Rivaliteti dhe konflikti i hapur politik mes kryeministrit Berisha dhe presidentit Topi nganjëherë kalon përmasat e një konflikti vetëm verbal e institucional duke marrë përmasa të ndryshme, gati groteskte. Kështu ndodhi sot kur kreu i qeverisë shfrytëzoi ditën kur kreu i shtetit ndodhej për një vizitë zyrtare në Katar për të bërë një lëvizje që të mund të minimizonte rezultatet e kësaj vizite. Ndërsa Topi takohej me Emirin e Shtetit të Katarit, Sheik Hamad Bin Khalifa Al Thani, në Pallatin Mbretëror, Berisha miratoi në Këshillin e Ministrave në Tiranë dy marrëveshje me Katarin. Topi kërkoi gjatë takimeve të tij me zyrtarë të lartë të shtetit të Katarit që të ketë më shumë investime të këtij vendi të pasur në Shqipëri. Këtë kërkesë kreu i shtetit e transmetoi dhe në takimet me dhomën e tregtisë dhe industrisë së Katarit. Ndërsa Berisha firmosi dje dy marrëveshje kulturore dhe në fushën e turizmit mes dy vendeve.
Presidenti kërkon shtimin e investimeve të Shtetit të Katarit në Shqipëri
Presidenca shqiptare njofton se presidenti Bamir Topi dhe delegacioni zyrtar u pritën nga Emiri i Shtetit të Katarit, Sheik Hamad Bin Khalifa Al Thani, në Pallatin Mbretëror. Dy krerët e shteteve vlerësuan pozitivisht klimën shumë të mirë të marrëdhënieve e të dialogut të shkëlqyer politik që ekziston midis dy vendeve tona, të konkretizuar në shkëmbimin e vizitave të fundit bilaterale të nivelit të lartë, si dhe shprehën vullnetin për zhvillimin dhe fuqizimin akoma më tej të marrëdhënieve miqësore e të gjithanshme midis Shqipërisë dhe Katarit. Presidenti Topi shprehu “interesimin e shtetit shqiptar për rritjen e fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, kryesisht për shtimin e investimeve të Shtetit të Katarit në Shqipëri, zgjerimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve dhe projekteve konkrete në fushën ekonomike, energjetike, infrastrukturore, në bujqësi, agro-industri, sektorin minerar dhe atë të gazit, por dhe në atë të turizmit, në shërbim të zhvillimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve”. Emiri i Shtetit të Katarit, Hamad Bin Khalifa Al Thani, pasi e falënderoi Presidentin Topi për pranimin e ftesës dhe këtë vizitë të dytë brenda një periudhe të shkurtër në Shtetin e Katarit, vuri edhe njëherë në pah marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona, duke shprehur bindjen në intensifikimin e mëtejshëm të tyre, përmes shtimit të bashkëpunimit e konkretizimit me marrëveshje e projekte të rëndësishme të zbatueshme në fusha me interes të ndërsjellë si turizmi, bujqësia me prodhimet e saj organike, agro-industria, industria minerare, etj.
Berisha miraton dy marrëveshje me Katarin
Në vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave janë miratuar dhe dy marrëveshje me Katarin. E para erdhi me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe është në fushën kulturore. Në vendim thuhet se KM vendosi: “miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shtetit të Katarit, për bashkëpunim kulturor, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi. Ndërsa më tej u miratua dhe një memorandum mirëkuptimi. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi: “Miratimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shtetit të Katarit, për bashkëpunim në fushën e turizmit, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.”
O Top, o krye-puqist. Do ti marresh Doktorit edhe aletet e fundit qe i kane ngel?
Nuk e kuptojme se cfare lidhje ka kultura arabe(Katar-siste) me kulturen shqiptarre qe duhen te neneshkruhen marreveshje te tilla per bashkepumim kulturor????????????…….. Hapini syte o Popull!!!
hahahaha,po si ore nuk ka lidhje kultura e katarit me kulturen e shqipfolesve……una rrazza,una facia dhe marmiden larte 5 here ne dite…..!!!!!
nuk e di ti Taqke,a ke gje per te shtuar per byrazeret…….???
Bashkepunim kulturor me Katarin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
hapu toke e te futemi,,,,,,,,,,,,,,,,po ku leshin e ka kulturen Katari!!!!!!!!!!!!!
o bamke qe vec me honger fara te pjekme di, ,,,,,,,,,
djema Katari eshte nje nga shtetet e para qe e ka njohur kosoven dhe gjithashtu shume i fuqishem nga gjendja ekonomike mbi te tjera keta po dominojne kudo ne evrop usa etj,,,,thuaj ishalla na lene ta hedhim njeher.DUAR BOSH,se leke me fajde te japin keta ..Mendoj Bamirit i duhen ca lek se do formoj partine e re.ne kete moment shqiperia eshte katandisur si mos me keq prit se mos tja fusin nje xhiro andej nga Rusia
Te nderuar bashkeatdhetar shqiptar,
nuk jam pesimist ose disfatist nga karakteri kur mendoj qe te gjithe ne shqiptaret do ti kemi shume-shume keq punet me kete kryeminster shpellar.