Holbrook rrëfen pendesat për Ballkanin

23 Shkurt 2012, 19:43Politika TEMA

Nga Beqë Cufaj

I emocionuar mbase pse ishte kthyer në një vend ku vetë kishte punuar për vite të tëra (American Academy) por edhe më tepër për faktin që fliste para sallës së mbushur plot e përplot, buldozeri i diplomacisë amerikane Richard Holbrook, dikund para 7- 8 vjetësh pranë liqenit Wansee në afërsi të Berlinit – pikërisht aty pra ku ishin qëndisur planet për Holokaustin, pas ligjëratës për punën e tij si diplomat… në një pyetje nëse ishte penduar për ndonjë gabim në punën e tij të, pasi u mendua paksa… u përgjigj me fjalët: “Po, jam penduar me një gabim në Dayton. Jo me planin, sepse plani ishte e vetmja rrugë e mundshme për ta ndalur atë tmerr. Por, ajo që s’ia fali vetes është se si pranova para Milosheviqit e Karaxhiqit, që zonat serbe t’i quanim “Republika Srpska”.

Edhe sot e kësaj dite, edhe në këtë çast, sa herë mendoj për atë lëshim çmendem nga hidhërimi dhe pendimi… Sepse e dini, në Ballkan, njerëzit mund t’i lini edhe pa bukë e ujë… por t’u merrni apo jepni “Republika”… është diçka më shumë se emocionale!…”.

Këto fjalë të Holbrookut do të duhej t’i mendojmë sot e këto ditë kur shohim se çfarë me Republikën (apo thënë edhe më mirë) ish-Republikën e Kosovës ndodhi e po ndodh. Në morinë e krahasimeve dhe shembujve pse Hashim Thaçi ka gabuar e ka shkalluar, ka tradhtuar e poshtëruar, s’ka dyshim që edhe ky i “Republika Srpska”-s do të duhej të na sillte te një fakt sado i dhembshëm aq edhe i vërtetë: me gjak dhe luftë, agresion dhe vrasje – fitohet Republika. Kështu kanë bërë fqinjët serbë.

Dhe janë po këta serbë që shtetit të Kosovës ia bënë jetën e vështirë dhe tashti, menjëherë pas katër vjetësh Republike e Pavarësie, arritën atë që askush nuk do të mund ta imagjinonte: t’ia heqin Kosovës Republikën, e bile bile edhe të varin fusnota këmbëve e qafës së saj.

Edhe një dilemë e frikshme: nëse Kosova e paska fusnotën për “takime rajonale”… kush dhe si nuk na garanton që ajo fusnotë nuk do shfaqet edhe në takime të cilat do mbahen në Uashington, Berlin, Paris, Londër e të mos flasim për vende tjera.

Natyrisht, që do shfaqet ajo fusnotë dhe do hiqet Republika, sepse në shumicën e rasteve edhe Serbia edhe fqinjët do jenë aty, ku do të jemi edhe ne. Enver Hoxhaj t’ua përgatitë diplomatëve të tij qaforet me 1244! Sepse aty ku ai i ka ata – do t’i ketë edhe serbët që do kërkojnë 1244!

Pa radhitur këtu morinë e mungesave tjera që Kosova NUK merr si shpërblim për këtë pabesi të Thaçit dhe kryekëput Thaçit… s’ka njohje nga pesëshja e BE-së, s’ka anëtarësim në OKB, s’ka anëtarësim në FIFA, UEFA etj. etj. etj.

Pyetjes pse Thaçi e bëri një gjë të tillë tashmë i jemi përgjigjur të gjithë dhe e dimë: ta shpëtojë shpirtin (edhe ashtu të shitur) nga hetimet, keqqeverisja, rrëshqitja e shpejtë. Teorisë së konspiracionit që amerikanët e gjermanët duan ta dobësojnë atë me këtë hap… nuk duhet besuar sepse Thaçin nuk mund ta shpëtojë as vetë Thaçi.

Ky njeri është thjesht një aksident në historinë e re dhe politikën e shqiptarëve të Kosovës. Vendin e ka ku të dojë ai, por jo aty ku është. Ata “ministra” të tij që janë skaj tij sot – do të duhej të turpërohen kë e kanë shef.

Gjëja më e rëndë që Kosovës po i ndodh me këtë “po” është se po prishet Pako e Ahtisaarit, po zhvlerësohet shtetësia dhe po Tajvanizohet e Maqedonizohet Kosova. Pa përmendur këtu korrupsionin, krimin, keqmenaxhimin etj. etj. të Thaçit e kompanisë së tij te të cilat edhe duhet gjetur gjeneza e këtij hapi tragjik.

Është perverse kur dikush akuzon opozitën për “gjuhën” e saj – siç bënin njerëz të Thaçit dje në medie. Kosova s’ka opozitë – e aq më pak Qeveri. Ose, në këtë lëshim të Thaçit opozitë është dhe do jetë çdo qytetar i këtij vendi dhe kjo punë do ta ketë një bisht. Apo t’i harrojmë ato se çfarë Holbroooke thoshte në Wansee para 7-8 vjetësh…

Le t’ia shtojmë edhe një fakt skanimit të situatës sot – rrëfimin e Havelit në Columbia, në vitin 2006. Vizionari i madh thoshte: “Si disident që isha, jo rrallë vizitohesha nga gazetarë perëndimorë…dhe ata më pyesnin: -“Cili është kuptimi i kësaj që po bëni? Nuk keni as edhe një shans të fitoni apo keni rezultate, sepse jeni një grup i vogël dhe si mund ta ndryshoni tërë këtë sistem të madh?”.

Ose shtonin “Ku janë ata miliona punëtorë të cilët do të duhej t’iu përkahnin juve?”. Dhe gjithmonë u përgjigjesha: “Keni kujdes: diçka po ndodh përfundi sipërfaqes. Ju nuk e dini këtë por një ditë do të mund të jeni shumë, shumë të befasuar”. Dhe vërtet – ju nuk e dini. Ose po bëheni që s’e dini!

18 komente në “Holbrook rrëfen pendesat për Ballkanin”

  1. Meleq says:

    Gazeta Tema faleminderit per informacionin.Por Kosovaret nuk meritojne asnje lloj simpatie nga ne shqiptaret e Shqiperise. Opinioni publik dhe mediat e kosoves jane mbeshtetesit me te flakte te shpellarit anti-shqiptar Sali Fazllic Berishovic.

    1. Sem Luma says:

      Mos o Meleq, mos u ben per dreq, se s´eshte ashtu siq po thua ti. Nese vetem pak percjell opinionin publik ne Kosove (mediat e ndryshme) do te shohesh e kuptosh se koha e levdatave per Sali Gurmazin ka ikur. Kosovaret kurre nuk mbeshtesin dhe nuk mburren me nje politikan si Sali Berisha, qe bashkepunon me fazlliqet serbe, qe i fal Greqise pjese te detit shqiptar, qe ka vrare njerez qe ishin aktiv ne UCK, si Remzi Hoxha etj. etj…. Pra, Berishes ka kohe qe i ka dale “era” edhe ne Kosove.

    2. albaniafirst says:

      Meleq,
      ka edhe ne Shqiperi zona qe mbeshtesin Berishen. A mos don me i heq nga Shqiperia ato zona? Mblidhe veten bre burre i dheut se si ne Kosove si ne Shqiperi jemi te gjithe shqiptare. Eshte e turpshme me thane Kosovaret dhe shqiptaret. Keshtu ndahemi vete dhe bejme edhe punen e serbit e grekut qe na duan te ndare. Nuk ka Kosovare dhe Shqiptare te Shqiperise, por ka vetem shqiptare ne te dy anet e kufirit qe Europa e degjeneruar na ka vene per te na ndare.

      1. Gjergji says:

        O Albania first,
        nuk deshte Europa e degjenerume, por jane politikanet tane. Europa aty ku ka qene eshte. Ne kemi dale nga Europa simbas interesave te parise sone (turqia, Enveri, Berisha).
        I vetmi europian dhe patriot pa vetelevdata eshte Rama, me gjithe te metat qe mund te kete.

    3. kresha says:

      Ju jeni njerez te smure psiqikisht.Ti,shkaku qe paska simpatizues ne kosove Sahi Berisha,thue qe kosovaret nuk meritojne me pase Kosoven Republik.Une kur bej polemika me shoket e mi ,gjithmone them se shqiptaret ne Ballkan duhet qe te bashkohen sepse jemi te rrethekuar me njerez qe nuk na dojne por kur po lexoj komentet e llojit tend ,me te vertete po me luhat me ndrrue mendimin qe e kam.

    4. Fatmiri says:

      Meleq, mos u bej djale i marre. Totalisht budalla.

      Ata jane kombi yne, gjaku yne, jane si un e si ti, po aq te mire a po me aq vese, sa une e ti.

      Mjaft hodhet helm mbi vellezrit tane ne Kosove. Jemi shume pak per tu perbuzur dhe ndare keshtu me njeri-tjetrin

  2. billi says:

    rrnoft sali berisha nderi dhe krenarija ekombit

    1. te vrrofte cfare te ke nmbetur pa te rruajtur.

    2. E.Hima says:

      Berisha nderi dhe krenaria e kombit!.Ike more i pashkollum.Shko meso historine e Berishes qe kur ardhur ne Tirane.Sekretar Partie.Anetar Shembullor i Partise se Punes. Azem Hajdari meriton te gjitha meritat.Ai me verte ishte pak i nxituar edhe versulej si dem pa menduar pasojat por ishte nje antikomunist ideal.Ai shkonte neper uzina edhe shante partine kur berisha merrte flete lavderime per punen e mire te kryer ndaj partise.To tju vije turp nga vetja kur e verteta per Berishen te dali ne shesh.

  3. agbi says:

    Ja kush jemi ne shqiptaret .Lexo c’shkruan i pari , shiko komentin e te dytit dhe qegjo edhe pordhen e te tretit.

    1. Nentori i dyte says:

      …vjen (ti) i katerti dhe na e ben synetin, dmth. ua “ndreq” tre te pareve.

  4. billi says:

    sem kudra timun flet veq pervet ejo per shqiptar te kosoves rrnoft berisha

    1. More billi, nuk di te numerosh ti moj e lopes ? Taqkua te tha te dalesh i 8, qe te quanim i-teti ne bronz. E more Taqke cte ka gjetur me keta burazeret e kaukazit .

    2. Sem Luma says:

      O billi, pse mor po báhesh pilli , se eshte marre. Se helbete noshta t´nin e t´sheh najkush. E sa per Sali Leshin – nese don e ta ka qefi, mundesh edhe me ja majt koq… n´dore. ok!? (Edhe pse jam nga Prizreni, boll u munova me shkru si ti, po s´mujta…) Tung Tung dhe mos u merzit fort per Sali Salepin!!!

  5. Luani says:

    Thaçin nuk mund ta shpëtojë askush nga tradhtia dhe vrasjet e tij ndaj shqiptarëve të Kosovës: as miqtë e tij të ngushtë nga LDK, AAK dhe VV.

  6. misionari says:

    Thaçi e pranoi heqjen e fjales Republike”, pasi u kthye nga Tirana ku u puth me Sali Serbin…

  7. Djaloshi Kosovar says:

    Keni lexuar ju histori (Meleq) Kosovaret nuk jan Kosovar por jan SHQIPTAR por vetem jetojn edhe kan jetu ne Kosove edhe nje po ta them a e din ti qe ma shum Shqiptar jetojn jasht Shqiperis sesa mbrenda teritorit te Shqiperis edhe dihet mire qe ne vitin 1999 Shqiptaret e Kosoves kan luftu me mish e me shpirt e ti MELEQ keni shiqu TV-n se si vriten vellezerit e tu por edhe ndoshta nuk e din qe i ke vellezer qe jemi nje gjak apo ndoshta ke mentalitet Komunistit por nje po ta them pa Kosove nuk ka Shqiperi edhe pa Shqiperi nuk ka Kosove zgjohu burr prej gjumit se ski lloj kategorije njerzish nuk i duhen Kombi Shqiptar.
    Un posedoj pasaport te shtetit Kosoves por nuk e posedoj pasaporten e Shqiperis edhe pse jam 100% SHQIPTAR a mos duhet tashti un mose me dasht shtetin Shqiptar jo prkundrazi e admiroj edhe sa here me ipet mudesia e vizitoj sepse sa her shkoj ne Shqiperi ndiem si ne shpin time sepse eshte vendi im.

  8. Good 1 blog site proprietor accomplishment blog put up wonderful sharings in such a web site generally have exciting

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje