Skandalet e punësimit në Bashki: Albana Vokshi rekomandon 80 gra nga pastruese tek drejtoresha (FAKSIMILET)

29 Shkurt 2012, 10:58Politika TEMA
Skandalet e punësimit në Bashki: Albana Vokshi rekomandon 80 gra nga

Gazeta Tema boton korrespodencën e Albana Vokshit me drejtuese të Bashkisë, të cilave u kërkon të punësojnë rreth 80 gra vetëm nga seksioni Nr. 11 i PD-së Tiranë në emër të Lidhjes Demokratike të Gruas

 

Një drejtues e lartë e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka drejtuar operacionin e spastrimeve në Bashki dhe punësimin aty me listë të militantëve të PD-së. Gazeta Tema ka në dorë korrespodencën e zonjës Vokshi me zyrtarët e bashkisë për punësimin e së paku 80 grave vetëm nga Njësia Nr.11, me rekomandim të saj. Në disa e-maile të shkëmbyera mes saj dhe drejtuesve të rinj të Bashkisë, kryesisht njerëz të besuar të familjes Berisha apo familjarë të vetë zotit Basha, bëhet fjalë për një masakër të vërtetë mbi ligjin dhe kriteret e punësimit në administratën publike. Nuk bëhet fjala për të lëvizur nga puna stafet politike siç kishte premtuar dikur Lulëzim Basha, por dhe sanitaret dhe pastrueset për të cilat duket se Vokshi ka kërkesa me shumicë.

Në letërkëmbimin e saj me drejtues të Bashkisë, Vokshi paraqet bashkangjitur dhe listën e saj për punësime, e cila vetëm për një njësi bashkiake arrin në gati 80 vetë, çka për 11 njësi i bie që Vokshi të punësojë afërsisht 1000 vetë në punë në Tiranë.

 

E-maili i parë dhe lista e kandidatëve për punësim

Në e-mailin e parë (FAKSIMILE 1) shkëmbyer mes zonjës Vokshi dhe drejtorisë së burimeve njerëzore në Bashki, flitet për një listë me rreth 60 gra dhe për një shtesë me rreth 20 vetë të tjerë, që ajo është e detyruar të dërgojë pasi ka shumë kërkesa nga seksioni ku drejton.

Ajo që bie në sy është se zonja Vokshi e përcjell në Bashki listën ashtu siç i vjen nga seksioni i PD Nr.11 dhe bën sugjerime që i vetmi seleksionim që mund të bëhet është se kush është më shumë militante dhe jo se kush meriton të punojë prej tyre.

Nëse i hedh një sy dokumenteve që ka në attach e-maili (FAKSIMILE 2), shikon se në listën e renditur Vokshi ka shënuar me të verdhë ato që ndërkohë janë punësuar dhe ato që janë në listën e pritjes. E vetmja gjë që bie në sy tek të punësuarat është se janë të gjitha nga Veriu, ndërsa në listën e pritjes janë qytetarë të Tiranës.

 

E-maili i dytë

E-maili i dytë (FAKSIMILE 3) është i datës 21 shkurt dhe bëhet fjalë për një qytetare, Desiana Pëllumbi, me origjinë nga Devolli. Ajo me sa duket do të punësohet si Shefe e Financave në Drejtorinë e Tretë ku është adresuar e-maili. Vokshi i ka bashkangjitur asaj dhe CV-në e kandidates, e cila siç shihet është thjesht një punonjëse marketingu pa asnjë lidhje me financat dhe shumë larg kritereve që duhet të ketë një vend pune i tillë. Shpresojmë që ndërkohë që ne botojmë këto e-maile, kandidatja të ketë bërë prezantimin dhe Lulëzim Basha të vazhdojë të lavdërohet për reforma dhe standardet në rekrutimin e nëpunësve të Bashkisë.

 

FAKSIMILE 1- E-maili e parë e Albana Vokshit me listën e të punësuarve

FAKSIMILE 2- Lista e emrave që duhen punësuar sipas Vokshit

FAKSIMILE 3- E-maili i dytë i Albana Vokshit për të punësuar një aktiviste si shefe financash

19 komente në “Skandalet e punësimit në Bashki: Albana Vokshi rekomandon 80 gra nga pastruese tek drejtoresha (FAKSIMILET)”

  1. Kritiku says:

    Nuk na befasojne keto metoda punesimi ne baze te aktiviteteve partiake. Ne keto e-mail-e shikohet dhe niveli skandaloz i Albana Vokshit. Kjo grua as di te shkruaje dhe jo me te beje nje tabele ne ecxel ashtu sic duhet. Shikojini me vemendje qe kjo grua nuk e ka idene as nga ana gjuhesore por dhe nga ana teknike. Keta jane plererat qe perfaqesojne tere qeverisjen e tanishme….

  2. salistalin says:

    Boo bo, e hengrem dhe ne qe e lexuam po edhe ju qe e nxoret kete fax ne selahmet. Do na hedhi ne gjyq mor pizevenger, ku do ti gjejme paret per gjoben pastaj.
    Taqke ke ndonje lek per te na dhene borxh.

  3. Astrit says:

    Perjashta nga zyrat e shtetit te gjithe qytetaret dhe ne vend te tyre tropojano-dibranet!

  4. fule says:

    Pse si kujtuat, si i mbajne te shtrunguara rallet e militanteve Saliu dhe Iliri?

  5. durrahu says:

    po nuk na iken nga rradhet A.VOKSHI dhe kosovaret e tjere si LUL BASHA ,NDREKA etj keq e kemi punen ne AL , ME PARULLEN vellezer dhe ngelem 50 vjet mbrapa, nuk ke ci don vellezer koke trasha nuk hajne pyk fare me ne krye SAL TRUNGUN. HIQNI DORE NGA KOSOVARET SE NA MOREN NE QAF

    1. M says:

      Ne 2006 pasi vendi im i punes ishte suprimuar, bera vetem nje perpjekje pas lutjeve te shumta te familjes sime e miqve per te takuar Shefin e Kabinetit te Ministrit. I kerkova atij te drejten time duke i treguar edhe graden Dr. Ai me tha: Ajo nuk vlen fare, – Por çfare vlen i thashe?- Po ja tha ti je ne listen e pritjes edhe ne do ta hapim perseri vendin tend, e do te jesh e para qe do te te marrim, por nuk me la sekonde per ta falenderuar e turperuar per “sulmin” tim dhe shtoi: -a e ke teseren e PD? – Jo ia prita, edhe e kam per turp. Ai u pergjigj, ne prani te Drejtorit te Burimeve njerezore te Ministrise: – Une per vehte nuk e kam per turp te jem as anetar i PD e as I PS. A tehere iu pergjigja: Une e kam per turp te tund flamurin e partive per nje pozicion pune qe me takon me shume se kujtdo tjeter perfshi edhe ty. Dhe u largova

      PJESA E DYTE

      Me Curriculumin tim ne dosje u drejtova per tek Depatrtamenti i Burimeve Njerezore ne Nje nga Universitetet Shteteror te Tiranes. Tek dera e jashtme e zyres ishin afishuar lajmerimet per konkurs per pedagoge… Po prisja pas dere sipas “rregullave”, dhe aty prane kaloi rastesisht nje ish pedagogja ime(me kishte vene 10dikur..e me mbante ment shume mire pas 20 vjetesh). Mu afrua vete e nuk me la as te hapja gojen.. – e di me tha te njoh, por ketu eshte kot. E pashe e habitur dhe sapo do flisja…- ajo buzeqeshi e tha: Rektori e ka ne dore, keshtu funksionon.Kjo grua (ish drejtuese ne ish administraten shteterore te PS, ish edhe akoma asambleiste e PS), me zhgenjeu kur pernjehere u largua pa me thene asnje fjale… Dhe ja vura veshin e shkova tek Rektori, i cili per çudi me mbante ment dhe e shau qeverine me shume se une e me premtoi…

      PJESA E TRETE

      Vara-vinga ime filloi nga rektori tek Drejtoresha e Departamenti te Burimeve Njerezore ( ne jeten time kurre nuk e kam njohur ziline, por tek e shija mbi karrigen e saj me gjith ate vetbesim thashe me vehte une nuk vlej asgje, ndoshta nuk e meritoj kete pune…), nje ish prfesori im me vuri re e me ftoi per nje kafe. Aty i shpjegova dhe e pyeta:

      Profesor, une jam me grade Dr, perse nuk me marrin edhe kryeministri keto dite foli per kete kategori…- Ai me nderpreu e me tha tekstualisht: ” Te lutem shih pas kurrizit tim, a ka njeri?”- Jo u pergjigja. Ai u zgjata paksa ne drejtimin tim e me tha me ze te ulet e me doren prane gojes tekstualisht: “Po prandaj nuk te marrin”. Ne fillim zgurdullova syte, por menjehere e kuptova çfare me tha, por nuk kuptova perse duhej te ishte keshtu. Dhe e pyeta, po si keshtu? Edhe ai buzagas mu pergjigj tekstualisht: “sepse prandaj te kane suprimuar edhe atje ku ishe”. Po.. i thashe, me sinqeritet po une si te bej? edhe ai e kuptoi naivitetin tim edhe me tha pak a shume keshtu: “profesoresha mbase.. te ndihmon…”

      PJESA E TRETE

      Profesoresha me hidhte dege me dege, derisa nje dite me pa nje ish vartesi i saj edhe me shpjegoi shume gjera….

      Hoqa dore nga kjo vara-vinge, edhe e zgjidha problemin e punesimit tim, ne mesimdhenie (ne kete boten tone shqiptare ka edhe ndonje rast, qe nje njeri me integritet gradohet ne nje post per disa muaj.., edhe keshtu mund te kesh pak fat), por profesoresha me gjeti. Me dergoi te fala me nje shoqen e saj te sapopunesuar aty, po do te thoni ju si me gjeti?- Nuk e di, por une kuptova shume gjera…akoma me ngjan vetja si ne enderrr por nuk dua te shtoj nje pjese te katert
      Cia

      1. Horri bulevardit says:

        Kjo ka qen fatkeqsia jote se ate grade, se ke pas grade PD-je e as PS-je, por po te kishe pak mend, me fal, por duheshte te ishe bere patjeter shoqe me Mesila Doden, ose dhe ate Vokshin, por sido qe te bejsh, po spate nje tesere PD-je, te shkon mundi kot.

  6. Eri says:

    As te shkruaj shqip nuk di kjo zonje, gjynah qe eshte deputete e parlamentit shqiptar.

  7. alket says:

    Mire qe nuk di te shkruaj Shqip, por edhe te zgjedhi nuk di.

    Po prokuroria pse nuk fillon te vertetoje keto?

  8. Arjani i Albanes says:

    Ju lutem shume mos fajesoni Partine ne komentet tuaja por ne e kemi derguar personalisht ate liste per aresye ekonomike.Albanes i duhej nje unaze smeraldi se i mungonte dhe duhet te na mirekuptoni.Unaza kushton 80000 euro e kemi marre parapagimin 1000 euro nga secila grua ne ate liste.Ai maskara drejtor nuk po i puneson shpejt e grate po na kerkojne kthimin e parave.Unaza nuk shitet dot me keshtu ne nxitim e siper si dhe mund ta vini re nga menyra e shpejte e te shkruarit u detyruam te terhiqnim vemendjen e drejtorit.Ju garantojme se here tjeter do shkojme te flasim personalisht me te dhe nuk do ju shqetesojme me emailet.Faleminderit per mirekuptimin

  9. Bomba says:

    Bije e Sadik spiunit.

  10. gramosh says:

    Ore ky eshte kulmi!!! Jam duke i rene ekranit me koke!

  11. Arber says:

    Si mund qe keta palo qeveritare ta ofendojne kaq shume inteligjencen e nje populli te tere. Keto ndodhin ne nje vend me nje brez te ri te tejet shkolluar por pa nje sistem drejtesie….Turp

    Arber – Canada

  12. Genta says:

    Nuk me cuditi kjo metode. Motra Albana Vokshit ( moza vokshi) bashke me nje shoqen e vet qe punon ne ministrine e financave i kane marre nje punonjesi te kesaj liste 3000 euro per punesim. A duhet ti jepet fund ketyre praktikave .

    1. Horri bulevardit says:

      Pse mi Genta, Moza qeka motra e ksaj ftyre, po ajo ka qen gru per smari, te pakten kur punojte ke ekonomiku ke instituti bujqsor.
      Si paska ndryshu dunjoja, po si duket ai Ridvan Bode i paska mor te gjith institutin me vehte me vjedh edhe ate Shehun qe e ka pas shef, e boni mvartes edhe Mozen, mir qeka puna.
      Vetem se du te them se megjithmen ajo Moza ka qen gru e mire, por parja tboka….. sidomos kur ke nji moter si kjo ftyra qe ka dal nolt.

  13. elio* says:

    Albana VOkshi me kete do te tergoj qe esht rruspe e vjeter. A i shikojn nderkomtaret keto gjera qe vene e perqafojn Lulin me mall??

  14. DuaPune says:

    Nepotismi mer nje tjeter kuptim ne Tiranen tone te dashur. Rrofshin deputetet dhe militantet e tyre.

  15. shtesa says:

    Ndersa cc e ka vene listen tek Enejda Gurja, ish drejtoresha e QKL sot Drejtore tek AIDA agjensia e investimeve te huaja, dikur perkthyese e Genc Rulit. ky email, shkoka zinxhir neper administrate, ku te ngeci, e te tere keta drejtore e drejtor qe jane shkolluar jashte (USA) , nuk ndihen keq nga ky shperdorim pushteti. Jane bere institucionet si prone private. Deri kur?

  16. arjola says:

    Kjo Guria eshte nje moster me vete. Kam pas rastin ta takoj njehere dhe me eshte duk si burr…. normale, burra si Albana te gjithe.
    Kjo vodhi sa vodhi te QKL tani eshte diku tjeter. Antipatike shume e madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje