Itali, ekzekutohet me armë 24-vjeçari shqiptar. Një shtetas kosovar arratiset nga burgu

28 Shkurt 2012, 11:33Politika TEMA

Një shqiptar 24 vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë mbrëmjen e djeshme në Itali. Lajmi publikohet nga mediat italiane, të cilat i referohen policisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e quajtur Castel Bolognese në Ravena ku shqiptari Kleant Sukja është vrarë me armë nga persona ende të paidentifikuar. Dëshmitarët kanë treguar për policinë se kanë qenë së paku dy persona, që i janë afruar të riut dhe e kanë qëlluar tre herë me armë dhe më pas kanë hipur në një automjet dhe janë larguar me shpejtësi.

Ndërkohë policia lokale ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Arratiset shtetasi kosovar

Si ka mundësi të ndodhë diçka e tillë. Është kjo pyetja që mbizotëron pas arratisjes së kosovarit Fatmir Gashi nga burgu Canton Momballo në qytetin verior të Brescia-s.

Ai po vuante një dënim për grabitje dhe do të dilte në vitin 2016, afat që me sa duket i është dukur shumë i largët. Duke përfituar nga mungesa e rojeve dhe nga një pirg tullash përgjatë murit rrethues të burgut, i cili ndodhet në qendër të qytetit, 25 vjeçari kosovar ka arritur të largohet pa lënë gjurmë duke përdorur thjesht një litar. Bashkë me të u përpoqën të arratisen, pa sukses, edhe dy të dënuar të tjerë.

Burgu i Brescias, ashtu si edhe struktura të tjera italiane dënimi, vuajnë prej kohësh nga mungesa e personelit dhe nga mbipopullimi. Shifrat flasin vetë: në burg ndodhen të mbyllur dy herë më shumë të dënuar se kapaciteti dhe ata ruhen nga 180 roje, në vend të 300 që duhet të jenë. Madje kur ka ndodhur arratia në burg ndodheshin vetëm 12 prej tyre.

Ndërsa ështa hapur një hetim i brendshëm për të hedhur dritë mbi përgjegjësit, kujtohet se ende nuk është gjetur shqiptari Altin Hoxha i ikur nga burgu i Romës, Regina Coeli rreth një muaj më parë.

1 komente në “Itali, ekzekutohet me armë 24-vjeçari shqiptar. Një shtetas kosovar arratiset nga burgu”

  1. tourkofagos says:

    nuk besoj se do te kete ndonje korrak,qe te thote;O sa mire me qene shqiptar…..!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje