Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbledhur dje Këshillin Politik pranë kësaj force politike, ose siç njihet ndryshe me emrin ‘grupi i të urtëve’. Në mbledhjen e parë të këtij Këshilli u ra dakord që diskutimet e bëra aty të mos bëhen publike. Megjithatë gazeta Panorama ka zbardhur pjesë nga diskutimet. Sipas saj, Servet Pëllumbi, në fjalën e tij ka kërkuar që PS të shpalosë tashmë epërsinë e alternativës së tyre qeverisëse. Pëllumbi ka thënë se PS nuk duhet të mjaftohet vetëm me denoncime. “Në periudhën kur qeverisja ka degraduar dhe jemi vetëm një vit e gjysëm para zgjedhjeve parlamentare, akuzat për korrupsion, klientelizëm, uzurpim të pushteteve ndaj qeverisë së Berishës nuk mjaftojnë për t’u bërë të besueshëm para shqiptarëve. Kjo nuk mjafton. Për një forcë politike si PS, që kërkon të vijë në pushtet, duhet treguar alternativa. Si ne do t’i bëjmë gjërat më mirë, pse ne jemi ndryshe nga pala tjetër dhe çfarë do t’u ofrojmë shqiptarëve në qeverisjen tonë në mënyrë të detajuar, por kryesisht për çështjet më të ndjeshme si ekonomia, punësimi dhe siguria. Vetëm kështu do rikthejmë besimin tek shqiptarët dhe do marrim votën e tyre,” mësohet të ketë thënë Pëllumbi. Edhe bashkëfolësit kanë mbështetur qëndrimin e tij, ndërkohë që Rama më shumë ka dëgjuar se ka folur në këtë takim, raporton Panorama.
posi me alternativat e kemi hallin,se te tjerat i kemi rregulluar
Ky Rama mire ben qe e mbledh keshillin, por nuk besoj se do ta gjeje aty zgjidhjen. Te gkithe ata jane aparatcike te vjeter, ish zyrtare te PPSH te cilet , pa i paragjykuar, nuk kane akoma idene e ekonomise se tregut dhe cduhet bere per ta nxitur. Per kete ceshtje Rama duhet te mbledhe njerez te tjere…me duket si komedi e gatuar keq..eshte per tu tallur me keta qypa..nejse..
Po Rama qe eshte koka e keshillit te te urtve, nuk foli? Ca jane keto keshille keshtu mor aman. Si mbledhje cobanesh me kryeplakun e fshatit. Ska per ta pare kurre kolltukun e kryeministrit ky i mjeri.
Nuk e gjej dot “urtesine” qe gjen Edi Rama tek keta batakcinjte e gangsterit Nano,te cilet me zullumin e tyre ricikluan dr.dhjeramanin ne shpine te shqiptareve.Pse jane si semundje e bute,qenkan te urte????
PO JEPINI NJE KOPJE TE PROGRAMIT TE PS QE TA LEXOJE DHE KY SE TERE SHQIPTARET E MOREN VESH.
Para se te filloni te ironizoni gjeni nje me te pershtatshem se Rama per te groposur (jo thjesht hequr)dr.dhjeramanin sic thote nje zj.ketu me siper…Por ju lutem mos na hapni barkun me spahitopet etj. se jemi dhe para dreke…
Po mer profesorPellumbi,prandaj dhe ju ka therrit zRama ju qe tju degjoje mendimet tuaja dhe me duket se si shume po ja u zgjat bishtin juve ai,po ju vjen pak si shume paz avazit tuaj,se e ndritet ju kur ishit ne krye me gjithe ate pleren Nano.Ju do beni mire qe zRama ta mbeshtesni e ndihmoni me shume por jo duke i vene pengesa nen rrota sic keni bere deri me sot,pra ju takon dhe juve,kur Saliu shan e fyen Ramen e Opoziten,ti pergjigjeni me te njejten monedhe e jo duke bere sehir.Z.Rama edhe pse i vetem si te thuash ja ka arritur ta diskretitoje Saliun,se ju per shume kohe e late ne mes te ruges Ramen a thua se vetem ju ishit mendjet e ndritura,eshte koha qe zRama i duhet dhene ndihme maksimale nga te gjithe per qellimin e vetem te shporrjes nje ore e me pare te TRADHETARIT te Shqiperise Sali Berisha.
ala me servetet ngeli allbanistani? serveti u mbyt nga bizneset mor naive ate degjoni i plasi servetit qe s’numuron dot parate ku i si ti maskoje.
Personalisht, kam paralajmeruar disa here perdorimin e Servet Pellumbit, çka nenvizojne shume nga komentuesit ketu. Ky ne emer te thinjave (+pronave dhe pasurise qe ka vene), ndersa tjetri, kreu i OSCE, i shpejtrikthyeri pas reagimit nervoz te publikut shqiptar, ne emer te institucionit. E degjuat se c’tha? Te vonuar jemi (jeni) me reformen zgjedhore, por me mire te vonuar e te sakte, ne substance. Mbeshtetje ashiqari per Berishen, dmth se shlyen haraçin. Thua do ta mesojne femijte e femijeve tane nje dite te verten e ketyre v…politike, qe po e zhyesin thelle e me thelle Shqiperine ne batak e bashke me te edhe Kosoven?!
Zoti Pellumbi, edhe ju mire e dini se cila eshte alternativa qeverisese, e dini shume mire, mgjth nuk keni marre ende titullin lideri histo(e)rik i PSSH-se. Prononcimet tuaja duhet te jene jashtezakonisht te sakta, se nuk eshte duke folur, ta zeme nje devolli, qofte edhe nje kryetar i PS te fshatit, por nje njeri me “nje barre mend”. Kur mendoj te vazhdoj, me thote mendja perse te humb kohen me ju: njeri u akaparua nepermjet dhendrrit, po ju perse te jeni kripto? Perse valle?
Rilindja shqiptare s’do te behet me vjeshta patriarkesh e profesoresh, te cileve ato, p…mund t’ua degjojme, s’kemi se cfare te bejme, po “problemet e alternativave”, jo, se ato ngjajme me cingerimen e mbytur te kalkulatriceve…
Besoj i ketij mendimi duhet te jete edhe Edi Rama, i cili ka ngritur kete strukture alaBashkime Profesionale, qe s’i gjyshen, s’i pyet kush per te gjalle…Se fundi, s’u vjen zor? Si i dini miletin, injorant?