Zvarritja e reformave, Rama takim me trojkën e ambasadorëve

23 Shkurt 2012, 17:42Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, takoi sot tre ambasadorët e akredituar në Tiranë, atë të SHBA-së, BE-së dhe OSBE-së. Takimi ka pasur në fokus zvarritjen e reformës zgjedhore.

Kreu i misionit të Bashkimit Europian, Ettore Sequi, në prani të ambasadorëve Arvizu dhe Wollfarth ka deklaruar se duhet të përshpejtohet puna për përfundimin e një prej reformave më të rëndësishme në vend.
“Në nëntor ishte një marrëveshje për të arritur progres në reformën zgjedhore, reformën e procedurave parlamentare, ligjet që kërkojnë 3/5. Tani është koha e duhur për të nxitur vazhdimin e reformave. Ne jemi të gjithë të bindur për rrugën që duhet për integrimin evropian dhe është nevoja të përshpejtohen reformat”, tha Sequi.

Më herët, në një deklaratë për shtyp kreu i PS-së Edi Rama u shpreh i shqetësuar në lidhje me zvarritjen që po i bëhet reformës zgjedhore nga mazhoranca, ndërsa i bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë të mos lejojnë që kjo reformë të dështojë.

Sipas tij, kryeministri Berisha nëpërmjet zvarritjes së përfundimit të reformës zgjedhore kërkon të vjedhë zgjedhjet e ardhshme.

“Nesër do të jetë vonë për ta ndaluar përsëritjen e historisë së shkeljes së vullnetit të popullit sovran”, ka shtuar më herët Rama.

12 komente në “Zvarritja e reformave, Rama takim me trojkën e ambasadorëve”

  1. fak says:

    i ftoj komentuesit ta injorojne kete faqe;
    shqiperia digjet
    dhe ambasadoret & rama krihen..shame shame shame..

    1. galile says:

      Ftesa juaj nuk mirepritet.

      Lufte ne c’do front me te keqen. Lufte kunder vjedhjeve te paralajmeruara te zgjedhjeve 2013

      1. Poliksenos says:

        Për këtë qoftexhiun u ka bo me kërku që të shkarkohet nga trupi gjykues sepse ka konflikt interesi

  2. arta says:

    ka te drejte komentuesi se shqiperia digjet ata krihen

    kurse populli shqiptar le qe krihet por i fut dhe nje xhel

  3. luis says:

    Po o Rama ne ate krah flej ti se ata kane per ti zgjidhur problemet e tua.
    Luaj vendit e hidhu ne veprime konkrete se po ti hane persheshet perpara.
    Me siguri Arvizuja do jete duke i nisur rekomandime departamentit te shtetit amerikan se nuk po shohim nje mundesi te sigurte tek Edi Rama per te zevendesuar Berishen i cili e kerkon pushtetin dhurate nga ne.
    Deri tani kam qene ne krah tendin ne cdo veprim ndersa tani e ne vazhdim do jem kritik deri te shoh se do besh dicka persembari.

  4. Vlora says:

    na qenka kthyer qoftexhiu…………..

  5. tironci says:

    nuk rrezohen DIKTATURAT .me reforma e me vote ..
    ti voton por une numeroj thote KRIMINELI sali berisha ..
    POSHTE FASHIZMI berishian

  6. billi says:

    zgjohuni ore grekt e papadhimes shkatrrone shqiprin sikur ne 97 ju kini ikur perlesh njerz kafsh ishit injoranta te qelbur

  7. Vebiu says:

    Komenti me i sakte eshte i ketij Billit,si mjaftojne ketij kandri bemat e salomilloshevicit por ky cecen ofendon duke i qojtur te gjithe greker .O te puthte Janullatosi o kelysh i k/qenit te kombit qe tere jeten ke fjetur me koke ne kercu dhe nuk e di kujt i thone jastek,demokracia nuk eshte per hajdute dhe injorante o skllav i kanunit.Te me falin pjesemaresit e ketij katipor nuk duhen lene keta njeres te poshter qe ofendojne ate pjese te shendoshe te kombit qe luftojne per nje demokraci te vertete.

  8. MATJANI says:

    BRAVOOOOO EDOOO..KE BO GJON E DUHUR TANI AMERIKANI TAKO FATOSIN E I THOTE,mos caj byth se e rrejta at TRAPIN e socialisteve,PO KU STA KA SHKE…..Y DREQI DREQI TRUNIN MOR KARUC. PO PSE ME SOCIALISTET E SHQIPTARET E NDERSHEM TALLNI KOQET JU MOR TROJKA E KETIJ TIMIT, PO PSE SI KUJTONI JU SE POPULLI SJU KUPTON. AHHHHHHHHHHH MJER POPULLI SHQIPTAR QE SDI ME I DAL ZOT VETES DHE MA E KEQJA AS SE ARDHMES SE FEMIJVE TE TIJ. O ZOT ……TE LUTEM….NE ITALI NA SHFRYTEZON TALIANI NE SHQIPERI TROPOJANI….. O NAN PSE ME LINDE..QE TE SHOH FEMIJET E MI SE SI I TALL HALLKU….. OOOOOOOOOOOOO POPULL OOOOOOOOOOOOO COHUNI BRE BURRA SE NA MYTEN KALAMAJTE COHUNIIIIIIIIIIIIIIII…..JU SHQETESOVA EEEEEEEE…ME FALNI… FLINI…. ME FAL O BIR QE TE LINDA….ME FAL O ZOT PER KETE…TE SHPETOFT ZOTI BIR SE UNE SI SHQIPTAR NUK KAM AS TRU,AS ZEMER E AS PERGJEGJESI PRINDERORE…TE LUTEM ME FAL….O SALIIIIII JEPI BRE BUR JEPIIIIIIIIIIIIII

    1. Lala says:

      E ta lumsha more koqja i Mates.
      Tru derra keni qene dhe jeni. Me ate injorance qe ke gjithe jeten gomor me bajt dru ke me qene.

  9. an says:

    demkracia dhe shendeti ekonomik dhe politik i nje kombi varet thellesisht nga zgjdhje te drejta, te ndershme dhe me menaxhim te ndershem te tyre.

    aliu me 40 (mije) hajdute, ca nga te cilet vertitetn edhe ne kete faqe, nuk duam ndershmeri. luli dhe ali me te 40-et, kane marre rrugen e kusarise, antishqiptarizmit.

    para shqiptare, vetem zgjedhjet e ndershme garantojne te ardhme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje