Vjedhin komplet urën për skrap

29 Shkurt 2012, 12:25Lifestyle TEMA

Një urë në Poloni është zhdukur komplet nga ana e dy meshkujve, të cilët e kanë grabitur atë për skrap. Ura, e cila përdorej nga një minierë lokale, ishte e përbërë prej hekuri. Dy grabitësit kanë mundur që ta çmontojnë komplet atë, pa u vënë re nga rojet dhe i dërguan pjesët e saj në fabrikë për riciklimin e metaleve. Por, nuk kanë pasur fat në rrugën e fundit, kur kanë qenë duke transportuar me kamionin e tyre, pjesën e mbetur të urës. Ata janë diktuar nga rojet, të cilët kanë njoftuar policinë dhe tashmë rrezikojnë të dënohen me 5 vjet burg.

 

2 komente në “Vjedhin komplet urën për skrap”

  1. Horri bulevardit says:

    Dhe ne shajme vehten tone, qe cmontojme ca tuba e ca hekra, kta ta rrukan gjith ure, vetem se keni bo gabim qe e keni qit ne gazet, se tani albanezat do menojn se qeka kollaj me cmontu urat per skrap.
    Veni roje ke ura Zogut se na lan batall.

    1. Aqifi says:

      Keta do te jene kushurinj te Ilir Metes dhe te Nar Kokes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje