Ken Biberaj, djali i gazetarit të njohur Elez Biberaj, ka shpallur kandidaturën e tij për këshillin bashkiak të Nju Jorkut. “Ndaj me ju zyrtarisht kandidaturën time për Këshillin Bashkiak duke përfaqësuar distriktin e 6-të të Nju Jorkut. Ky distrikt përfshin në pjesë të madhe Pjesën e Sipërme Perëndimore dhe ka një histori të përfaqësimit të fortë, një traditë që unë do ta vazhdoj duke sjellë një perspektivë në mënyrën se si drejtohet pushteti lokal,” thuhet në mesazhin e postuar nga Ken në faqen e tij zyrtare www.ken2013.com.
“Unë i njoh sfidat në drejtimin e një biznesi të vogël pasi kam një të tillë. Unë i njoh problemet me të cilat përballen familjet në këtë zonë për shkak se jam pjesë e një të tille. Por distrikti ynë po ndryshon dhe ndërsa ndryshimet sjellin të mira, ne nuk mund të sakrifikojmë themelet e këtij komuniteti dinamik. Po garoj për shkak se çdo ditë shoh një dyqan ikonik të mbyllet ose një familje që largohet nga lagjja për shkak se nuk e përballojnë jetesën këtu. Ne kemi nevojë dikë që të ngrejë zërin për këto familje e biznese të vogla. Përgjigja fillestare ndaj kandidaturës time ka qenë modeste. Megjithatë, të fitosh këtë garë do të thotë që të kërkosh ndihmën e energjinë tuaj e të shumë të tjerëve,” thotë Ken që fton gjithkënd të vizitojë faqen e tij në internet www.ken2013.com dhe të japë donacione.
Këshilli bashkiak i Nju Jorkut është një trupë ligjvënëse e qytetit gjigand. Përbëhet nga 51 anëtarë nga 51 këshilla distrikti. Këshilli shërben për të kontrolluar punën e kryebashkiakut dhe për ta balancuar atë. Ata miratojnë buxhetin dhe marrin vendime për çështje të rëndësishme të qytetit.
Zoti Ken Biberaj, eshte nje famijle me zotin A.Biberaj dhe jane nje familje shume e mire. Per shqipetaret kudo qe jane duhet te jete krenari qe perfaqesohemi nga djem me prejardhje shqipetare (shyqyr qe krahinat ne shqiperi nuk ekzitojne tek populli por vetem tek ca politikane qe s’di tú ve emer. bekuar cdo shqipetar qe e pranon prejardhjen dhe e ka nder Shqiperine.
Ne Nyjork o Amerike fiton meritokracia e personit,aftesite e tij, jo tarafi ndaj edhe per kete fakt ai shtet ka evolim.
te krenoheni qe nje shqiptar kandidon ne nju jorkdhe jo te ofendoni racen tuaj
Eshte nje nder qe nje shqiptar, te na perfaqesoje, une i uroj fitoren dhe duhet ne fakt te gjithe shqiptaro-amerikanet ta votojne kete kandidature, mos te shofin ndasite, se ndasite na i dha peshqesh greku e serbi me ndihmen e agjentit te tyre Sali Berisha.
URIMET DHE SUKSESET ME TE PERZEMERTA JU UROJ NE KTE GARE, ME BESIM TE PLOT QE DO FITOSH, PER TJU QENE AFER KOMUNITETIT KU JU JETONI DHE ZERI I TYRE NE KTE PARLAMENT VENDOR.NDJEHEMI EDHE NE TE PERFAQESUAR DHE KRENAR ME PREZENCEN DHE PJESMARRJEN TUAJ NE KTE GARE TE CILEN DO TA FITONI DHE ME BESIM TE PLOT QE DO TA JUSTIFIKONI SI ESHTE ME E MIRA PER JU DHE KOMUNIT.URIME.