Komandanti amerikan letër familjes Vogli: U qëllua pabesisht nga polici afgan

25 Shkurt 2012, 16:13Politika TEMA

Komandanti i Skuadronit të Dytë të Ushtrisë së SHBA, që operon në kuadër të misionit ISAF në Afganistan, me të cilin Forcat Speciale Shqiptare kryejnë misionin e tyre në Kandahar, i ka dërguar familjes së kapitenit Feti Vogli dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura një letër ngushëllimi në të cilën sqaron edhe rrethanat e rënies në krye të detyrës të Dëshmorit të Atdheut, kapitenit Feti Vogli. Nënkolonel David Jones shprehet në këtë letër se kapiteni Feti Vogli ra pre e një zjarri të befasishëm të një efektivi të policisë afgane në pikën e kontrollit, ndërsa ai iu përgjigj këtij zjarri me trimëri e kurajo. Në vijim teksti i plotë i letrës:

“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për humbjen e të dashurit tuaj. Fetiu po kryente një mision humanitar jashtëzakonisht të rëndësishëm në ditën që ndodhi incidenti tragjik. Ai po eksploronte mënyrat se si mund të ndërtohej një shkollë dhe një qendër shëndetësore në një zonë të quajtur Robat, ku komuniteti lokal ka nevoja jetike për arsimim më të mirë dhe infrastrukturë shëndetësore më të mirë. Fetiu po kryente një mision rikonicioni në Distriktin Spin Boldak, në Afganistanin Jugor së bashku me kontingjentin e tij të Forcave Speciale Shqiptare “Eagle 4”, si dhe me trupa nga skuadroni i Kavalerisë e anëtarë të policisë afgane.
Gjatë operacionit, një polic i pabesë afgan, në mënyrë krejt të befasishme hapi zjarr dhe plagosi Fetiun dhe dy ushtarë të tjerë të koalicionit. Një komandant afgan i Pikës së Kontrollit u përpoq të reagonte shpejt për të neutralizuar agresorin, por gjithsesi plagët e Fetiut rezultuan shumë të rënda. Ata që ishin të pranishëm në këtë ngjarje e përshkruan të gjithë reagimin dhe sjelljen e Fetiut pas këtij sulmi të befasishëm, si heroik. Pa asnjë dyshim, ai luftoi me një kurajo absolute, me nder e dinjitet duke dhënë dhe jetën e tij. Ai u qëllua ndërsa përpiqej që të bënte jetën e të tjerëve më të mirë. Për këtë arsye, ju siguroj që Fetiu është për ne një hero, që do të nderohet e do të ketë nderimet tona më të larta, ndërsa vazhdojmë misionin tonë në Afganistan.
Ai ishte një luftëtar trim e i respektuar, ndaj dhe do të mbetet gjithnjë në mendjet dhe zemrat tona, ndërsa ne do të mbarojmë punën që ai filloi në Provincën e Kandaharit. Qëllimi im është që Fetiu të jetojë gjithnjë në zemrat tona nëpërmjet fitoreve të vazhdueshme ndaj Talibanëve, dhe nëpërmjet paqes që ne po arrijmë për popullin afgan të drobitur nga lufta. Sakrifica e tij do të jetojë gjithnjë në shpirtin e një partneriteti të qëndrueshëm e të pashkatërrueshëm që ekziston ndërmjet ushtarëve të skuadronit tim dhe operatorëve special të Forcave Speciale Shqiptare.
Edhe një herë, ngushëllimet e mia më të thella për ju dhe familjen tuaj. Do të ndjejë mungesën e kapitenit Feti Vogli dhe ndikimin e tij pozitiv në mjedisin e luftës në Afganistan”, përfundon letra.

25 komente në “Komandanti amerikan letër familjes Vogli: U qëllua pabesisht nga polici afgan”

  1. akil says:

    Bravo Feti na ke nderu.

  2. mialeksi says:

    po ca do thote tjeter dhe ky i ziu.
    o komandanti Devis, mos e ki merka te keqen se nuk do ti thote njeri qe nuk ishte hero.
    hero le te mbetet se ashtu duhet, pavaresisht rrethanave si eshte vrare
    vetem se o komandanti Devis, kam pershtypjen qe do nisin te vriten rradhe tani, dhe kur te vritet i dyti, i treti, i katerti etj, atehere do jene vetem statistike, dhe jo vetem ju nuk do keni me kohe te shiruani letra per heroizmin e tyre, por as politikanet shqiptare nuk do ta prishin me terezine qe te bejne ceremoni, dhe te derdhin lote krokodili. Se helbete, qe heren e pare nuk qendruan dot as ne rradhe te libri i ngushellimeve, perfytyro cdo bejne me te vrarin e dyte.

    1. plaku says:

      bla, bla , bla. Mjere familia e te ndjerit. Francezet thone : Chaque miracle dure trois jours.” Cdo mrekulli zgjat tre dite,ne kuptimin qe pas tre diteve kjo ngjarje do harrohet dhe do tja zere vendin nje ngjarje tjeter. Me vjen me te vertete shume keq per familjen dhe i shpreh asaj ngushellimet me te thella. Per mua politikanet paguhen per te qene horra, nuk ka rendesi majtas ose djathtas dhe cfare kombesie kane.

  3. Kalorsi i zi says:

    Flm, n/kol David Jonas

    Por dicka sikur nuk shkon tek shprehja juaj e meposhteme.

    Qëllimi im është që Fetiu të jetojë gjithnjë në zemrat tona nëpërmjet fitoreve të vazhdueshme ndaj Talibanëve, dhe nëpërmjet paqes që ne po arrijmë për popullin afgan të drobitur nga lufta.

    Duke qene vazhdimisht te informuar nga mediat e huaja dhe ato shqiptare, diskutime jane ndermare per rivendosjen e Talibaneve ne pushtet ne Afganistan !!!!!
    Ju lutem mos harroni se kemi djemte tane ne kete misjon i cili po del jashtkontrollit dhe mund te na kushtoje edhe me shtrejnte. Kjo eshte detyra e cdo qytetari shqiptar tju kerkoje sqarime ose me shume seriozitet ne letrat tuaja te cilat mirepriten per te qetesuar familjet, po ashtu dhe popullin Shqiptar.

  4. tourkofagos says:

    u qellua pabesisht nga polici afghan…..!!!
    Net ,ke ndonje spjegim pse byrazeri yt afghan eshte i pabese….!!???

    1. net says:

      Ne te tera medjat u tha qe kishte pasur grindje.

      Qelloi njeher qe ne nje park ne nju jork nje qen sulmoi nje vajze dhe njeri qe ishte rastesisht aty prane u kacafyt me qenin por qeni shum i eger dhe nuk largohej, mese fundmi njeriu u detyrua ta vriste qenin per te shpetuar vajzen e vogel.

      Polici qe pa ngjarjen u afrua me nxitim dhe e falenderoi njeriun qe shpetoi vajzen.
      Polici i thote:

      You are a hero man.
      Tomorrow you will be in all newspapers as real hero.
      Where are you from man?
      e pyet polici.

      I am from Afganistan i thote robi.
      Polici zhgenjehet dhe largohet pa nje fjale.
      Te nesermen te tera gazetat shkruajne:

      “Nje radikalist islamik afgan mbyt nje qen te pafajshem ne park ”

      Nje afgan nuk eshte i pabese vetem se keshtu duan te tjeret ta bejne apo ta tregojne.

      fogas, ti je nje vemje e vogel qe pretendon se ke krah dhe fluturon, por fundja tere jeten zvarranik mbetesh.

      ti me mire shih se si ta futi merkeli ty dhe byrazerve te tu me ato “ndihmat” me para shum per te ju nxjerr nga borxhi.

    2. Shqiptari says:

      O sumtekelek, afganet ngjajne me shume si byrazeret e tu/grekeve te zinj e jo vetem nga ngjyra, por edhe nga pabesia. Prandaj rrije mutit siper e mos e ngacmo se vjen ere pastaj.

  5. ismeti says:

    ngushllime familjes,po a e vlen te sakrifikohen keta djem per gjepa te sales e per ket poull budalla ,total budall me tru te shperlar nga droga e feja e pist

  6. njeriu lot says:

    ore cili esht burimi i ksaj letres se mua me duket si gjuha e saliut kjo

  7. beso says:

    natyrisht qe kur nje njeri humb jeten te gjithe flasin mire.Natyrisht shqiptaret nuk jane kafshe dhe dine si te sillen.Por po na dalin shume versione,.qe nuk eshte mire te spekullohet,jo sepse do zgjidhim kushedi se çfare,por te pakten te ngushellojme familjen qe nuk do ta kete me kesaj jete te ndjerin.Saliu brenda javes do harroje fare emrin e te ndjerit Feti Vogli,se keshtu e ka politika,por beni kujdes te mos ndodhe me kjo tragjedi.Ose mos rrini gjate ne nje vend qe s’e do paqen keshtu,me ushtare te huaj te armatosur gjer ne dhembe.

  8. Edi Detroit says:

    Qe jane te pabese kjo gje dihet,Obama tha qe do terhiqemi ne 2014, por presioni ketu eshte per nje terheqje me te shpejte nga ajo sketerre me emrin Afganistan, mezi po pres qe Koaliconi te terhiqet qe majmunet te fillojne te vrasin njeri-tjetrin, te vetmen gje qe dine ta bejne mire.Duhen lene ne mjerimin e tyre.

    1. tourkofagos says:

      cironke e Devollit,ata majmune jane byrazeret e tu prandaj qe mos ju lut vrasjen dhe i shane, kur ti arapi mou,mund te kesh te njejtin emer me ata,se tek koka kur te vesh tek vendi qenit edhe ti gjysmehenen do te kesh…….ade cok gyzel i Ahmadinejaad-it.

    2. Aleksander says:

      Nga tf e ndonje tjeter edhe e pres ,sepse ata veç katundit te tyre kane pare edhe ndonje katund grek e kaq.Po nuk mund dhe nuk duhet te vleresojme me nota superioriteti nje popull si ai afgan qe eshte viktime e historise e gjeopolitikes.Ata meritojne si gjithe popujt e tjere te jetojne ne paqe ,dhe per kete jane dhe ushtaraket shqiptare e te tjeret ne ate vend.Mendo vetem sikur Aleatet te mos nderhynin ne Europe , Gjermani France Itali etj. ne luften e 2 bot.Mendo sikur te abandononin Korene(ne ate kohe ishte nje)sot nuk do te kishim nje Kore te jugut,por vetem nje te tere si ajo e veriut.Nuk eshte nevoja te zgjatem me se koncepti eshte i qarte per ke do te kuptoje e te shohe pertej hundesse vet.

  9. elinor says:

    Te te vrase armiku, edhe kuptohet…por kur te vret ai njeri, vendin e te cilit ti ke shkuar ta ndihmosh, kete nuk arrij ta kuptoj.
    Njerez te semure ne tru, kafshe, shpellare, prehistorike,…vetem qenie te tilla te shpifta mund te qellojne ne pabesi aleatin e tyre. Njerez qe i marrin jeten nje qenieje njerezore aq kollaj, thjeshte pse dikush i dogji librin e tyre “hyjnore”!
    Me vjen keq per ate shtrese te popullsise afgane qe e kane njefare horizonti se jetojne ne nje vend krejt te pashprese!

    1. net says:

      Nuk di ne asnje lajm qe te kene kerkuar ndihme afganet prej shqiptareve!!!

      din gje ti?

      Por di qe atyre ju eshte shkuar me dhune ne shtepite e tyre dhe pa njoftuar dhe pa trokitur ne dere.

      Ti si e pret nje njeri ne shtepi qe nuk e njeh dhe te futet ne shtepi me dhune duke mos te te pyetur?
      Mik e quan ti kete njeri ku i cili eshte i armatosur deri ne dhemeb dhe ti je vetem me duar bosh?

      Me fal ti ku jeton o rob?

      ne toke nuk je besoj :))

      1. gallata says:

        Ky eshte rekord i ri boteror cinizmi !-Tash e mbrapa ju thafshin duart mbi tastiere kush meret me ty,e te te ktheje pergjigje .

        1. net says:

          ju thafshin duart, amin.

  10. usa men says:

    Respekt absolut per nje te vrare ne nje front lufte pamvaresisht nga rrethanat.Por si i behet qe ca talebane si berisha,basha, preni
    vrane ne pabesi 4 demostrues me duar ne xhepa ne 21 janar..Mire se fetiut
    i u bene gjithe nderet dhe i takonte.Po perse ambasadori arvizu ben veprime anti humane qe i thote burre shteti apo merret me astronomi duke
    vrojtuar “yjet ne ngjitje”
    lavdi djemve shqiptare te kandaharit dhe 21 janarit!
    boll me mashtrime per 21 janarin zoti kryeminster amb.arvizu !
    Kerko transferim nga shqiperia ..te lehtesosh shpitin tuaj te trazuar..

    1. tirona ime says:

      sa vjec ke qene, kur ke qene i vogel ti,usa man.

  11. Dean says:

    Po keshtu,ne PABESI,u qelluan ne 21 Janar ne Shqiperi disa demonstrues.Por ketu ke ne polici i PABESE nuk ishte nga Afganistani,por nga Albanistani.
    Ishte malok nga Vicidoli,Zoti Jones.U kish zene pusi BARBARI,por njerezit nuk ishin te pregatit,Zoti Jones.

  12. shkodrani says:

    si do te kejn vdekun ishte djale i ri dhe per nje kafshate buke shkoj aty,kush ja pa familjen dhe shtepin ne TV duhet ta kuptojne se ky ishte nje djale fukara,nuk ishte si fisi i ilir hajnit ose si djali i berishes apo nanos apo gramoz mushkut.ky i shkreti nuk ka pasun gje ne dore por e pagoj me jeten e vet pabesin e rraces se islamit radikal.sido qe te kejn vdekun ne dhe te huaj u vra me pabesi.shqipnis vetem nder i pruni edhe me vdekjen e vet.te tjeret jane hajnat dhe vrasesit qe i bien keq vendit aty ne tirane jane.respekt per gjakun e tij dhe moshen e re dhe per familjen e tij qe i la mbrapa fukara.

  13. Horri i bulevardit says:

    Mos harro ti cojsh dhe Sali Berishes nje karte ngushellimi, se esht shume i pikelluar.

  14. Respektet me te medha per ushtarin e vrare.Po te mendosh ku ndodhi,dhe sa eshte i madh risku jetes dihet…… JANE NE AFGANISTAN ……… KANE TE BEJNE ME TALEBANE………..po ne TIRANE CFARE NDODHI NE 21 JANAR 2011…NE AFGANISTAN SA SHQIPTARE KANE IKUR SI USHTARE DHE U VRA VETEM NJERI,PER FAT TE KEQ.NE TIRANE BRENDA 2 ORESH BILANCI- 4 TE VRARE DHJETRA TE PLAGOSUR:DO TE THOTE QE TALEBANET VRASES I KEMI NE QEVERI.

  15. SKENDER BEU I VJETER says:

    HERONJTE NUK VRITEN PER TE MARE DO DOLLARE PER TE JETUAR POR PER IDEALE TE LARTA DHE PA INTERES.KU HYN INTERESI NUK KA HEROIZEM O KOMANDANT AMERIKAN.

  16. tana says:

    Iku dhe ky per dhjame Berishe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje