PD: Opozita po na provokon që të bllokojë reformën

24 Shkurt 2012, 18:06Politika TEMA

Një ditë pas debateve në seancën parlamentare për çështjen e bllokimit të reformave, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike. Deputeti Jemin Gjana tha se ka dalë para medias për t’ju përgjigjur sipas tij atyre çka i cilësoi sjellje provokuese me qëllim dhe prapavijë bllokimin e punës në grupin e punës të reformës parlamentare, nga kolegët përfaqësues të opozitës në këtë grup pune.

Provokime dhe natyrë bllokuese, të cilat vijnë si rezultat i risjelljes në tryezë të grupit të punës të amendamenteve të propozuara prej tyre që në shtatorin e vitit të shkuar. Propozime dhe amendime të cilat i ka rrëzuar marrëveshja e nëntorit të  vitit 2011. Argumenteve dhe përgjigjeve tona ndaj këtyre amendamenteve nuk i është dhënë përgjigje që nga 28 janari. Është heshtur nga pjesa e përfaqësuesve të opozitës dhe jo vetëm që nuk është reaguar, por edhe janë sjellë pretendime të ndryshme për pamundësinë për tu ulur dhe për të diskutuar në grupin e punës. Ndërkohë në mënyrë krejt të njëanshme është kaluar edhe në mediatizimin e çështjes me qëllim prishjen e frymës së konsensusit”, theksoi Gjana.

Në thelb argumentet tona kundërshtuese, tha ai,  bazohen në frymën e marrëveshjes të nënshkruar prej dy palëve në 14 nëntor të vitit të shkuar.  “Marrëveshje, e cila për reformën parlamentare ka patur dakordësinë se nuk mund të ketë amendamente të cilat vijnë dhe janë në thyerje të Kushtetutës së vendit. Nuk mund të  ketë amendamente të cilat janë në thyerje të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Nuk mund të  ketë amendamente të cilat nuk janë në koherencë  vetëm me një rregullore, dhe ajo është rregullorja e Parlamentit Europian. Më konkretisht është provokuar me qëllim për ta penguar, bllokuar, punën në grupin e punës. Duke i’u rikthyer kërkesës për votim të fshehtë të dekreteve që kanë të bëjnë me emërimet në sistemin Gjyqësor, kërkesë e cila vjen në kundërshtim me Kushtetutën, me interpretimet e Gjykatës Kushtetuese sepse siç është tashmë e njohur dekretet për emërimin e Kryeministrit, të 15 ministrave, votimi i raporteve e për pasojë dhe votimi i dekreteve, të cilat nuk janë votim për emrin, por janë votim dekretesh të Presidentit për emërimet në Gjyqësor”, sqaroi Gjana.

Në mënyrë  provokuese, vijoi ai, kërkohet me këto amendamente dhe prapavija është gjithmonë për ta bllokuar punën kur kërkohet që Kuvendit të Shqipërisë ti hiqet mundësia për të gjykuar mbi meritën e kandidaturave që propozohen për në sistemin Gjyqësor. “Nuk besoj se ka gjë më të rëndësishme sesa gjykimi mbi meritën e kandidateve nga institucioni i Kuvendit të Shqipërisë, i cili është institucioni që merr vendimin përfundimtar për emërimin e tyre, sesa të gjykojë për meritën e atyre që dërgohen në sistemin gjyqësor, një ndër sistemet më problematike në Shqipëri. Provokohet qëllimshëm duke sjellë amendamente që marrin në mbrojtje dhe nuk lejojnë penalizmin për ata deputete që zaptojnë në mënyrë të dhunshme foltoren e Kuvendit. Shqiptarët e kanë patur rastin të provojnë se çka ndodhur në këto raste. Propozohet thjesht për të bllokuar diskutimet, rivendosja në rendin e ditës të çdo seance plenare, në fillim të saj, diskutimi i lirë 60 minutësh. Ndërkohë që kalimi i kësaj çështjeje në fund të rendit të ditës është vlerësuar pozitivisht në Progres Raportin e Brukselit për vitin 2011

Provokohet duke sjellë dhe risjellë propozimin dhe amendimin që Kryeministrit dhe ministrave t’iu kufizohet koha e diskutimit në Kuvend”, tha Gjana.

8 komente në “PD: Opozita po na provokon që të bllokojë reformën”

  1. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

    Reformat nuk mund te behen sipas filozofise Berishjane, opozita po provokohet nga ju te PD-se.

    1. Vlora says:

      me deshiren e mire qe keni ju,, per te mos bllokuar reformen ,,,i plotesoni ato kerkesa te opozites dhe keshtu zgjidhet edhe problemi qe (ata) kane per ta bllokuar kete reforme.

  2. usa men says:

    Nje armiqsi e tejskajshme vihet re 4 vitet e fundit midis pd dhe ps.As midis izraeliteve dhe palestinezeve nuk shihet nje gje e tille.Biles as
    midis sekteve shitte dhe sunny ne Irak.Kjo tregon se “parajsa demokratike”
    e instaluar nga shba dhe be ne shqiperi jo vetem qe ka deshtuar por eshte kthyer ne nje rrezik per shkaterrimin perfundimtar te kombit shqiptar.
    Vetem largimi i berishes,formimi i nje qeverie teknike dhe pastaj votim te rregullta eshte zgjidhje reale.Ky eshte nje borxh qe dipllomacia amerikane
    i ka shqiperise nga viti 1991 kur filiserbet berishe dhe rajerson “kryqezuan”bashke me diktaturen dhe shtetin shqiptar qe nuk egziston as sot e kesaj dite..

  3. ilir says:

    PD ka te drejte, keta te opozites jane maskarenj, gjithnje provokojne. E di si eshte puna??? Ju te PD-se, mos ua varni fare ketyre te opozites per reformen zgjedhore, vetem zbatoni ato qe kerkojne nderkombetaret, OSBE-ODIHR per kete reforme. Kaq beni ju dhe le te sabotojne keta legenat e opozites. Apo mos valle ju sabotojne edhe keta nderkonbetaret?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  4. ologi says:

    ps ja fut kot , spse akoma skemi ndonje propozim dhe dalin dhe thojne qe pd po bllokon reformen , pd ka te drejt ne kete rast , pastaj qdo bisht i ps , qdo vones eshte ne leverdi te pd , do shkojn ne limitet e kohes , sdo bejne ndonje gje dhe do shkojm ne zgjedhje keshtu , keshtu qe sala eshte dhe do mbetet ne pozit per sa kohe qe edi te jet kryetar i ps , sales i buzeqesh fati , ai e beri shqiperin prone te tij kush ta ndaloj edi , ha ha ha ,

  5. Heron says:

    He mo papagall i saliu dje keto Cna del e ti na gervisht veshet me te njejten kenge sorre!

  6. Treviso says:

    Kerkoj nje pergjigje nga simpatizantet e P.D.:Pse partia Demokratike ben gjithmon zjedhje te hapura, kur ne gjithe boten votimi behet i fshehur.

  7. tironci says:

    PD=PARTI DIKTATORIALE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje