Zgjedhje në Rusi... me skenar shqiptar (FOTO)

23 Shkurt 2012, 20:53Politika TEMA
Zgjedhje në Rusi... me skenar shqiptar (FOTO)

Nga Mustafa Nano

Pak minuta më parë, në radion BBC, po dëgjoja një raportim nga Moska lidhur me fushatën elektorale, që ka nisur. Gara është për postin e Presidentit, dhe kandidati për t’u mundur (në fakt, kandidati i pamundur që të mundet) është Vladimir Putin. Fjalimi që ky i fundit po mbante në një stadium të kryeqytetit rus të mbushur dingas me mbështetës të tij ishte bosh, pa asnjë ide, veç me fraza patetike; e megjithatë, stadiumi buçiste.

E si për ta bërë më familjare këtë situatë për një dëgjues si unë, gazetari i BBC-së kish intervistuar një numër pjesëmarrësish në atë tubim. Disa syresh e mbështesnin me gjithë zemër leader-in e tyre, por kish shumë të tjerë që pohonin se kish ardhur aty nga e keqja. Disa studentë që kishin ardhur nga jashtë Moskës tregonin se profesorët u kishin dhënë një sasi rublash në duar dhe u kishin thënë se do shkonin në Moskë për të marrë pjesë në një festival folku, dhe veç kur e kishin parë veten në stadium. Dikush thosh se punonte në metronë e Moskës, dhe kish ardhur i detyruar nga eprorët. Një mësuese thosh se nuk mund t’mos vinte, pasi humbiste vendin e punës. Etj, etj.

Jemi në Tiranë? Jo pra. Jemi në Moskë.

http://respublica.al/artikuj/2012/2/23/zgjedhje-ne-rusi-me-skenar-shqiptar

 

6 komente në “Zgjedhje në Rusi… me skenar shqiptar (FOTO)”

  1. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

    Nuk na interreson Rusia. Mustafa Nano keni humbur kohe me kete shkrim, shqiptaret e Berishes veprojne si Rusia, vari ate qe nuk mund ta them tani.

  2. mister x says:

    te gjithe sllavet njesoj jane, sali berishovic me shoke

  3. Claus says:

    U desh BBC-ja qe te marrin vesh keta si u bekan zgjedhjet ne Rusi?

    Para dy muajsh u zhvilluan zgjedhjet parlamentare dhe problemet ishin identike si ne zgjedhjet ne Shqiperi. Askush nuk i beri jehone. Nuk ju be jehone ne shtypin shqiptar edhe raportit te nje polaku si kryetar te delegacionit te vezhguesve te OSBE-se qe i ngriti zgjedhjet ne qiell si “te ndershme dhe te drejta”, si ne rastin e ketij dallkaukut tone Wohlfahrt. Vetem kur filmimet, vezhguesit ne baze dhe ankesat e komisioneve atehere u kujtuan te benin nje raport te forte kunder manipulimit te zgjedhjeve.

    Bile Putin u mburr si ky i yni se ne shume njesi elektorale votat u numeruan me skaner dhe nuk ka patur mundesi manipulimi, por nuk llogariten filmimet me celular ku nje njeri i vetem fuste ne skaner 4 a 5 flete votimi te mbushura qe me pare.

    Pjella te sistemeve komuniste, asgje tjeter. Te gjitha i bejne per te mabjtur pushtetin, asgje nuk i frenon. Problemi eshte se ajo OSBE ku kane hyre kazaker dhe uzbeker, moldave dhe ukrainas eshte kthyer ne nje organizate qe i ka ardhur koha te shkrihet.

    E dini qe ajo organizate para dy vjetesh vendosi zyren e saj ne Gjermani per vezhgim zgjedhjesh?

    Nuk e di c`mund te vezhgojne ne Gjermani. Fakt eshte qe shtetet-anetare paguajne kontributet e tyre te pervitshme per te mbajtur Grossrucker dhe ngrenesa kernackash si ky i yni ne Tirane i cili u kthye i kenaqur nga karnavalet e Rio-s.

  4. USA says:

    Saliu merr mesime nga Rusia dhe Serbia .dhe jo anasjelltas z.Nano..kjo eshte e qarte per shqiptaret …. mendoj ta rregullosh titullin e shkrimit..po te kishte aq tru maloku… shqiperia di ishte nje vend normal per te jetuar

  5. Edi Detroit says:

    Ruset jane populli me i duruar qe mund te ekzistoje,pothuajse nuk ka fare opozite, Putini ka 12 vjet rrjesht ne pushtet, dhe sipas gjasave do qendroje edhe nja 12 te tjera,si Stalini,,,popull i urte jo gjaknxehte si populli ” trim e gjakprishur grek”.

  6. Ramy says:

    mendoj qe ruset ne nje pjese te madhe jane te kenaqur nga putin
    putin ka bere shume per rusine.
    ky putini i yne ka bere shume per familjen e vet biologjike dhe politike
    per pushtet saluku fal pjese nga shqiperia
    putini vret cecenet qe duan te shkeputen nga rusia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje