Vizioni im për Europën mbetet vizioni i etërve themelues të Europës. Është vizioni i një Europe të bashkuar, që do të thotë një bashkëjetesë gjithmonë e më e ngushtë në kontinentin tonë.
Motivimi kryesor i etërve themelues të Europës- nga Winston Churchill, tek Alcide De Gasperi, Jean Monnet, Robert Schumman e deri tek Konrad Adenauer- mbetet akoma shumë i vlefshëm. Ishte parimi: Jo më luftë! Pas dy luftërash të tmerrshme, një varfërie e vuajtjesh mizore, më në fund Europa duhej bërë më e mençur. Dhe etërit themelues të Europës ishin të bashkuar rreth idesë se vetëm një Europë e bashkuar do të na jepte mundësinë e një paqe dhe lirie të qëndrueshme.
Ata, të cilët njësoj si unë, e kanë përjetuar si djalosh i ri luftën me gjithë tmerrin dhe dëshpërimin e saj, mund të kuptojnë nga përvoja se çfarë vlere ka një Europë e bashkuar për lirinë dhe paqen. Kush nuk e ka përjetuar vetë luftën dhe pikërisht tani në kohë krize pyet se çfarë sjell bashkimi i Europës, unë ju them: paqen.
Kur i hedh një vështrim historisë e kupton qartë: shpirtrat e të keqes të së kaluarës nuk janë ndaluar, ato mund të rikthehen gjithmonë. Kjo do të thotë se Europa mbetet një çështje e luftës dhe e paqes dhe mendimi për paqen është forca që lëviz integrimin evropian.
Vizionarët e atëhershëm ishin të vetëdijshëm se rruga nuk do ishte e lehtë. Megjithatë ata nuk u stepën. Ata- dhe jo skeptikët, që atëherë po ashtu ishin të shumtë- na kanë provuar se kishin të drejtë. Në dekadat e fundit është bërë një progres i jashtëzakonshëm në Europë. 20 vjet më parë ne kemi arritur që në mënyrë paqësore të heqim Perden e Hekurt, ne kemi arritur unitetin gjerman në paqe dhe liri me miratimin e fqinjëve dhe të partnerëve në botë, ne kemi përfunduar bashkimin e Europës- 10 vende anëtare të Bashkimit Europian ishin 20 vite më parë pas Perdes së Hekurt- dhe ne kemi një monedhë të përbashkët europiane, euron, që është e pakthyeshme. E gjitha kjo e forcon Europën si një strehë të lirisë dhe paqes dhe si një konkurrent e partner në botë.
Ata që tani në krizë kanë dyshime, unë u them: Ku do të ishim sot në Europë nëse do u ishim nënshtruar skeptikëve e frikacakëve?
Është e vërteta: rruga drejt Europës ka qenë shpesh e lodhshme. Ndonjëherë kemi ecur dy hapa para, një pas dhe nuk kemi shkuar aq larg sa ç’e e kishim planifikuar. Por edhe kjo i përket Europës dhe kjo nuk do ndryshojë aq shumë edhe në të ardhmen. Por ne nuk do mposhtemi dhe me këmbëngulje, vendosmëri dhe kurajo do shkojmë vazhdimisht përpara. Këto janë parakushtet për një histori suksesi të integrimit europian.
Ky është edhe leksioni themelor për sot: e ardhmja nuk është e skeptikëve, por e atyre që lëvizin me një qëllim të qartë në mendje. Mbi këtë themel, që e kemi ngritur tashmë, por ndërtojmë më tej shtëpinë tonë evropiane. Debati i tanishëm në Europë dhe kriza e tejzgjatur në Greqi nuk duhet të bëjnë që të humbasim qëllimin e një Europe të bashkuar. E kundërta është e vërtetë: ne duhet të përdorim krizën si një mundësi. Tani më shumë se kurrë na duhet më shumë Europë dhe jo më pak.
Europa është e ardhmja jonë. Ndaj Europës nuk ka asnjë alternativë. Ne kemi të gjithë arsyet për optimizëm se Europa mund të dalë më e fortë nga kjo krizë në rast se ne duam. Le të mos trembemi!
*Ish- kancelari gjerman e ka botuar këtë opinion në gazetën Bild
Kjo eshte ” gjuha ” me e sakte dhe e drejt e te ardhmes se Europes. Por…….?
Udheheqesa te tipit Regan, Kohl, Klinton, jane fytyra me e mire e demokracise. Te ndjekesh rrugen e ketyre burrave te shtetit, do te thote, te cosh vendin qe ti perpfaqeson perpara.
Por sot une shoh se Evropa ka humbur nga vlerat e saja humane dhe demokratike, sot ka ardhur interesi ku mbeshtetet dhe nje diktator, mjafton qe ky i fundit te qeshe sa here qe nje humorist europian te thote dicka serioze.
Kjo eshte thjesht nje filozofi utopike e idealisteve.
Evropa asnjehere nuk ka qene dhe nuk ka per te qene e bashkuar. Historia ne e ka provuar kete. U perpoqen qe prej Cezarit,Napolonit,Hitlerit ta bashkonin kntinentin por perfundim i ishte i hidhur per vete kontinentin.Luftera dhe miliona te vrare.
Problemi i bashkimit te evropes qendron ne vete thelbin historik te perberjes se saj. Shtetet dhe paragjykimet midis tyre.
Por problemi me i madh eshte lufta per influence dhe dominim midis vete etnive brenda kontinentit: Britaniket&Saksonet,Sllavet,Franko&Gjermanet,Skandinavet.
Nje gje nuk permend ky utopisti Helmut Kol: kush do ta drejteoje kete bashkesine utopike? Gjermanet?,Britaniket,Sllavet?..Jane kaq shume paragjykime dhe probleme qe nqoftese dikush do te perpiqet te marre rolin e liderit gjithcda do te bjere si kala prej rere. Gjermanet e dine mire kete: E provuan dy here radhazi te dominonin kontinentin dhe deshtuan keqazi.
evropa do te jete ashtu si ka qene shekuj me rradhe…ne a do ta gjeme veten ne te, dhe kemi nevoje shume si shtet per parate e evropes,po nuk te lene keta politilleshet tane qe tllin menderen me votuesit…
Adi
Pajtohem pjeserisht me komentin tend.ke te drejte kur thua qe Europa eshte e perbere nga shtete te ndryshme me kultura te ndryshme.Spajtohem em ty kur thua u perpoqen dy here gjermanet.Sepse ato kete donin ta benin ndermjet forces e qe ne nisje ishin te deshtuar.
Pershendetje
Tironci,Lugano
Gjermania u dogj dy here me luften e pare dhe dyte boterore dhe ndjenjat anti-gjermane nuk fshihen dot kolaj ne Evrope, ne nje kohe kur po perpiqet te dominoje serisht kontinentin. Kemi nje perplasje te dy klaneve te fuqishme :Atij Anglo-Saksono/Skandinav me klanin Franko-Latino/Gjerman. E verteta eshte se Franko/Gjermanet po deshtojne me ekonmoine duke theksuar ketu katrahuren qe arriten me monedhen e shpartalluar dhe pa te ardhme:euro-n. Nje nga deshtimet nga me spektakolare te historise se Evropes
Saksonet dhe Skandinavet kane qene historikisht euroskeptike sepse historikisht kane qene dhe jane vende teper te me mirqenie, fuqishme dhe me influence keshtu qe e refuzojne ekzistencen e nje Evrope te dominuar nga Franko-Gjermanet. Sapo lexova dosjet e Carl Bild ne Wikileaks(Strafford) i cili shpehej hapur kunder dominimit Franko-Gjerman ne Evrope dhe kunder rrezikut rus(Putinin e quante Cetnik ekstremist serb). Gjermanet kane mundur te fusin nen ombrellen e tyre vendet e varfera,latine dhe ato post komuniste ne Evrope por zemra ekonomike e Evropes eshte Londra dhe FTSE(City zone).
Perdesia zemra do te jete ne Britani,gjermanet jane te detyruar te mesojne “anglisht” dhe te ndjekin rregullat e ekonomise anglosaksone…
Pershendetje
Tironci, gjermanet nuk qene ata qe filluan luften e pare dhe te dyte boterore. Mos bje preh e propagandes judeo bolshevike!
Obergruppenfuhrer ..Nga nicku e kuptoj se qenke entuzjast i Fyrherit, por mos harro se vete Fyhreri kishte prejardhje judeo-cifute..Sa ironike hehe…Dhe po ti biem llogarise se tij “ti si shqiptar” konsiderohesh si “Untermench”..besoj se e kupton termin qe po perdor.
Eshte po ashtu ironike qe Nazistet kishin lidhje te ngushta financjare me bankjere te njohur cifute si Rothschilds
Nje nga familjet me te fuqishme te Evropes, ajo Bavareze Saxe-Coburg & Gotha kane pasur synim qe prej shekujve te kaluar unifikimin e Evropes nen ombrellen gjermane.Gjermania i ka filluar lufterat boterore per dominim te Evropes dhe kete e di dhe bufi
Eshte shume i qarte mesazhi qe jep ish dinosauri i politikes Europiane, nje bashkesi shtetesh ku te medhenjte ndihmojne me te vegjlit dhe te pafuqishmit, si Greqia ect. Respekt per kete njeri te mire, qe mendon pozitivisht,per nje te ardhme ne paqe dhe harmoni Europjane!
A nuk ishte ky eksperiment Bashkimi Sovjetik i cili deshtoi?
Ne politike nuk ka shtete te ndihmojne ne emer te solidaritetit,gjithcka varet nga interesat personale….Edhe franko-gjermanet nqs se ishin kaqe te paster nuk i detyronin greket e zhytur ne borxhe te blenin miljarda euro armatime nga industria e tyre…Me leket qe ju dhane borxh dhe qe grekqt do ti paguajne me keste dhjetefish per 50vjet
http://www.counterpunch.org/2012/02/21/germans-french-were-keen-to-sell-arms-to-greece/
Helmut Kol ja fut kot. Qe me 1915 Lenini, kur doli parrulla e “Shteteve te bashkuara te Evropes” tha se kjo parrulle eshte ose reaksionare, ose e pamundur. E sqaroj me tej. Eshte reasionare, sepse Evropa mund te bashkohet per te luftuar Komunizmin, sic u vertetua me 1989.Ndersa eshte e pamundur te realizohet sepse,shtetet dhe kombet evropiane kane zhvillime te pabarabarta ekonomike,kane kultura te ndryshme,karakterizohen nga nacionalizmi shovinist, cdo qeveri e secilit shtet evropian shikon ngushtesisht interesat e shtetit te vet, nuk mund te krijohet nje qeveri unike me nje shtet unik gjeografik evropian dhe se ky bashkim i sotem s’eshte gje tjeter vecse nje marreveshtje bisnesmenesh per te siguruar bisneset e fitimet e tyre. Dhe se fundi e me e rendesishmja eshte se popujt e kombeve evropiane kane psikologji, ne themel te se ciles qendron egoizmi, interesi i ngusht personal, ambicja e cmira ndaj te tjereve gje qe nuk lejon kurrsesi bashkim te vertete. Te mos krahasohet me ShBA, sepse atje nuk ka nje komb amerikan, por nje popull amalgame qe i mbledhe e i shterngon nje kushtetute me ligje shume te rrepta per te mbajtur ne kembe shtetin.
Megjithese mbaheni per gazete te pavarur, nga frika nuk guxuat te botoni komentin. Turp per ju dhe genjeshtaret si ju.
ne diplomaci ndryshe mendohet ndryshe flitet ndryshe veprohet
Z. Helmut kohl, ka qene dhe mbetet nje figure politike evropiane e ndritur. Edhe sot ai, me dekleraten e tij, ka ndihmuar ne mbeshtetje te idese se evropes se bashkuar. Jam plotesisht i bindur se bashkimi i popujve te evropes eshte destinacjoni i vetem per te jetuar ne paqe.