Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, edhe pse çmimet e konsumit kanë pësuar një rritje si asnjëherë tjetër, ka thënë gjatë një dalje sot, se ato kanë pësuar vetëm një rritje të lehtë.
Sipas Fullanit, ekonomia shqiptare ka pësuar rritje gjatë këtij 3-mujori me 2.6%. Sipas Fullanit, rritja mbështetet në sektorin e industrisë dhe të shërbimeve.
Fullani theksoi se është vendosur të mbahet e pandryshuar norma bazë e interesit në 4.5 për qind. Sipas tij, mbajtja e pandryshuar e normës bazë të interesit është një përmbushje e objektivit afatmesëm për inflacionin.
Nuk shpenzojmë se s’kemi apo se duam të kursejmë? Fullani “betohet” për këtë të fundit
Qeveritarët por edhe drejtuesit e Bankës së Shqipërisë vijojnë t’i mëshojnë faktit se ulja e konsumit në vend nuk vjen për shkak të përkeqësimit të situatës ekonomike të familjeve, por për shkak të pasigurisë se tyre për të ardhmen duke i bërë që të jenë më të prirur për të kursyer. Ja se ç’tha dje Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: “Të dhënat e tërthorta sugjerojnë për një ecuri të dobët të konsumit edhe në gjysmën e dytë të vitit 2011, por me tendencë përmirësimi në tremujorin e katërt të vitit. Të dhëna indirekte të përftuara nga ecuria e importit të mallrave të konsumit, nga treguesit fiskalë dhe nga treguesit e besimit të konsumatorit, japin sinjale për gjallërim të konsumit në këtë periudhë. Nga ana tjetër, prezenca e pasigurive për të ardhmen tek konsumatori shqiptar vijon të shkurajojë konsumin dhe të diktojë një sjellje të orientuar drejt kursimit”.
Çështja qëndron në faktin nëse njerëzit nuk shpenzojnë se nuk kanë apo sepse kanë frikë për të ardhmen dhe priren të ruajnë disa lekë për një periudhë më të keqe. Kjo bën diferencën dhe shpjegon nëse ulja e konsumit gjatë këtyre muajve të fundit lidhet me shkaqe psikologjike apo pamundësie financiare..
Bankat s’kanë besim, borxhi i qeverisë çdo muaj e më i shtrenjtë
Nuk ka mjaftuar as ulja tre herë radhazi e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë për të ulur koston e borxhit të brendshëm të qeverisë. Lehtësimit të politikave monetare, bankat po iu përgjigjen duke shtrënguar kushtet e kreditimit nga njëra anë, por edhe duke e blerë më shtrenjtë borxhin e qeverisë nga ana tjetër.
Rasti më konkret për këtë ishte ankandi i fundit i zhvilluar nga BSH-ja për të marrë në emër të qeverisë rreth 15.3 miliardë lekëve nëpërmjet emetimit të bonove të thesarit. Nga këto, 11 miliardë lekë u huazuan nëpërmjet bonove me afat maturimi një vjeçare dhe pjesa tjetër nëpërmjet bonove me afat tre mujor.
Për të tretën herë radhazi, interesat për bonot një vjeçare kanë pësuar rritje duke pasqyruar pasigurinë e bankave për të marrë përsipër një risk afatgjatë. Kështu, bonot një vjeçare u blenë në ankandin e djeshëm me interes mesatar prej 7.32 për qind duke shënuar një rritje prej 11 pikë përqindje krahasuar me ankandin e zhvilluar më datë 14 shkurt. Bankat i blenë bankat dje bonot një vjeçare shumë më shtrenjtë krahasuar edhe me ankandin e 31 janarit të këtij viti.
Importe minimale, thellohet kriza tek ndërtimi
Shqipëria njohu muajin e shkuar nivelin më të ulët të importeve që prej janarit të vitit 2011. Sipas INSTAT, vendi importoi rreth 35 miliardë lekë mallra gjatë janarit 2012 me një rënie prej 33 për qind krahasuar me dhjetorin 2011 dhe minus 3.7 për qind krahasuar me janarin 2011.
Rënia e importeve pasqyron edhe një herë rënien e konsumit në Shqipëri, tregues të cilët u shfaqen edhe gjatë dy muajve të fundit të vitit të shkuar. Megjithatë, konsumi gjatë dhjetorit u stimulua më shumë prej festave të fundvitit.
Por ky nuk është treguesi më shqetësues, pasi më problematik është fakti se importet kanë shënuar rënie të fortë pikërisht në mallrat që kanë të bëjnë me sektorin e ndërtimit si edhe tek makineritë. INSTAT tregon se importi i hekurit dhe materialeve të tjera të ndërtimit ka renë nga 5.6 miliardë lekë në janar 2011 në 3.9 miliardë lekë në janar 2012. Importi i makinerive gjithashtu ka renë nga 6.4 miliardë lekë në janar 2011 në 6.2 miliardë lekë në janar 2012. Nisur nga këto të dhëna, duket se sektori i ndërtimit po përjeton një krizë të thellë pas fillimit të rënies nga viti 2008, ndërsa bizneset kanë ndalur investimet për zgjerimin e kapaciteteve apo modernizimin.
Nuk arri te kuptoj dicka me ekonomistat SHQIPETARE, rritje ekonomise me 2,3 % ne 3 muaj ,,1 -gjithe bota ne RESECION qeveria Shqipetare deklaron rritje ne shifra te ekonomise ,kur dihet qe ne SHQIPERI gjithecka eshte informale e pa rregjistruar 80 % ekonomise punon per inertesi te fatit,,,2 – Qe ne si shtet te bejme progres ne gjithecka duhet te ecim me 3 shifra te pretendojme qe do jemi pjese e EUROPES bashkuar nje dite.FMN dhe BB deklarojne qe SHQIPERIA eshte embytur ne deficit dhe borxhe ,zt FULLHANI ,ju nga i gjeni keto shifra qe deklaroni,heeeeeeeeeeeej o Idiotet e Berishes,Shqipetaret studiojne ekonomi bissnes ne perendim dhe dine te bejne llogari me mire se ju te diktatures ENVERO-BERISHIANE.Bolle me me demagogjira te kota zt Fullhani sahan lepires i BERISHES
Genci Tirana,
2.3% eshte rritja vjetore per tremujorin e trete, por ne baze vjetore. Nuk eshte rritja e 3mujorit.
Respekte
Denis,
Perpara nje muaji ketu tek Temaonline u tha se qeveria ke vendosur qe INSTATI te varet direkt nga kryeministri. Kam mendimin se ne Shqiperi me shifrat bejne cfare te duan. Kush eshte mendimi yt.
Kemi pothuaj se nje vit qe norma e interesit mbahet e larte 4,5%.
Ti e di se Zvicra,BQE dhe FED kane norma interesi reth 1%. Mos valle ata jane budallenj. Une kam mendimin se norma e interesit e larte kufizon inflacjonin, por nga ana tjeter eshte helm per investimet.Eshte aresyetimi im i drejte apo jo.
Per pergjigjen te falenderoj paraprakisht.
Pershendetje
Plaku,
ate qe ke shkruar dua ta ndaj ne dy pjese.
E para per INSTAT mendimi im personal eshte qe te jete i pavarur nga qeveria sepse ka konflikt interesi. Nuk kam deshire te debatoj me njeri per kete pike por ata qe mendojne se INSTAT duhet te varet nga politika tregojne se nuk kane mesuar asgje nga kriza greke.
E dyta, e kemi diskutuar dhe nje here tjeter qe normat e interesit varen nga zhvillimi i secilit shtet. Ti atehere ke shkruar njesoj si sot qe “eshte norme e larte 4.5 sepse ShBA dhe Europa e kane shume me ulet.” Nuk qendron si argument sepse une mund te te sjell shtete te tjere qe e kane normen baze te interesit shume me te larte se Shqiperia, merr Serbine psh. Norma e interesit duhet te jete aq sa duhet te jete. Prandaj ky krahasim nuk qendron sepse po krahason ekonomine dhe mjedisin ekonomik te Shqiperise me ate te Eurozones dhe Shteteve te Bashkuara.
Mesa kuptoj ti gjykon nga ajo qe mund te kesh lexuar neper artikuj ku thuhet se ne raste krize nje norme baze interesi e ulet i shtyn bankat qe te japin me shume kredi duke gjalleruar keshtu ekonomine reale e p0rdhe te tjera me rigon si keto, por nuk eshte keshtu. Po te studiosh levizjet e normave baze te interesit dhe rritjen e portofolit te kredise do te shohesh qe ritmet e rritjes se portofolit te kredise nuk jane aspak ne perputhje me ritmin e uljes se normave te interesit. Sigurisht qe kredia eshte rritur sepse bankat do te nxjerrin fitim, por jo me aq sa duhet, dhe kete e ka permendur edhe vete Banka e Shqiperise.Nga ana tjeter bankave ju eshte shtuar ndjeshem edhe likuiditeti, vecanerisht ne muajt e sezonit veror per shkak te zhvendosjes se parave nga Greqia si rrjedhoje e krizes atje. Edhe keto te dhena jane te konfirmuara nga Banka e Shqiperise. Pra je perpara gjendjes paradoksale qe norma baze ulet, depozitat ne sistem rriten ndjeshem dhe kredite nuk po shtohen. Pra teoria qe lexojne njerezit neper artikuj apo nga disa gazetaruce bie poshte. Dhe asnje nuk ben pyetjen se perse valle? Ja perse: keto fonde bankat i japin kredi, por i japin kredi afatshkurtra me norma shume te mira interesi TE QEVERIA! Pra qeveria merr borxh nga bankat dhe efekti i rritjes se likuiditetit dhe i uljes se normes baze jo vetem qe nuk ndihet, por te shtyn te mendosh qe Banka Qendrore duke e ditur qe qeveria eshte ne dore te bankave te nivelit te dyte, e ul normen baze per te ulur sadopak koston e huamarrjes se qeverise dhe jo rritjen e kredise ne ekonomi. Kushdo mund te verifikoje si kane ecur normat e kthimit te letrave me vlere kete vit, qe pas uljes se normes baze nga Banka e Shqiperise ne nivelin me te ulet historik, 4.50%. Ato vetem jane rritur. Kushdo mund ta verifikoje. Dhe per sa kohe Banka Qendrore ul normen baze dhe normat e interesit te letrave me vlere te qeverise jane ne rritje atehere mos prit te kete shtim te aktivitetit kredidhenes. Prandaj pyetjes tende nese a duhet te ulet akoma norma baze e interesit une i pergjigjem me nje pyetje “perse te ulet? qe qeveria te marre edhe me shume borxh ngaqe i kushton me pak? sepse edhe po u ul, aktiviteti kredidhenes nuk do te rritet…” Eshte nje rreth vicioz qe kerkon angazhim te forte politik per tu prere, dhe te jesh i sigurt, kushdo qe te ishte sot ne vend te Berishes, edhe Nano, edhe Rama, njesoj do te benin, do te silleshin njesoj. Mos mendo qe nje zhuls i ardhur nga Parisi eshte me i mire sesa nje trushkulur i zbritur nga malet.
Respekte,
”…1 zhuls i ardhur nga Parisi eshte me i mire sesa nje trushkulur i zbritur nga malet…”
Uauuuuuuu…. Denis,1zhuls+1 trushkulur=me Shoqeria Shqiptare.
Duket se je shume i ”Deshpruar” dhe Pesimist per te ardhmen e Shqiperise dhe nuk te ve faj.Pyetja eshte se :KUSH do t’i dal para ketij problemi?????????????????
Ti dhe njerezit cinik si puna jote???????
Edhe dicka per ”rrethin vicioz” qe permende.
Ekonomia eshte 1 MONSTER,dhe s’ka burre K..,t’i dale perpara,por ka edhe 1 zgjidhje shume praktike.Quhet SINQERITET,dhe une mendoj se ”zhulsi nga Parisi” ka me shume SINQERITET se te gjithe shqiptaret e perzier ne politik.
Ja edhe 1 emer LEGJENDAR qe megjithese nuk ishte ”zhuls i ardhur nga Parisi” apo ”trushkulur i zbritur nga malet”, jo vetem i RRUAJTI topet Krizes,por e stimuloj ate dhe me shume.”Krimineli” me i madh i njerzimit,ne kete fillim shekulli:Alan Greenspan.
Dean,
Alan Greenspan eshte nje nga mendjet me brilante te ekonomise, prandaj mos fol kot. Asnje ekonomist, as kundershtaret e tij me te eger nuk e quajne kriminel. Une i di mendimet dhe qendrimet e tij nga studimet qe ka bere qe ne rini te hershme e deri te libri qe ka botuar (me duket se e ke edhe ne shqip), dhe nuk jam dakord ne masen me te madhe me ato ide sepse une nuk besoj tek “dora e padukshme” qe veterregullon tregun por nuk marr guximin ta quaj kriminel nje njeri gjenial si ai. Nejse, me aq sa lexova kuptova qe te pakten nga financat nuk kupton.
Me pyet se kush do t’i dale para problemit? Askush zoteri.
Sepse shajme Berishen dhe harrojme qe pas tij do te vije Basha… ose edhe me keq, Topalli. Mburrim Topin dhe harrojme qe sa kohe hante ne sahanin e Berishes ka qene me Berishe se Berisha. Nuk ka gje me te keqe se nje qen i rrahur kur i hiqet zinxhiri. Bamiri eshte goxha i frustruar. Mburrim Spahiun dhe harrojme kush e katapultoi aty ku eshte. Harrojme qe ka qene dyshi i sistemit me te korruptuar te shtetit shqiptar, gjyqesorit. Harrojme qe me leket e mia dhe leket e tua ka shetitur neper Shqiperi duke bere politike (pak rendesi ka mesazhi i percjelle, ai ka bere shkelje duke shperdoruar fondet qeveritare). Nga e djathta ke edhe Mediun por nuk ja vlen te merresh me te.
Kalojme nga e majta. Ngreme Ramen dhe harrojme cfare beri ai ne bashki me stafin ekzistues sapo erdhi. Mbase ti nuk ke jetuar ne TR apo nuk ke pasur te njohur qe te punonin ne bashki qe mund te te tregojne rrefime shume here me te forta sesa ato me video qe u transmetuan para pak muajsh. Gra ne moshe qe ofendoheshin nga robt e shtepise nga Rama. Harrojme shperthimet psikopatike te Rames neper kongrese “nuk ka burre nene e bir k… qe te thote se Rama merr para”. “Nuk ka p!cke dhie…” Apo valle i harruat? Cfare aftesie drejtuse mund te kete nje njeri qe ka mbaruar pikture dhe i eshte futur rastesisht politikes, fale Nanos, qe flet me nje pasion prej te cmenduri dhe eshte populist deri ne tallje? Bota e ka pasur njehere nje njeri te tille, piktor te deshtuar, te paafte per te krijuar jete personale, te futur rastesisht ne politike, populist, mendjeshkare. Nese nuk te kujtohet emri po ta them une Adolf Hitler. Shajme Ramen dhe harrojme qe pas Rames do te vije Veliaj, nje njeri qe edhe me aq pak fonde sa kishte MJAFT i shperdoroi sa la nam. Imagjino t’i japesh ketij cunaku-hajdut ne duar fatet e Shqiperise. Shajme Veliajn dhe harrojme qe kemi edhe xhaketat e vjetra, bijte e te cileve te perplasin me makine apo te qellojne me pistolete dhe dalin te pafajshem. Dhe sic bera me Mediun, po e le menjane edhe Meten sepse nuk ja vlen.
Njerez si une, qe kane pune te mira, te ardhura te mira, jete te qete dhe te mire, jane cinike sepse ne kete vend ose do te jesh cinik, ose do te behesh maskara si te siperpermendurit ose do te cmendesh. Une kam zgjedhur te paren. Ky vend nuk ka per te ndryshuar kurre sepse e tille eshte shoqeria qe prodhon monstra si Rama e Berisha, njerez me nga 3,000 lek ne llogarite rrjedhese qe jetojne ne mes te Tiranes e vishen me kostume firmato.
Sa per sinqeritetin e zhulsit, te lutem, me mire mos e vazhdo me tej kete teme se ai njeri nuk ka as vleren me te vogel njerezore. Keshtu si flet ti mund te flase vetem nje militant partiak qe mezi pret te vije ne pushtet X apo Y qe te gjeje nje vend pune. Keshtu si une flasin ata qe i kane te sigurt vendet e punes dhe e shohin kete situate te felliqur me te vetmen arme qe ju ka mbetur, cinizmin.
Respekte,
Denis?!,un shpesh here i acaroj gjonat me qellim qe te nxjerr te keqen nga shpirti i bashkkomentuesit tim,por ti munde t’i rezistosh tundimit dhe t’a trajtosh debatin ne menyre teper te civilizume.BRAVO,me shum Sinqeritet te pergezoj dhe shpresoj se njerez si puna jote 1 dite do jene shumice ne Shqiperi.
E dyta,un vet jetoj jashte Shqiperise dhe as ne Enderat e mija me te egra nuk e shikoj kthimin tim ne Shqiperi si 1 zgjidhje.Konkretisht un nuk jam nga ajo kategori njerzish qe thot se ”Guri rendo ne shtepi te vet”.Per mua JO.Paralelisht,nuk kam as1 te aferm te perzier me politiken apo te punesuar nga sektori publik.Pra,per rrjedhoje nuk kam as1 lloj interesi.Keto qe thashe mesiper deshiroj t’i marresh si te mireqena,pasi jane te Verteta.Ajo qe mua me shqeteson ne retoriken tate eshte se,e shikoj si aspak produktive gjykimin 1soj te BARBARAIT te Spellave dhe EDI RAMES.
EDI nuk eshte Jezusi dhe une shpresoj dhe besoj se EDI i ka nxjerre mesimet e veta nga te bertitme si ”…O doktooooorrrrrr”,etj formula aspak te kendshme komunikimi qe ka shfaqur ne te kaluaren.Por ajo qe une me shume Sinqeritet besoj,eshte se per momentin EDI RAMA eshte njeriu me ”Pozitiv” ne politiken Shqiptare per momentin.Ketyre e them duke e krahasuar me shume praktika te ndjekura nga ai,qe kur i krahasoj me politikanet e vendit ku jetoj nuk kane ndo1 ndryshim thelbesor.Prandaj dhe une e mbeshtet me shume se shume te tjere,sa mund te jem bere edhe i bezdisur,po jam i bindur se askush nuk mund te jete me i pershtatshem se ai per momentin.
Per Alan Greenspan,kjo eshte 1 ceshtje kendveshtrimesh, dhe une nuk do mundohem t’a mbush mendjen fare,por askush me shume se ai ne kete BOTE nuk ka faj per Paran me interesa te uleta qe u hodhen ne treg.Askush nuk eshte me shume fajtor se Ai.
Ndersa persa i perket ”Cinizmit” tat.Nga momenti qe je i vetdijshem dhe e perdor si arme per te mbrojt vetveten,bravo te qofte.
E rendesishme eshte se ti je i ndergjegjshem,dhe kjo te ngre ne 1 nivel me te lart intelektual dhe uroj t’a perdoresh gjithe jeten si arme mbrojtese pasi askush nuk do t’ia dije per ty.
Gjith te mirat dhe te premtoj se nese debatojme ndo1here tjeter nuk do jem kaq ”agresiv”.
Dean,
Une nuk kam perse te nxehem me nje njeri qe mendon ndryshe nga une sepse kam logjike. Thjesht argumentoj anen time. Njerezit e qete dhe me logjike ne Shqiperi jane te pakte, jemi specie ne zhdukje fatkeqesisht.
Sa per Ramen, i dashur, mesa kuptova ti e njeh nga TV, gazetat, media, shtypi… une e njoh nga pak me prane dhe me beso perceptimi qe ke per Ramen eshte po aq i gabuar sa perceptimi qe kishin shqiptaret per Berishen ne 2005 kur e votuan se ai tha “jam pendue. kam gabue”. Kete ta them me bindjen maksimale sepse keta njerez ne tv jane kafshe pas kamerave. Prandaj ky vend nuk do te behet asnjehere. Quaje ne dac pesimizem, ne dac ironi apo cinizem. Cinizmi eshte menyra me e mire per te perplasur realitetin ketyre felliqesirave dhe injoranteve qe na kane mbytur dhe po na marrin frymen. Te pakten jam i lumtur qe e kam luksin te jem cinik, ndryshe nga shume shqiptare te tjere qe per buken e gojes duhet patjeter te reshtohen ne njerin apo tjetrin kamp.
Respekte,
Denis,
Ato qe ti shkruan kane sens, ajo qe nuk kuptoj ne kete diskutim, eshte fakti se artikulli i Temes eshte fatkeqesishti padeshifrueshem!
Do te ishte mire qe artikujt qe kane lidhje me ekonomine, te shkruhen nga ekonomiste, pasi eshte e veshtire per nje gazetar qe nuk ka lidhje me kete fushe, te jete i qarte per lexuesit!
Artikulli eshte shtruar gabim, krahasimet e bera jane tendencioze dhe konluzionet rrjedhimisht jane te gabuara!
Kur shkruhet se renia e importeve pasqyron renien e konsumit ne Shqiperi eshte diçka e pasakte, pra qe orienton lexuesin ne konkluzion te gabuar, pasi konsumi i brendeshem varet nga importet dhe nga prodhimi i brendeshem.
Pra nese prodhimi i brendhem eshte ritur me 3.7%/vit atehere nuk kemi te bejme me renie te konsumit! Mora thjesht nje fraze, po nese lexoni artikullin eshte fatkeqesisht i pavlere!
Eshte kollaj te kritikosh punen e gazetarit, apo te çdo kujt, po me te vertete ku artikull vetem me ekonomine ska lidhje!
Keshtu qe ju Denis dhe te tjeret, po diskutoni mbi nje artikull bosh.
Denis besoj se mund te biem dakort se ndonese ju gezoni me merite jete te mire, gjerat ne Shqiperi po behen keq e me keq. Sa per barazimim midis Rames dhe Berishes ai funksionon sa per te ruajtur nje situate degradimi pa permiresim.
Une kam nje formule shume efektive qe miqte e mi po si ju sma pelqejne: Duhet te behet e pamundura qe qeveritaret te mos kene kaq fuqi ne Shqiperi duke i nderruar sa me shpesh pa mbushur 4 vjecarin. Ndryshe nga ju une mendoj se sikur te mos kishim nje figure diabolike si Berisha qe ka shkaterruar cdo gje qe ka prekur me dore Edi Rama do ishte bere kryeminster, do kishte ikur dhe sot do ish harruar.
Ne vazhdojme ne kerkim te liderit kur duhet te vendosim vetem per administratore te perkohshem. Sala eshte veshtire te durohet me cinizem per 8 vjet se tjetri eshte me i ri apo jo.
Respekte
Denis !
Deshiroj t ju bej nje pyetje.Si e kuptoni ju,
perse Bankat ne pergjithesi (sepse ka edhe ne vecanti) nese dikush qe ka marr nje kredi, me afat X vite,dhe i krijohet mundesia ta shlyej kredin para afatit te caktuar nuk i pranohet kjo mundesi?
Ne pamje te pare,te jep pershtypjen se banka nuk “humbet” , sepse ,mund te thote dikush se do marr prap kapitalin KASH(ne dore),te cilen prap mund ta investoj .
(dua te dini, se kam parasysh interesin e X viteve si argument per mos shlyerjen)
Kush eshte mendimi juaj?
Pergjigjen do e lezoj neser(sot) paradite.kalinihta
Ne Shtetet e Bashkuara ne se ke para mund te paguash gjithe kredine qe ke marre. Njerezit si puna ime mundohen te ri-financojne pafundesisht, sidomos kur kane me shume se nje shtepi, dhe bankat te jene gjithmone pronare te shumices se principalit deri ne momentin qe na leverdis ta shesim shtepine.
FATKEQESISHT parajsa Amerikane po kercenohet nga eksperte te bankave, kryesisht Meredith Whitney, qe po mundohen te eleminojne kredite afat gjata 20 -30 vjecare, dhe te ndjekin shembullin e UK e Canadase me kredi dhjete vjecare, ku banka merr parate me shpejte dhe eshte pronare e shtepise per nje kohe me te shkurter.
Sigurisht ju Zonje nuk i referoheni Amerikes ku bankat kritikohen por jo ne kete aspekt.
eleftheriskepsi,
Me vjen keq por NUK KA BANKE NE BOTE qe nuk pranon shlyerjen e parakohshme te kredise! Dhe po ta perseris qe nuk ka banke ne bote. Nese ti di ndonje rast konkret do te isha shume kureshtar ta njihja.
Ekziston vetem nje kusht ne te gjitha kontratat e kredise e cila percakton qe nese kredia shlyhet para afatit atehere kredimarresi paguan komision x% bankes per vleren e mbetur. Dhe kjo eshte praktike mese normale sepse ti po thyen nje kontrate te lidhur mes paleve dhe sigurisht qe duhet te paguash nje komision. E njejta gje edhe me depozitat, ku nese i prish para afatit nuk perfiton interesin per ditet e mbetura por vetem interesin eaktualizuar per ditet e kaluara. Ta thashe eshte thjesht nje thyerje e njeanshme e kontrates dhe per kete paguan komision, por ama te gjithe jane te lire t’i shlyejne kredite kur te duan, vecanerisht ne Greqi ku jetoni ju, dhe kete e di shume mire.
Respekte,
Denis,
Nuk di se si te te falenderoj per pergjigjen. Pra edhe nje here shume faleminderit.
Pershendetje
Jo plaku.4.5% eshte norma me e ulet e interesit e regjistruar ndonjehere ne historine ton 21 vjecare.1 norme e tille kaq e ulet mund te konsiderohet e rrezikshme,pasi mund te gjeneroj 1 ”kredidhenie te pakontrolluar”,sikur ndodhi gjat gjysmes se pare te viteve 2000.Por ne fakt Bankat Qendrore dhe Guvernatoret tashme e din shume mire(ky Fullani yne shpesh here te jep pershtypjen se as qe e ka idene fare se c’a ndodh perreth tij) se nuk jane me ato qe vendosin,por vet Bankat nuk Duan dhe nuk mund te japin me kredi me interes te ulet pasi jan djegur dhe nuk kane Pare te japin,pa pasur si garanci 1 kolateral qe i ofrohet ne vlere shumes se huazuar.Ky eshte 1 problem ne shume vende te Evropes,ku bankat megjithese po ushqehen me Pare me interes te ulet te pompuara nga ECB,1 gje e tille nuk pasohet ke konsumatori/biznesi.Thjesht Bankat po mundohen te rregullojne balancat e tyre.Paralelisht,interesat e uleta ndihmojne ne mbajtjen nen kontroll te inflancionit,qe une nuk e kuptoj pse,pasi kam pershtypjen se pak Inflacion i lart ne afat te gjate,do te jete me i shendetshem per ekonomine se sa mania qe kane per te ushtruar kontroll.Do te jete ”shkateruese” per xhepat e njerezve te thjeshte,por ti nuk ke c’a te besh,pasi sado qe te veje cmimi i artikujve jetesor do t’i blesh,do apo s’do.Megjithate kjo eshte ceshtje kendveshtrimesh,shume pak ekonomiste mendojne si un,shumica jane per te mbajtur nen kontroll inflacionin.
INSTATI,nuk duhet te jete fare ne dore te Politikaneve por te Ekonomisteve te pavarur,teknokrat.Ndersa momenti qe 1 qeveri kerkon per te shtene ne dore INSTATI-n,d.m.th.,se qeveria ka probleme dhe kerkon t’i zgjidh keto duke manipuluar statistikat.Per Shqiperin eshte shume e veshtire qe te flitet me 100% siguri,pasi te gjitha te dhenat e ekonomise jane Fiktive,ashtu sikur edhe Guvernatori.Nuk dihet se cfar po ndodh me te vertet.
Gjith te mirat.
Dean,
Faleminderit per sqarimin. Mua ne fakt me habit fakti qe, edhe sot BQE ju dha bankave te shteteve te Eurzones edhe 500miljard Euro te tjera me interes 1% “per te ndihmuar kreditimin e ekonomise reale” ne vendet e Eurozones. Kujtoj se, edhe ne dhjetor 2011 BQE dha per bankat shumen prej 500miljard Euro me interes 1%.
Kam lexuar se, kjo shume prej 1mije miljard Eruo me interes 1% po sjell nje pause jetedhenese per sistemin financjar te Eurozones.
FED ka ne barkun e saj 20% te BIP te Amerikes bono te semura ndersa BQE ka ne barkun e saj 35here me shume bono te semura se sa BIP i vendeve te Eurozones. Tremonti, ish ministri i ekonomise i Berlusckonit ne librin e fundit tha se ky fakt ben mu qe jemi ne pragun e plasjes se flluskes se bonove te BQE.
Pershendetje.
agbi — 29 Shkurt, 2012 në 7:35 pm
Denis dhe Dean, ju kerkoj ndjes me gjithe zemer per nderhyrjen qe beje ne mes te komenteve dhe debatit ndoshta edhe ne menyre jo shume korrekte dhe shpresoj ne mirkuptimin tuaj , por tami me erdhi ne shteg plaku. Plaku , akoma po pres te hedhesh ketu perpara syve te te gjithve ” faktet dhe te dhenat ” qe ju dispononi dhe ne baze te cilave keni arritur ne konkluzionin se une jam -” grek ” dhe jo vetem kaq por edhe “ultranacionalist” edhe “ultraortodoks “edhe” spiun i janullatosit “.Po e patet miresin munde te tregoni nga arritet ne konkluzionin se sa “horr ” i poshter dhe “vemje ” greke jame une . Po nuk arrite ti vertetosh keto epitete dhe shume te tjera si keto qe keni drejtuar drejt personit tim , kini miresin dhe kurajon te kerkoni falje , sepse une kam aq bythe sa qe, po me vertetove se keni te drejt , te theme ne sy te gjithve – te me vije turp [ sepse kete me thua ne shkrimin tuaj ]. Ne qofte se keni harruar [ se mosha bene te veten helbete ] mund ti hidhni nje sy komenteve te nje shkrimi te dates 27 te Temes . munde ta gjeni rreth faqes 7-8 te arkiva Aktualitet [ eshte shkrimi me titull- Mos i jepni me lek Greqis ]. Edhe nje here te falin te gjithe zotrinjt e tjere , por pres me padurim pergjigje se e kame marr shume seriozisht dhe personalisht kete problem . flm
Përgjigjjuni
olti — 29 Shkurt, 2012 në 9:22 pm
Agbi cke qe i bi ne qafe Plakut kot? Mire me mua edhe me Denisin tall meneren dhe na thua se ke 2 femije ne moshen 18 vjec ne Greqi kur i ke apo jo 23 vjec vete, po Plakut pse i prish gjakun? Ste mjafton qe Plaku me durim dhe pa kerkuar falenderim te ben paraqitje te plote te shtypit mbi situaten ne Greqi kur Homogjenet as marrrin vesh se cbehet ne vendin e tyre?
Përgjigjjuni
agbi — 29 Shkurt, 2012 në 10:35 pm
Oti , nuk kam tall, meneren as me ty dhe me asnjeri tjeter [ jam 47 vjec, dhe kam nje 17 dhe nje 19 vjec , dhe ku qendron tallja ketu vetem ti e di ]. Dhe plakun nuk kam perse ta falenderoj kur une jam ne fole te ujkut e plaku me tregon gjurmet . Problemin me plakun e kam te fyerjet dhe fjalori i papranueshem qe ka perdorur [ pa asnje shkak ] nga ana e plakut . Megjithate , pershendetje olti.
agbi,
More zoteri pergjigjen ta kam dhene dje, dhe konkretisht :
plaku — 1 Mars, 2012 në 12:35 am
agbi,
Qente lehin karavani hecen.Mos i qa hallin kaloresit qe i varen kembet.Ne se ke kohe ne internet ne Videoportalin e Topchannel ne emisjonin SHQIP PJESA E TRETE te dates 27.2.2012 do kesh mendimin e nje greku me shume kulture qe quhet Gazmend Kapllani i cili per ju greket( ose qe vdisni te jeni grek )me shume te drejte thote se shoqeria greke “tenton te mos njohi realitetin”.
Kam mendimin se kjo eshte edhe pergjigjja ime per ty more trim.Ti ose nuk e shef ose nuk do ta shofesh realitetin grek. Nuk ka qorr me te madh se ai qe nuk do te shofi. Merr shembull nga nje grek me kulture more vemje.
Mos harro se ky eshte nje forum shqiptar dhe jo grek. Para dy ditesh ne forum ishin mbi 15 tema mbi Shqiperine ku ne te gjithe kritikojme me te drejte ( kritikojme dhe jo ofendojme ) bemat e qeverise shqiptare. Ne kete dite ishte vetem nje teme per “parajsen” ne kete toke, Greqine. Ti pa pike turpi futesh dhe ofendon vendin tim dhe tani perseri pa pike turpi me ngjitesh si muti ne kepuce dhe kerkon sqarime. Me nje fjale hajduti bertet kapeni hajdutin. Te keshilloj te heqesh syzet e Janullotosit dhe te shofesh realitetin grek ashtu sic eshte dhe ashtu sic e thone vete greket e vertete kur intervistohen nga televizionet e huaja. Ti do te lash mutin me shure more djale i mbare. Ti per mua je si gojor majaselli, taqiiii qylsi, aponazisti. Me ty dhe shkoket e tu une njof gjuhen sy me sy dhe dhembe per dhembe. Une disa here ketu ne forum kam shprehur mendimin se i uroj popullit te thjeshte grek ( jo ty dhe shokeve te tu ) qe ta kalojne krizen sa me pare dhe sa me me pak dhembje.
genci ti ben nje gabim te vogel duke i quajtur “sahanlepires” ,,,quhet sahanlepires nje qe lepin per nevoj ndersa rasti ne fjale si dhe shume te tjer si ai nuk jan te tille…jane thjesht by..th lepires dmth lepirjen e kan ves po aq sa dhe kapo i tyre qe ne fotot ne bllok i rrjedhin dhe je jarget nga lepirja….pra i bejn te dy rolet by..thlepir dhe by..thlepirsa….pershendetje
Nese kalon ligji i penaliteteve per falsifikimin e shifrave,a do mund te flase keshtu ky gjytyrymi?????????????
Ne kushtet aktuale,a ka gazetar apo jepet monologu i tij,si lajm??????
Personalisht me deklarimet e ketij truthari mas gjendjen katasrofike ku gjendemi.
rritje te madhe madje se ta ka pagu haraqin ilir meta ,ta ka rras gushen per gjyqin qe i beri gruja jote,ten kesh turp o gomar fashist
Bashkohuni me lojen me lojen me te luajtur per shqiptaret eRepublik.
Kemi nevoje per ndihmen tuja per tu mbrojtur kunder pushtimit te perditshem serb.
Regjistrohuni ketu http://www.erepublik.com/en/referrer/arditi011
si ka mundesi qe ky njeri me surrat kafshe flet per nja realitet qe nuk ekziston,apo flet per te ardhurat e tije personale?
njeriu genjen genjen dhe fillon e beson edhe vete
o zoti fullani mer noj droge me te lehte se na plasen ijet nga gazi po ai urdheri me prish bukeret doli kot apo njerezit qe skane te hajne po u japim nje zgjidhje me varre ne dore dhe ti thyejne per skrap sa aksidente po ndodhin ne kete sektor me nxjerr kafshaten e gojes je bere papagalli i berishes meqe istat i pergjigjet atij ah i mjeri