Mustafai: S’besoj se jemi rrënuar deri aty, sa të thërrasim Nanon e Topallin në Presidencë

25 Shkurt 2012, 00:30Politika TEMA
Mustafai: S’besoj se jemi rrënuar deri aty, sa të thërrasim

Nga Skënder Minxhozi

Politikani i njohur, ish-ministri i jashtëm Besnik Mustafaj, i ka dhënë një intervistë  revistës Java, e cila botohet nesër e plotë në numrin e saj të rradhës. Mes të tjerash, zoti Mustafaj komenton aty edhe kandidaturat që janë shfaqur deri tani për postin e kreut të shtetit. I pyetur për Nanon e Topallin, si kandidatë për kryetar shteti, Mustafaj jep këtë përgjigje:

“Nuk më duken njëra as tjetra zgjidhje e qëndrueshme. Nano u largua nga politika përmes humbjes së zgjedhjeve në qershor 2005. Mënyra  si e mbajti ai përgjegjësinë para partisë së vet në radhë të parë, e mandej para kombit, përbën një kontribut më vete nga ana e tij në pjekurinë e politikës shqiptare. Në asnjë vend demokratik nuk riciklohen personalitete të tilla, pavarësisht moshës së tyre. I rikthyer si kryetar shteti, ai moralisht do të kishte tashmë ato cene që kimikisht ka një mall i ricikluar. Nuk besoj se elitat shqiptare janë rrënuar  në atë masë sa kombi të thërriste në ndihmë Nanon. Gjithsesi, jam i bindur se zgjedhja e Nanos në krye të shtetit i shërben vetëm Berishës personalisht,  lidhur me zgjedhjet e vitit 2013. Por do të ishte krejtësisht në kundërshtim me interesat programore të Partisë Demokratike dhe do e dëmtonte rëndë rrezatimin moral të antarësisë demokrate mbi pjesën tjetër të shoqërisë.

 

Ndërsa hipoteza Topalli përputhet me tepri me kallëpin që Berisha  ka tashmë për njeriun në Presidencën e Republikës. Si veteran i Partisë Demokratike do të thosha se delegimi i Topallit në krye të shtetit do i dëmtonte po ashtu rëndë interesat programore të vetë Partisë Demokratike. Nisur nga cilësitë intelektuale të Zonjës Topalli, emërimi i saj “atje lart” do të shprehte para shqiptarëve një nënvleftësim të palavdishëm nga ne, demokratët, për vetë shtetin. Por është dhe aspekti i integritetit të saj moral. Emërimi i dhëndrrit të saj nga një ambasadë në tjetrën duke ndjekur të bijën ku shkon për të studiuar, është një simptomë shumë e rrezikshme. Fjala është për një djalosh që nuk ka asnjë lidhje me diplomacinë. Atij i jepen çelësat  e një zyre të rëndësishme me një rrogë të mirë vetëm që vajza e Jozefinës të bëjë jetë studenti nëpër apartamente luksoze, të ketë veturë dhe privilegje të tjera. Për abuzime shumë më të vogla me pushtetin, Presidenti i Gjermanisë dha dorëheqjen para pak ditësh, duke i kërkuar madje  ndjesë kombit pse me sjelljen e vet e kishte njollosur institucionin e kryetarit të shtetit.”

 

I pyetur nga Java për diplomacinë  aktuale, Mustafai vë në dukje se ajo paraqet disa anomali të pakuptueshme në një sistem normal të politikës së jashtme. Duke folur daljet jashtë të krerëve të institucioneve, Mustafaj shprehet: “Vizitat e Zonjës Topalli, qoftë në Lindje e qoftë në Perëndim, nuk kanë asnjë ndikim në procesin e veprimtarisë diplomatike të shtetit tonë. Ato mendoj se thjesht tregojnë se Kryetarja ka kohë me bollëk dhe nuk ka skrupuj në përdorimin e buxhetit të Kuvendit. Në sajë të internetit, sot mund të bëhen lehtësisht krahasime me homologët e saj të vendeve të tjera. Rasti “Topalli” është unik. Ajo që quhet diplomaci parlamentare kudo në botën e lirë e demokratike zhvillohet nga komisionet për politikë të jashtme, nga delegacionet parlamentare pranë asambleve parlamentare të organizatave ndërkombëtare si dhe grupet parlamentare të miqësisë me vendet  e ndryshme. Këtu te ne të gjitha këto misione i ka marrë për vete ekskluzivisht Zonja Topalli thjesht se i pëlqen të udhëtojë,  jo se e kryen dot punën e kolegëve të vet të rangut më të ulët.

 

Për aktivitetin e kryeministrit mendoj se arsyetimi duhet bërë ndryshe.  Shqipëria ka dalë  përfundimisht nga izolimi, por nuk e ka kapërcyer ende mirë   “harrimin” nga pjesa më e madhe e botës për gjysmë shekulli. Rrjedhimisht, vendi ynë vazhdon të jetë në një dinamikë zgjerimi dhe intensifikimi të marrëdhënieve  diplomatike, ekonomike dhe kulturore me shumë vende të botës. Dhe më duket e natyrshme që figurat qendrore  të qeverisë të zhvillojnë vizita në këto vende.

 

Por nuk duhet harruar se ne jemi Republikë Parlamentare, ku kryeministri ka një status shumë të ngjashëm me atë të kancelarit të Gjermani. Kjo do të thotë se udhëtimet e tij jashtë zhvillohen vetëm në rastet e rëndësisë së veçantë si dhe për të marrë pjesë në samite. Vizitat  e punës kryhen doemos nga ministri i jashtëm, ai i ekonomisë, ai i kulturës dhe antarët e  tjerë të kabinetit. Për t’u kthyer konkretisht te pyetja juaj: udhëtimet  e Berishës drejt vendeve si ato që përmendët ju, janë shprehje e protagonizmit të tij të papërmbajtur. Në këto vizita ai kryen zakonisht një punë që do e përmbushte më së miri një zëvendësministër. Pse nuk ka  edhe në Perëndim  vizita të tilla? Nuk ka sepse bisedimet rutinore me këto vende janë përmbyllur prej vitesh. Berisha nuk është në gjendje ta kuptojë vetë dëmin që i bën në radhë të parë vetes, por edhe imazhit të qeverisë kur merr vetë rrugën  për të shkuar në seminarin e një dhome tregtie apo të një shoqate tjetër në Milano, në Toronto apo diku tjetër. Është në detyrën e ministrit të jashtëm t’ia bëjë të qartë.”

 

 

 

45 komente në “Mustafai: S’besoj se jemi rrënuar deri aty, sa të thërrasim Nanon e Topallin në Presidencë”

  1. agbi says:

    Kam pershtypjen se do dhembin keto ” shpulla ” qe ka leshuar Mustafai per kreret e bandes se P.D-es.

    1. armand says:

      Dyshoj ne “dhembjen” qe mund te shkaktojne keto “shpulla” te kreret e PD-se.Ky do te fitoj kredibilitet politik me keto qe nxjerr nga goja.E kam thene me kohe dhe e perseris se te gjithe keta politikan te ricikluar veprojne dhe flasin sipas nje skenari te pergatitur ne zyrat e KQ te PPSH para 22 vjetesh.Nuk mund te kete kurre demokraci te vertete pa u hapur dhe demaskuar te gjithe spiunet e ish sigurimit te shtetit.E kaluara e ketyre plehrave eshte gjithe hije.Prandaj mos u “gezoni” dhe mos u nxitoni te kendoni kengen e fitores.Mos harroni se Kolona e Peste s’ka dale akoma ne skene.Gjithe kjo “balte” qe keta ish “demokrate” po hedhin mbi Berishen kane per ta bere kete te fundit te padukshem nga drejtesia shqiptare ne te ardhmen.

  2. Va..Ka. says:

    Me duket e pabesueshme qe nje tropojan po kritikon tropojanin tjeter,do ndryshoj mendim per tropojanet megjithse salen e godet shume me bute se dy te tjeret

    1. EH !TE ISHIN TE GJITHE TROPOJANET SI Z.MUSTAFAJ.I BEN NDER VETES DHE VENDIT NGA KA ARDHUR ME INTELEKTIN QE KA .SI DUKET NUK KA LIDHJE ME KAZAKISTANET E VENDOSUR PREJ SHEKUJ NE TROPOJE.

  3. Adi says:

    Po nuk po e propozon PD-ja more Besnik! Mos ke hall të bëhesh vetë president? Pse jo, nëse është dakord PD.

    1. tani says:

      As PS nuk po e propozon. Ai ka deshire te behet vete.

  4. Barjam Curri says:

    Sic po duken bathet Saliu do kete fatin familjar te Cadafit.

  5. pesimisti says:

    Z. Mustafaj a ja keni vene ju ne dijeni kur ishit minister i jashtem apo edhe mik i berishes se ai vizita neper shoqata te tilla ka bere gjithmone. Apo atehere ju dukeshin mire.

    1. Robi says:

      Pikerisht per te tilla gjera z.Mustafai dha doreheqjen nga minister i jashtem ,or Pesimist.Sepse psikopati i vicidolit donte dhe do t’i beje te gjitha;minister i jashtem,i brendshem i ekonomise(jemi te paret ne bote,apo jo?),shkencetar,historian,gangster,kriminel,tradhetar i interesave kombetare,etj.Me nje fjale nje njeri,me te cilin,vendi yne ka patur vetem regres.Per kete aresye une them se z. Mustafai eshe nje politikan me integritet e jo si ata lanxhot deputete te P.D.qe i mbajne ison Berishes,per te lepire nje kocke.

      1. Tironci Lugano says:

        Robi
        Ky Mustafaj eshte nje ish i ricikluar nga Berisha.E beri Ambasdor deputet Minister te Jashtem si dhe ne vitin 98 kandidat per Bashkine e Tirane kur kishte kandidat te tjere.Se cfare lidhje ka ky person me Tiranen vetem Berisha dhe ky imoral mund te na e thone.Sot pasi eshte pasuruar duke pasur(nuk ka nevoje te thuhet se si) gjysmen e aksioneve te INSING na del e na derdellit e ben te zgjuarin.Sic duket pasuria te ben dhe te zgjuar.Ku ishte dri dje ky apo thjeshte gezonte favoret qe te permenda me lart?Ftkeqesisht me njerez si ky eshte e mbushur poplitika Shqiptare
        pershendetje

      2. analist says:

        Dha vertet doreheqjen si minister ky Mustafa (jo Mustafai si shkruhet rendom) por si pule e lagur dhe asnjehere nuk ja mbajti goja nje fjale kunder Berishes;perkundrazi,mundohet te jete sa me i bute dhe i pranueshem per te me shpresen e nje meshire berishiane me synim riciklomin e Mustafes brenda PD.Po me sa duket Berisha as ja var fare ketij kaqoli qe kaq gje nuk do qe ta marri vesh!

  6. ALBAN DEGA says:

    REPUBLIKA E MAMUTHO- KORRUPSIONIT BERISHA- NANO… LARG QOFTE !

    – A mos ka ardhe koha ti nderrojme emrin shtetit shqiptar

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Fatos Nano- kandidat jo vetem i Berishes, por edhe i Rames, Metes … per President, per cka u testua edhe nga ambasadori i SHBA-se ne Tirane Aleksander Arvizu ne provimin treoresh ne nje kafene te Tiranes.
    Nuk kane ku te gjejne kandidat me te korruptuar pervec Berishes e klanit te tij per President te Shqiperise.
    Fatos Nano- President me i korruptuar i mundshem!
    Sali Berisha- Kryeminister- Padrinoja i ” Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit”, sic ka shkruar “The New YorkTimes”.
    Mamuthi i korrupsionit, sic e ka cilesuar me dhjetra here Sali Berisha Fatos Nanon deri edhe nga tribuna e Kuvendit te Shqiperise dhe klani i tij i sterkorruptuar doli shume me i dobet, mbeti ne klase perballe megakusarise se votave, megaplackitjes se Shqiperise nga klani i Padrinos se Vicidolit.
    Asnje prej gangstereve te korrupsionit te Nanos jo vetem nuk u ndeshkua, por as iu prek qimja e flokut pasi Padrinoja Berisha mori pushtetin qe do te pillte miliona per mamuthet e rinj te korrupsionit. Pjese kjo e marreveshjeve okulte tipike mafioze Nano- Berisha.
    Asnje minister, zevendesminister apo zyrtar i Nanos as nuk u hetua fare per te mos folur per perballje me drejtesine, duke krijuar rrethin e mbyllur vicioz Berisha- Nano, Nano- Berisha te mamutho- korrupsionit .
    Ata i kane dhene vetvetes dhe kusareve te tyre te pangopur jo vetem me imunitet, por edhe me impunitet ( pandeshkueshmeri ) te garantuar sa te jene ne skenen e ne krye te politikes shqiptare te dy krye- mamuthet e korrupsionit dhe kusarise antishqiptare .
    Nje skeme tipike mafioze perballe te ciles, Mafia siciliane do te dukej nje loje kalamajsh, apo nje bande fshati .
    Mjere Shqiperia ne duart e kujt ka rene!
    Do te ishte me mire qe ti nderrohej emri Shqiperise. Ti vihej emri Republika e Mamutho- Korrupsionit Berisha- Nano ose Nano- Berisha!
    Vajtoni shqiptare, vajtoni! Vajtoni ose kendoni…
    Cdo popull ka qeverine qe meriton, ka thene Abraham Linkolni
    Cdo popull ka aq liri e demokraci e liri, aq begati e lumturi sa c’lufton e sa c’ sakrifikon per to !
    Qeveri me vota te vjedhura!
    Kuvend me vota te plackitura!
    President krye- hajdut i sterkorruptuar, Fatos Nano- mamuth i korrupsionit pothuajse po aq sa Berisha e ceta e tij e gangstereve , e kusareve dhe vrastareve te Berishes me votat e votave te vjedhura te Berishes dhe Kuvendit!
    A mos ka ardhe koha ti nderrojme emrin shtetit shqiptar ne kete njeqintvjetor te pavaresise! Republika e Shqiperise , sic duket ne korrik e mbrapa do te duhej te quhej Republika e Mamutho- Korrupsionit Berisha- Nano ose Nano- Berisha !
    Larg qofte !

  7. onni says:

    NJE nga figurat me te pastra qe i ka ngel pd….ky eshte BESNIK MUSTAFAJ dhe vizioni i tij politik eshte 20 vjet para SALIUT APO TOPALLIT…..urime per aventuren e re me TOPIN OKETEN dhe gjithe ata demokratet e vertete qe nuk behen vegla te saliut dhe klanit te tij,ne vdekje e siper…

  8. Ambasada says:

    Sa here lexoj intervistat apo artikujt e Z.Mustafaj, bie ne sy ” le bon sens” dhe shpegimet aq te qarta dhe me baza qe te le te kuptosh se ai eshte me te vertete nje njeri i matur dhe me nje pjekuri politike te nje niveli perendimor. Shqiperia ka nevoje per politikane te ketij niveli, PD-ja ka nevoj per eksperiencen dhe kuntributet e tij. Kur mendoj qe eshte zevendesur ne postin qe mbante ne PD nga Genti eshte per vend duart ne koke.

  9. Mic SOKOLI says:

    Pjesa më e madhe e politikanëve Shqiptarë vuajnë nga e njëjta sëmundje: frika nga e kaluara e përbashkët! Ndaj edhe kur bëjnë kritikun për njërin apo tjetrin, dinë se ku duhet ndalur. Z. Mustafa/Mustafaj apo Mustafai (në varesi të stinës politike) është produkt i së njëjtës dorë: i Dorës së Ngrohtë!!!

  10. templari46 says:

    Po hajt mor se se njihni ju Mustafen. Me e pase njoh ju ate mire do ju vinte per te vjelle kur t’ja degjonit emrin.
    Edhe ai ishte nje nga eunuket e Sali kimikut, nje nga truprojat e tij moral, shoqeror dhe politik.
    Zemerimi i Mustaf komsomolasit, buroi nga fakti, qe Mullah Saliu nuk e permirte me si me pare, nuk ja varte me, pasi e shtrydhi ne çdo pikpamje.
    Terheqja dhe heshtja pas krisjes dhe prishjes se dasmes tropojane, nuk eshte se i solli lavdi apo e nderon ate qe Edi Rama e shpartalloi plotesisht ne ballafaqimin per zgjedhjet ne Bashki.
    Besnik efendiu mund te leshoje rromuze karagjozesh, apo librash, sepse ka vakt dhe kohe, ashtu si ka pasur dhe ne kohen e bace Enverit.
    Po ai nuk ka asnje gje qe ta bej ate krahuesshem me Nanon dhe te tjeret qe permend.
    Ai ndoshta e do gjithe shtetin shqiptar ne duart e selefeve shqiptare, qe gjullurdia, kaosi, rrumpalla dhe gajasja ta kalojne nje shekull dhe dumbaba te jetoje mbi 100 vjet.
    Ndoshta do veten apo ndonje selef tjeter ne kete post?
    Po nuk ka bythe ai, nuk ka lekure, nuk ka kellqe, s’ka takat, asnje lloj takati ky selef modern, vetem te ribej rolin e eunukut, ne partine e re te topeve.

    1. anais says:

      AHAHAHAHHAHAHAHAHAHAH, kjo analize me pelqeu vertet …… sa here ”troket” ora e zgjedhjeve apo perzgjedhjeve …dalin skuthat e bejne ”tre-dimensionalin” ….. BRAVO

  11. tironci says:

    KADAFIT berishe po i ngushtohet litari ..
    POSHTE DIKTATURA berishiane

  12. ryan says:

    shqiperia ta kete per nder te kete nje president si zoti Mustafaj../// a keni pare apo degjuar ndonje deputet qe te flasi keq per figuren e tij

  13. Cdo dite e me shume po na ze veshi emra personalitetesh qe cfaqen ne politike per tu propozuar per president.Kjo eshte nje gje e natyrshme dhe normale.Por para mendimet dhe “argumentimet”ne hije te partive politike kryesore na duken si jo natyrale qe te na japin shpresa te mira.Me sa degjojme ka nje perpjekje nga e majta per nje prdesident koncesual,por mazhoranca nuk bie dakort.Kjo eshte njera ane e problemit dhe ana tjeter veme re piketimet dhe afrimet me disa figura sipas interesit te castit.Kesahtu po te pranojme perqasjen e Nanos ,sic ka ca zera nga e majte,ka nje kontradikte midis slloganit per nje “rilindje”kombetare,gjeqe nuk me duket e goditur pasi ka nje falsitet,por kryesorja eshte ideja me realizimin.Te vendosesh Nanon president te republikes ,do te thote qe demokracise se re progresive qe premtohet me emrin rilindje ti vendoseshnje ander te vjeter,te grisut e te pariparueshem.Pra te genjesh popullin.Nga ana tjeter ,mazhoranca nxjer zera per Xhezofina Topallin>Kjo i sherben ndoofta kesaj mazhorance,por ko perfaqesimit te popullit>Me konsumin e njohur te kesaj politikaneje ,duke shenuar nje sere gafash e paaftesish per trejtim shteti,zonja e ka humbur kredibilitetin ne popull.Populli kerkon nje figure te paster e te pakonsumuar me ngarkesa negative ne politike.Faktikisht vendi yne ka plot te tille.Me e mira do te ishte forma koncesuale.Presim.

  14. Valbona says:

    Zoti Mustafa, gjithmone kam menduar se edhe kur doni te thoni dicka vertete ju nuk thoni asgje ose beni zhurme si per te treguar se ende jeni diku.Kur ti u bere ambasador i Shqiperise ne France nga miku dhe patrioti jot Berisha u bere mbi bazen e vlerave te tua personale(qe kurre si ke pasur as ato intelektuale e as morale)apo thjesht sepse ishe nje mik personal i Berishes dhe mbi bazen e krahinizmit.te gjithe e dime se c’ bere atje.Apo kur u bere Minister i Jashtem(po prape nga Berisha)u bere mbi bazen e aftesive(qe ne asnje rast ti nuk i ke patur as ato intelektuale e as morale)apo vetem se ishe mik dhe sejmen i bindur i Berishes.Dhe kur te hoqi pse te hoqi? Ti nga ata qe i ke dal perpara kurre nuk ke qene. Edhe ne strukturat e Pd-se nuk kemi degjuar ti ngresh keto probleme qe flet tani. Perkundrazi para nje viti si askush tjeter ti u bere nje mbrojtes i flaket i dores vrastare te ketij Kryeministri ne vrasjen e kater protestuesve te pafajshem me 21 Janar.Ke pak turp kur del e flet. Njerzit nuk harrojne kollaj.Edhi i madhi Kadare ka qene i detyruar te merret me ty. Z. Mustafa mbyll gojen e vazhdo te shkruash ndonje perralle per femijte qe te pakten te behesh i besueshem per ata.Po mesa duket ju mbartni te njejtin verus si dhe kusheriri i juaj Kadri Mehmeti qe pat cuar ne prite Bajram Currin.Prandaj tregoje veten njehere qe je burre se do vdesish vetem si mashkull

  15. tutu says:

    pavaresisht oportunizmit bajat te ketij intelektuali ,formulimi eshte ekzakt. si votues i ps do te preferoja me mire topallin se maskarain ,bixhozxhiun ,pijetarin nano,bejeni nanon president dhe shifeni si gjendemi duke u rrotulluar te gjithe ne rulete

    1. bibla says:

      e cmund te presesh nga nje coban ne origjin si Tosi, eshte koha e maskarenjve edhe ne bibel eshte e shkruar qe; eshte nje nder shenjat e qametit kur cobanet te zene qendrat.

  16. ndrea says:

    Zoti ‘BESNIK’ fol me hapur per partin demokratike e politiken ne Shqiperi.Jepi QEZARIT ate qe i takon.

  17. dritani says:

    Prostituta shan prostituten per imoralitet!

  18. nastradini says:

    PYETJE PER BESNIK MUSTAFAIN QE KA SHKRUAR SHUME POR KA HARRUAR KRYESORET.

    1. Si mund te besh President nje qe ka vrare e shkelur me makinen e tij nje kalimtar dhe me pas e hodhi ne kanal si qen rruge. Pa i dhene ndihmen e pare, qe mund t’i shpetonte jeten? Toz Nano qe po i ben flirte Berishes per postin e Babait te Kombit e ka bere kete vrasje bashke me Blendi Klosin dhe per cudi te miletit dallkauk asnje medie shtypi apo TV-je nuk flet dhe nuk e permend kete gje. Ku eshte shoqeria civile? Qe t’i thote Avrizut dhe nderkombetareve: “BASTA me lojrat tuaja prej kurvash! Nuk duam nje VRASES te pameshirshem per President! Se po zgjidhet Presidenti i shqiptareve dhe jo i Avrizuit dhe nderkombetareve.”

    2. Si mund te zgjidhet per President nja zonje dallkauke si Jozefina? Qe nuk njeh fare ligjet elementare te shkences dhe fizikes se fillores? Kur deklaron ne TV para milionave teleshikuesve, ne OPINIONIN e Fevziut, pa pike turpi se akulli i Bjeshkeve kur kthehet ne uje e zmadhon volumin 4 here. Prandaj erdhen edhe permbytjtet e Shkodres? Duke demonstruar ne kete menyre nje injorance totale te dijenive minimale per nje njeri te zakonshem. Si mund te propozohet nje President i tille injorant dhe dallkauk?

    Sepse persa i perket moralit dhe pozites qytetare, qe zoti Mustafaj e ka zhvilluar bukur ne shkrimin e tij, kjo eshte e keqja me e vogel qe vjen nga klasa jone politike.

    1. arbana says:

      Nastradin,
      Topalli e ka pase fjalen se volumi zmadhohet nder diga si rezultat i vershimit te ujit te sapo shkrire. Uji kur ngrin volumi i zmadhohet dhe ashte i vetmi rast i materies qe i zmashohet volumi kur ndryshon nga liquid ne solid.

      1. nastradini says:

        O arbana krejt si thana, qe i ke dal per mbrojtje Jozefines dallkauke, por qe i spjegon gjerat ashtu sic nuk jane. Sepse o arbana krejt si thana Jozefina kete deklarata famoze e beri ne emisionin OPINION te gazetarit Blendi Fevziu dhe e pane dhe e degjuan me miliona teleshikues LIVE. Dhe jo vetem kaq. Se ministri akoma me dallkauk i Saliut, famozi Genc Ruli e korigjoi Jozefinen injorante dhe deklaroi ne nje emision tjeter TV serbes-serbes: “Akulli kur kthehet ne uje e zmadhon volumin jo 4 here, por 3 here.” Por ja qe ne TEMA del arbana krejt si thana dhe qe ka mesuar pak fizike dhe e di, qe akulli kur transformohet ne uje e pakeson volumin jo 4 here, as 3 here, por shume pak. Sic thone ligjet e fizikes dhe te natyres. Dhe ja nxjerr bojen pushtetareve dallkauke te Sali Berishes, qe nga ligjet e fizikes nuk jan thone fare fare. Prandaj o arbana krejt si thana ajo qe thuhet dhe deklarohet MBETET. Ajo qe kane pasur nderment te thone me diga dhe vershime uji FSHIHET. Sepse nuk eshte thene dhe deklaruar akoma dhe nuk e ka degjuar askushi. Sepse Jozefina po ta kishte fjalen per ujin e bores qe shkriu dhe vershoi ne digat e liqeneve te kaskades se Drinit duke permbytur SHKODREN do te duhej te shpjegonte me pare ajo dhe dallkauket e tjeter te Ministerise se energjitikes, pse i kishin mbajtur liqenet plot e perplot me uje kur po behej nami? Ne vend qe te kishin prodhuar energji elektrike dhe te kishin fituar ndonje LEK per vete dhe per popullin? Dhe do te kishin evituar permbytjet e disahereshme te qytetit te Shkodres? Prandaj o arbana mos u bej si thana qe te tharton para se ta kaperdish se jo te gjitha gjerat qe DUKEN mund te KAPERDIHEN.

    2. Horri i bulevardit says:

      Edhe ti o nastradin ja fut katunit ka njiher, po se di ti o derebardhe, se ketu behet fjale per nje president ne salistan? cfar pyetjesh ben edhe ti, Saliu esht ber lider ne rajon tani, riformoi Kosevo-Metihija, sipas ish-Jugosllavise se vjeter ne thundren e Serbise dhe ceshtja e presidentit ne salistan, eshte ceshtja me pa vlere qe smeriton as te diskutohet.
      Besniku flet kot, se Saliu i ka kompetencat per te gjitha, kur i duhen, ashtu sic nuk ka kompetenca, kur vret njerez me urdher te tij dhe thot se nuk jam pergjegjes, as amerika meme, spo ja del dot me Saliun tone, jo tja dali Besniku.

  19. Megjithat (cili eshte mustafaj) keto Fjalë (te deleguara besoj) jane ok,
    …Se kur qe ky muuustafaj I jashtem minister, na hante ne canakun qe I vinte bashkeMalok-marksist-demokratiksi kryeminister, boni ene ate ‘ detyren Marksiste’ per te cilen ja hoqne bythen (ndjese po s’kam si e them shqip)
    nga ajo karrike… Keshtu I kemi hallet me keta qenefe qe na vijne perqark miq!…
    Qelbin dunjane!!

  20. zani tirane says:

    I dashur ish i ricikluar.Pse u dorehoqet,pse nuk flisni per shkaqet e verteta te prishjes me Berishen,qarkullojne jo pak zera se ai ju ka hequr pasi Ju i sherbeni interesave Serbe,.Si eshte e verteta?/

  21. Leka says:

    A eshte i marre a shtihet, ky rapsod i enverit dhe i Saliut,i dale prej kullet. Apo ne fakt eshte me shume se vehtja:Kur banda islamike-komuniste e Saliut, vodhi pushtetet(dhe Mustafaj pjestar i saj,megjithe pefitemet e medha te pa merituara) dhe vazhdon kjo bande te sundoje eger ne Albanistan,karrigia e presidentit me Nanon,do te ndihesh sadopak e cliruar nga haxhiqamilet apo imamet e fjetur si topi.

  22. Pelikani says:

    Ju pergezoj me gjithe zemer per ate qe shkruani. Ky vend e ka te domosdoshme pjesmarrjen tuaj ne keto debate.
    Ndersa “pesimistin” desha ta siguroj se pikerisht venia ne dukje permanente e ketyre problemeve çoi ne distancimin e më vone prishjen e asaj miqesie te gjate mbi tridhjetevjeçare.
    Zoti Mustafaj, kemi nevoje per mendimin tuaj ne vazhdimesi. Mos hezitoni te thoni hapur ato qe ndjeni. Populli im e ka te veshtire t’ju kuptoje mes rreshtave. Ju lutem keshtu si sot drejtohuni atij vetem ne menyre te drejtperdrejte.
    Respekte

  23. DITI says:

    Z.Besnik u treguat i urte e i zgjuar qe iket ne kohen e duhur nga Sali bajraktari i shekullit…e PD. kush ka vesh e ndegjon,vazhdo gendrimin tend -kemi nevojeper njerez te tille.Sa per president ka aq shume figura-intelektual te pergjegjeshem sa eshte turp te mbetemi te topallja -salihja e nannja … qe e historia mbrapa do tju vije sebashku me ata qe po ju bejne hije-….

  24. Arber says:

    Eshte veshtire te besosh qe nje politikan tropojan te tregoje sinqeritet me publikun. Gjithmone ata kane pare interesat dhe nuk i jane ndare Saliut, si nga frika si nga perfitimet marramendese qe kane pasur. Kane qene momente me kritike per vendin, kur Saliu hodhi njerezit te vrisnin njeri tjetrin, e coi vendin ne buze te gremines, qe e ka zanafillen ne vjedhjet e zgjedjeve te 1996. Kush nga keta i mbrojti parimet demokratike dhe i beri opozite Saliut.
    A do te jene keta krahinore si kollone e peste ne partite e reja per te ndihmuar Saliun?…. dyshoj se po… experienca 20 vjecare u ka treguar te gjitheve, kurre mos beso nje politikan nga tropoja (kjo s’ka asnje nje lidhje mepopullin fisnik te asaj zone)

    Arber

  25. gjon says:

    Analiza juaj sot per NANON e TOPALLIN ska asnje vlere.Ke qene pjese e qeverisjes e Diplomacise SHQIPETARE,u fike si qiriu dhe s’guxove te perballesh me berishen.Ne kete palo qeverisje eshte dhe kontributi jote .Ben mire te shkruash kujtimet e te hashe perfitimet qe ke marre nga pushteti i korruptuar berisheian.

  26. Horri i bulevardit says:

    Zoti Mustafaj, ne ne fakt kemi rene ne koma, keshtu qe e meritojme ate qe kemi ne krye, kemi rene ne koma qysh me 21-janar, atehere kur na vrane dhe ne skemi me mendere te marrim hakun.
    Po te na thuash dicka te besueshme, te degjojme, por me fjalet e sterfolura, jemi akoma ne Koma.

  27. MEMEDHETARI says:

    Z.Mustafa,eshte hera e pare qe ti po flet hapur,dhe jam plotesisht dakord me argumentet qe jep si per Nanon ashtu edhe per Zhozefinen…
    Mirepo ,per fat te keq,ne syte e mi nuk je Demokrat i besueshem…
    E them kete sepse ke pasur ne “dispozicion” shume kohe dhe shume mundesi qe TA TREGOJE VETEN por cuditerisht ke preferuar vetem ta “gervishesh” fare pak FATKEQESINE E KETIJ KOMBI,Sali Berishen…
    Mbase ke pasur aresyet e tua,etj, etj, por kjo eshte minus i madh per ty.
    Dhe per te folur akoma me troc,pjesemarrja jote ne Partine e Topit,per mua eshte nje njolle e erret qe ne lindje te “foshnjes”…
    Tradhetia qe i beri te Majtes i poshtri Ilir Meta ne votimet e 2009-s,duke premtuar rrezimin e Saliut dhe pastaj duke kaluar ne “gjirin” e Saliut,duhet te na beje sycelet se keto marifete mund te perseriten edhe nga te tjere…

  28. R.Petro says:

    Njeri vete s’e kupton kur eshte naif.

    Z.Mustafaj ala se ke kuptuar qe saliu per fronin ben ate qe s’ta pret mendja?
    Dhe neser do beje kartraura te tilla qe as ne bote s’jane kryer.Mos u bej naif Z.Mustafaj se je vete i paster, dhe mendon se ashtu jane edhe kodoshet e tjere ne tiranistan.

  29. orli says:

    Valbona!normalisht nuk i lexoj te gjitha komentet,por kete tendin e lexova se me terhoqi emri(dikur kam patur nje te dashur me emrin Valbona)ne rast se e njef Besnikun duhet ta dishe se ai eshte nje djale me kulture,pse jo duhet te kete patur sukses dhe me femrat,gje te cilen çdo mashkull e enderron,pamvaresisht sa e realizon(po keshtu jane dhe femrat).Po ke lexuar nje psikolog(nuk me kujtohet emri)thoshte:”tek femrat ka shume dashuri,por kjo nuk do te thote qe te humbasi dashuria per njeriun qe dashuron me shume”pra nuk besoj qe ti Valbona te mos e kesh”dredhur”dhe pa dashje,sa i perket Kadri Mehmetit mos degjo kenget e kohes se xhaxhit se gabon.Ne do te dish mendimi im eshte se Bajram Curri duhet shpallur tradhtar i kombit per arsye se ai ka dashur te rrezoje me arme nje qeveri te ardhur me votat e popullit,i ka shkruar leter”vellait”Lenin,dhe ua ka sjelle ne maje te”hundes”malsoreve duke ngrene dhe nje kafshate buke qe e kishin +tagjine per per mushken(b.c udhtonte me nje mushke)…i takon sales te zhvleresoj b.c-en perderisa vlereson figuren e a.z-ut.

  30. arta says:

    nano antishqiptari me i madh i te gjitha koherave

  31. Ramy says:

    beni gabim qe i tureni mustafes
    cdo ze qe ngrihet kunder salukut eshte i vlefshem
    aq me teper nga njerez qe kane qene prane salukut
    e keqja e madhe eshte saluku

  32. lili says:

    boboboh! Cfare guximi na paska Mustafaj! Flet e tregon per ate qe nuk mbulohet me! Kurvnite e berishes e topallices,ky i ka mbulluar shume edhe e di mire se nje dhome per ta ka prenotuar ne hotelet e Parizit dikur….Edhe atehere, ky, abuzimet e tyre nuk i ka denoncuar,apo jo?…
    Edhe sa per perfasimin e Shqiperise nga keta,mustafaj compris,sigurisht ma mire mos te ishin se cdo shqiptar analfabete po shqiptar ne shpirt ka perfasuar ma mire e me ma shume dignitet shqiperine ne France,apo jo Besnik aga?

    Edhe ne fund, je politikan kur i prin popullit per te mire,edhe duke rezikuar pak rahatin tend,jo kur e shohish se gjithe populli eshte kunder edhe tij yrrish mos te mbesish mbas…Vone ju rra ne mend me kritikuar berishen,kur asgje nuk e shpeton me,ju po kujtoheni me keput fijet qe ju lidhin aq shume me mutin e maffiane e tij!

  33. Rezart says:

    Kur Besnik Mustafaj flet per abuzimet ne diplomaci dhe sjell shembullin e dhendrit te Jozefina Topallit qe eshte emeruar ne amb tone ne Strasburg e me pas ne Paris, “harron” nje detaj te rendesishem. Vete Mustafaj eshte autori i VKM se famshme per mbushjen e ambasadave dhe MPJ me militante, mitingashe, azilante, dhe kriminele. Tani qe njeri prej tyre eshte dhe dhendri i Jozefines, Besnik Mustafaj na shpreh pakenaqesine e tij!!! S’i vjen turp ketij komsomolasi qe e ka ngritur vete kete sistem te paster abuzimi me diplomacine shqiptare????!!!!

  34. tinylink.in says:

    Wonderful blog! I found it while browsing on Yahoo News.

    Do you have any tips on how to gett listed in Yahoo News?
    I’ve been trying for a while but I never seem tto get there!

    Cheers

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje