Në ballë po na i fikin cigaret!

23 Shkurt 2012, 22:32Politika TEMA

Nga Bledi Mane- Public Enemy

facebook.com/bledi.mane

 

Gjergj Ndreca një ish i dënuar politik i mbetur rrugëve pa rrugëdalje në gjithë këtë zallamahi kombëtare, brenda dy ditësh përfundoi sërish në birucën numër dy të rajonit policor numër një sepse dhunoi për herë të dytë një qytetar.

Në fakt agresori Ndreca nuk i zgjedh dosido viktimat e tij, por pasi ua ka studiuar mirë e mirë biografitë, ua gjen një arsye të fortë para se tu gjuajë me shpulla e grushta.

I pari ishte politikani i karrierës së PD-së Ilir Rusmali ndërsa i dyti ish hetuesi tashmë avokati Agim Tirana.

Arsyet e atakimeve kanë qenë tepër të forta dhe sipas shpjegimeve të të arrestuarit, lidhen përgjithësisht me revanshin dhe hakmarrjen e akumuluar të vuajtjeve ndër dekada të Gjergj Ndrecës.

Ndërkohë sot dy miqtë e Ndrecës dëshmuan për gazetën e përditshme “Shekulli” se “Agim Tirana ka qenë ish-hetues në kohën kur Gjergji është dënuar për agjitacion e propagandë dhe ai u ka rrëfyer se  zoti Tirana e ka djegur me cigare në fytyrë gjatë hetimeve në periudhën e komunizmit”…

Shumë paska duruar shqiptari Ndreca. Më shumë se 30 vjet e ja ku shpërtheu tani. I dhunuar, i përçudnuar, i djegur, i përvëluar, pa bukë e pa liri priti si tigri i egërsuar prehën e tij. Nuk mund të priste më gjatë sepse djegiet me cigare në fytyrë ende i përcëllojnë por më tepër i përvëlon çburrërimi dhe poshtërimi.

Fytyra e Ndrecës nuk ka shumë ndryshim nga fytyrat e ne shqiptarëve më të rinj e më të ushqyer.

Ndreca mos të qahet sepse vetëm djegiet e cigareve të Agim Tiranës i janë shenjuar.

Ne, neve shqiptarëve të gjeneratës high-tech na fik çdo ditë në surrat cigaren e padrejtësive dhe pabarazive Sashenka dhe Shpresa e gjykatave, Iliri çintegruar i Integrimit, Jozefina e çparlamentarizuar  e parlamentarizmit, Vasili i sëmurë i mjekësisë, Nishani i antikrimit të krimosur, kopili hollandez i kryebashkisë, Arbeni antidroga i këqëzësë…

Ne durojmë dhe dhembjen dhe çburrërimin e përsëri falim, por nuk harrojmë. Do shpërthejmë edhe ne porsi Gjergj Ndreca.

Nuk ka rëndësi se ku (para apo mbrapa godinës së parlamentit), rëndësi ka kur dhe si…?

Toleranca jonë po ekzagjerohet. Uroj të mos lejojmë të na e kthejnë fytyrën në një taketuke gjigande ku fiken cigaret e molepsura të regjimit!!!

 

27 komente në “Në ballë po na i fikin cigaret!”

  1. LORA says:

    E shkelqyer! Sot me Gjergj Ndrecen eshte shumica e shqiptareve
    qe ,si ai,presin momentin e tyre.Eficenca eshte bashkimi me momentin e
    zotit Ndreca. Faleminderit Bledi,qe gjendesh ne thelbin e ndjeshmerise publike dhe behesh interpret i dhembshur i saj.

    1. Flutura says:

      Nga Fritz RADOVANI:

      O GJERGJ NDRECA, PO I SHEH SHERRIN ATIJ EMEN !..
      Në foto z. Gjergj Ndreca…

      Lexova një njoftim që nuk ka asgja intresant perveç turpit të Qeverisë Shqiptare… nuk po za me gojë as Presidentin as Kuvendin Popullor, se po më vjen turp prej vetes me u marrë me zyret e trashigimtarëve të “herojve të popullit” Ramiz Alisë e Haxhi Lleshit…
      Me 23 Shkurt 2012: “Avokati i njohur, Agim Tirana, ka bërë dje një kallëzim penal në Komisariatin Nr.1, ku akuzon një ish-të përndjekur politik, që sipas tij e ka goditur për shkak të detyrës…Avokati Agim Tirana, që u sulmua dje nga ish-i përndjekuri politik Gjergj Ndreca, aktualisht është një prej avokatëve më të njohur penal në kryeqytet. Por, për disa vite rresht ai ka qenë pjesë e organit qendror të akuzës, që në atë kohë ishte Drejtoria e Përgjithshme e Hetuesisë. Edhe pas rënies së komunizmit ai vazhdoi të qëndronte për disa kohë në këtë institucion, që tashmë ishte Prokuroria e Përgjithshme. Ndërsa pas vitit 1993, nga akuza kaloi në mbrojtje, duke u bërë avokat. Në vitin 1998 iu kthye sërish akuzës, duke u emëruar në Prokurorinë për Krime të Rënda, por jo për shumë kohë, duke vazhduar sërish profesionin e avokatit, që edhe mban aktualisht”… Besoj se këta pak rreshta flasin kjartë se çfarë po ngjet në Shqipni!
      Kam pershtypjen se z. Gjergj Ndreca nuk e ka të kjartë se mbas vitit 1992, dhe me“Kushtetuten e R.Sh” të vitit 1998, Ai ka fitue të drejten me u “burgosë” prap si në vitin 1975, nga po ata organe dhe po ata kriminelë që sherbenin në Drejtorinë e Pergjithshme të Hetuesisë së Shtetit komunist shqiptar…e prap ma vonë në Prokurorinë e Pergjithshme. Mbas vitit 1998 krimineli Agim Tirana, vertetë “avokat i njohur”, mbasi të pakten tre agjenta terroristë i kam njohë edhe unë nga fisi “Tirana”, që kanë sherbye në sigurimin e shtetit menjëherë mbas vitit 1944 dhe kanë marrë në qafë sa qytetarë të Nderuem, si bie fjala, Atdhetarin e Libohovës Trime, të Ndjerin Prof. Arshi Pipa, që gati u pushkatue…
      Gjergjit terroristi Agim Tirana, gjatë hetuesisë i ka fikë cigaren në ballë…
      Terroristët kanë edhe zyret e tyne tashti, kujdesen per viktimat e veta, madje afer Shoqatës së të Persekutuemëve Agim Tirana vazhdon herë hetues, herë prokuror, herë edhe avokat, dhe ka të drejtë me shkue nder kafe, ku të “perndjekunit” e dikurshem edhe e qerasin me kafe…wisky… e ndonjë zarf nën dorë per me nxjerrë ndonjë dokument që u duhet atyne për me u rregjistrue nder listat që kerkon me “shperblye Europa”…
      Sheshi“Skenderbeu” i Tiranës asht dëshmia e “demokracisë” që ka fitue Populli Shqiptar, mbasi aty çdo ditë mundesh me pa në kalim me truprojet e veta kryekriminelin e 68 vjetëve diktaturë komuniste, Aranit Çelen…Mendoni çfarë mund të ngjante në qytet të Berlinit me dalë tek porta e Brandenburgut perditë Kryetari i gjykatës i olokaustit të Hitlerit…E “çifutët” e sotem tue hjekë edhe kapelen republikë me pershndetë até…
      Arrestimi i z. Gjergj Ndreca asht një ngjarje vertetë prekse! Me pa në një Shtet të“lirë” tue u zgerdhi me viktimat e veta terroristët që të kanë masakrue…asht tmerr!
      Gjergji para pak ditësh goditi djalin e sekretarit të parë të Elbasanit…
      Gjergji tashti goditë edhe ish hetuesin e vet që në 1975 i ka fikë cigaren në ballë.
      Gjergji me siguri bjen me fjetë e nuk sheh fare TV Tiranën…
      Gjergji nuk sheh se “dr. prof..” e Tiranës po perpiqen me shue mitin e Heroit tonë
      Gjergj Kastrioti, tue u perpjekë me “korrigjue” historinë se ashtu do turqit…
      Gjergji nuk lexon asnjë gazetë perderisa nuk merr vesh se çka shkruejnë për At Gjergj Fishten “akademiket”tanë…
      Gjergj Ndreca, a kupton sa alergji u krijon “disa vëllezerve të gjakut” Emni yt ?

      O Gjergj Ndreca, ndrro emnin sa nuk i ke pa sherrin Atij Emni!…
      Diktatorët shpesh harrojnë se “Edhe durimi ka cak!”

      Melbourne, 24 shkurt 2012.

  2. dani says:

    Qenka kujtu shume shpejt Ndreca.Paska prit 22 vjet qe kur ka dale nga burgu….

    1. misionari says:

      E vonoi shpresa se Sali Megallomani do te vinte ne vend padrejtesite e ketij populli, por mashtruesi i Shekullit i shtoi edhe me keq. Çfare te prese me Gjergj Ndreca? Te prese Vdekjen qe po i troket ne zemer? Une nuk ta uroj ty fatin e zi te tij…

  3. emigranti says:

    I lumte dora Ndrecit ,o bledi po ketyre nuk do ti fiket cigarja ne balle po do marin plumbin ne koke

  4. fush-miloti says:

    ZOTI BLETI SAPO LEXOVA TITULLN E SHKRIMIT ME SHKOJ
    MENDJA TEK JUVE SE VETEM JU I KAPENI GJERAT KAQ BUKUR.
    BASHKE ME MERO BAZEN JENI SHTYLLA E INELEKTUALEVE
    NE SHQIPERI,JENI I MREKULLUSHEM,RESPEKTE.

  5. sorge says:

    Nuk eshte TRIMERI kjo qe ka bere ky Ndreca ish i persekutuar!!!Pasi i dhane Sali Berishes,ish komunistit EKSTREMIST,VOTAT PER 21 VJET ME RADHE DUKE E MBAJTUR NE PUSHTET,tani nuk durojne ,gjasme Agim Tiranat!!!Haaaa!!!Po keta ish hetuesit dhe kursante e PLEPAVE e bene DREJTESINE TONE LESH ARAPI!!!Ata i RRINE SUS BERISHES SE E QUAJNE ATE PADRON E JO LIGJIN!!!

    1. LORA says:

      Me vjen keq i nderuar Sorge!Dr.dhjeramani nuk eshte ne krethemeljen e Shqiperise ne keto 21 vjetet e fundit si i votuar.Perndryshe nuk kishte pse e vidhte dhe e perdhunonte hapur voten e shqiptareve.Keta te persekutuarit jane perdorur si pjese e alibse se “legjitimitetit” te pushtetit te kusareve.Me e rendesishmja qe duhet ta veme ne dukje,per te miren tone,dr.krimi eshte produkt i zullumit dhe kurverimit politik te socialisteve;edhe i paaftesise lemeritese te tyre per te mbrojtur besimin qe u kane dhene njerzit ne shumice.Po nuk i njohem keto te verteta nuk do mund te na shpetoje varja e kerrabes ne shpine te te persekutuarve.

  6. tomori i beratit says:

    VETEM NJE GJE ESHTE E SIGURT dhe te lartepermendurit duhet ta dine mire se :NESER DO TE PERGJIGJEN PERARA POPULLIT:SE shpejti.

  7. turi says:

    Bjeri mor te lumte dora
    Beja fora
    Jam me Ty si mish e thua
    Mos u tremb
    Se me ke MUA

    TE LUMTE DORA, OR MIK,O SHQIPTAR I VERTETE.
    Qendro i Forte ashru sic bere atehere ne diktature.Nuk do te jete e larget dita e clirimit,ajo dite qe enderuan te gjithe shqiptaret ne 91-shin.
    Ai grusht i GJERGJ NDRECES tregon qart se vazhdon e njejta dore kriminale qe drejton.Eshte ai grusht qe ky popul duhet tja jepte qysh ne 91-shin bishes se eger komuniste,POR ME MIRE VONE SE KURRE,SEPSE SOT ESHTE BINDUR EDHE ARVIZU,EDHE EUROPA SE DIKTATURA DHE DIKTATORET SHQIPTARE NUK NDRYSHOJNE.
    Sot nuk eshte riburgosur vetem nje ish i burgosur por I GJITHE POPULI I NDERSHEM SHQIPTAR.
    TE GJITHE DUHET TA NGREJME ZERIN DHE TE SOLIDARIZOHEMI ME KETE LUFTETAR TE LIRISE DHE TI TREGOJME VENDIN HIJENAVE TE POLITIKES SHQIPTARE QE PO NA E THITHIN GJAKUN PER DITE.
    JU MEDIAT NUK DUHET TE RESHTNI DUKE SENSIBILIZUAR TE GJITHE OPINIONIN SHQIPTAR PER KETE NGJARJE KAQ DOMETHENESE,NESE JU VRET PAK NDERGJEGJIA.
    Zoterinj, nuk flitet thjesht per nje te burgosur politik,POR BEHET FJALE PER CLIRIMIN TONE NGA NJE DIKTATURE E EGER E VESHUR ME PETKUN E DEMOKRACISE.
    NE duhet ti tregojme Amerikes dhe Europes qe ti thone ndal kesaj politike gangstere mafioze koruptive-kriminale,PERNDRYSHE DORA E FUQISHME E POPULIT QE VUAN PADREJTESISHT DO TE BJERE FUQISHEM MBI KETO MOSTRA,POR PERSE DUHET TE DERDHET AKOMA GJAK I PASTER SHQIPTARI.
    MJAFT ME, ME RICIKLIM PUSHTETESH TE KRIM-KORUPSIONIT.
    DITA KA ARDHUR,NE PERVEC PRANGAVE NUK KEMI SE CFARE TE HUMBASIM.

  8. fierak says:

    Jepi Bledi, ndizeni fitilin bashke me Meron, cdo dite, se ne dite te afert, do marri flake baruti qe rri ne fuxi prej kohesh.
    I lumte te dora Ndreces, dhe me e pakta eshte te organizojme nje tubim ne mbeshtetje te tij perpara policise. Organizimin e tij mos e prisni nga une, por do vij nese behet.

  9. Armend says:

    Gjergj Ndreca për President!

  10. pellumbi says:

    SHUME PERAMDORE TE ROMES KANE BERE LUFTRA TE MEDHA ,KANE PUSHTUA VENDE DHE KANE BERE PASURI .KANE PASUR RETH VETES USHTARE TE GARDES QE E RUANIN ME JETEN E TYRE ,POR NE MOMENTIN QE PERANDORI NUK DREJTONTE USHTRIN NE INTERESA E TE GJITHVE OSE KUR NUK I FUKSIONONTE ME TRURI NE QOFTESE NUK LARGOHEJ ME VULLNETIN E TIJ ATEHERE GARDA PERSONALE E TIJ E VRISTE,E VRISTE, E VRISTE.KA ARDHUR KOHA PER PERANDORIN E PARTISE “DEMOKRATIKE” DHE AI DO TE THOTE EDHE TI O BRUTTTT.

  11. Mojsi says:

    Faleminderit Z. Gjergj Ndreca dhe ju Z.Blendi,qe ta kuptojne se neperkembjen e popullit do ta paguajne te gjithe nje dite ,atehere kur ndoshta nuk e presin ,si krimineli agim tirana. Mos ky i fundit eshte djali i prokurorit ne kohen e diktatorit me emrin Mynir Tirana qe banonte tek rruga Hoxha Tahsim ?Dhe ai njihej per tortirues te te burgosurve.

  12. kosta says:

    …o i mjeri bledi o i mjeri. O grua llapaqene …nuk mund te besohet se sa intrigant i pashoq je o bled b…..Po si more i mjere kenaqesh nga keta njerez qe te lexojne e te thone …jepi bledi zjarrit , shfrytezoje momentin me te keq per te bere keq…TE LUMTE DORA, OR MIK,O SHQIPTAR I VERTETE…..po c’shiptar je ti o zi kur hap sy e veshe per te degjuar ndonje vrasje apo cdo gje te keqe ..per tu turrur e per te vjell pacavurlliqe…E shkelqyer..thote dikush tjeter per kete pacavure shkrim ( si gjithe shkrimet e tua ) Ne fakt duhet te jesh i lumtur me keta njerez qe lexojne me etje te madhe shkrimet e tua…Do te kisha shume deshire te ndeshkoheshe( duke mos te te lexuar nje dite askush..per kete ndeshkim e kam fjalen per kete reprezalje qe po i ben personalitetit te kujtdo e si te te doje ty shpirti i keq. Nuk te vejen turp more qe ti fare pjelle te kujdesesh e te te vij keq per cigaret ne ballin e atij te mjeri Gjergj…

    1. coronation says:

      Mire, shko futi i tas me pshesh me qumesht se t’hypi temperatura. Demek po te vjen keq ty per Ndrecen. Halli yt eshte vetem se t’u prek berishovici. SHkrimi do sdo ti, eshte plumb ne lule te mendjes te gjithe ju palacove qe e sollet dhe e mbani me njemije krime ne pushtet ate kafshe.

  13. Horri i bulevardit says:

    Aksidentalisht erdhi Enver Hoxha ne krye te pushtetit, aksidentalisht erdhi Sali Berisha ne krye te pushtetit.
    Enver Hoxhen e ndihmuan jugosllavet per interesat e vete, te qendronte ne krye te shtetit, Sali Berishen e ndihmuan per interesat e veta, ish PPSH-ja, per te qendruar ne krye te pushtetit.
    Por nje gje eshte e qarte, se Enver Hoxha, u perkrah nga pjesa e varfer dhe e persekutuar e rregjimeve te kaluara, gjithashtu edhe Sali Berisha, u perkrah nga te persekutuarit e rregjimit te kaluar.
    Enver Hoxha premtoi barazi per te gjithe dhe nje popull mbi 90% analfabet, skishte pse mos ti jepte voten dhe perkrahjen dhe gjithashtu Sali Berisha, premtoi per ish te persekutuarit, integri dhe dinjitet dhe keta skishin pse mos ta votonin.
    Enver Hoxha ja arriti qellimit, hoqi analfabetizmin, u ndertuan, por dhe vrau pa meshire, pikerisht ata qe e kishin perkrahur, per te forcuar pushtetin e tij.
    Kurse Sali Berisha, nuk realizoi asnje nga premtimet e dhena, nuk riktheu token qe ishte premtimi i tij i pare, nuk privatizoi ashtu sic duhet ne nje ekonomi kapitaliste, ja u mori prone pronareve dhe e shiti per interesa te familjes se tij, i la ish te perndjekurit kete rradhe me keq se Enver Hoxha, qe megjithese i kishte internuar, ja u jepte nje pune ne kooperative, per nje cop buke.
    Dhe ne sondazhin e gazetes Sot, Berisha mori me shume vota se Enveri, ne pyetjen se Kush i ka bre me dem Shqiperise dhe shqiptareve.
    Sot mbas 21-vjetesh, duhet te jemi te qarte dhe skemi pse te marrim yrrysh kot, duke bere si te revoltuar, revolta duhet te jete mbarepopullore, duhet shembur ky rregjim dhe shkaktaret e shkaterrimit te endres sone, duhet te pergjigjen para drejtesise, qe gjithashtu me renien e Sali Berishes, do te kete tjeter format.
    Veprime individuale, vetem sa vonojne revoltat popullore dhe zgjasin regjimet barbare.

    1. Ramy says:

      une nuk guxoj te krahesoj ENVERIN me salukun.

  14. hasani says:

    Po Radio Londra cfare ka thene? A do zbarkojne aleatet? Pirdhni se liroheni qe te gjithe. Gjergj Ndreca ka 22 vjet qe ka dale prej burgu dhe nuk i paska pare asnjehere ne rruge asnje nga keta persona!!!! Kush e ha kete??

  15. lora 1 says:

    Te lumte, Bledi , je nje shqiptar qe ngjall burrerine e cnderuar.
    Jemi kthyer ne taketuke ku na fiket te gjitheve cigarja ne fytyre ,po klonojme edhe taketuke te vogla, femijet tane brezi i ri i taketukeve te pushtetit.
    Faleminderit Bledi.

  16. BLED JE I SAKTE,bomb fare.E o cuna a e ka pa njeri VERONIKEN,ate qe ka alergji nga shkrimet e bledit,apo eshte semure se i kane ardh ato.Verka po qe se je semure vej edhe nje pale LINES te goja se te qeteson dhimjet.Jam ne merak per ty,boji te fala burrit tat MESILES.

  17. Manolaqis says:

    Nuk eshte rastesi qe ty Kosta te fillon emri me K dhe vazhdon me o….qe…..rrata i madh je!!!!!!!!

    1. LORA says:

      Rrofsh,se me shkrive se qeshuri!

  18. alfred says:

    Jam shkodran kam ba burg per 13 dhjetor 90 per rrezimin e komunizmit qe nuk rrezuam as nje mut se jan te njejtit tash 65 vjet,brravo Bledi Mane te lumt dora ta mbajm situaten ndezur se ishalla i del gjumi kti populli ty Gjergj ta puthsha doren duhet te cohemi te gjith si ti e t’ja u japim ketyre nga nje grusht duke filluar nga saliu.

  19. kot fare says:

    kot fare. o tema, e keni dhjere fare me kete Blendi delirantin qe botoni nje here po nje here jo. do humbisni lexuesit serioze keshtu. une jam nje nga ata. hajt me te miras

  20. Alban says:

    O popull REBEL, pse beni gjithmone thirrje per kryengritje ? A s`mund te shikoni njehere punen tuaj, biznesin tuaj dhe mos prisni nga qeverria. Populli shqiptar u mesua dembel nga Enveri qe i jepte buke e djathe sa me mbajt frymen gjalle.Ju qe jeni te pa kenaqur tani keni qene mire para se ta merrte Saliu dhe do te jeni mire prape kur te iki Saliu, prandaj pak durim, jeni mesuar te hani gjithmone nga shteti dhe jo nga shpatullat tuaja o popull i politizuar dhe qylaxhi.

  21. Te lumt dora o BLED MANE , , , Me se ralitet gjithcka qe shkrun . Hala qeverisin komunistat , hala qarkullojne spiunat , e fatkeqsisht jane te njejtit njerz qe kane tortur per 50vjet … Paturpsi e madhe , as varri mos i lasht ne te kta kafsh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje