Fyle- Haxhinastos: Duam të shohim prova të besueshme në luftën kundër korrupsionit

1 Mars 2012, 20:49Politika TEMA

Komisionari për Zgjerimin, Stefan Fyle, lëshoi një deklaratë të shkurtër për mediat pas takimit që pati me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto. Duke biseduar me zyrtarin e partisë së Ilir Metës, që së fundmi doli i palagur nga një akuzë për korrupsion, Fyle tha se duan të shohin prova të besueshme të luftës kundër korrupsionit. “Një dialog konstruktiv politik do të garantojë që Shqipëria po jep rezultate konkrete në zbatimin e marrëveshjes politike të nëntorit të kaluar, veçanërisht në lidhje me reformën zgjedhore dhe reformën për rregulloren e parlamentit. Shqipëria duhet të vijojë progresin në përmbushjen e 12 kritereve, me theks të veçantë në krijimin e provave të besueshme në fushat e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit”, deklaroi Fyle.

Komisioneri ka kërkuar angazhim të të gjitha palëve për suksesin e Shqipërisë. “Dua ta theksoj sërish, se që vendi të shënojë sukses në axhendën europiane, është e rëndësishme që kjo të kthehet në një axhendë kombëtare, për qeverinë, për opozitën dhe për shoqërinë civile. Një proces me të vërtetë gjithëpërfshirës është kyç për suksesin e Shqipërisë në përpjekjet e saj për reforma”, përfundon Komisioneri.

11 komente në “Fyle- Haxhinastos: Duam të shohim prova të besueshme në luftën kundër korrupsionit”

  1. Arsen says:

    Fyle, boll ju doli fryma me kete mafie. Nuk dorezohen as me fjale… as me vote.

  2. olti says:

    Cere na duhet Evropa ne mer jahu. Ja e hongri serbi po futet ne BE.

    Le te jete shendosh e mire Sala e Iliri aty ku jane se i dime vete punet tona. Kush mor Evropianet do na tregojne si bohet shteti e si ndertohet ekonomia????? Po ne kemi 2000 vjet civilizim e per inot te gjitheve e bome shtetin te fundit.

    Ky Fule eshte zar fare, i thote Haxhipordhes ti terheqi veshin Ilirit. Po Iliri boni sekretarin personal (jo ate qe ra mrena per droge) pa qene deputet ene zv-kryeminister ene Minister te Jashtem dhe Salistat e qepen gojen. Eshte i forte Skraprliu dhe sdo me ja dite per Merkelin e jo Fulen.

  3. aman o fyle kujt i thua,haxhi nases,po pjerdh xhikja per ju.xhikja me lirin do na integrojne ne evropi.qe te na integrojne ne evrope ne duam leke nga ato qe ka vjedh ilir floriri.vetem keshtu e kuptojme integrimin ne,

  4. po cdo ky fyle mor aman.xhikja perfaqson partine e integrimit.o na integron partia e ilir metes o ska parti tjeter qe mund te na integroj.partia e integrimit,ne i kemi vene edhe emrin qe shqiptaret ta kuptojne se cila parti do ti integroj.po edhe populli do qe te integrohet si ilir meta ,qe u integrua me ze e figure duke vjedhur.

  5. Horri i bulevardit says:

    O Fyll, po i bie qe haxhija i nastos te luftoi korrupsionin qe beri shefi vet, so bukshkel ai o Fyll, boll mo e luftoi korrupsionin ja hoqi gocen gjykatses Shpres, qe kish fut Liri ne ambasade dhe i dha leje me pjell, ca do tboj mo qeverria antikorrupsion e integrimit te korrupsionit.
    Dukuni anej ka viti 2025, se besoj se deri atehere do e kemi luftu korrupsionin dhe do ja u plotsojm ato 12 kerkesa, se dhe ju boni si gore, o doni 12 o ska, ne vitin qe kaloi e plotsum nji, ket vit plotsojm ne nji tjeter, kadal kadal shko kjo pun, kur snxitohena ne, ckeni ju sikur jeni mzorr. Naleni dhe ca kohe te shijojme Afriken e mesme, se evropen kena koh ta shijojm.

  6. brazili says:

    Edhe keta te Europes bejne lloqe kot,bashke me Fulen.Ujku sa nje mal para syve te te gjitheve,keto thone duhet me ndjek gjurmet.

  7. kot fare says:

    a ka ndonje njeri te zgjuar qe nuk e ka bezdi te na tregoj kush jane keto 12 kushte,qe te imagjinojme dhe ne te varferit pas sa vitesh do futet shqiperia ne evrope?

  8. arjani says:

    A ja the or ja the, po kujt ja the!

  9. ARJANI -PAN says:

    KAM MENDIMIN SE VETEM KY FYE-LLI MUND TA REGULLOJE SHQIPERINE SE PARA DY DITESH PER MOS MARJEN E STATUSIT THA ESHTE E PA MUNDUR SE NUK KA BASHKEPUNIM NE KUVEND,TASHTI THOTE PROBLEMI I KORUPSIONIT NESER NUK E DIME………SE CFARE DO TE KERKOJE DHE NUK JAM I SIGURTE,POR QE MUND TE THEM SE PO TE NDEROHET DHE TE BEHET KRYEMINISTER I SHQIPERISE NEVE PER 1000 VJET MUND TE HYJME NE EUROPE.POR KJO NUK ESHTE PROBLEM SE SIMBAS UDHEZIMIT TE RI QE GJUHA E DYTE DO TE JETE KINEZCJA PER SHQIPETARET JAM I SIGURTE QE KY FYE-LLI NUK E DI TE FSHEHTEN TONE QE DO TI BASHKOHEMI KINES PER TE QENE SA ME LARG EUROPES RACISTE TE FUES.

  10. mali says:

    Ose keta fylet jane koqe fare ose vazhdojne dhe tallin prapanicen me shqiptaret. I kane shume mire mekanizmat per te nxjerre serbin e vucidolit jashte loje por kane hallin e interesave te tyre.

  11. sherifi says:

    -E para ky haxhiu i nastove eshte i pa pergjegjshem,a ju kujtohet ne nentor kur i tha bregut”hajt degjo p…. e tyre tani”.-
    -E dyta kujt i thote ky fylja per korrupsion,po kush e pyet kete naston?po ku ka kellqe nastua ti thot saliut apo ilirit nje fjale?
    -E treta eshte;po ku pyet saliu per europen apo per ameriken sidomos tani qe po rremben edhe presidencen,prokurorin e pergjitheshme,shishin se te gjitha te tjerat i ka mare me kohe. saliu ka kohe qe pellet qe ne “jemi vendi me rritje ekonomike me te madhe ne bote”,”europa duhet te mari shembull nga qeverisja jone”,njelloi si atehere kur thoshte i ndjeri babai i tij shpirterore qe ;”shqiperia eshte si nje shkembe graniti ne brigjet e adriatikut”,”shqiperia eshte nje bace me lule”,”imperialistet dhe revizionistet ne na kane ne gryke te pushkes,por neve ata i kemi ne gryke te topit”,”shqiperia socialiste eshte fener ndricues ne europe dhe ne bote”
    -dhe si perfundim sali berisha do e coi kte vende atje ku do ai dhe jo atje ku do mileti apo europa dhe amerika,saliu po nuk shiti dhe ato cfar i kane mbetur ketij vendi,si pasurit nentokesore,te gjithe hidrocentralet,detin,malet dhe cfar ka mbetur tjeter nuk leviz nga ajo karrike. Saliu do e dorezoi ne nje kohe qe mbasi ka shitur te gjitha keto dhe mbasi ta kete futur vendin ne borxhe qe te mos e mari dot veten per gjith jeten.
    -nje gje nuk po meret vesh ne kte vende qe kjo opozita cfar po bene?si do i vej halli se per te gjitha keto saliu po fajeson opoziten? dhe do te vij nje dite qe per te gjitha keto poshtersi qe po i behen ketij vendi faji do ti mbetet opozites.
    -Kur do te vije ajo dite qe kjo opozit dhe ky milet te zgjohen nga gjumi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje