Propozimi: Assad të mërgojë në Rusi

24 Shkurt 2012, 20:08Politika TEMA

Një aleancë e gjerë ndërkombëtare është mbledhur në Tunizi për të diskutuar për opsionet që mund të sjellin ndalimin e gjakderdhjes në Siri. Një grup kontakti me më shumë se 60 shtete dhe organizata ndërkombëtare po diskuton nga e premtja në lidhje me këtë çështje. Perëndimi kërcënon me sanksione të reja, sauditët kërkojnë që të armatoset opozita në Siri, kurse presidenti i Tunizisë ka një propozim ndryshe. Sipas Moncef Marzouki, Assad duhet të lejohet të ikë në Rusi, ku do fitojë azil politik. Sipas tij, kjo është zgjidhja më e mirë në vend të ndërhyrjes ushtarake. Presidenti Marzouki thotë se kjo funksionoi në rastin e Jemenit, kur presidenti Saleh fitoi imunitet dhe u largua nga vendi. Në një rast të ngjashëm, në Siri pushtetin do e marrë zëvendëspresidenti dhe Assad bashkë me familjen do shkojë në Rusi. Pas këtij propozimi shumë shtete të Gjirit janë shprehur dakord. Ajo që ka rënë në sy në konferencë është se arabët janë treguar më të ashpër. Ministri i jashtëm saudit thotë se vëmendja nuk duhet përqendruar vetëm tek ndërhyrja humanitare, por duhet armatosur opozita. Kurse ministri i Jashtëm i Katarit thotë se në Siri duhet dërguar një trupë paqeje. Disa përkrahës të Assad tentuan të prishin konferencën duke protestuar jashtë hotelit. Kurse Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton tha se Assad do paguajë një çmim të shtrenjtë në rast se vijon të injorojë vullnetin e komunitetit ndërkombëtar. Në konferencë ishte e pranishme edhe opozita siriane, e cila ngjashëm me atë libiane quhet Këshilli Kombëtar Sirian. Ata janë quajtur si përfaqësues legjitimë të sirianëve që kërkojnë ndryshim.

9 komente në “Propozimi: Assad të mërgojë në Rusi”

  1. Bekimi says:

    Jam kureshtar të di se sa do të kujdesej Hillary për armatosjen e kundërshtarëve të Saliut.
    Që i bie pothuajse i gjithë populli, me përjashtim të bythlëpirësve të tij.

  2. Treviso says:

    O Bekim mos vdeksh kurre.
    Fjala jote eshte ligj i firmos nga gjithe shqiptaret.

  3. genti says:

    Bekim…. ne USA punet behen me qetesi dhe pjekuri jo ashtu si mendon ti…

  4. Shkupi says:

    Punet e mira behen me vote.

    1. ed says:

      ponet e mira behen me vote andersa ato me te mirat i ben ai qe NUMURON voten !

  5. tironci says:

    e cfare nderyshimi ka assad nga sali mostra qe drejton SHQIPERINE ..
    POSHTE FASHIZMI berishian

  6. gallata says:

    Mos mer se ne po mendonim te dergonim kte tonin ne Siri!-PO ky po hikka per vete ne Rusi, le ta mare edhe Salen e te bojn nji treshe me Putinin.

  7. jola says:

    Pse drejtesi eshte kjo,nje cope manjak vret e pret popullin dhe pastaj ja hedh me nje azil politik kazusi Jemen po ben shume dem ne kete bote rrumpalle!!

  8. Ardiani says:

    Perrallat Mediatike qe na tregojne mbi Sirine!Kujdes kur zgjedh se kujt ti besosh…
    http://edi-shqiperia.blogspot.com/2012/02/perrallat-mediatike-qe-na-tregojne-mbi.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje