Vëllezërit e Hekuran Dedës, padi njeriut të Berishës: Na ofroi para dhe foton e vrasësit të vëllait

27 Shkurt 2012, 17:38Politika TEMA

Zabit, Hilmi dhe Agim Deda, tre vëllezërit e Hekuran Dedës, i vrarë në protestën e 21 janarit, kanë bërë kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës ndaj gardistit Fatos Skeja, nën akuzën e moskallëzimit të krimit dhe veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Gjatë kallëzimit të tyre, vëllezërit Deda kanë rrëfyer edhe njëherë historinë e tyre, ku gardisti Skeja u ka kërkuar të prisnin në ngushëllim kryeministrin e vendit, në këmbim të emrit dhe fotografisë së personit që u vrau vëllanë.

Në kallëzim thuhet se, pasi ka bërë zakonin e ngushëllimit për vdekjen e vëllait, gardisti është shprehur se, kishte kryer një bisedë me kryeministrin dhe se kërkonte që ta prisnin pa bujë dhe kamera në ngushëllim.

Si shpërblim do të merrnin një shumë parash që kishte në një valixhe në makinën që e shoqëronte, si edhe emrin dhe fotografinë e vrasësit të vëllait.

Vëllezërit referojnë në kallëzimin e tyre penal, të bërë me 23 shkurt të këtij viti, se gardisti për një orë e gjysmë në rrugë është përpjekur t’u mbushë mendjen që ta pranonin marrëveshjen e tij.

Sipas tyre, pavarësisht refuzimeve të shumta, Skeja nuk largohej nga shtëpia. Ata thonë se, gardisti u kishte shpjeguar se ka qenë në tarracën e kryeministrisë më 21 janar dhe ka parë se nga ka ardhur plumbi dhe se e dinte kush e kishte vrarë Hekuran Dedën.

Sipas vëllezërve, lidhjen e tyre me gardistin e kishte bërë një i afërm, Behar Spahia, të cilit i kishin kërkuar ta largonte nga shtëpia e tyre.

Në kallëzim thuhet se vëllezërit, pas 30 minutash të vizitës së tij, e kishin kontaktuar të afërmin e tyre në telefon dhe i kishin thënë se nuk pranonin asnjë marrëveshje të tillë duke shitur vëllanë.

Kallëzimi ka ardhur vetëm në shkurt të këtij viti, pasi sipas tyre, prisnin që vetë prokuroria t’i thërriste për këtë ngjarje. Vëllezërit Deda e mbyllin kallëzimin e tyre me shpresën se prokuroria nuk do të hetojë vetëm kryerjen e këtyre veprave penale të moskallëzimit të krimit dhe veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, por çdo vepër tjetër penale që lidhet me vrasjen e vëllait të tyre. /TCH

24 komente në “Vëllezërit e Hekuran Dedës, padi njeriut të Berishës: Na ofroi para dhe foton e vrasësit të vëllait”

  1. berti says:

    po cfar drejtesie prisni me berishen ne pushtet…kohe e humbur kote..

    1. hasan says:

      E drejta vonon,po kurre nuk ka per te munguar.Genjeshtra ka shume po e verteta eshte vetem nji.Drejtesia herte a vone ka per tu bere.RESPEKT DHE ADMIRIM PER ZABITIN,HILMINE DHE AGIMIN QE NUK KANE SHITUR VELLAIN E TYRE.NE SHQIPERI TANI FATKEQESISHT JANE TE SHUMTE ATA QE DO TA BENIN.

    2. Gusmari says:

      @ Berti — Epo ata nuk mund te jetojne te qete pa nxjerre fajtorin para gjyqit! Keshtu mblidhet laku. Eshte strategjia e sulmit nga te kater anet. Ke te mbroje me pare! Cilin person, cilen ceshtje? Keshtu nuk ka kohe te merret me kinezerira!
      Dikush i merr shenim te gjitha keto!

  2. LORA says:

    Ndonese i vonuar,ky kallzim ne prokurori eshte veprimi i duhur i vellezerve te Hekuran Dedes,per te drejten e gjakut te vellaut dhe te nderit te shtepise se tyre.

    1. Fred says:

      Lora nderi I familjes tyre asht ti vusin plumbing atij qe tha urdherin dhe qe shkrepi kamzen per ate plumb qe vravi vellan e tyre kjo asht nderi I familjes

      1. armand says:

        Jo Fred,e respektoj dhe kuptoj mendimin tend por nuk jam dakord.
        Familja Deda me kete veprim po i jep nje mesim kafshes se si duhet te funksionoj shteti ligjor.Vetem keshtu do te kete kuptim gjaku i derdhur prej vellait te tyre.U krye nje krim dhe i takon ligjit te veje drejtesin ne vend.E dime qe kafsha s’ka respekt per ligjin dhe drejtesin por ne duhet ti tregojme qe s’jemi kafshe si puna e tij.Duhet ti tregojme qe s’ka asgje te perbashket me popullin Shqiptare.

    2. rroku says:

      Per Loren
      Sa per dijeni, ketu ne tema, para nje muaji, eshte botuar lajmi qe ky Skeja ka hedhur ne gjyq per shpifje vellain e te ndjerit Deda. The tani botohet lajmi qe keto tre vellezer kane akuzuar Skejen.
      Hajde lemsh lajmesh hajde

  3. adi_bonn says:

    Ky vend ka mar fund…Po keta vellezerit,s´ja futen ne by.. ate valixhen atij sekserit?
    E reja e fundit:Serbia ka mare ftesen per kandidat ne BE.
    Bravo Thaci dhw Berisha qe e ndihmuat popullin “vella” serb duke shitur emrin dhe gjakun e Kosoves.

    1. gjethi says:

      O Adi ai sekseri eshte personi qe per qef plagosi kamarierin e lokalit dhe pastaj e detyroi djalin e shkrete ta mbyllte gojen. Sekseri eshtye edhe gardist edhe shofer i Shkelzenit edhe ndertues pallatesh si psh. ai te Zogu i zi.

      1. adi_bonn says:

        E di si eshte puna vellai…Keto lajmet qe shofim perdite te news24,u vra filani,u vra fisteku,jane ata si puna e ketij gardistit trim qe bo pallate…Kane bo ndonje pisllik para 5,6,7 ose 10 vjeteve dhe ja kane pru faturen sot…

        1. shqipetari says:

          Ti adi jeton ne Buenos Aires, se po te jetosh ne shqiperi flet ndryshe.
          Me keto permasa te krimeve qe kemi, nje zot e di per te ardhmen e familjeve shqiptare.

  4. Mjere Shkelzeni says:

    Tash dihet pse Sala ka dashtur te “rregullohet” me ta: tre djem sapo te ulur nga malesite e Dibres me nje vella te vrare. E zoti e din sa kusherinj kane

    1. dritani says:

      Duket shaka por mund te jete nje makth.
      Kam njohur nje pukjan qe kishte 144 cuna xhajash.
      Baba i tij kishte 12 vellezer dhe qe te 12 kishin 12 djem.

      Duket si perralle por eshte e vertete!

  5. gjimi says:

    eshte teper e guximshme qe te kerkosh drejtesi ne shqiperi,e sidomos ne rastin tuaj kur vellai i juaj u vra drejpersedrejti nga i zoti i kryeministrise qe nuk mund te ishte tjeter perveq saliut me morracaket e tij,i cili tani po i vret per se dyti duke u hakmarre ndaj familjes Deda kur ne nje kohe edhe pse qe revanshi u takon atyre qe humben djalin dhe vallain e tyre ky perseri del mbi kanunin por edhe mbi ligjet edhe tregon qe une te vras prap po hapet gojen.duke e theksuar ne fillim qe duhet guxim qe te kerkosh drejtesi kujdeseni nga kali pasi edhe duke ngodhur te gjuan me shkelm.

  6. k.gjoka boston usa says:

    MESAZH PER ZOTIN ARVIZU !
    Qe kur propaganda e ambasades amerikane e dirigjuar nga podestat e washingtonit(amerika zyrtare nuk merret me me shqiperine) filloi
    fishekzjarret per ardhjen e “ekspertize leshit” te FBI mendova qe eshte
    nje loje e parapregatitur per sfumimin e revoltes popullore qe ne prag
    te 1 vjetorit te 21 janarit qeveria dhe drejtesia shqiptare e kishin injoruar dhe perdhosur keto qytetare protestues te vrare me duar ne xhepa.
    Sot mund te thuhet pa frike se ceshtja e 21 janarit eshte plotesisht e mbyllur per:
    1-urdheruesin e vrasjes……. berishe
    2-superfrikacakun ………….edi rama
    3-mashtruesit ……………..arvizu,volfarth,seqiu
    4-prokuroren barbi……….. ina rama.
    Eshte e pa imagjinueshme nje ngjarje e tille qe nje kryeminster te coje lajmes dhe thase me para per te blere gjakun e nje protestuesi qe eshte vrare direkt me urdher te tille.Mallkuar qofte ai njeri apo grup njerzish
    qe shpiken “ekspertizat me fbi” te tipit kosta trebicka kur vellezerit
    fisnike te deshmorit hekuran deda e kane “live” ekspertizen e tyre 1 miljon here me te denueshme se pacavuret e FBI..
    Kam pershtypjen zoti arvizu se dhe ju jeni i blere qe po silleni ne kundershtim me besimin qe kane shqiptaret te amerika si dhe po perdhosni
    te drejten numer 1 qe kane qytetaret per proteste..Duhet te kerkoni vete largimin nga detyra juaj se je bere i demshem jo vetem per shqiptaret por dhe per vete ameriken..

  7. arbeni emigrant says:

    ju humbet vellane ne nje shok nje mik nje hero,po do ti vije fundi e dhe shpellarit sali se shpejti,nk vonon shume, bravo djemi mos u trembni nga pashtersirat e saliut bravo.

  8. Voica says:

    Me erdhi turp nga vetja kur pas fjalive te para qe lexova, me kaloi rrufeshem ne mend togfjaleshi: “Me j’u lumte…”. Po pse “j’u lumte”?! Per vellane e tyre “j’u lumte”??!!! Keto dy pyetje m’a rrezuan, aty ne mendjen time, ate budallekun e fillimit. Dhe me mbyti trishtimi. Per kohen qe jetojme, per cudirat qe degjojme, per keto gjera te paimagjinueshme per nje shoqeri me minimumin e normalitetit. Merrni me mend, arsyetoni pak ne qetesi se c’u ka ndodhur ketyre familjareve per nje vit te tere. Nuk gjejne qetesi njerezit nen e mbi dhè. Ku shprehja e urte”te zuri e keqja, hapi deren…”, s’permbush as gjysmen e atij mesazhi per te cilin ka dale. Te kete masë e liga valle?! E liga qe na ka zene te gjitheve(njerezit e thjeshte,ë!) ne ne kete vend??!! (Ja qe keshtu do AI dhe pike.)

  9. largim says:

    o vellezerit DEDA,hallall ua befte zoti,qenkeni burra zakoni e shqiptar te ndershem,shume mire qe keni ndjek ket rruge ,te degjenerohet Berisha me larot e vet publikisht,ju pafte zoti te gjitheve dhe drejtesia vonon po nuk harron.

  10. tironci says:

    Poshtersite e DIKTATORIT berishe nuk kane te sosur …
    POSHTE NJE ORE E ME PARE KJO DIKTATURE E VENDOSUR NE SHQIPERI..
    POSHTE KY MOSTER ME EMRIN sali berisha ..
    POSHTE FASHIZMI I TIJE I VENDOSUR NE SHQIPERI

  11. inf says:

    Eshte mesu ky berri i malit me te tjere qe e hajne lekun dhe nuk ja nin per Cipe per moral e ku ta di une .
    Po Rrafmoni ai Rrafmon Selmanllari nuk ka dijeni ne ket hile ne ket okubet pse se ai eshte i vetmi i Kalase se Dodes dhe i vetmi i kesaj Kalaje qe hyn e del te saliu sa here ti çohet rroçka ,eshte ky Rafmoni ose Rafi qe ben lijin te berrishajt eshte ky ai bashkepuntori i GERRDECIT eshte ky gjithandej ku eshte Shkelzen Berrisha eshte RAFI ,Rafi te rroleti Xeni aty Rafi te Gerrdeci Xeni aty Rafi te Paret Xeni aty Rafi te Fisheket Xeni aty te dy me shume flet ne Telefon me Krye ministrin e shqiperise Rrafman Selmallari i nipi Agim shehut se Liria e tij ose e bija e tij .
    Rafi ka dore dhe ke ky Truk qe i eshte bere Familjes DEDA nuk ka pik dyshimi per ket Berrisha nuk i ka besu Kapterrit SKEJA ,ai i ka besu Rrafmonit se ky eshte Batanije e vjeter dhe Usta per ksi punesh.
    Tregoni ju vellezerit e Hekuranit me detaje dhe nxirrni te gjitha Ofertat qe ju jane bo qe ju te shitni Gjakun tuj se eshte mesu berrisha me te vetet me vra e me shit gjakun e te vetve.
    Tre njerez e komandojne ket karrocier te ALBANISE TRE .
    1-RRAFMAN SELMANLLARI .
    2-BLENDI FEVZIU .
    3-ALEKSANDERR FRANGAJ.
    KJO TRESHE E KOMANDON KOMBIN ALBANIA-KJO ESHTE MAFIA E SHQIPERISE .pik .

  12. a.r says:

    saliserbi eshte mesuar duke bler gjakun e atyre qe vret . Keshtu beri me Arben Brocin e vrau dhe shperbleu te vellain dhe familjen .Dhe me Azem Hajdarin e vrau po ky i shkoi pak me shtrenjt se shper bleu gjith fisin Hajdari. PO keta 3 vellezrit qenkan burra .

  13. bora says:

    Si ka mundesi qe nje ndodhi e tille te kalohet pa u vene re nga ata qe bejne ga-gam ne politiken shqiptare,minimumi nje prononcim i saliut, duhet te jete,normal qe ai nuk pranon por ai skeja duhet te jape nje pergjigje,ky eshte krimi shteteror ,dhe kush ka sy me pa nuk mund te ecet gjate ne kete rruge.

  14. Armend says:

    Po ku ishit deri tani more djem. Shumë mirë. Më mirë vonë se kurrë. Jeni menduar pak. S’ka më mirë.

  15. Respekte per juve,dhe per gjakun e vellait tuaj.Jo si ato te GERDECIT qe shiten te afermit e tyre te MEDIU i cili i bleu me paret e taksapaguesve shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje