Pak ditë më parë lexoja në rrjetet sociale një emigrant shqiptar, në një nga shtetet e Europës Perëndimore. Ai i referohej folësit të një radioje të njohur, që, duke komentuar disa shifra ekonomike të vendit të vet, i thoshte bashkëfolësit: “Mos gënje si kryeministri i Shqipërisë”! Sado e pavërtetë që mund të jetë kjo, përsëri nuk mund të neglizhohet. Sepse ka aq shumë keqpqedorim të shifrave në këtë vendin tonë, sa në çdo hap mund të gjesh argument për të kundërshtuar, për të gjetur të vërtetën, për të analizuar çfarë i “takon” Çezarit, e çfarë jo. Po bëj një bashkebisedim miqësor me kryeministrin. Ja lexoje…
Nga Bardhi Sejdarasi
Kryeministri: Sërish dua të theksoj se, është modeli i ekonomisë në Shqipëri, model i cili është bazuar kryekëput, para së gjithash, në nxitjen e rritjes ekonomike, për rrjedhojë nxitjen e punësimit, rritjen e të ardhurave.
EKONOMISTI: Në Shqipëri nuk ka një model ekonomik. Nuk është bërë asnjëherë një i tillë në 20 vitet e fundit. Strategjitë për Zhvillimin Ekonomik e Social janë më shumë se pesë, por model nuk kanë krijuar ende. Askush nuk i di prioritetet, nuk i përcakton dot ato, ndërsa qeveritë nuk kanë mundur të rishpërndajnë të hyrat fiskale sipas prioriteteve. Turizmi ka qënë prioritet? Nuk është! Pesha e tij në PBB është e njëjtë me atë të sektorit të prodhimit të këpucëve, plot 13 %. Dhe këtë nuk e them unë, por Studimi i Bashkimit Europian, i publikuar nga METE vitin e kaluar. Është prioritet ndërtimi? Jo, as ndërtimi. Pesha e tij, e ponderuar në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto është 18 %, njëlloj sa pesha e sektorit të fasonit. Kaq ndikojnë këto në rritjen ekonomike! Agrobujqësia dhe agropërpunimi kanë “pjesën e luanit”, plot 27 %, por nuk marrin hiç gjë, kur ndahen të hyrat fiskale! Ja, pra që s’paskemi model.Potë kishim do t’i jepnim Çezarit, atë që i takon Çezarit.
Si e kemi arritur rritjen ekonomike dhe rritjen e të ardhurave, se sa për punësimin duhet një tjetër analizë? Gjatë viteve të krizës dhe pas krizës ekonomike globale (2009-2011), stabiliteti makro-ekonomik në vend ka ndjerë presionet negative të saj, megjithatë është arritur të ruhet në parametra relativisht të kënaqshëm. Gjatë secilit prej viteve 2009-2011 u arrit të evitohej recesioni ekonomik, i cili u përjetua në pjesën dërrmuese të vendeve të rajonit dhe me gjerë, dhe ekonomia shqiptare vijoi të performojë me ritme pozitive rritjeje. Rritja mesatare ekonomike e Shqipërisë gjatë viteve 2000-2008 (periudha para krizës) ishte në nivelin 6.2%, duke qënë mbi mesataren prej 5.3% të vendeve të Europës Qëndrore dhe Lindore (EQL), ndërsa norma e inflacionit mesatar për këtë periudhë ishte 2.7%, ndjeshëm poshtë mesatares prej 8.5% të vendeve të EQL. Gjatë viteve 2009-2011 (periudha e krizës dhe pas saj) ekonomia e Shqipërisë ka performuar me një rritje mesatare prej rreth 3.1%, dukshëm mbi rritjen mesatare prej 0% të vendeve të EQL, ndërsa inflacioni mesatar ka qënë në nivelin 3.2%, lehtësisht poshtë inflacionit mesatar prej 3.7% të vendeve të EQL. Askush nuk ka frikë t’i thotë këto! Të tilla janë shifrat dhe si të tilla duhen pranuar…
Kryeministri: Shqipëria në katër vitet e fundit, të marra së bashku, ka pasur një rritje ekonomike prej 18 përqind, rritje në distancë më të lartën në Evropë.
EKONOMISTI: Jo z. kryeministër, nuk bëhen hesapet në ekonomi, nisur nga aritmetika. Nëse do të ishte kështu të majtët do të thoshin se e kanë rritur ekonominë me më shumë se 21 % dhe jo 18, mes viteve 2002-2005, pra për katër vjet. Por edhe këtu ka një handikap! Ekonominë nuk është se e rrit qeveria. (Shih Tab. 1- Treguesit kryesorë të ekonomisë në dhjetëvjeçarin e fundit 2001-2010)
Të ardhurat janë e do të jenë (në vlerë absolute) çdo vit e më të larta (shikoni tabelën) për faktin se forca lëvizëse e zhvillimit ekonomik shqiptar është sektori privat. Ky sektor është në rritje të vazhdueshme, prodhon 75 % të PBB dhe punëson 83 % të fuqisë punëtore. Nuk po e krahasoj këtë rritje me Europën, por me rajonin. Ja cilat janë shifrat, sipas BB: (tabela 1- Ritmet e rritjes reale te PBB ne EJL6)
Kryeministri: Natyrisht, jo me masa që godasin në palcë rritjen dhe biznesin, jo me masa të cilat nëpërmjet rritjes së taksave shkatërrojnë qindra dhe mijëra vende pune, por me standarde të tjera liberale të cilat zgjerojnë hapësirën e iniciativës së lirë dhe nxisin bizneset…
EKONOMISTI: Këtu le të ndalojmë. Klima e biznesit është shumë e rëndësishme, jam dakort me Ju. Mirëpo kemi humbur pesë vende në “Doing Business 2012”! Në çdo 100 lekë fitim të biznesit, 38.5 i merr arka e shtetit. Ky është niveli më i lartë i rajonit dhe më gjerë. Kemi aplikuar taksën e sheshtë, por nuk kemi eleminuar taksën e “fshehtë”, përshembull referencat në dogana, që na nxjerrin në vendin e parë në rajon. Harxhonim 360 orë në vit për të paguar taksat, por edhe pse kemi hapur “One Stop Shop” në çdo prefekturë, sot harxhojmë 371 orë! Pse? Ja shikojmë krahasimet me vendet e rajonit:
Kryeministri: … Shqipëria ka tani drita 24 orë.
EKONOMISTI: Po, është e vërtetë! Por shqiptarët paguajnë çmimin e energjisë më të lartë në rajon. Sipas një studimi të kryer nga Enti Rregullator i Energjisë, ku janë marrë në studim Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja dhe Kosova, vendi ynë del me koston më të lartë për një kilovator energji. Shqipëria, me çmim mesatar 7.21 euro cent/kilovat, ka çmimin më të lartë, duke vijuar pas saj Maqedonia me 6.78 euro cent/kilovat, kurse me çmimin më të ulët është Kosova, me 4.95 euro cent/kilovati. Nga llogaritjet del se çmimi mesatar në rajon është 5.77 cent/kilovat, ose rreth 25 për qind më e ulët në raport me tarifën që paguhet në Shqipëri. Të dhënat e treguara nuk janë të llogaritura me taksat, të cilat japin ndikim në çmimin final. Sipas specialistëve faturat e shtrenjta vijnë si rrjedhojë e taksës TVSH, e cila në vendin tonë ka nivelin më të lartë, 20 për qind, kurse fqinjët, rreth 17 për qind. (burimi ERE)
Kryeministri: Gjatë dekadës së fundit ekonomia shqiptare ka njohur një progres të qëndrueshëm dhe relativisht të kënaqshëm krahasuar me vendet e rajonit. Proçeset e transformimit ekonomik dhe ristrukturimit, si dhe politikat makroekonomike të ndjekura në dhjetë vitet e fundit kanë rezultuar në një nga ritmet e rritjes më të larta në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL). Me një rritje mesatare vjetore prej rreth 5.6 përqind, PBB për frymë është rritur me rreth 2.3 herë gjatë periudhës 2000 – 2010 (nga 171 mijë Lek në vitin 2000 në 385 mijë Lek për banor në vitin 2010). Ndërsa PBB për frymë e shprehur në dollarë amerikanë të indeksuar me Paritetin e Fuqisë Blerëse (USD-PPP) është rritur me rreth 2.5 herë gjatë kësaj periudhe (nga 3500 USD-PPP në vitin 2000 në 8900 USD-PPP në vitin 2010).
EKONOMISTI: Është pikërisht kështu! Nuk e luan topi! Por… Megjithë nivelin e lartë të rritjes, sipas të dhënave të publikuara nga Banka Botërore, Shqipëria mbetet një nga vendet më të varfëra të Europës, me rreth 25 % të popullsisë që jeton nën nivelin e varfërisë. E gjithë kjo sjell një varësi të vendit nga ekonomitë e huaja, qoftë përsa i përket nevojës për import të pjesës më të madhe të mallrave (si rrjedhim me një deficit tregtar negativ), qoftë dërgesave (remitancave) të emigrantëve (rreth 15 % e PBB- remitancat ranë 8.6% në periudhën janar-shtator 2011), të investimeve dhe të huave të drejtpërdrejta (rreth 7 % e PBB) dhe të ndihmave ndërkombëtare. Edhe pse Shqipëria sapo ka hyrë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme-të larta, ku të ardhurat kombëtare vjetore për frymë shkojnë nga 3,036-9,035 USD, fuqia blerëse e popullsisë është ende e vogël. Sipas EUROSTAT (2010), fuqia blerëse e shqiptarëve është pesë herë më e vogël se ajo e konsumatorëve europianë. Pra, ekonomikisht dhe për nga cilësia e jetës së qytetarëve të saj, Shqipëria mbetet e fundit si në kontekstin europian, ashtu edhe në atë ballkanik apo euro-juglindor. Kështu thonë edhe specialistët tanë.
Kryeministri: Gjatë viteve të fundit për të rritur punësimin, për programin e pagesës së papunësisë, janë alokuar rreth gjashtë herë fonde në shumë sesa për programin e nxitjes së punësimit. Për vitin 2010 ky raport është 12 milion USD kundrejt 1,5 milion USD, pra një më tetë.
EKONOMISTI:Ta nisim me faktin e pranuar se, në Shqipëri, për të gjetur një punë kërkohet një periudhe kohe më shumë se dyfishi i kohës që i duhet një punëkërkuesi të BE-së. Së dyti, ta pranojmë se shkalla e papunësisë është raporti midis numrit të të papunëve te regjistruar dhe numrit të popullsisë aktive (forcës së punës). Forca e punës përbën pjesën e popullatës, e cila është në moshë pune dhe është në kërkim të vazhdueshëm për punë. Kjo do të thotë se, Shqipëria renditet e pesta në rajon pas Maqedonisë (33%), Bosnje Hercegovinës (24%), Serbisë (17.4%) dhe Turqisë (14%). Ndërkohë pas Shqipërisë (13%) renditen: Mali i Zi (11%), Greqia (9.4%) dhe Kroacia (9.2%). Por Shqipëria renditet e para në Botë, kur deklaron se të gjithë ata që jetojnë në zonët rurale janë të “vetpunësuar”. Këtë statistikë nuk e gjen askund të tillë!?
Revista JAVA
Ky ballafaqim operon mbi shifra false,nga bashkebiseduesit,per rrjedhoje eshte i teri fals.
Nese keni vendosur te na mbushni mendjen,ne analize te mirefillte ekonomike,merrni suksesivisht nga nje sektor dhe analizojeni ecurine e tij pas viti 2000 por pa perjashtuar punesimin,si me siper.
Media bluan aq shume pallavra politike,sepse nuk kemi model ekonomik
dhe pergjegjshmeri ne raport me treguesin me te sakte te “suksesit” ekonomik,xhepin e qytetarit i cili nuk mashtrohet dot me shifra e perqindje halucinantesh.
ekonomin e LAZARATIT e harrut
“NUK JAM EKONOMIST,POR NUK JAM IDIOT!”LEXOJENI kete artikull
http://edi-shqiperia.blogspot.com/2011/10/nuk-jam-ekonomistpor-nuk-jam-idiot.html
“MONEDHA=Borxhi Publik” Edhe kete
http://edi-shqiperia.blogspot.com/2012/02/monedha-borxhi-publiksi-nisi-gjithcka.html