndotur jo demokratike.AMA ATO QE KANE VJEDHUR E VRARE KETE SHQIPERI DUHEN BURGOSUR.QE NGA AJO DITE FILLON DEMOKRACIA NE SHQIPERI:

  12. toni says:

    Urime Gaz, vertet je njeri i mire, ndofta shume me i mire se Topi, Je i respektuar ne Durres e me gjere.

    Dhe Sala e di kapacitetin dhe integritetin tend, se nqs ti do ishe langaraq si te tjeret, do te te mbante per vete (sic mban te gjithe te tjerat)

    Uroj te te shoh ne legjislaturen tjeter

  13. BERISHA DHE RAMA LARGOHU. says:

    Nqs partia e Bamir Topit hedh Berishen nga pushteti duke terhekur nga PD disa deputet? Atehere e meritojne pushtetin nga shqiptaret, Topi nuk duhet te bej as edhe nje aleance me Edi Ramen sepse socialistat po presin 2013 dhe nuk e meritojne pushtetin.

  14. gogo says:

    Sigurisht qe Oketa eshte nje person,qe po reflekton dhe po mban nje qendrim te drejte,duke u larguar ng grupi i PD.Por,me mbetet e erret menyra e distancimit nga kjo qeveri,mbasi ai deklaron se nuk do votoje kunder kesaj qeverie,ne rast mocioni mosbesimi!Dhe mendon qe kjo qeveri te vazhdoje deri ne zgjedhjet e vitit 2013!C’kuptim ka ,ne kete rast,krijimi i partise se re,kur votat jane ne te njejten shporte?Jo,i dashur Oketa,ne se nuk ke kellqe t’i dalesh perballe PD dhe Saliut,rri aty ku je se nuk ke cfare i duhesh popullit opozitar,qe i ka ardhur ne mmaje te hundes rregjimi satrap dhe anadollak i Saliut.Ne se krijimi i kesaj partie te shumepritur,nuk terheq aq deputete nga PD,sa te rrezoje qeverine,para se te zgjidhet Presidenti,ajo nuk do te kete asnje vlere praktike,por vetem ndan votat e 2013 me PD dhe e shpetojne kete te fundit,nga humbja e sigurte.Ne se veproni keshtu,ahere,”na rrofshi per dimer”,se do jeni vec nje krijese e Saliut per t’i dhene oksigjen atij e per t’i zgjatur jeten.

  15. hehe C`fare nuk degjon nga ky populle , sa po u largua Oketa nga Saliu, u be Politikan me vizion ,i moderuar , nuk eshte me shpellare.
    Ky ishte nje bythlepires i Saliut dhe tani kalon qe ti lepi bythen e Bamirit, mos u mashtroni, justi i Oketes eshte bere per interesin e tij personal e jo te popullit.

  16. BERISHA DHE RAMA LARGOHU. says:

    Nuk do te merremi me socialistat, shqiptareve i interreson ajo parti qe hedh Berishen nga pushteti. Socilistat po vrasin shpresat e shqiptareve duke mbajtur Berishen derin ne 2013. Koha e humbur nga socialistat nuk i sherben shqiptareve!

  17. Un per vete kam shum besim tek kjo parti e re qe do krijohet,kam besim per faktin se tek kjo parti marrin pjese figura qe shum bukur mund te beni kariere dhe miljona duke ju servilosur shpellarit por bene ate qe thoshte e drejta dhe patriotizmi per vendin tone,nqs edhe mbas kesaj partie te krijuar tashme ndyrsia do ti vjedhe votat perseri shqiperia nuk behet me ,per kete te jemi te bindur prandaj ti japim mbeshtetje kesaj force te re dhe njekohesishte i kemi dhen njeher e pergjithmon duart qelbesirave te politikes me ne krye shpellarin sali qeni

  18. arjani says:

    O Bekim, mos u merr me analiza po shiko per ndonje pune tjeter. Mire?

  19. gallata says:

    Urime Gazo ,nuk ishte vend per ty ai ambient katunaresh e prostitutash qe eshte bere tashme pd-ja.

  20. lolita says:

    per mendimin tim topi nuk eshte nje figure e paster sic hiqet,dmth.mu. njeri e ka.tjeteri,te pasur si sala ashtu dhe topi,me se u pasuruan keta me djeresen dhe paret e popullit fukara,si njeri si tjeteri,regulluan,punesuan me macka me kucka nga far e fisii tyre,erdhen maloket e sales u punesuan i mesuan shum shpejt hilet,i mbushen xhepat me pare,te njejten gje dhe ca tironc te trashe(te me falin shumica po flas per pakicen e pasur)te cilet zune vende te rendesishme e bene tiranen se qenef,qe mbante ere mu dhe shu, u desh te vinte pikturisti qe tja ndryshonte pamjen qe ne gjith boten beri buje ne arte program frances ne gjuhe te ndryshme e komentonin,se ne vend te mu dhe plerave vuri ngjyra dhe pasterti,per z oketa kam respekt,duket qe eshte njeri i urte i edukuar por qe se nxjer qimen nga qulli,ky eshte mendimi im ndofta e kam gabim me korigjoni te bindem,ishalla vitet qe vijne jane vitet e verteta te demokracise te verteta pa faren e keqe shqipetaret meritojne me shume .nuk duhet te jemi partiak duhet te votojme me ndjenje patriotike per te miren tone dhe atdheut tone qe byroja politike qe ka mare peng dhe drejtesine te jape llogari per te gjitha dhe qe vendin tone te bukur e kane coptuar shitur per fitimet dhe babezine e tyre.te japin llogari per cfare kane bere.

  21. hugo says:

    te gjith ju qe shkruani jo ashtu e po keshtu duhete te kuptoni dicka qe nuke ka kuptime rrezimi i qeverrise para zgjedhjese se presidentite te ri per arsye se ne zgjedhje duhete shkuar me topine ndersa po ra qeverria tani topi dele jashte loje dhe rreziku eshte i madh pa topin

  22. onni_durres says:

    TE LUMTE GAZI…me pak vonese po me mire se te tjeret qe jane bere legena te SALIUT…turp te kene KOL OLLDASHI BUJAR NISHANI,moren voten e shijakut te durresit dhe ca bene per qytetin e tyre???pastaj te ardhur jane koli duhet te punonte per selenicen ku u rrit..hajt se do vini ti kerkoni prape votat…po sa nuk eshte vone ben mire pjesa tjeter e pd durresit te distancohet ketu them per ARMAND TELITIN…LENI TE RRI XHAFERRI ME SALEN…ai eshte si makine me telekomande…

  23. Lirim says:

    Zoti Oketa urime, Shqiptaret shpresojne shume te Partia juaj e re dhe po ashtu te Partia e Kreshnik Spahise, pas nje kohe kaq shume te gjate, 21 vjet, ne Shqiperi lindi shpresa. Edhe njehere urime, per partine dhe per shpetimin e Shqiperise nga diktatura 70 vjecare!

  24. Curr Beja vucidolit says:

    pra “de facto” partia e Topit eshte nje loje e Sali Berishes dhe ne fund do beje koalicion me Berishen per te shkaterruar opziten dhe demokracine ne shqiperi,,keta vine nga i njejti stan,,berisha po luan ate qe luajti Ramiz Alija ne 1991-92

  25. per mendimin ti o te dashur komentues,deklaraten e tij une e marr keshtu…..populli thote ..”QEFI MA KA E BYTTHA S’MA MA”…………ky me gjithe mend po iken,por edhe qe e kapur mbrapa mafia e berishes dhe e kane kercenuar dhe me vdekje….kete mendoj une……….spektaklin e rradhes,do ta keni ne muajt ne vazhdim…iku oketa,por iku dhe patrioti i sales…nga tropoja….mustafaj…ka ikur me kohe bamiri……..ka kohe qe ka vdek PD…….ishalla i dalshim per hajer,se me nje te cmendur,qe ka derdh gjak kush e di sa here….se ka problem pse derdh dhe per ca here te tjera…

  26. tironci says:

    -1 per DIKTATUREN berishiane ..

  27. Artani says:

    Une kam respekt per poletikan te till te urt te qet kur flasin, jo si ca qe marin flak nga b… dhe ca nuk nxjerin nga goja

  28. mali says:

    Njeqind qeveri nderuan keta hora e asnje here se lashuan karrigen nga b…a.

  29. brace says:

    Te respektoje,e te falenderoj Z GAZMEND OKETA,per gjestin qe bere, braktise komunistat e spijte,lapanjozte e bythe lepirsit e tropojanit,fundi i tije eshte i shpejte e do te jete tragjike,me ne funde plaku i ndyre,komunisti diktatore,do te shkoje ne vendin qe meriton, ne BURGE,ose meqe ka bere shume deme edhe te tropojanet e vete,ku do te gjeje bire te futet,i jape nji mendim tropojanit te shkoje edhe ky ne rusi me diktatorin e fundite te arabve ,konkretishte diktatori i Sirise asadi,i njejte si tropojani.Ka shume per te paguar ai e grupi i tije,pluse edhe ortaku i tije i SHPK dordoleci i lsi.

  30. gallata says:

    onni_durres me 2 n dhe me o te vogel,Koli eshte rrit ne trekendeshin stacioni i trenit Durres, shkolla e muzikes ,shkolla Naim Frasheri .Ne Selenice bente ndonje vizite per te pare te emen dhe dajen te internuar. I paske ndigju gabim ca gjojna.Dhe ate Telit petllen mos prit te distancohet nga sala se kjo mund te ndodhi vetem po i dha urdher sala te distancohet.

  31. Miq, eshte e pabuke te peshojme Oketen dhe Oketa-Topet, thelbesore eshte Puna (te bohet)!!’
    E, vetem keta mund ta cmontojne MINEn (me sahat), pa rrezik pellcitje!
    Oketa mire e keq, po ka moral e qytetari, ka ftyre te njohe ca njolla te murrme (te vetat),
    parasysh qe asnji s’e ka bo, edhe se Kane bo tradheti te larte (ndaj kombit shqiptar),
    Duket sikur Oketa Nuk bohet qenef, kjo osht e rendesishme!! Oketat pra, ku t’i gjesh ne kete Xhungel!!
    Prandaj Lutem Mos merrni kot me analiza e tjerrje!! Puna te bohet!!

  32. Artan says:

    Z. Oketa

    Jam nje qytetar imajte, ju them sinqerisht jeni i vetmi deputet ne PD qe kam simpatizuar ghithmone me gjith perbuzjen qe kam per ate parti qe e ka futur vendin tone ne percarje, ne mjerim,ne borxhe ne te vrare te pa fajshem….. Me keq nuk behet. Do Zoti e keni me seriozitet kte iniciative te krijimit te kesaj Partie per ti bere oponence si te majtes por sidomos PD( partise totalisht komuniste qe po te shohesh femijet e kujt aderojne ne ate parti te vjen per te vjelle, dhe per cudi bile sekretar partie te PPSH). Ndoshta do behet nje dite ky vend po qe se do dalin ne krye djem te ndershem. Si puna juaj. Suksese .

  33. Paparaci says:

    Sado gjate te kesh ecur ne rruge ne drejtimin e gabuar, KTHEHU!!!

  34. bora says:

    Kurr nuk eshte vone qe te pendohesh, zoti oketa e shum djem e gra qe ka ajo parti nuk do te jete nje kohe e gjate do te merret si shembul i se keqes ne shqiperi asgje nuk ka qene pushteti i enver hoxhes, ku kane filluar qe te harrohet,do te thuhet qeverisja e sali berishes,gjithmone per keq, duhet futur dhe qeverisja e jozefina topallit,se e gjithe qeveria ka sjelljet e saj mosperfillese, dhe arrogante me njerezit ne nevoje.

  35. beso says:

    Sepse me duket qe Oketa eshte me i mire nga Topi.

  36. bushi says:

    Te gjithe ata qe tashme e kane kuptuar dhe jane bindur per demet e medha qe Stalin Berisha i ka bere vendit e demokracise se brishte shqiptare ne keto mese 20 vjet, duhet te gezohen dhe te nxisin besimin se po vjen nje ere e re ne politiken shqiptare. Megjithe mendimet ndryshe qe lexoj ketu per zotin Oketa, them se duhet pare me interes pozitiv levizja e tij, reflektimi e vendimi i matur per t’u futur ne partine e re qe pritet te zere vendin e munguar te se Djathtes, zene fiktivisht nga klani i Berishes (jo e gjithe PD-ja).
    Shpresa e re, e deformuar nga skenari i Katovices, ne fillim te levizjeve demokratike ne Shqiperi, po rilind te shqiptaret. Ata do ta mbeshtesin fuqishem, per ta kthyer perfundimisht (edhe pse me pak vonese) demokracine tone ne drejtimin e deshiruar nga te gjithe shqiptaret…

  37. Horri i bulevardit says:

    Iku dhe ajo pjese qytetare qe kishte mbet tek PD-ja, tani me gjithe mend, mund te themi se PD-ja, eshte partia e malokeve dhe se duhet zhdukur nga politika, duhen futur neper shpella, se i ka ardhur koha e mbareshtimit.

  38. alban says:

    Askush qe nuk e njeh nga afer Gazmend Oketen nuk duhet te nxitohet per te bere vleresime per çka tha ne Tv Ora News. gaz Oketa eshte nder politikanet me te paster, me te perkushtuar dhe me pa vese. Eshte fat per çdo parti qe e ka anetar

  39. alban says:

    E vetmja gje qe mund te them eshte se Z. Oketa, ka qene dhe mbetet nje demokrat i vertete, pavcarsishgt nga shantazhet dhe presionet qe Berisha ka ushtruar ndaj tij. Ky, dhe te tjere si ky, i duhen Shqiperise dhe demokracise shqiptare. Jam i sigurt se do te kete edhe te tjere qe do e braktisin varken, tashme te shkaterruar te Sali Taliban Eunuk Berishes. Sapo njerezit e vete, te vetet, te kuptojne se varka e Saliut eshte care, do te fillojne te bejne tetshin duke thene se ‘Nuk kane qene asnjehere dakord me menyren si Sali Sheqere Berisha drejton partine e tij, qe asnjehere nuk ka qene parti demokratike, por nje parti e tipit enverist, percarese e shqiptareve, mashtruese, vrastare, me ne krye sekretarin e PPSH Sali Ram Sheqere Zehere Berisha.

  40. juzefidhja says:

    Nese do te jete djali i mrekullushem Durrsak ne krye te Partis se re,gjith populli i Dr do ta respektoje kete djale i dale nga nje familje e mrekullushme,urime dhe fitore.

  41. inf says:

    Ka akoma Burra dhe njerez te mire Politikane te Zot njerez me perkushtim djem te mrekullushem qe drejtojne me qetesi dhe admirim qe din te Respektojne dhe jo te bejne si Gorre si saliu xhozefina Patozi olldashi lul Hollandezi e shume kok pjeper te tjere qe vetem te Hajne Mutin te hajne ,bejne Shou me detyrim Parti Horrash dhe shkerrdhatash Parti e zgjepsit te Tropojes sal kafsha njeri pa personalitet nji Goje Mut qe i rrin ne Gojen e tij te qelbur dhe ne Dhemet e tij STERRE TE ZINJ,urrejtja per njerzit urrejtja per Shqiptaret urrejtja shekullore e tij dhe fares e fisit te tij Bandit Familje me soj e sorrollop ,rrugeçer si rrace e fis palaço te perkushtuar nga Morracak te viçççidolit ne Gllaberus Tokash e trojesh Gllaberus Pronash e Vilash Borgjezer me Vjedhje dhe Vrasje.
    I erdhi Fundi çdo fillim e ka nji Fund dhe Fundi i ketij kopuku do jet i Tmerrshem i ZI ashtu siç e ka dhe ky shpirtin ky Mashtrus i te gjitha koheve bashke me oborrin e tij qelbanikesh qe erdhen ne Tirane me kepuce te grisme dhe u ben me çorape FLORIRI ne kurriz te Popullit te shkret qe nuk po merr Fryme sot e 1000 VJET .
    Bravo Oketa Bravo dhe te tjetre qe do shkeputen nga Trungu i TRADHTISE NGA TRUNGU I HAJNISE NGA TRUNGU I BABZISE NGA TRUNGU I VRASJEVE DHE I POSHTERISRAVE NGA KRIMINELI ME DAMKE QE KA EMRIN sali ROM BIRISHI.PTUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU RRACE KAHNIBALI JE TI O MJERAN I QELBUR O PIZEVENG I NYTE PTUUUUU 1000 HERE PER TY…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje