Flamuri merr tablonë sinoptike për veprimtarinë e Kreshnik Spahiut

27 Shkurt 2012, 22:01Antena TEMA

Flamuri u mbyll brenda në zyrë pasi do lexonte tablonë sinoptike për veprimtarinë armiqësore të Kreshnik Spahiut. Ali Beu ia kish bërë gati rreth 90 faqe dhe ia kishte çuar të printuar në zyrë.

Flamuri e shfletoi një herë përciptas, pa gjërat e nënvizuara nga Ali Beu dhe s’kishte më nerva të lexonte faqe më faqe.

Për tu sqaruar më mirë filloi t’i pyesë një nga një. Mori të parin Ali Beun.

-Ma thuaj pak shkurt se më pyesin njerëzit përse do ta dënojmë këtë Kreshnik Spahiun?

-E ke shpjegimin me hollësi. Kemi bërë një analizë fondamentale mbi arsyet përse ai ka tejkaluar masën kritike të energjive negative që prodhon një zyrtar me koshiencë kundër një fryme, e cila imponon përpos rregullave të shkruara dhe një respekt ndaj vlerave, të cilat na imponojnë një strategji, e cila duhet doemos të tejkalojë mundësinë e kthimit të problemeve personale në spekulim kombëtar, i cili në rastin konkret rezulton fatal pasi bie ndesh me vetëdijen tonë që nëse prishemi me Greqinë, atëherë i kemi bërë një dëm të pariparueshëm jo vetëm frymës së marrëdhënieve tona, por dhe perceptimit negativ që mund të stimulojë një valë negativizmi mbi ne si komb….

-Fol shkurt vëlla se po të jetë për kaq gjatë unë lexoj materialin. Më thuaj ku e ka shkelë, ça i ka bë Greqisë se dua të sqaroj njerëzit?

-Shkurt d.m.th na ka prishë me Greqinë, i tha Ali Beu.

-Po e kap ligji për këtë?

-Duhet ta kapë normalisht se duhet parë gjithë veprimtaria e tij sistematike që nga goditja e veprimtarisë shtetërore për Marrëveshjen e Ujërave deri tek fyerje për politikanë të nderuar grekë që kanë qenë bashkëpunëtorë tanë.

-Po tjetër, tjetër çfarë tu them njerëzve, i tha Flamuri.

-Ka si s’ka, i tha Ali Beu. Me koshiencë të plotë ai ka tejkaluar të drejtën e tij për të udhëtuar me shpenzime të KLD për qëllime private. Kemi arsye të forta të besojmë se disa herë ai në vend që të udhëtonte për në shtëpi të tij, ka udhëtuar pas pune drejt shtëpisë së vjehrrës, çka nënkupton qartë faktin se ai ka keqpërdorur fonde pasi nuk quhet kthim në shtëpi me makinë të punës, por shkuarje tek vjehrra. Ka dhe disa raste edhe më abuzive, kur ai ka shkuar në katër restorante në pika të ndryshme të Tiranës me makinë të punës dhe në ato restorante ka qenë në tavolinë me njerëz që nuk kanë lidhje me drejtësinë, por me politikën apo median. Kjo e rëndon së tepërmi pozitën e tij, pasi sipas të dhënave tona në ato tavolina është folur dhe kundër Doktorit.

-Kjo qenka më e qartë, tha Flamuri. OK, po i them këtij Ennos të dalë të thotë ndonjë gjë.

Mbylli telefonin me Ali Beun dhe mori Ennon.

-Dëgjo, fol pak me këto televizionet që lidhen me ty dhe bëj ca deklarata për këtë Kreshnik Spahiun. Bjeri fort se ka dashur të na prishë me Greqinë dhe ka keqpërdorur makinën. E ke idenë ç’ka bërë apo jo?

-Patjetër zoti Flamur. Unë mendoj se Kreshnik Spahiu nuk duhet të jetë më nënkryetar i KLD-së.

-Lëre atë punë se nuk është më, por duhet t’i biesh fort se dashka të na prishë me Greqinë. Është njësoj sikur të shaje shokun Enver dikur, rraseshe brenda.

-E kuptova. Ky kërkon të prishë miqësinë shqiptaro- greke. Kjo është e qartë. Fola dhe me Gencin dhe më tha se asgjë nuk e prish këtë miqësi. Ajo është në themelet e qeverisë sonë. Ndryshe do isha prishur dhe unë me Doktorin.

-Ore idiot, dil e thuaj ndonjë fjali të fortë, lëri këto idiotësi.

-Patjetër zoti Flamur. Unë do t’ia plas në fytyrë. Unë e kam kuptuar se ç’do të bëjë ai. Duhet t’ia plas në fytyrë.

-Çfarë do të bëjë, pyeti Flamuri.

-Ai do të krijojë parti të re zoti Flamur dhe të na rrëzojë nga pushteti. Duhet ta demaskojmë.

-Më ngrive gjakun debil, i tha Flamuri. Thashë se dije ndonjë gjë të re. Mirë, dil e thuaj ç’të duash, se nuk prish punë se s’të dëgjon njeri.

 

 

 

 

 

 

 

10 komente në “Flamuri merr tablonë sinoptike për veprimtarinë e Kreshnik Spahiut”

  1. Tina says:

    “Nuk mund te mbulohet dielli me shoshe” kjo eshte nje shprehje sa popullore aq edhe filozofike,por qe ne rastin e zotit Kreshnik Spehiu nuk do koment. Ai eshte dielli qe do te ndrije shqiperine dhe do te ngrohe shqiptaret e ndershem. Ai eshte stuhia diellote qe do te perveloje e shkateroje dinastine Berishiane&Co.

  2. skandal says:

    omalibej ik or debil se kreshnik spahiu do te te shporr ty megjith sali berishen. kreshniku eshte idhull i rinis shqipetare

  3. mergimtari says:

    hahahahahaaaaaaaaaaaaaaaa mmos e rr..j fare vlla ec vetem para!!

  4. Ahmeti says:

    Pas viteve `90 ne nje kohe krize per Shqiperine,kohe furtune dhe stuhie, kohe ndryshimesh te medha dhe tranzicioni rrenjesore,kohe permbysjesh te medha qe ka si themel ndryshimin cilesore te maredhenieve me pronen e deri ne transformimin e botekuptimit te njeriut, ne kete revolucion , dihet, linde nevoja e nje prinjesi.Por ky rol kerkon ne radhe te pare guxim krahas aspiratave te tjera.Por guximtarë nuk eshte e thene te jetë vetem ai qe eshte patriot apo i ndershem sepse guximtare mund te jete edhe nje hajn , edhe nje mafioz, edhe nje tradhetare i kombit te vet siç po e provojne faktet e pafundme te antishqipëtarit Berisha qe nuk po len gure pa levizur per te damkose nje patriot te vertetë siç eshte figura ma e ndritur e popullit shqipetare ne te dy anet e kufirit ne ditet e sotme pikerisht figura e Kreshnik Spahiut.Eshte fat i madh i popullit shqiptarë qe lindi nga gjiri i tij nje patriot te tille te flakt per ti dhene krahë, jetë dhe drejtim patriotizmit te shqipetareve te NDERSHEM(sepse nje antishqiptarë qnuk mund te quhet shqiptare i ndershem)

  5. enida says:

    Me pelqen kjo faqe

  6. enida says:

    po pse kaq shume “buje” per kete “Kreshnik”, ne kaq pak kohe.Si mendoni, mos fshihet ndonje “tjeter” pas ketij

  7. skorpionsi says:

    Pas tij fshihet saliu, iliri, edi dhe tosi..keta te kater kane lekun dhe drejtojne gjithcka…paraja eshte gjithcka…

  8. Voica says:

    Ok jemi dhe po na pelqen ky Kreshniku, por sot ne nje konference shtypi foli per Saliun qe ishte takuar me Samarane e PD-se greke, po nuk me la shije te mere vetem menyra e te thenit te gjerave. Kishte shume retorike:jo ku e takove, c’fare te kerkoi,c’pazare bere etj,etj. E,pra,po vazhdoi keshtu ky Kreshniku, nuk ka per te patur asnje ndryshim nga keta deri tani. Kemi 20 vjet vetem me retorika ne parlament e ne shtyp dhe na del qe absolutisht asnje prej tyre, bile dhe me te ashprat, kane qene thjesht show. Kreshnik, meqe nise dicka ndryshe,ashtu vazhdoje. O bjeru gjerave ne koke si deri tani, o lere fare. Material ke plot, por,per shembull, edhe per kete takim Sali-Samaras po nuk pate ndonje te dhene reale, mos be hamendesira qe duken boshe. Boshe sepse populli do ndihet me pjesemarres ne jeten politike dhe mbeshtese me shume po te ngresh pyetjen:Z.Sali, ne interpelancen qe do behet duam te dime kur takove Samarane, a e pyete apo te pyeti gje per DETIN??? LE TE THOTE “JO” SALIU PASTAJ…

  9. neri says:

    Ky kreshniku ka qen avokat i berishes dikur…

  10. Baca says:

    Ali-Beu me mire te shikoj dietat e kryetares se tij dhe te njihet me shpenzime maramendse qe nuk behen trasparene dhe nuk I di njeri se sa Jane fondet per parlamentin dhe ku harsh hen ato.Por nuk eshte Deanna e dietave te Kreshnikut por se u ka mar flak karikja ku Jan ulur nga aleanca kuq e zi.Nuk shuhet dot flak a qe ka ndezur kjo aleance.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje