Selami angazhohet për partinë e Topit, kujdeset fillimisht për marrëdhëniet me SHBA dhe diasporën

24 Shkurt 2012, 14:06Politika TEMA

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, i larguar me dhunë 17 vite më parë nga drejtimi i kësaj partie dhe më pas nga gjithë strukturat e partisë së parë opozitare, Eduart Selami tashmë është aktivizuar maksimalisht për partinë e re të Topit. Ndërkohë që kjo parti e spektrit të djathtë politik pritet të startojë zyrtarisht deri në fund të marsit të këtij viti, grupi nismëtar drejtues ka menduar tashmë dhe për lidhjet me SHBA e BE, për ta ndërkombëtarizuar këtë nismë politike e për të kërkuar partneritet me këto dy fuqi të mëdha demokratike botërore. Kështu, marrëdhëniet me SHBA, konkretisht me kongresin amerikan, senatin, komisionet e tyre por dhe diasporën shqiptare atje, i ka marrë përsipër Eduart Selami, i cili pritet të jetë “ministër fuqiplotë” në shtetin më të fuqishëm të botës.

Duke shfrytëzuar të gjitha lidhjet që Selami ka në strukturat e larta të qeverisë amerikane, por dhe të kongresit dhe të senatit amerikan, grupi nismëtar i partisë së Topit ka menduar që krahas punës që do bëjë për partinë e re, Selami do të bëjë njohjet e duhura në këto institucione të rëndësishme në SHBA dhe njëherësh të tregojë se partneri i vetëm serioz në spektrin e djathtë politik në Shqipëri, është kjo parti dhe jo ajo e demokratëve e kryesuar nga Berisha. Burimet brenda grupit drejtues të partisë së re të Topit bëjnë me dije se “Selami tani për tani do të qëndrojë në SHBA për të bërë njohjet e duhura, madje dhe për t’u përballur me lobet që paguan Berisha me lekët e qytetarëve shqiptarë për të mbajtur regjimin e tij në këmbë. Por me krijimin e partisë së re, Selami do instalohet në Shqipëri për të marrë përsipër bashkëorganizimin më tej të kësaj partie dhe për të qenë këtu përballë sekretarit të Enver Hoxhës dhe ‘Nexhmijes’ dhe për të fituar mbi ta. Por pa u shkëputur asnjëherë nga përgjegjësia që ka në SHBA për partinë e re”.

Njëherësh mësohet se promovimin e kësaj partie dhe krijimin e mbështetjes në BE dhe Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës e kanë marrë përsipër Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD dhe ish-ministri i Jashtëm, njëherësh ish-deputet i PD, Besnik Mustafaj. Kjo treshe e fortë do të jenë ata që do të promovojnë partinë e re të Topit këtej dhe andej Atlantikut, pra në SHBA por dhe në vendet e BE, ku Shqipëria aspiron të integrohet, duke qenë sipas grupit drejtues të kësaj partie, zë më i besueshëm se sa të gjithë kundërshtarët e tyre në PD, me gjithë paratë e hedhura për lobimet e ndryshme në të dy vendet. Ndërkohë që strukturat e partisë së re janë ngritur në të gjithë vendin, dhe tashmë vetëm sa po pasurohen me elementë të rinj, ku sipas burimeve brenda grupit nismëtar ka një interesim të jashtëzakonshëm nga të rinjtë, studentë ose jo, intelektualët por dhe qytetarët e thjeshtë të të gjitha shtresave. Përfshirë këtu ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit politikë, që me sa duket besojnë shumë te kjo parti në zgjidhjen e problemit të tyre. Njëherësh, grupi nismëtar është ndarë sipas mbështetjes nëpër zona, ku deputeti aktual i PD, Oketa ka marrë përsipër Durrësit. Elbasanin e ka marrë përsipër Stringa, Biberaj vetë Shkodrën dhe qarkun e Kukësit, përfshirë dhe Lezhën bashkë dhe me Mustafajn. Ndërsa Dibrën e ka marrë përsipër Sali Shehu, për të zbritur në qarkun e Fierit të cilin e ka marrë përsipër Blerim Çela. Ndërsa Tiranën e ka vetë Topi si dhe Aleksandër Meksi, ky i fundit mbulon dhe Gjirokastrën. Ndërkohë që pritet dhe shkëputja e disa deputetëve të PD për të kaluar në partinë e re të Topit, duke rrezikuar Presidentin dhe vetë mazhorancën pas korrikut./shqiptarja.com

59 komente në “Selami angazhohet për partinë e Topit, kujdeset fillimisht për marrëdhëniet me SHBA dhe diasporën”

  1. Berlin says:

    O Toooop nuk behot parti me Selamerat qe i ka qare nena nje here !!!

    1. armand says:

      Pergatituni per te vuajtur edhe nja 20 vjet te tjera.Politika ne Shqiperi eshte dhe ka per te mbetur monopol i PPSH.Sigurimi i shtetit (ata qe na fiknin cigaret ne balle) eshte akoma gjalle mes nesh.

    2. labi says:

      Pema gjeopolitike e Shqiperise,ka numurin me te madh te Degeve.
      Te gjitha,Pemen pa Kokra perfaqesojne.Kesisoj;
      Pasioni po deformone misjonet.Ay po corrodit Opinionet.
      Dyndje Partishe,Rebesh Politike.
      Mjergull an e kand.kesaj i thone:
      SHUME E PER LUME.
      ose edhe me thjeshte; ke ne dore vendimin per ndertim,por
      nuk ke asnje pellemb shesh te lire…dmth mungon sheshi.
      Ne e dime se perplasjet vetem aksidente prodhojne.
      Politika e mencur,me pare percaktone qarte rruget e duhura.
      dhe cdo hap i hedhur duhet te perfaqesoje sigurine e fitores.
      Derime sot,te gjithe premtojne,dhe vazhdimisht ato
      kane mbetur neper proces-verbale.
      Fakti tregon se asgje nuk ka mbetur,ku mund te niset kethesa.
      Saliu i ka shkateruar te gjitha.
      dhe mbi te gjitha Ai,ka formuar nje shtrese potente
      me bandite te koruptuar,Terrorist dhe Mashtrues te Djallezuar.
      Keshtu qe Butesia ka dale jashte loje.
      Kjo shtrese konglomeratike me cimentim alla Berishe,
      kerkone mjete nga me te renda per tu shkermoqur.
      kjo eshte me kryesore.
      Spirali i fjaleve nuk sjell ndonje gje.
      ndryshone puna kur keto fjale te panumurta i kthene ne predhe.
      Atehere mencuria dhe mundimi kthehen ne progres.

    3. elio says:

      Po, po, keta e theken fare…parti e deshtuar qe ne fillim…Bamiiir, nuk behet stan me lepuj…

  2. Vlora says:

    dalte per hajer………..

    1. inf says:

      Kjo eshte shpresa e fundit
      Poshte ky sisitem qenerish sistem hajduterish sistem horrash dhe Tradhtaresh poshte faqeziu i Albanise saliu i biri i Rom berishit dhe i lopçares sheqeres poshte soji i ketij bazhibozuku dhe pizevenku qe ben çte doje me Troje me Toka Me njerez dhe me çdo gje .
      Po i vjen era VDEKJE ketij plehu ketij Armiku ,,,Boll boll boll o Qen e bir Thiu boll o gabzherri i derrit boll o rrace Serbie boll o te shkerrdhefshin Albanezet librin e shpise po BOLL se poshterove nji KOMB o Tradhatri nr 1 i te gjitha koheve je Ti pis njeri kodoshi i SHQIPTAREVE.
      Bamiri Edi do ta dergojne ne Gop te semes para kohe ket mizerrabel.ptu

  3. arber says:

    futja topit me besnik mustafaj dhe sali shehu sekretaret i ke brenda vetes…parti leshi qe niset me komunista dhe grupin e tropojaneve qe si gjithmone jane te pabese.
    poshte saliberisha, dhe grupi tropoojan komunist

  4. anticensurë says:

    ” “Selami tani për tani do të qëndrojë në SHBA për të bërë njohjet e duhura, madje dhe për t’u përballur me lobet që paguan Berisha me lekët e qytetarëve shqiptarë për të mbajtur regjimin e tij në këmbë. Por me krijimin e partisë së re, Selami do instalohet në Shqipëri për të marrë përsipër bashkëorganizimin më tej të kësaj partie dhe për të qenë këtu përballë sekretarit të Enver Hoxhës dhe ‘Nexhmijes’ dhe për të fituar mbi ta. Por pa u shkëputur asnjëherë nga përgjegjësia që ka në SHBA për partinë e re”.”
    gjuha e përdorur në këtë frazë është tmerësisht boshe e vjetër dhe e trashë!ndoshta është e përshtatur për popullin e trashë shqiptar që do ti mbushë rradhët!
    dhe pas 21 vjetësh akoma vazhdohet të luftohet kundër “komunizmit”dhe sekretarëve të nexhmijes!asnjë nga kundërshtarët e diktatorit fashist të shqipërisë nuk po e cilson ashtu si është!gënjështar,hajdut,gravbitës dhe vrasës!të gjithë vazhdojnë ta lidhin me një të shkuar që nuk ka të bëjë fare me çmëndurinë e tij!
    pavarsisht 17 viteve në amerikë selami nuk paska mësuar asgjë!njëlloj si abaz ermenji ai këthehet me atë që ka pas në tru para 17 vjetësh!janë njerzit tanë që nuk nxënë apo amerika që nuk di të përçojë atë që pretendon se është????
    për mua ky fakt ka mbetur një pikpyetje e madhe,gjithnjë!!!!!

    1. Latif Dreqi says:

      Me shume gjase eshte ajo e para..tanet nuk para kane brume per demokraci..ne pergjithesi e kam..Demokracia eshte sport i veshtire e i panjohur per popullin tone.Mos te genjejme vehten, nga 10, 100 apo 1000 vete qe shkruajne neper forume..pjesa tjeter e popullit eshte teresisht e pandricuar..Ne nje vend ku zgjedhjet universitare shfaqen me postera e gjinj cupash cmund te presesh atje poshte, te kam rixha!!

      1. anticensurë says:

        latif një gjë që më ra në mëndje!
        të gjithë “luftojnë kundër komunizmit”!
        berisha vetë cilëson gjithë kundërshtarët e tij komunistë!
        rama e quan berishën skertar ppsh-je dhe mik i familjes hoxha!
        keta të “rinjtë”pleq po ashtu do të luftojnë sekretarin komunist të nexhmijes!
        bile dhe hysni mmilloshi u bashkua me anti komunistët për të luftuar komunistin bllokmen,rama!
        gallatë në gallatistan!
        ose
        çmënduri në psikiatriland!

  5. Kam qene partizan i Selamit, gjithashtu nje mbeshtetes i math i tije. Por Selami ishte i vetmi politikan qe kurre nuk braktisi ne aparence PDne dhe nuk tha qofte nje fjale te vetme per liderin heriok te PDse Sali Berisha. Llogariteni ju shqipetare vete sa larg ka shkuar Topi duke u munduar te bleje Selamin. Dhe kjo perpjekje nuk do ti beje fajde Veterinerit Topi, ai perseri do te degediset. Sali Berisha eshte lideri qe nuk e ka braktisur as dhe nje here PDne, perkundrazi eshte lideri me i afert dhe me miqesore i Partise Demokratike. Plehu Topi nuk mund ti beje lavazh gjithe mendjeve te shqipetareve qe te urrejne figuren me te preferuar te tyren Sali Berishen. Topi kur merrte torbat me raki… nuk te shkonte nder mend kurre se nje dite do te gedhihej president. Fale PDse me Sali Berishe qe gabuan dhe futen Topin president, sepse ai kush e di ku do te ishte tani duke kuruar ndonje lope.

    1. arjani says:

      Shume drejt e ke Berisha nuk e ka braktisur kurre PD-ne. Po si mund ta braktise njeriu veten. Berisha eshte PD-ja dhe PD-ja eshte Berisha.

    2. Ilir Gruda says:

      Po nga te ka dale ty Sala si ‘ma i preferuari i shqiptareve’!!!!!????? A vjen nga shpellat pa drita?????Turpi eshte pak………….

    3. Rekordmeni i Dhermiut says:

      Gazetari Daresise:
      Mprehtesia dhe analiza e holle nga ana e Juaj me len pa fjale….Komplimentet me te sinqerta.

  6. Urime partive te reja.
    Urimet me te sinqerta Eduart Selamit,koha qe ka kaluar deshmoi karakterin e tij,ai parashikoi qe kur duhej, se PD nuk ishte parti vertete demokratike,ndaj e braktisi.
    Tani gangrenat e PD-se demon-kratike u vertetuan,kjo parti edhe PS nuk duan drejtesi te pa varur,kane djallezirane sundim,qe ketu fillon kanceri allashqiptaro monist.
    E gjithe Shqiperia ka super nevoje per nje fryme te re:
    1-Me drejtesi te vertete,te pa varur nga politika,ndaj gjykatesit e kalbur nga froni qe rijne nder dekada,te nxiren ne pension.
    2-Politike me trasparence
    3-Me institucione te pa varuara
    4-Me rotacion absolut pas dy mandatesh per kedo qe drejton.
    5-Ulje ne kariget e Kuvendit me meritokraci,jo me tarafllek partijak
    6-Kokat drejtuse politike qe nga Presidenti,Kryemoinistri,Kryetari i Kuvendit nje dite ne dy jave te sherbejne ne spitalet e te semureve shqiptare.Po keshtu ne c’do qytet kokat drejtuse te sherbejne ne spitalet e qytetit,kuptohet politikanet tane i kemi foduj te medhenj,harojne hallet e popullit shqiptar,vetem kurshperthejne lumenjte,debora,kuitohen.
    7-Ne c’do fshat malor te ndertohen depot me konstruksion te forte,madhesia sipas Nr te banoreve te fshatit,ku te sistemohen ushqime dhe ilace qe ne ditet me dielle,per rastet e debores dhe cingerimave o fatkeqesive te tjera qe kercenojne fshataret fukarenj.
    8-Ne asnje menyre nje koke drejtuse kaq fuqi sa ka sot Kryeministri yne te cilin as Zoti s’e kontrollon dot.
    9-Partite e reja qe po krijohen jane domozdoshmeri per te zhdukur nga jeta e shqiptareve kalbesirat e vjetra komuniste, ne ide dhe metoda anakronike per rugen qe do populli drejte Evropes.
    10-Partite e reja,eshte fakt qe jane te vonuara ne kohe,fuqine e kohes per ndryshim as 100 bomba atomike s’e ndalojne dot.

  7. xha Jaho says:

    Lidhjet e Selamit ne Kongresin Amerikan?????

    Gjeni ndonje djale te ri more derdimene. Selami, Biberaj, Mustafaj jane ata qe kane qene edhe para 20 vjetesh. Ata nuk impresionjne njeri fare jashte Shqiperise dhe s’bejne dot asgje.

    Kjo parti do te kete vetem nje rol, qe te bej ti rrjedhin ca vota Berishes. Por ajo do te jete si 87 partite e tjera ne Shqiperi, nje tufe mediokrish.

  8. atsef says:

    Saliut i ka hyre frika ne palc,zoti Selami eshte nje njeri i nderuar qe do ta ndryshoje Shqiperine po erdhi ne pushtet me zotin Topi.Sali Berisha si Enveri i largoi te gjithe kundershtaret e tij se kishte frike se i merrnin pushtetin, por tani po i vjen fundi atij dhe atyre servilave qe ka.Disa ngjarje duhen zbardhur si vrasja e Azem Hjdarit apo rrezimi i helikopterit te Gramoz Pashkos,keto figura ishin dy kundersharet me te forte te Sali Berishes dhe qe te dy vdiqen.

    1. vullnet says:

      Ilacet shpejt sa nuk te ka ikur krejt fiqiri

  9. austalb says:

    Jam kurioz te di cmimin qe ka paguar “partia e Topit” per kete reklame ne gazete.

  10. tomori i beratit says:

    Nuk e kuptoj se si ka akoma njerez DRITE SHKURTER ose sahanlepires buxhetor e hajduter te punesuar ne administraten tejet te koruptuar te kesaj qeverie ANTISHQIPTARE,njerez qe akoma i bejne elozhe nje te semuri psiqik si saliu qe do te mbahet mend ne histori si ARMIK I KOMBIT SHQIPTAR.

  11. Fatmir says:

    Krijimi i 2 partive të reja, do u shkaktojë një humbje të paparë PD+PS. Ndoshta ky është plani Amerikan e Europian, për largimin me lezet, të Saliut nga skena politike. Pa armë, Pa protesta, Por me vota!

  12. leo says:

    nuk ju marr vesh o njerez i keni kafsh i shani dhe i urreni,i keni njerez i shani po qa doni se enveri nuk qohet ma mos ja mani menjen.i uroj zotit TOPIT

    1. Shkembi says:

      Urime! Te pakten do clirohet nje pjese e mire e elektoratit te djathte.Kam bindjen qe me SEKRETARIN E PARTISE do ngelen vetem genjeshtaret, hajdutet, vrasesit dhe ish komunistat ekstremist.Ata te gjith bashk jane shtirur si demokrat, por……nuk mund te shtiresh gjithe jeten. Tani po u del fytyra e vertet. Shiko SALEN e i ke pare te gjithe.

  13. leo says:

    po si esht puna o njerez po pse dhe kto jan te keqinj,o mos ja mani menjen enverit se nuk qohet ma aij.e di se keni nostaxhi per te po qa te bejm.ju o njerez nuk doni asnje prandaj ju ka … sala.kto kan per ta shporr saliun me shok se sa per at edin tuaj kemi per ta mesuar kinezcen.jepi zoti president se jemi me ty.

  14. E.H says:

    Forca Selami,forca Topi! Jam socialist 24 karatsh por si rival politike i lutem zotit 9844848 here ne dite te kem Topin e Selamin sesa ilirin e saliun!

  15. Fatmir says:

    Një pyetje, për komentuesit pak më lartë; – Më mirë me Eduart Selamin, Bamir Topin, AKZ, edhe pse e kamë kritikuar shumë herë RAMËN, për mënyrën se si bën Opozitë sot, jamë prapë me të, APO TË ZGJEDHIM PËR DREJTIMIN E SHQIPËRÌSË, LEPUJTË (TË RRÌNJTË E KUVENDIT CÍVÎL, QË U FSHEHËN NË 20 SHKURTÊ 2012, SÎKUR DO BËNIN NJË PROTESTË! Apo SALI KRIMINELIN! META HAJDUTIN! NANO SUPERHAJDUTIN! ETJ,… Për protesta, dihet tashmë që jemi një popullë indiferent, të paktën me votë, kemi vetëm këto alternativa.

  16. brace says:

    Per kyte shkrim,njikosishte edhe per lajmin,po thuaj nder me te miret,qe kame degjuar deri me sote,ju te gazetes TEMA ju falenderoj pa mase,dhe uroje qe te keni sa me shume sukse,ne shkrimet tuaja,qe te na jepni lajme vazhdimishte te gezueshme,sic eshte ky i sotmi,per PARTINE RREALE TE DJATHTE,qe do te jete kryetare i kesaje partie ZOTI BAMIRE TOPI,dhe PERKRAHESIT E VERTETE TE DEMOKRACISE RREALE,NE KYTE PARTI.Paste kemben e mbare kjo PARTI me kta drejtues,intelektual te vertete,te kulturuar,te edukuar te pa lekundeshem,e large pames per krijimin e SHTETIT DEMOKRATIK,me ligjet e avancuara te kohes,e te zbatueshme nga DREJTESIA.TE largojme nji here mire komunistat,spiujte te korruptuarit hajdutet e vrasesit,te shpetojme nji here e pergjithmone,edhe pse jemi te fundit e rajonit,kurre s/eshte vone,jemi populli me i vuajtur nga komunistat,qe jane diktatore te vertete.

  17. Shefqet Cela says:

    URIME! JANE FIGURA TE BESUESHME, SEPSE DUKE QENEME SALIUN NE TE NJEJTEN PARTI, E NJOHEN MIRE DHE I TREGUAN BRRYLIN OSE I FLAKU AI, DUKE PARE SE NUK ISHIN SI KETA MUMJE DEBUTETET QE RRINE SI DEBILA PERPARA TIJE APO PALO MINISTRAT, QE DEGJOJNE BUZE VARUR PRRALLAT E BERISHES NE MBLEDHJET E K.M.
    Ka nje problem: duke qene shume kohe me Saline, mund te kene marre virusin e tije te metodes e qeverisjes.
    Kane nje borxh te madh perpara ketij populli: KANE QENE SHTYLLAT MBAJTESE TE SALI BERISHES PER SHUME VJET. Ata e kane bere te mbijetoje kaq gjate.
    Kete borxh e ka shlyer Mero Baze. Le te marrin shembull nga ai. Populli do tu a dije per nder dhe do ti ndjeke ne kete rruge te paster.

  18. muco agai says:

    Keta te djathtet antisale kane dashur te hypin ne peme nja 10 here dhe asnjehere nuk paten bythe te hypin e ta rrezojne Salen. E sata here here eshte qe ka dale Edushka ne shesh per te bere grup te ri? Edhe keta te Kreshnikut bytheca jane – mund t’i marrin Sales ca pak vota aty ketu, po ku te le doktorri i zemres t’i besh rrethim. Ose do t’i kaperdije si kafshata, ose do t’i korruptoje. Ku jane sot Ben Imami, Dash Shehi, Genc Pollo, vogelushi Ferdushi Xhaferrushi? Edhe Niku i vogel aty do te shkoje. Mos u beni budallenj e te mbani shpresa te keta impotentet e Aleances K&Z (na ishte njehere Aleanca e profesor Nerit, nuk e mban njeri mend?) Ku jane sot keta?????????????

    1. Shoku Mè (Me Ben Dem) says:

      o Muço Agai, mos je Ali Beu?

  19. Bekimi says:

    O Bomo, se mer dajë, tashtina e murë vesht zotnija jote se Saliu kishte qenë sekretar i Enver Hoxhës dhe Nexhmijes?
    hehheheh

  20. ali sallku says:

    te gjitha keto jane prralla dashakeqese per te diskredituar kete parti tre te qendres se djethte nga ana e banditeve te Saliut. vete permendja e dy tropojaneve behet per te larguar qytetaret.
    Selami ka kohe qe nuk behet i gjalle andej nga amerika dhe sigurisht mund te ishte i mirepritur .sa per lidjet e tije ne Olimpin e politikes boterore jane prralla dhe ato.

    Ne se ATA QE DO BEJNE PARTINE DUAN PERKRAHJE DUHET TE KUPTOJNE SE JEMI MERZITUR ME PERSONALIZIME E KRERE TE PERJETSHEM.
    Partine e bene programi rregullat dhe ekipi drejtues . nuk vjen prznvera me nie lule.

    Mero ben gabim qe boton lajme te pakonfirmuar qe i bejne dem kauzes anti-sali.

    Ndiqni sot inetrvisten me Ilva Taren tek Ora news e do bindeni qe shkrimi eshte sajese.

  21. Horri i bulevardit says:

    Shof ketu qe ka qe sbesojn te Topi, as tek Selami, kjo vjen se jane fryre me politken e te gerthiturave dhe arrogances se politikaneve, sidomos te formatit Berisha.
    Por une shoh tek keta persona, qe sjane vetem, nje qetesi dhe nervozitet te kontrolluar, pa dale jashte natyres se nje politkani te qete.
    Kujtoni psh. ish ministrin e Mbrojtjes, te PD-se, Gazmend Oketa, panvaresisht se nuk besoj te PD-ja e Berishes, tek zoti Oketa, shifja jo vetem zyrtarin serioz, por dhe politikanin, qe ne do te donim te kishim.
    Une do ti beja thirrje, qe partine e re te Zotit Topi, duhet ta mbeshtesim, ti japim nje shanc, se besoj per vete nga natyra qe shoh tek keta politikane, nuk do te zhgenjehemi.
    Natyrisht Berisha, do te beje dhe njehere zhurmuesin, se eshte pikerisht kjo parti me format te djathte, qe do ti heqe nje thele te majme PD-se berishiane dhe kete ne do ta shohim ne formimin e saj, ku do te kerkohet nje votbesim per qeverine Berisha, votbesim qe Berisha me lakejte e tij, sdo ta kalojne dot.
    Pra partija e re e z. Topit, do te na jpi mundesine qe ne Shqiperi, te zhvillohen zgjedhje te reja.

  22. tourkofagos says:

    pune korrakesh,nuk behet Shqiperia me turkoshake……..

  23. vladimiri shkoder says:

    LEXOVA PAK ME LART QE KA AKOMA NJEREZ QE MBESHTESIN VRASJET E SALIUT .JU BEJ THIRRJE NE QOFTE SE KENI GJAK SHQIPTARI VOTONI BAMIR TOPIN DHE TE LARGOJME SALI VRASESIN E 21 JANARIT BASHKE ME BASHKEPUNETORIN E TIJ EDI RAMA

  24. 21 JANARI NA THERRET says:

    ME NE FUND ERDHI DHE DITA E SHQIPTAREVE TE VOTOJNE NJE PARTI QE ME TE VERTET JA VLEN TE VOTOHET PER TE SIC ESHTE PARTIA ME E DREJTE E SHQIPERISE PARTIA E BAMIR TOPIT.BRAVO EDUART SELAMI JE LIDERI I PADISKUTUESHEM I SHQIPERISE.URIMEEEE

  25. usa men says:

    situata ne shqiperi eshte pak te quhet skandaloze..ajo eshte me teper se perverse..habitem me shume komentues ketu qe kane nje nivel teper te ulet
    ne llogjiken e tyre..cfare do ndryshim apo kthese te behet ne situaten ne shqiperi keto komentues marin rrolin “e din shumit” dhe te “specialistit per gjithcka”Lufta sot per sot ne shqiperi eshte midis dy civilizimeve:
    Atij qytetar ku rrjeshtohen bamir topi,ina rama,edi rama,pellumb xhufi,flora osmani,myslym pasha,mero baze,ilir yzeri,,etj etj dhe atij
    te fashisto-hajduto-malokeve te berishes,jozef topallit,ilir metes
    genc rruleve,genc pollove,ndue prendi,frok llesh cupi,mehmet elezi,agron kulici,lulqim basha etj.etj pra une shoh kete levizje sot si nje zgjim
    te qytetarise shqiptare kunder BARBARIT PERBINDESH ME KOLLARE TE VICIDOLIT..dhe une nuk jam shume dakort me veprimtarine ne keto 20 vite
    te topit,selamit,rames por NE DY TE KEQIJA DO ZGJEDHIM ME TE VOGLEN…BERISHA ESHTE NJE E KEQE E TMERRESHME..NJERIU ME ANTISHQIPTAR NE TE GJITHA KOHRAT QE SHKOI NGA SIGURIMI I SHTETI TEK UDB PASTAJ TE CIA..

  26. GENTI VLORE says:

    PO TE PRESIM ME PADURIM EDUART SELAMI JO VETEM UNE POR E GJITHE VLOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOORAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.JENI ME TE MIRET E SHQIPERISE

  27. Kush eshte taktika e trainerit topi ,
    me topa te gjate , apo “gjuje topin lart ,sa te bohen shoket garrumbull”

  28. gjon zaveri says:

    Besoj se te gjithe e mbajne mend te paharruarin Ndrek Luca me rolet ne shume filma,dua te vecoj duelin e heshtur;po kjo ishte loja,te njejten fraze do te thote dhe saliu me 2013,nqs elektorati shqiptar e ha kete karrem.Eshte menyra e vetme per te shtyre dhe 4 vjet te tjere ne kurriz te shqiptareve,pse si kujtoni ju se tropojanet mustafa dhe biberi me te vertet jane kunder saliut as mos e shkoni nder mend,bile dhe topi eshte nje ushtar i bindur qe ka marre nje rol.

  29. DEMOKRAT I 91 says:

    KAM MARRE PJESE DHE KAM QENE NE MBLEDHJE TE ASAJ KOHE .I NJOH NGA AFER TE GJITHE SI SALI BERISHEN DHE EDUART SELAMIN .ESHTE NJE MREKULLI QE PO VJEN EDUART SELAMI NE SHQIPERI ESHTE NJE NJERI I MREKULLUESHEM QE I DUHET ME TE VERTET SHQIPTAREVE NUK DO JETE SELAMI AI QE DO KERKOJE VOTEN E SHQIPTAREVE POR DUHET TE JEMI NE QE TE KERKOJME DHE TA VOTOJME MASIVISHT EDUART SELAMIN SE ESHTE NJE NJERI ME VLERa te MEDHAJA SEPSE UNE E NJOH NGA AFER SELAMIN DHE JO SI SALI BERISHA QE VETEM MENDON PER VETEN E TIJ DHE POPULLIN E KA VARFERUAR NE NJE NE VARFERI EKSTREME .GJITHMONE KA QENE NJERI EGOIST DHE MESKIN SALI BERISHA QE NE ATE KOHE . E MBAJ MEND SI SOT KUR I NXORRI DIKE NGA MBLEDHJA SI TE ISHTE NJE QEN. DUHET TE HIQET SHPREHJA KRIMINEL DHE TE FUTET SHPREHJA SALI BERISHE QE DO TE THOTE GJAKPIRESI I POPULLIT SHQIPTAR

  30. Atdhetar USA d says:

    URIME ZOTI TOPI DHE ZOTI SELAMI. PACI KEMBEN E MBARE PER TE LARGUAR SA ME PARRE SHEIKUN E SHQIPERISE, LUIGJIN E 14, DIKTATORIN, KOMUNISTIN DHE BAJRAKTARIN ANTI SHQIPETARE NJE ORE E ME PARE ME EMRIN sali berisha.

  31. bushi says:

    Demokratet e rinj po presin, pervec te tjereve, te vije ne Shqiperi edhe “Mesia” Selami. Por shqiptaret, ndoshta akoma nuk e dine se ish-Selami (te cilit i qenkan besuar lidhjet me SHBA?!), i ndare tashme prej gruas dhe duke braktisur 3 femijet e tij, po punon si taksist… Prisni pra shqiptare t’ju vije shpetimtari i madh…
    Pastaj, kjo partia e re ka deklaruar se, pervec te tjerave, ka dy kritere shume te rrepta per ecurine e saj: nuk do te pranoje asnje ish-komunist e ish-sdigurims ne gjirin e saj. Bukur! Por, si do t’ia beje me ish-komunistat Eduart Selami e Besnik Mustafai, etj? Apo, rregulli do te vleje, pervec ketyre?

  32. demokrati says:

    Suksese Partise Demokratike se Rindertuar. OKETA, STRINGA, SHEHU jane OK, Cela dhe Meksi nuk mund te sjellin ate energji qe nevojitet. Zona e Gjirokaster, Permet , Tepelen ka demokrate shume here me afte dhe te pakompromentuar se Meksi, po ashtu zona Lushnje – Fier-Berat ka demokrate te ekuilibruar shume me te afte se Cela qe e njohin zonen. Vrioni mund te beje nje pune me te mire se Cela ne ate zone. Kujdes fillimi i mbare ne ate zone do te thote me se paku 3 deputet, mos i bini te mires me shkelm. Blerimi eshte burre i mire qe e kuptoi te vertenn shume vone, por edhe eshte tabelte e lehte per te majten ne ate zone. Rikthimi i Selamit eshte lajmi me i mire per te djathten moderne shqiptare. Berisha si nje druvar i keq i preu jo vetem krahet por edhe rrenjet PD, dhe pasojat do te bien vetem mbi te. Mezi pres nje kuvend te PD qe te zbythe kete komunist-spiun nga PD. Besoj Mustafaj kete radhe e ka marre seriozisht dhe nuk do te druhet nga ndjenja e miqesise dhe oportunizmit lokalist qe e karakterizuar ne te kaluaren.

    1. ali sallku says:

      Dukesh nga nje ore larg se je njeri i sales. Na propozon Vrionin qe kur e hoqi Saliu i thea ne publik spiun dhe ai nuk u mbrojt. K 17 vite qe nuk ka thene nje fjale kunder saliut e PD berishiane.
      Lavderon Besnikin qe edje sot flet ne publik (TV) se jam me Pd.
      Shan Blerimin dhe ke deri diku te drejte per sjelljen ekstreme pro sali 1991-1997. POr haron se ka botuar nje liber me te verteta kunder antidemokratit Sali dhe bene dhe autokritik gje qe ndonje tjeter nuke ka bere ende.
      Shan Meksin te cilin e respektojne shumica e shqiptareve dhe nuk ka guxuar ne publik dhe Saliu, vec shpifjeve te cirakev te cilet i ka hedhur ne gjyq dhe i ka fituar e jane gjobitur. ka ndenjur ketu dhe nuk ka pasur asnje incident.

      Mos u merrni me politik kuadri. Ata qe do krijojne ate Parti nuk e kane frike AS SALEN E AS SHPIFJET E TIJ PER ATA QE NUK I NENSHTROHEN. rENDESI KA QE TE ZBATOJNE NJE ANETARE NJE VOTE PER TE GJITHA NIVEK=LET DHE KUFIZIMIN E MANDATEVE NE KOHE DHE DO DREJTOJNE AT QE DO PARTIA DHE TI DO FLEJSH REHAT. mos prit Kuvend te PD se atje ka vetem Salira e çingije

      1. demokrati says:

        Fakti qe Z. Vrioni nuk u perfshi ne debate publike me dhunuesit e tij, nuk eshte shenje e dobesis por e fisnikerise se tij dhe e moderacionit te tij. Eshte nje person qe mund te japi me shume ne krahasim me Celen, edhe per faktin se nga te dy eshte shkeputur me pare nga politika aktive duke mbajtur nje profil te ulet. Per Celen dhe Meksin, ruaj po ate mendim, do te jene me teper nje pengese qofte edhe ne aspektin promocional, si nje parti e re me vizion te ri. Meksi ka gjynahet e tij ne debimin e Selamit dhe mbylljen e hapesirave demokratike ne PD. Fakti qe Berisha nuk e ka sulmuar drejtpersedrejti, eshte tregues i faktit se Meksi akoma nuk e ka e hequr akoma gishtin tregues nga buza. Meksi dhe T.Shehu jane dy ane te nje monedhe, me perjashtim te faktit se Shehu vazhdon vullnetarisht te keqperdoret, ndersa Meksi pasi u keqperdor si kryeminister de jure, zgjodhi te ruaj personalitetin pas debimit nga PD, dhe kjo eshte pozitivja tek Meksi, por ngelet me kaq, demokratet e vertete nuk do ndjekin nga pas nje njeriu te grupit Pashko.Cela ka bere katharsis dhe nuk ka bere pjese ne shpuren qorre te Berishes, ka qene fanatik i PD pa kuptuar se fanatizmi politik eshte shkaterrues ne demokraci, eshte i limituar dhe nuk besoj se sjelle ndonje te re.
        Paragjykimi qe i ben objeksioneve te mia, aq me teper qe behen nga nje largesi per nje ore, shpresoj te vij nga entuziazmi dhe deshira e mire per nje Parti te Re Demokratike qe ne radhe te pare do te jene te predispozuar per nje demokraci te brendshme dhe respektimin e votes se lire se lire te shqiptareve si anetare partie apo si qytetare.

  33. rrushi says:

    shikohet kohet e fundit nje invazion i zagareve te berishes dhe te gazeta
    tema..shikoni kete komentin e bushit..a nuk duket si stili i fuck frrok lesh cupit..or ..blendi haleziut????midis nje maloku te shpifur sekretar partie ppsh do zgjidhja qytetarin bamir,edi,selam pellumb xhufi..etj etj..

  34. Selam says:

    2 partite e reja qe priten te formohen jane shpresa e madhe dhe e vetme qe Shqiperia te shpetoje nga diktatura 21 vjecare PD + PS. Tjeter shprese nuk duket ne horizontin e Shqiperise, prandaj duhen lene fjalet boshe, t’u bashkohemi te gjithe partive te reja. Numri i simpatizanteve dhe antareve do te rritet per cdo dite, sepse nuk ka tjeter dalje nga situata e renduar 21 vjecare. Njerez te rinj me kohe do te dalin ne skenen e politikes shqiptare. Tani vetem te themi: Berisha ik, Rama ik, Nano ik.

  35. USA says:

    hahhaa une shes makina ne US,cne une me departamentin e shtetit..

  36. Blini says:

    Mjafton ky lajm që të mund ta marr me mend se c`parti do të jetë partia e ardhshme me nismëtar Topin. Unë nuk e njoh z. Selami si person, as si politikan s`e njoh shumë. Krejtë cka di unë për te janë paraqitjet e tij para opinionit të brendshëm e ndërkombtar gjatë protestave të vitit 1997 me simbolin Serb tregishtërinjsh. Ky lloj demonstrimi publik i tij atëhere ka qenë dhe duhej të ishte po aq i përgjegjshëm sa edhe sot. Ndjenjën antiberishë ai mund ta shfaqte në cfarëdolloj forme por jo me tre gishtat lartë. Po të kishte pak gjak njeriu (s`po them shqiptari) s`kishte pse të kërkonte lëmoshë nga “shtypësi” Berisha për një copë pushtet apo karrike. Njerëz të pashtyllë kurrizore janë të destinuar të prodhojnë gjenerata jokurrizorësh.
    Zoti (se ne jo) e shpëtoftë Shqiperinë!

  37. VLADIMIRIT SHKODRAN.PLAKO SI ESHT E MUNDUR TI…….jo me PDne.KRYE.ARJA E KUVENDIT U HABIT ZGJEDHJET E KALUME NE SHKODER ASNJI SISHTE KUNDER pedeve te PDse

  38. tironci says:

    URIME NE RRUGEN TUAJ

  39. Harromi says:

    e zeza shqiperi..akoma me topi e selami.,,meta e berisha, topalli e doda ,bregu e kodra..cfare beni mer njerez keni kurajo ju apo jo?…… dhe qyrre varurit e sigurimit shqiptar, ca cobane…. po luajne me ju… ….ku shkoni mer njerez? nuk e kuptoni qe keni vendosur gjeneral barkboshet e Shqiperise qe jane vetem njerez qesharake qe ju ka erresuar syte makuteria dhe cdokush mundohet te vjedhi sa me shume ne kurrizin tuaj? ..vetem kur te bashkoheni dhe dilni ne rruge dhe permbysni anadollakun e vucidolit mund te shperesoni per nje jete te rregullt dhe te beheni pjese e komuntetit europian..po sdo tju lere saliu se dihet cafre maloku i ndyre eshte dhe sa i peshtire eshte kjo vemje vucidoli../

  40. Lleshi says:

    o Bamir,qenke fare o derzi!
    Eduart Selami ka marre fund me te gjitha.Per shume vjet ka punuar si shites makinash ne Amerike dhe ka henger groshe te Gjoke Deçkaj ne upstate, dhe se fundi filloi te luaj bixhoz dhe e ka lene edhe e shoqja,Hajde kasolle hajde!
    Doli dhe Spahiu i jot(se ne fakt ishte spahi se grumbullonte taksat e gjygjtarve)dhe tha se “ne partine tone do te jene ;nacionalist,te perndjekur,ishushtarak”(dmth komunist) e te tjera, dmth derra e pula bashke.Si Genc Pollo do perfundoni, dhe ne fakt ate po kerkoni.
    Shqiperi te kam dhjere!

  41. besimi says:

    Une besoj se i duhet dhene nje shans edhe partive te reja mgjse jane te mbushura me elemente jo te rinj, pra qe vijne nga nje jete politike aktive, dhe koha seleksionon dhe perzgjedh ata qe duhet te drejtojne realisht kete vend…disa nga emrat qe kam degjuar per partine e re jane bamir topi, gaz oketa, sander biberaj,besnik mustafaj, bert brojka,gerta gumeni, sander meksi, sali shehu,, dhe shume te tjere te pakenaqur nga PD e Berishes…le te degjojme dhe shofim se ca do te na ofrojne me programin dhe angazhimin e tyre..suksese

  42. Edi says:

    A e mbani mend partine aleanca demokratike ku eshte sot

  43. ndrea says:

    NE Shqiperi partit lindin si kepurdhat pas shiut,Ky grup nismetar para se te formoj partin e re te shpall c’far programi ka ,te testoj elektoratin e pastaj te vendos.Keta thone se jane te djathte,a do ta abrogojne ligjin 7501 per token? C’far qendrimi do te kene per ish te perndjekurit,a do vazhdojne ish byroistet te mos gjykohen e.t j.Shume ligje ne keto 20vjet nuk i beri vetem Saliu .Keta kane qene ne kupol.Duket qe u mbyt gjemia e PD qe e shkateroj vendin e tani minjte kerkojne te bejne genjeshtren e rradhes.Poshte sahanlepirsit e te gjithe canakeve.”Se mos nuk u ngrie Enver Hoxha e ata nuk u bene prap me te”.

  44. tarzani says:

    O entuziaste mjerane,lexoni emrat qe publikohen dhe do te shikoni se te gjithe jane te pa afte per te luftuar brenda ne parti por po marrin pozicionin e trimave duke krijuar partine e pafund shqipetare, nuk e di se do te kete mbetur me simpatizane politikane te lire per tu anetaresuar tek ta.Te shohim programin e tyre me cfare formacioni do te luajne me mesfushe te ngjeshur apo ne brojtje te perforcuar per te ruajtur rezultatin

  45. kj says:

    26 spiunë të Sigurimit, punonjës të Ambasadës Amerikane
    [Përkthej]
    Print Friendly Print Get a PDF version of this webpage PDF
    Lexuar 3600

    Fenomeni nuk është i panjohur, por pranimi i së vërtetës është i vonuar. Në Ambasadën amerikane në Tiranë, pikërisht në tempullin e demokracisë botërore, janë punësuar 26 ish-spiunë, të Sigurimit të shtetit, ish komunistë të rrezikshëm, apo përfaqësues të ish nomenklaturës, të cilët prej 45 vjetësh, spiunuan ose dolën dëshmitarë nëpër gjyqe kundër disidentëve të vërtetë, të këtij vendi. Dhe sikur të mos mjaftonte vetëm kjo gjë, sot bie në sy se kjo ambasadë i ka hapur kanatat e saj, për pseudointelektualët dhe spiunët e shumtë të komunizmit, të cilët pas viteve 90-të synuan rehabilitimin, duke trokitur me delikatesë dhe “kulturë”, në portat e kësaj ambasade. Aq e vërtetë dhe e zakonshme është kjo gjë saqë, rreth 90 për qind, e atyre që hyjnë dhe dalin në ambasadë, janë të pajisur me dosje spiuni dhe madje, me pseudonim. Për këtë arsye, para disa viteve, Geri Kokalari, i ka dërguar një letër konfidenciale ambasadores Marsi Ries si dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, ku bën të ditur faktin tronditës për prezencën e ambasadës amerikane në Shqipëri. Sipas letrës së tij, janë konkretisht 26 punonjës të kësaj ambasade që kanë qenë spiunë, apo ish-anëtarë të partisë Komuniste Shqiptare. Kokalari, thotë se gjatë procesit të punësimit, atyre u është dhënë një formular dhe një ndër pyetjet, është ajo nëse kanë qenë anëtarë të partisë Komuniste, apo edhe ndonjë organizate fashiste. Dhe këta të fundit janë përgjigjur “jo”, por kjo ishte pjesë e mashtrimit të këtyre individëve. Sepse dihet mirë se këta 26 persona, ish- anëtarë të partisë Komuniste, u punësuan në ambasadën amerikane. Dhe personi i fundit në këtë listë ka qenë rezident në Boston.
    Letra
    Letra e shkruar me një guxim qytetar nga Geri Kokalari në adresë të ish- ambasadores amerikane në Shqipëri nënvizon se: “Disa nga ish-punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë kanë qenë anëtarë të Partisë Komuniste Shqiptare. Nga këndvështrimi im për t’u bërë punonjës në këtë ambasadë të gjithë kanë plotësuar më parë një formular kualifikimi të Departamentit të Shtetit, OMB Nr. 1405-0029. Seksioni 35 i këtij formulari shtron pyetjen: Jeni ju tani, ose keni qenë ndonjëherë anëtar i Partisë Komuniste, ose i ndonjë organizate komuniste, ose fashiste? Nga këndvështrimi im personat e listuar më poshtë mund të kenë qenë anëtarë të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe mund të jenë përgjigjur “jo” në seksionin 35 të formularit të përshkruar më poshtë. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë këta persona kanë bërë një paraqitje jo të denjë në një aplikim punësimi, me një agjenci të qeverisë amerikane dhe nëse është kështu unë marr përsipër të them se ky është një fakt i kryer”. Kokalari e vazhdon arsyetimin dhe akuzën e tij, edhe për personat e lidhur me Kadri Hazbiun. Duke e konsideruar Hazbiun, si arkitektin e Sigurimit të Shtetit Shqiptar në kohën e diktaturës, Kokalari i ka shprehur shqetësimin ambasadës amerikane, se ish komunistët mund të kenë tashmë në këtë ambasadë spiunët e tyre. “Punonjësit në Ambasadë dhe ka mundësi që edhe të tjerë, të ishin direkt të varur nga Kadri Hazbiu, kur ai ka shërbyer si Ministër i Brendshëm nën regjimin e diktatorit komunist, Enver Hoxha. Në këtë pozicion, Hazbiu ishte gjithashtu edhe në krye të sigurimit sekret shqiptar, operacion policie që vepronte si inteligjencë dhe ushtri e fortë për regjimin brutal të Enver Hoxhës. Siç është e ditur tashmë, pjesa më e madhe, në mos të gjithë, të gjithë njerëzit që punonin nën pozicionin e Hazbiut, u konsideruan “sigurimi” dhe shërbyen si bërthamë e aparatit të inteligjencës për Partinë Komuniste Shqiptare. Ajo që është shqetësuese për këtë situatë, ka të bëjë me faktin, se ka mundësi, që anëtarë të ish-qeverisë komuniste të kenë futur spiunë në Ambasadën Amerikane”, shkruan Kokalari. Më tej, në letër përmendet edhe kryeministri Berisha, por edhe ish -kryeministri Fatos Nano, si ish anëtarë të Partisë Komuniste dhe ai, i konsideron ata, si kontigjentë të mundshëm. “Kjo mund të jetë shumë e rëndësishme sepse mund të thotë që këta individë mbajnë lidhje të ngushta me qeverinë shqiptare dhe kanë shërbyer si një rrjet, inteligjent, brenda ambasadës tuaj. Për më tepër, kjo gjë mund të shpjegojë gjithashtu, të dhënat, që ish-kryeministri Fatos Nano kishte burime inteligjence brenda Ambasadës për shkak të faktit, se ai ka qenë një anëtar kyç i ish-regjimit komunist dhe mban lidhje të ngushta me “ish-sigurimin”, vazhdon letra. Në përfundim të saj, Kokalari sqaron edhe arsyet e letrës dhe informacionit që jep. “Si qytetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë pyes, nëse ju e investigoni këtë çështje dhe përcaktoni nëse ndonjë nga informacionet që dhamë më lart kishte ndonjë gjë të bazuar në fakte reale. Vëmendja juaj e menjëhershme dhe përgjigja kërkohet me shumë respekt”, përfundon letra e Geri Kokalarit. Kjo letër është shkruar disa vite më parë, por fenomeni vazhdon dhe Geri Kokolari me të drejtë kërkon zgjidhjen e dilemës. Sepse në një shënim tjetër ai ka sqaruar se edhe sot e kësaj dite, po të bëjmë një radioskopi të njerëzve që hyjnë e dalin në këtë ambasadë, do të shohim se ata janë pikërisht, eksponentë të njohur, në lidhjet e tyre me Sigurimin e Shtetit, pavarësisht, nga pasojat e rënda apo të lehta, që u kanë shkaktuar njerëzve të thjeshtë, në jetën private. Këtu mund të përmendim, disa pseudonime të tyre, si Holta, Çorapja, Çibuku, Çiftelia, Shkrimtari, Profesori, etj, etj. Në fillimin e viteve 90-të, në këtë ambasadë kanë kërkuar gjithashtu, ndihmë, spiunët më të rrezikshëm të historisë së diktaturës komuniste. Ata që çuan në litar, apo drejt pushkatimit, kolegët e tyre, fqinjët e tyre dhe ndonjëherë të afërmit e tyre. Përpara lëkurës së vet, ata nuk patën mëshirë për asgjë tjetër, dhe spiunimet i raportonin me letër. Ata çuan në litar shumë prej disidentëve që shprehnin vlerësim dhe mirënjohje për Amerikën, por raportet e fshehta të spiunëve i degdisën nëpër qelitë e burgjeve, apo prapa kloneve të dëbim –internimeve. Por këta spiunë nuk ngopeshin me bëmat e tyre dhe hapnin sytë lart e poshtë për të gjetur viktimën e rradhës, ndërsa në vitet 90-të, pamë se si derdhnin lot krokodili për dashurinë ndaj ambasadës amerikane. Në këtë kontekst, kontributi i Kokalarit për zbardhjen e listës së spiunëve përbën një triumf. Sepse, tregon që rezistenca e fisnikëve të këtij vendi, do të jetë kurdoherë, prezente ndaj hipokrizisë së pandalshme të zyrtarëve tanë, burokratëve, apo hileqarëve që e ndërrojnë ngjyrën e flamurit politik, sipas interesave të momentit
    Lista e spiunëve dhe ish-komunistëve të Ambasadës
    Geri Kokalari, jep një panoramë të qartë të fenomenit që mbërtheu mjedisin shqiptar, pas viteve 90-të, por ai jep edhe një listë të plotë të ish-komunistëve dhe ish spiunëve, që u punësuan në ambasadën amerikane. Këtë listë, ai e ka pasqyruar me emër dhe mbiemër. Por, për efekte etike dhe për të zbatuar korrektësinë e ligjshmërisë, ne, po i botojmë vetëm inicialet e emrave dhe mbiemrave të tyre. Kjo edhe për faktin, se ligji i hapjes së dosjeve të spiunëve, ende nuk është miratuar.
    Tabela e spiunëve të punësuar në ambasadën amerikane
    1- A. P, nga Tirana, ish-shofer i Enver Hoxhës
    2- B, C, nga Peshkopia, ish-shofer i Kadri Hazbiut
    3- B. M, nga Vlora, ish punonjës i Punëve të Brendshme
    4- B.K, nga Kukësi, ish-shef i kampeve të internimit.
    5- H.S, nga Skrapari, ish kuadër i Sigurimit të Shtetit
    6- S. L nga Peshkopia, ish-oficer zbulimi
    7- A. B, nga Gjirokastra, ish komunist dhe prokuror
    8- B. M, nga Erseka, ish-oficer, dhe bashkëpunëtor i Sigurimit
    9- S.H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
    10- V. V, nga Tepelena, ish-bashkëpunëtor i Sigurimit
    11- B.P, nga Erseka, ish sekretar partie, ish punonjës sigurimi
    12- Q. B, nga Tropoja, ish komunist, ish punonjës sigurimi
    13- K.Y, nga Skrapari, ish komunist, ish punonjws sigurimi
    14- A. H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sugurimit
    15- A. N, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi
    16-B.D, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
    17- Sh Xh, nga Përmeti, ish komunist, ish-punonjws sigurimi
    18- H. M., nga Vlora, ish-komunist, ish punonjës sigurimi
    19- F. H, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi
    20- M. A nga Vlora, ish komunist, ish punonjës sigurimi
    21- I. L, nga Erseka, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
    22- A.SH, nga Tirana, ish komunist, ish punonjës sigurimi
    23- M.I, nga Fieri, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
    24- H. H, nga Erseka, ish sekretar partie dhe punonjës sigurimi
    25- J. K, nga Saranda, ish oficer i lartë, ish punonjës sigurimi
    26- RR. H, nga Skrapari, ish komunist dhe ish punonjës sigurimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje