Është kthyer në atdhe trupi i Feti Voglit, ushtarakut që humbi jetën në Afganistan. Trupi i tij ka mbërritur më një avion të posaçëm të NATO-s rreth orës 03:05 minuta. Nën tingujt e muzikës funebre, arkivoli i mbuluar me flamurin shqiptar u nxor nga avioni, ndërsa në pistën e aeroportit, ku ishte shtruar një tapet i kuq prisnin për t’i bërë nderimet, përvec familjarëve edhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe drejtues ë lartë të ushtrisë shqiptare.
Ishin pothuajse ato njerëz të cilët gati një muaj më parë kishin përcjellë kapiten Voglin drejt misionit në Afganistan, ku dhe do të humbiste jetën teksa po kryente një mision me një njësi të përbashkët shqiptaro-amerikane në zonën e Kandaharit.
Pasi zbriti nga avioni, arkivoli i mbuluar me flamurin shqiptar, i mbajtur mbi supet e ushtarakëve është vendosur në makinën e funeralit. Më pas i shoqëruar nga një autokolonë ushtarake është transportuar drejt banesës së tij, në fshatin Baldushk të Tiranës.
Ndërkohë babai i Fetiut, Bedriu, thotë se gruaja e tij dhe gruaja e djalit prej tre ditësh janë të sëmura. Pranë shtëpisë së tyre qëndron një autoambulancë në gatishmëri. Bedriu thotë për Panorama se i biri nuk bëri dot dasëm për shkak se nuk kishte mundësi. “Me shumë mund e kursim morën një shtëpi rrugës që shkon për në Dajt, aty ku quhet Fresku. Me sa më ka thënë Fetiu, e kishin shlyer shumicën, por një pjesë ka mbetur ende për tu paguar,” thotë Bedriu.
Vajza e vogël trevjeçare e Fetiut kërkon vazhdimisht babain, thotë Bedriu i mallëngjyer.
Ngushellimet e mia familjes.
ngushellime familjes..i qofte dheu i lehte heroit tone,,,shteti duhet ta ndihmoj familjen e tij.,
Jam dakord, shteti me siguri duhet te kete paguar sigurime per te siguruar jeten e ushtarakeve tane ne misione, nese nuk e ka bere atehere jane te pandergjegjshem. Vajza duhet te kete kushte prioritare…
Do i lidh Sala pension 100-euro, qe do ia rris me nga 1% pastaj cdo 5 vjet!!
Ngushelimet e mia nga Zemra per kete familje fatkeqe.
Ngushellime e mija me te sinqerta.
Ngushellime familjes!
ngushellime familjes Vogli!!! duroni se ata plerat e alqaedes do vdesin te gjith…nje shqiptar i vdekur na ata…10 afghan te vdekur na ne!
ti o bizele qe shkruan nga shpia shko dhe lufto ato qe i do te vdekur?
Ngushellime te sinqerta familjes Vogli. I qofte dheu i lehte.
po sala do i lidhi nje pension familjes se tij, 5000 lek te vjetra ne muaj qe te vdesin dhe ata qe la pas HERO Feti Vogli. A e dini ju njerez, qe jemi i vetmi vend i NATO ne Afganistan qe taksojme pagat ne mision, se keshtu do sala dhe ai qorri i financave. ushtaraket shtresa me e vuajtur dhe me neglizhuar e shoqerise shqiptare, marrin nje page qe nuk sigurojne as buken e muajit. u duhet te paguajne dhe 3 mije euro per te ikur ne mision se ata qe behen komandante te medhenj duhet te paguajne shifra te medha te politikanet qe i emerojne ata. ushtaraket e ministrise se mbrojtjes kane nga dy tre shtepi dhe marrin kredi per shtese shtepie apo biznes, kurse gradat e ulta nuk marrin as leket e ushqimeve se nuk ka fonde ministria e mbrojtjes. nuk e di nese ka ngelur ndonje ushtarak i vertete ne Shqiperi qe te ngree zerin kunder kesaj mizerie qe po u behet nga malok sali berisha, familje e te cilit eshte agjente me breza me rradhe. ushtrise i jane marre dhe po i merren prona te cilat mund te shfrytezoheshin shume mire per te bere ndertesa per strehimin e ushtarakeve, por kete gje nuk e lejon sal berisha, se do ishesi te gjitha pronat e ushtrise per hesap te vet.
ketu jane shkruar disa fakte dhe do doja qe nje nga gazetaret e temes te bente nje shkrim te vertete. poshte sali berisha me gjithe plehrat e tij qe ka ne qeveri. jane fatkeqesia me e madhe e shqiperise
Ju falanderoj me shpirt,qe nuk shkruani perralla ose ngushellime hipokrite e cinike.
Kur “ushtaraket” te shtrengojne grushtat te bashkuar,kundrejt cdo qeverie,do te meritojne vendin dhe emrin ushtarak ne shoqerine e shtetin shqiptar.Sot ajo njihet si ushtria e Gerdecit, qe la te hidhej ne ere populli i vet e per mendimin tim e ka hak poshterimin ekzemplar qe i eshte bere ne keto dy dekada.Si mund te mbroje popullin e Atdheun nje “ushtarak” qe nuk mbron dot as veten e tij???????
Ngushellime familjes per te dashurin e tyre.Kjo ka qene nje aventure e tij per te siguruar disa te ardhura per familjen e tij qe gjysmat e parave ja kane mare sekseret e gjeneralit apo ministrit kriminel Imamit.Por cudia ime me e madhe qendron se sa hipokrit eshte shteti kriminal shqiptar me ne krye monstren Berisha.Keta bastrd te ndyre derdhen plumba mbi shqiptaret pa shkak ne mese te dites duke vrare pese vete dhe plagosur dhjetra te tjere dhe me ne fund k/ministri kriminel jo vetem i falenderoj por edhe i shperbleu vrasesit.Dh tani po ky k/minister kriminel shpreh nderime dhe keqeardhje qe ne fund te fundit ky i shkret qe u vra ne Afganistan eshte nje mercenar qe kerkoj te shkonte atje edhe duke i afruar 7000 mije euro bastrdeve te ministris mbrojtjes shqiptare.Shpreh revolten time ndja ketyr krimineleve monstujoze te pa pare ne historin e Shqiperis te kryesuar nga vrasesi dhe gjakatari Berisha .Pty monstra te ndyra.
ky humb jeten per nje grusht para qe eshte vetem nje % e vogel e asaj qe NATO paguan per nje ushtar qeverine shqiptare,,nderca kopuket e Sali Berishes trashen duke ju marre dhe 7 mije euro qe te te fusin ne listen e vdekjes.. pastaj te bejne nje ceremoni te vogel dhe diten e trete je harruar,,vetem familja e vuan humbjen e te dashurit tyre,,qente e Sali Berishes prape vazhdojne te trashin kuletat e tyre me gjakun e njerzve,,,,dita kur do paguajne po afron dhe vertet do jete ferr i vertet per kete tufe malokesh injorante qe shperndajne grada dhe dekorata njeri tjetrit
NGUSHELLIME FAMILJES PER HUMBJEN E DJALIT TE TYRE
Ngushellime familjes!
Ngushellimet me te perzemerta familjes FETI VOGLI
TRAGJEDI E MADHE.Eshte dramatike kur mendon qe shume te rinj ne shqiperi bejne zgjedhje te tilla per jetese,se ndryshe tregu punes tek ne eshte shume i varfer.Vend pa shpese.