Kjo është prova se jemi shumë më mirë se Gjermania!

24 Shkurt 2012, 11:41Politika TEMA

Gazeta më e madhe gjermane, Bild, raporton në mëngjes se çmimet e larta të karburanteve kanë shkaktuar viktimën e parë në Gjermani.

“Çdo ditë në Gjermani pranë pikave të karburantit shpërthen zemërimi. Çmimet e karburantit po kapin qiellin dhe kjo po u shkatërron nervat shoferëve. Por tani tërbimi për çmimin e benzinës ka shkaktuar një viktimë. Në Bavari një person pësoi infarkt e vdiq mu tek tabela e çmimeve. 73 vjeçari kishte shkuar për të furnizuar makinën e tij VW Phaeton kur pa çmimin e benzinës super 1.50 euro në tabelë. Por kur shkoi të paguante, i kërkuan 1.58 euro. Dhe pas i ulëriti shitësit, Mandred W. mbeti aty, mu buzë tabelës së çmimeve. I vdekur nga një infarkt në zemër,” shkruan Bild.

Shqipëria e Gjermania janë dy vendet me ekonomitë më të qëndrueshme në Europë. Por edhe pse çmimet e karburantit tek ne po prekin qiellin, nuk ka pasur asnjë viktimë. Një arsye më shumë për Berishën që të krenohet në mbledhjen e ardhshme të qeverisë.

Meqë jemi tek kjo temë, numri i makinave në rrugët e Shqipërisë është reduktuar ndjeshëm pas rritjes së çmimeve të karburantit. Por viktima nuk ka pasur. Falë Zotit.

17 komente në “Kjo është prova se jemi shumë më mirë se Gjermania!”

  1. odiseu says:

    hahaha sa kam qesh.. jemi te lumtur se e dime qe ja kalojme gjermanit ne numer viktimash….(lexojeni si te doni hahah)

    1. Albogentivlora says:

      Per 50 vjet u genjyem se ne ishim me te miret dhe me te lumturit ne bote. Ne Amerike njerezit vdisnin per buke ndersa ne jetonim me mire se atje. Sot eshte i njejti avaz. Me te njejtin mentalitet po drejton edhe Saliu kur thote se ne jemi njelloj si Gjermania. Komunizmi nuk u rrezua asnjehere ne Shqiperi. Ai jeton dhe do te jetoje perderisa te jete Sali Bashar Ahmadinexhad Saleh Gaddaf Berisha.

  2. salistalin says:

    Hahahaha, a ca ja keni futur kot. Ai qe ka VW Phaeton nuk e can sumen per benzine, se i ka bere llogarite me pare.
    Nuk jane si ne shqiperi qe bejne xhiro me Mercedes ML apo VW Tuareg dhe kerkojne borxh per ti hedhur nafte.

    1. skelari migrues says:

      Besoj se e ka kapur inati jo me cmimin e larte… por qe e genjyen… kjo te dhemb me shume, kur je qenie me dinjitet!

      1. salistalin says:

        100% ajo duhet te jete

        1. Jo bre burazer, Shitesi i tha ; Po nuk te pelqeu shko ne shqiperi dhe Plaku nga gezimi i ra infarkt. degjoni Taqken

          1. salistalin says:

            Jo bre kardasi mou Taqke Shellira, i tha, “halbe deines gelds schikken wir nach grichenland, alter” dhe plaku mendoi se do ti merrje ti me zorraxhinjte grekofile.

            1. Salistalin, ”Taqkua” alias, cun tirone me banim ne gjeneve iken i kenaqur nga forumi. Duhet te qeshim pak sepse jeta ne shqiperi eshte e trishtuar. Nejse pata gezimin te bej shaka me ty dhe ”cironken”.
              Edin qe e respektoj gjithashtu. Vura re ne forum qe sulmonit emrat e krishtere duke i quajtur grek, disa do me thuash, po por kjo ishte arsyeja qe vura nickname Taqo dhemballa dhe pashe qe njerez me nickname Odise quajne Taqon grek !!!!! ade burazer ade, si mendon ti moj Stalinke ?
              Injoranca nuk ka bri.
              Mali me malin nuk takohet ku i dihet ndonje dite mund ta pime nje birre bashke, jo pa kernacka aha jo se kemi cironken ahahah gjithe te mirat vellezer shqiptare dhe rroft shqiperia pa tradhtare. bye Salistalin ( moj Stalinke) per here te fundit ahahhahaha

              1. endri says:

                Taqke mo, po si e ke emrin e vertete mo, se gjene edhe njihemi se edhe une kam qene ne Gjeneve?

                Jo per gje po se si me duket ky forumi po ty, o me marre malli shume bre byrazer.

                Pershendetje

              2. salistalin says:

                Une nuk e di kush je ti Taqka apo ndonje tjeter, po ne nuk merremi me ortodokset krishteret po me ata qe hiqen si grekofile dhe quajne shqiptaret turq. Ata qe jane aq koqe sa kur shajne turqit kujtojne se shajne njekohesisht dhe shqiptaret.

              3. Edi Detroit says:

                Taqke,po ku shkon o tu mbyllte,e bre Stalinsali na e perzure Taqken,po Jo bre Taqke se nuk te thote njeri grek nga emri I krishter mor djale,pastaj korcarcen e qaje,po njerzia ketu nxehej se ti I mbanje anen atij grekut bre djalke,po mua mu rriten dhe cironkat bre,po me ke te fjalosesh, ketu tani me Turgobythen apo me kapterrin,megjithate te uroj vertet, gjithe te mirat.Ua na iku dhe Taqka bre,,

                1. salistalin says:

                  Jo bre Edke nuk e ndoqa une Taken. Taqka ka humor bre na mbate me te qeshur. Me duket se shaka ben bre se nuk iken vertet.
                  Sidoqofte pac fat bre Taqke kudo qe te shkosh

          2. Ton says:

            Taqke, nuk i thane po nuk te pelqeu ik ne Shqiperi. I thane: ku kujton se je ketu ti, ne Shqiperi!,

  3. ismeti says:

    shqipria ekonomi e qendrushme po me trego pos llazaratit edhe gomonev te deputetve te sales bashk me ilir meten ku tjeter

  4. Ramy says:

    ky 73 vjecari bertiti sa i pushoi zemra per arsyen e genjeshtres. .Shkruan 1.50 euro dhe te mer 1.58 euro per liter.
    sa per ate qe jemi dy ekonomite e qendrushme ne europe,gjermanet jane te paret nga kreu ne jemi te paret nga fundi.

  5. beso says:

    ne Itali nje liter benzine ka shkuar 1.80 euro.Kushtojne me pak ilaçet e zemres!Une kam thene qe Tirana eshte boll per nje biçiklete.Nga Kombinati per Kinostudio e ben per 20 minuta me biçiklete;me makine do gjysem ore.A,do thoni ju po tangerliku?Epo qejfi ha kumbulla!

  6. dane dyfeku says:

    bravo Ramy,qenke i squt {ngjake me veshgjatin }.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje