Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian votoi në Bruksel raportet për Bosnjen, Turqinë, Malin e Zi dhe Serbinë.
Në seancë plenare, këtyre rezolutave do t’i bashkangjiten dhe ato të Kosovës e Maqedonisë, ndërkohë që për Shqipërinë ka rreth dy vite që nuk hartohet asnjë rezolutë.
“Sot diskutuam progresin në Serbi, Bosnje, Mal të Zi, por fatkeqësisht, mungon Shqipëria. Pse po mungon? Mendoj se raportuesi dhe ne e ndajmë gjerësisht këtë këndvështrim, është i mendimit se nuk ka progres në Shqipëri për sa i përket çështjeve kyçe. Ai thote se nuk ka shumë gjëra për të shkruajtur pasi atje vijon sherrnaja, përleshja për pushtetin mes qeverisë dhe opozitës dhe si rezultat nuk kemi progres”, tha Libor Rouçek, ish-raportues për Shqipërinë, S&D.
“Po është e vërtetë se ne jemi të përfshirë në mënyrë mjaft aktive për të gjithë Ballkanin Perëndimor, me një përjashtim, që është Shqipëria. Seanca plenare e muajit mars do të votojë rezolutat për Serbinë, Bosnjen, Malin e Zi dhe Kosovën. Shqipëria nuk është aty dhe mungesa e saj është shumë e zëshme. Kjo do të thotë se BE e sheh qartë se në kuadër të këtyre aktiviteteve të mëdha, ka një vend që mungon. Pa bërë shumë filozofi, mund të ndodhë që kur nuk ka lajm, është lajm i mirë, por në këtë rast kjo nuk është e vërtetë për Shqipërinë. Mendoj se është ende me rëndësi që partitë politike të vendit të jenë të angazhuara në një dialog konstruktiv politik për të përmbushur 12 kriteret. Pasi ajo që shohim më shumë tani janë akuzat se kush do të jetë përgjegjës për raportin e keq”, tha kryetari i delegacionit për Ballkanin, Eduart Kukan.
Rezolutat e PE-së nuk kanë asnjë vlerë ligjore në politikën e jashtme të Unionit, por ato hartohen me një frymë më pozitive se raportet e ngurta të Komisionit, në mbështetje të vendeve aspirante për në BE. A ka faj raportuesi, apo mungesa e progresit në vend për mos-hartimin e raporteve të rregullta për Shqipërinë?
“Është e vërtetë që ka një lidhje mes progresit të vendit dhe hartimit të një raporti. Siç e kam thënë, nëse nuk ka një progres të prekshëm, atëherë raportuesi nuk është shumë i gatshëm për të përgatitur një raport, i cili nuk do t’i ndihmonte vendit. Pra, këto dy gjëra shkojnë bashkë. Është absolutisht e qartë se nëse ne do të kishim përmbytje nga lajmet e mira që do na vinin nga Shqipëria, atëherë do të ishte e rëndë mospasja e një raporti. Por ashtu siç janë gjërat tani, raport apo jo, dialogu në vend, reformat dhe përmbushja e 12 kritereve duhet të vijojë. Nëse e bëjnë një gjë të tillë, atëherë do të ketë një reflektim nga Parlamenti Europian”, tha Kukan.
“Kemi përshembull 12 fushat apo rekomandimet për të cilat BE pret progres, e nëse nuk gabohem, me përjashtim të njërës, zgjedhjes së Avokatit të Popullit, nuk është arritur shumë. Pra, unë shpresoj dhe dëshiroj që grupimet kryesore politike të ndërgjegjësohen për situatën dhe të paktën, për çështjet që kanë të bëjnë me integrimin europian, të bëhen bashkë dhe të punojnë së bashku”, tha Rouçek.
Rezoluta e fundit për Shqipërinë është hartuar nga raportuesi Nicolaos Chountis në qershor të vitit 2010. Për nga rëndësia që Parlamenti Europian i kushton vendit prej vitesh, nga grupimet e mëdha politike, përzgjedhja e raportuesit për Shqipërinë i ka kaluar grupimit të ekstremit të majtë, një prej grupeve politike më të vogla në Parlament. /TCH
Po pse te lodheni ore shoku Kukan, merrni ca replka ketu ne kete gazete dhe jepjani komisionit europian ti lexojne ne parlament.
Ju siguroj se do te gjeni ate qe ju skeni mundesi te shifni tek Saliu dhe qeveria e tij.
Merrni komentet e vetem nje dite dhe nxirrni konkluzionet, per pluhralizem merrni dhe te Fahriu replikat.
ahaha PE ”humbet durimin” po Edi Rama qenka shume i qete, po shqiptaret e ndershem ? Po Taqua qe i ngeli dyfeku ne ajer ? Prisni edhe pak se do na therisni korrak ahahha capedanos e mesoi evropa cdo te thote korrak .
Une nuk shoh sherr, degjoj vetem shashka qe hedh Plaku qe gerthet e cirret sa here i shkon gishti te plaga, Reforma Zgjedhore.
Keta zotrinj te nderuar te Evropes bejne mire te na inponojne kushtet per te bere nje pale zgjedhje dinjitoze si ne shtetet e tyre dhe pastaj ta shikojme cila nga palet i pranon apo jo.
lëreni o njerëz të Europës opozitën pa e futur apo nënkuptuar në përfundimet tuaja se boll na mërzitët dhe ofenduat.. kur ne dëgjojmë për ju, dimë c’thotë e c’bën Cameron apo Merkel, nuk dimë si e ka humorin e mëngjesit apo darkës opozita.. kur të vijë kjo opozitë në pushtet bjerini dhe kësaj, po deri atëherë ka punë të tjera për të bërë. rob koti…
”PE humbet durimin me Shqipërinë…”?!?!?!?!?!?!?
Me MUA?!?!?!?!?!?,qe jam Popull.
Po me berisen?!?!?!?!?,kur keni me e humb ”durimin” ju ku…at e Evropes??!?!?!?!?!?!?!?.
ne kur ishim femije edhe nuk benim detyrat te shpija nuk shkonin fare ne shkolle ose kur shkonin gjeni justifikime nga me te ndryshme duke thene se kemi qene te semure apo kem qene te daja e dhjetra te tjere justifikime,por ky sali berisha si nuk i vjen turp fare po cfare i tregon evropes se nuk me len edi rama apo edhe evropa po luan rolin e kurves se ne nuk i mbajme krahun asnjeres pale politike po atehere pse nuk ja plasni ne sy berishes se je shkaktari kryesore i mos marrjes se vendit kandidate nga ku i cili eshte detyra kryesore e qeverise per ti bere punet e shpise dhe jo e opozites,por saliut i intereson bllokimi i proqesit sepse siq e shkruan edhe meroja ne nje editorial te sotem pasi te marre edhe presidentin ne sna ngelet gje tjeter veqse te themi PARTI SALI TI TE GJITHA I MORE TI.
deshira e berishes kjo ka qene : lenja jasht europes dhe po ja arin.
Saliu zbaton me perpikmeri detyrat qe i ka lene Serbija dhe Nene Jovanka( Gjyshja e Liri Berishovicit)..Keshtu qe detyrat e shtepise ai i ben ,biles i ben me se miri…por i ka ditet e numuruara ,mos keni merak,..do hajne njeri-tjetrin ne luften brenda llojit qe sapo i ka nisur.
Keni te drejte edhe mbas 100vjeteve, perseri ne vend numero.
Mbyllini dyert e lereni keta plehera <> te hane njeri tjetrin.
Po kur e ka dashur Europa SHQIPERINE? Ne vitin 1913,apo ne 1925,kur kerkoi ta heqe nga harta e Europes.Me Thoni mos Z.Kukan,qe tu dhimka ky vend e ky popull.Per Shqipetaret te roje e te perparoje Amerika,ajo demokraci qe e shpetoi kete pak vend.Sa per ju te Europes,te gjithe keni dashur nga nje cope toke,det,male,e tani qe doni Saliun do tja arini,do i merni.
Europa sot ka probleme te medha,kriza po sjell revolucione,te cilat rezojne perandori,pasuri,karige,milionat e vjedhura popujve dhe keta palo europjane sja kane ngene problemeve te Shqiperise,degjoni se si flasin se çthone,kodra mbas bregut.
QAN EVROPEN SHQIPERIJA,
POR KEMI SHOKUN SALI.
NE KOLAPS EKONOMIJA
ME BOLLEK DEMAGOGJI.
Ai qe nuk mbrohet dote shan shokun se ja ka fajin shoku keshtu qe ky problem ka zgjidhje vetem kur te largohet ose me mire te denohet fajtori