facebook.com/bledi.mane
1./Nano-nano, nani-nani
Besnik Mustafajt i kam lexuar në fundjavë një nga intervistat më brilante të dhënë. Me një gjuhë të thjeshtë, racional në maksimum dhe me këmbë në tokë më kurrë se ndonjëherë i bënte një autopsi pa lajle lule përditshmërisë sonë. Një nga ish kryediplomatët më aktivë që kemi pasur pavarësisht se “e djalloste” pakëz me oportunitetin e përgjigjeve nga fundi i intervistës, i vuri pikat edhe mbi gjendjen katastrofike ku është katandisur partia që ai themeloi.
I pyetur nga Skënder Minxhozi rreth kandidaturave presidenciale më potencialisht të përfolura sot, Fatos Nano dhe Jozefina Topalli, shkrimtari simpatik dhe politikani i ndërprerë Mustafaj jep përgjigjen e cila duhet të oshtijë fuqishëm në segmentin Tiranë-Bruksel-Washington vajtje-ardhje.
Fatos Nano i është rikthyer ëndrrës së tij të vjetër më fuqishëm se kurrë këtë fillimviti. Kunadhja e vjetër e tranzicionit shqiptar e nuhat dhe e ndjen se kësaj here luhet akti final për të. Nostalgjik për çka i bëri dhe i zhbëri këtij vendi kujton se ende i ka mbetur bosh vendi honorifik në politikën sharlatane. Politikani i shkurtër që i dha leksione liberale të mëdha jo vetëm politikbërjes, por edhe jetës sociale shqiptare, ia vlen të përmendet se respektoi dhe institucionalizoi dorëheqjen. Diti të ringrejë një falangë të kuqe komuniste dhe pavarësisht mëkateve të së shkuarës establishoi një parti me profil social demokrat evropian, por që dehja me pushtetin e gjatë deri më 2005 bëri që të vazhdojë me korrektesë korrupsionin e themeluar nga berishianët e 1996-s.
Pavarësisht se iku me duart të pista nga pushteti, duart e pastra të Berishës të ndotura rrugës e kanë kapur prej xhakete dhe po e tërheqin zotin Nano zvarrë me shpresën se deri në korrik do u duhet për fasadë.
Fatos Nano e di mirë se një president si ai vetë është një telash i paskrupullt për qeverisjen e Berishës e ndryshe nga Bamir Topi e Alfred Moisiu, Nano i vogël i madh do ia nxijë jetën Berishës së madh të vogël. Nano patjetër që ka për të ndihmuar ekuilibrisht të majtën të vijë në pushtet mot, por bashkëpushteti me Edi Ramën do të jetë një tjetër sfidë e llahtarshme.
Të jemi realistë, qeverisjet e Nanos njihnin pavarësi pushteti e sidomos drejtësia kishte autoritet dhe indipendencë profesionale jo si kjo menderosje justiniane që po ndyn halabakçe vendin tim dhe tuajin. Gjykatat e atëhershme kishin gjingjona më të përgjegjshëm e sashenkat dukeshin më të bukura e më fisnike.
Në kohën e Nanos vidhej e vritej me racion nga çdokush kolektivisht jo si tani që aristokracia e krimit dhe zengjine e Berishës fillon me Fahrullahun e 55-s e mbaron me Ristanin që vret votat dhe me Ndrea Prendin që vjedh jetë njerëzish.
Tosi iku nga pushteti si lolipop i lëpirë e i tretur dhe riciklimi që kërkon t’i bëjë vetes me karrigen e presidentit duket ashiqare si rrëmbim i kafshatës taksur për të tjerë. Riciklimi i Tosit nuk mbetet një shqetësim politik personal, mbetet një shqetësim nacional gjeneratash e mentalitetesh.
Në një vend si Shqipëria ku vitalisht mosha mesatare vërtitet rreth të tridhjetave në mënyrë flagrante kërkohet të ofendohen gjenerata të tëra të supershkolluara e me kontribute fantastike në progresin e vendit. Rifutja e Fatos Nanos në politikë nuk është as më shumë e as më pak ndryshim i madh nga korriku i 2005-s kur ky vend i besoi lëkurës së depiluar të Berishës qimet e plakura të së cilës u rritën e na kanë zënë fytyrë e frymë.
Rifutja e Tosit në politikë riciklon gjithë gjeneratën e fytyrave të vjetra të para e pas tranzicionit, të cilat mbajnë peng me apo pa dashje këtë vend qysh nga 1987-a e ndryshe nga sivëllezërit e tyre në Ballkan e më në Lindje u ndryshkën selive të partive dhe ekraneve të televizioneve. Nuk mund ta rinojë e riciklojë as kënaja ngjyrë karrotë me të cilën lyen leshrat Nano, madje as edhe tërheqja e dhimbshme që i bën lëkurës së fytyrës së tij të regjur alla berlusconeze nuk mundet të jetë aq atraktive sa tu kthejë mendjen shqiptarëve apo vendimmarrësve në kryeqytetet belge e amerikane.
Më habit krejt fakti sesi deri më tani askush nga media a politika nuk u bë kurrë kureshtar të investigonte a të pyeste çiftin Nano Nano se sa euro (jo lekë ose dollarë) kanë shpenzuar këto shtatë vitet e fundit? Sa është kostoja mesatare shpenzimeve të tyre ditore pa llogaritur pije, kazinora a ynere sevdaje? Sa qindra herë kanë udhëtuar me kompaninë ajrore Austrian në segmentin Tiranë-Vjenë-Tiranë e kush i paguan biletat e tyre të shtrenjta në Bussines Class? Ku dhe si jetojnë në Vjenë në një nga kryeqytetet më të shtrenjta të kontinentit?
Si shkojnë bizneset e zonjës (që kërkon të bëhet First Lady) Nano Nano dhe pse nuk bëhen kurrë publike xhiroja vjetore, të ardhurat, tatim-taksat e kompanive të saj? Po familjet e para të tyre si, ku me çfarë jetojnë?
Imagjinoni këtë çift në Amerikë dhe media do u kish publikuar edhe shpenzimet e mbushjes së dhëmballëve apo dyqanin dhe markat e brekëve dhe lingerive.
Transparenca nuk i ka pasur kurrë hije Tosit dhe Xhoit e pse nuk pleqërojnë dot kaq herët të dy, ne shqiptarët e tjerë duhet të ripaguajmë sërish taksa për pesë vitet e ardhshme.
Një Fatos Nano president thjesht shuan dhe fashit egon e çdokujt që i/e pakonsumuar në politikë ëndërron e rrezaton më tepër idealizëm e vullnet për ndryshim. Çdo kush që punon e sakrifikon ndershmërisht të ndërpresë marrëdhëniet e Shqipërisë njëherë e mirë me esattoptanfevzinjtë e sythur më 1 janar të 1991. Nano President është sikur në 1997-n Ramiz Alia të kërkonte të rikandidonte për president në vend të Rexhep Meidanit.
Nuk ka rëndësi se sa orë e çfarë kishte në menynë e darkës së Nanos me Arvizu-në, nuk ka rëndësi edhe kur presioni ndërkombëtar do të rritet për një president mbi palët. Nano President do të jetë një plagë e hapur, e cila me doktorin Doktor thjesht do të qelbëzohet deri sa të dy, edhe mjeku edhe pacienti do të infektojnë edhe godinën e spitalit ku gjenden.
Nano president është një skeç oriental bajat që kërkohet të luhet në një vend, i cili thjesht në heshtje e modestisht mot në beharin e vapshëm, me votë do të bëjë gjëmën.
Gjate kesaj kohe Nano tregoi qe eshte njeri pa integritet moral. Duke bashkepunuar me Berishen si kur ishte ne pushtet ashtu dhe jashte saj ai shkaterroi demokracine. Sigurisht qe eshte nje e ekeqe me e vogel se berisha, por nuk na duhet. Presidenti duhet te jete me integritet moral.
nano me dhimbje e them qe nuk pati fuqin ete mbaje as familjen e vet, jo me te mbaje nje post si presidenti. Nuk meerrem me gjera personale por keto kane rendesi.
Gjithashtu Nano u largua me vote nga populli gje qe ndikon ne rezultatin politik te individid.
Jam totalisht qe fytyra te vjetra si Nano do risillnin ne loje shume Nano te tjere, si Kaci, Kabo etj.
HAJDUTI PRESIDENT! patjeter duhet qeruar nje plehre qe jeton ne Vjene me sa ka vjedhur kur ishte kryeminister dhe parate e Bankes se Kursimeve, qe e shiti per dy lek tek Reifaissen, dhe ata ja paguajne si bonus ne Vjene.
eshte hera e pare qe blendi manE po ben nje gafe te madhe.
kjo ka lidhje me mulla mustafajin qe ti po e fryn por eshte jo me nje por me disa vrime dhe nuk i fryhet.Per mua njerzit me te urryer ne kete planet jane dy tropojanet:
1-MULLA BESNIK MUSTAFA
2-MERHUM MEHMET ELEZI
e perbashketa tyre eshte se vijne nga rrethinat extremisht anlfabete
te shqiperise dhe arriten ne majat e asaj qe ne e quajtem diktature.
njeri n/drejtor i institutit te marksizem leninizmit dhe tjetri gebelsi
i zerit te popullit….Deri ketu nuk paragjykoj asnjerin prej tyre..por te besh rolin e disidentit qe kur ishin adoleshente e deri kur merrnin njerzit ne qafe me spiunlleqet e tyre ESHTE MARREZI..Pas 90 nqs cdo polikan ne shqiperi ka kontribuar me nje tulle per te ngritur ne kembe perbindeshin berishe
keto te dy kane ngritur nje mur te tere..Harroje blendi besnikun e partise
duhet filluar nga e para..1945-2012 eshte nje vije e drejte e pa ndryshuar
dhe nuk mund te ndryshoje nga mulla mustafaj,apo ai musteqja i ndyre aleksander mekshi..DUHET PERMBYSJE JO FLETE PALOSJE..
Mire e ke ti o Bled Trimi po Kurva Europ e do Nanon se eshte,mafioz, kodosh,finok,garip,pirat thene keshtu allashqiptarçe eshte BIR KURVE dhe Kurva Europ e do birin e saj.
ke te drejte e njof nga afer te jemen e Fatosit dhe Xhoanen vajzen e Luli Baxhakut..po ja keta i duhen shqiperise sot dhe ne nuk ndryshojme dot asgje
Kjo e fundit,eshte e re per mua,te tjerat jane te sterditura,sepse politika ketu behet ne kafene dhe jo ne Kuvendin e deputetlleqeve!Jame partizan i gjoksit te Ciljetes dhe shpresoje qe te marri edhe Cili nje detyre patriotike,per te miren e atdheut!
Presidenti duhet i shkurter,se kursen per sigurine,mobiljet,rrobat,makinat etj,njekohesisht doregjate,sepse mbledhe ato qe ne si mbllacisim dot.Keshtu qe z.Nano e ploteson kete kusht,ndaj une e votoj per president te shkurtabiqeve dhe dorgjateve.Rrofte presidenti,rrofte Cili,te na rroce edhe ti kapedan Permeti!?
Nano do ishte nje perzgjedhje me e pershtateme sesa topalli!
O ti Balosh qe ke vjedhur emrin tim, une e dij qe hajdut je, por te kishe vjedhe diqka me shume, vjedh emra ti?, fare e keqe,
Po ju te Gazetes TemA, fleni ju apo si eshte puna juaj?,
kjo qe ju lejoni, ju nxjerr si gazete jo serioze, gjume te embel juve te Temes, ju deshiron suzana nga Kosova me banim te perkohshem-perhershem ne ….Europe…
o Tema,aman o burr cna e nxirrni kete idiote ketu se na e shpifi bashk me ata karagjozin tjeter..
Un propozoj per presidente Pamela Anderson, me ka dhene fjalen se do me jape nje fabrike perzervativesh per ti hyp atij populli hahaha
Une medoj dhe propozoj Topallin presidente se din me i ndeje persembarit shales se bicikletes!!!
Bledi si gjithnje i shkelqyer F L O R I. Pas gjithe ketij shkrimi qe ti vesh pikat mbi I duhet thene duhet vetem nje president nga POPULLI.Atehere te guxoj Nano te mendoj qe mund te jete president.Dikur e kam simpatizuar edhe une shume ish profesorin tim Nano per konceptin e tij liberal,e kam ndjekur ate kam luftuar dhe mbrojtur ate por sot ai nano nuk eshte ai i atehershmi ka ndryshuar katerciperisht ne duart te tij nuk mund te besohen fatet e ketij populli kaq te vuajtur qe njerez si nano e Berisha kerkojne te luajne ta fyejne dhe ta peshtyjne pa meshire.Kurre Kurre Nano.Nuk e di cfare thote sot ishshefi i inteligjences shqiptare Fatos Klosi qe dikur i cori masken Nanos.
Saliu na dha te drejten te martohemi..keshtu qe na jepet e drejta dhe te futemi ne gare per President ne homoseksualet dhe transvestite ..rrnofte Sali Berisha dhe shoqja jone e Bashkise Lule Bosha..votoni per mua ..ju puth Anxhela (te gropa)
cfare fytyre e peshtire qesharake kjo malokja Tapalli..ku i gjen o Mero keto foto se po vdesim duke qesh dhe pse na hapin barkun putanat e Malsise
Fiksim te paska mbetur Zhozi bre Bledo.Si nuk ia ke ujitur njehere pjeshken,qe ti shihte dhe ajo gjerat me qarte,apo mbase e merrte “ujitja”per mbare dhe zgjidhesh presidente.
Nano apo Zhozi president????Cfare tallje me kete popull te vuajtur.
…..kerkohet te ofendohen gjeneratat te tera te supershkolluara….= sa e sakte
Do jete katastrofe per partine Socialiste po pranoi Nanon president.
Ne lagjen ku jetoj edhe me fanatiket e kesaj partie kane shpallur qe nuk do votojne kete tradheti,”Une nuk jam maskara,njeri qe kur Stambolli digjej,kurva Nano krihej”nuk i takon me partise socialiste,le ta provoje e te shikoje Rama,se ku do perfundoje.
Morali dhe s’far ka folur(se vepra s’ka patur asnjehere Rama) deri me tani,marin fund me kete aprovim te tijit,per Nanon.Mer fund dhe Rama,politikan,qe s’ka qene as do te jete ndonjehere.
Te jeni te sigurt qe Nano e di qe po perdoret ndyrazi nga Berisha e qe ky i fundit nuk e zgjedh kurre president ate por mos kujtoni se e ka shitur lire prostituimin e tij.E njeh mire lekun e kryesisht valuten e forte,eshte njesh ne pazare dhe sja ndjen per shqiperine e shqiptaret,Saline e Ramen.Sheh vetem hellin e tij.
Ne akord te plote me argumentin tuaj dua te shtoj,se i gjithe kurvlliku i gangsterit nano vjen si pasoje e mbajtjes ende ne PS te krahut te tij mafioz,arben melaj,ben blushi,andis harasani,marko bello,valentina leskaj,bashkim fino,,,,,,te cilet kane shtate vjet qe bejne kolonen e peste pa u qederosur fare.Jane keta qe relativizojne veprimin opozitar te E.Rames dhe Popullit Opozitar qe e beson ate.Perse kjo kosto kaq e rende??????Edhe sa duhet ta paguajne shqiptaret opozitare kete oportunizem vrastar,garant te dr.dhjeramanit ne pushtet?????????????????
Ishte NANO ai qe e beri PSne si lastik brekesh dhe i dha shqiptareve PESHQESH KRIMINELIN BERISHA.Megjithate figura ketij legeni po fillon te mbeshtetet edhe nga trupi diplomatik.Apo ka ngjasa qe edhe kete trup diplomatik qe funksjonon ne tirane eshte pjese e mazhorances vrasese BERISHA.SHQIPERI RUMPALLE.
Sic jemi katandisur ne shqiptaret preferojme llogjiken e matematikes se sa ajo qe duhet ne realitet. Themi cila baj…eshte me e mire kjo e PD apo ajo e PS.Shume thone me mire Nano se Jozefina.Te tjeret :Ce duam kete mashtrues.E pame qe bashkpunonte me Saliun.Por ne gabojme shume dhe e ham sapunin qe na serviset per djath.Llogjika matematike hyne atje kur behet fjale per shifra .Politika ka te tjera argumenta .Te pranojme te keqen me te paket eshte njesoje si te kesh krimbin ne trup qe te breh dal nga dale.
Pse ska llogjike tjeter sic eshte ajo qe rekomandojne Evropjanet?Kuptohet qarte.Fiqte e krimbur nuk qendrojne ndryshe ne pushtet ne se nuk pijne gjak shqiptari.
as muti e as shura nuk vlejne per president.Nje yll president do te ishte Luan Omari.
Bledi,per nanon i the te gjitha,po jozit as foton nuk i vure,apo mjaftonte permendja tek titulli..Sidoqofte do zgjidhet nje palo president,nga ata qe do marrin rrogen dhe do varin medalje ne emer te sali protopapes.-Dy halera me nje dere/Nanua mal…/Jozi me ere..
Ciljeta do te inaguroje bordellon e pare ne Shqiperi.
Pijanec-ta tregoj une TY
Filmi ne fillim te veres.
aaaaaa harrova eshte edhe kurvar liberal
aaa as nuk ja ndjen fare per fatet e njerezve dhe ne ambiente te vogla eshte tallesbythe me kedo.
PO edhe kumarxhi i thekur
Doni per per Fatosin e Nanove
Flasim per NANON pres/harrojne qe vodhi thesarin e shtetit 1dhe shume gjera te tjera MOS HARRONI UJKU QIMEN E NDERRON ZAKONIN SE HARRON .NUK JA VLEN TE FLASESH ME…skan vlere
Mane, ky shkrim duket si frutat e mënave te rena pertoke dhe te zhgryera me balte.
E baltose kete radhe edhe ti. S’mund te ndodhte ndryshe, sepse edhe ti shqiptar je o derebardhe dhe do e ngjyesh pak penen edhe ne balte.
Por kete radhe ne dallim nga heret e tjera ke bere kompromis, ke bere kompromis me veten, me ate qe ti beson dhe jo ate qe ti shkruan, ke bere kompromis me Mustafen dhe llojin e tij, dikur kryebesnik i besnikeve te Sali Kimikut, qe lendet kimike fillimisht i provuan ne Permetin tend.
PO ky vend keshtu eshte balte apo jo? Duke qene balte edhe ti ke rreshqitur pak, here djathtas here majtas.
Po ketu gabove hej burre. Nuk e di pse mu duke si ata mjaftistat, si Erion Veliaj, qe i blere dhe i porositur nga njerez afer Nanos, qe Nano i kishte sjelle nga Parisi me floke te palare dhe thonj te paprere dhe i kishte bere Ministra dhe Kryetare Bashkie, e shanin kete te fundit ne menyre folklorike, satirike, moderne dhe saliste, duke i bere konkurence Sali Kimikut, qe bashke me Besnikun tend niste trupat dhe avionat me lenede kimike per te bombarduar jugun.
Dhe pastaj erionat kaluan ne PS, nga ku Fatos Jano (Nano) kishte dhene doreheqjen duke emancipuar PS-ne dhe politiken shqiptare.
O Mane, mekat qe e ngjyeve penen ne balte boje kete radhe, dhe qe dole jashte Temes. Mekat vertet, sepse me nxorre mallin e Veliajt. Kjo eshte teme e mire o Mane.
O Mane edhe diçka tjeter. O burre po si e ze ne goje Besnik Mustafen, si e merr per etalon kete selef punist?
Ç’bente Mustafa ne 1997? Çfare bente ai ne Shtator te 98 kur trimat tropojane dhe me gjere te Sales me kufomen e Hajdarit godisnin kryeministrine, apo e digjnin dhe plaçkisnin ate, kur hypnin mbi tanke
si antigadafistet ne Benghazi?
Spo e zgjas me o Mane.
Kjo me duket si raki mani me etikete : Raki rrushi Permeti.
Mos e prish marken tende o Mane, mos e prish. Nano, ti, ne, jetojme ne shoqerine e baltes anadollake. Nuk shpeton pa nje njolle apo bllame balte o Mane. Edhe ti. Dhe jo me Jano (Nano), mbi te cilin furia selefike derdhi tonelata gjylesh balte te te gjitha markave, perfshi edhe ato te prodhuara ne PS.
Bledi. Jemi kthyer nje vend dhe nje popull me te vertet qesharak, pa moral, pa personalitet, pa ide, ku i vetmi mentalitet eshte vjedhja e korupsioni, ne dem te vendit dhe te se mires se pergjthshme. Degjojme shpesh nga goja e ketyre “politikaneve”, por edhe nga qytetar te thjeshte per “personalitetin” e tyre, per “demokracine” shqiptare, per “zhvillimin” e vendit, per kulturen “qytetare”, per “epersine” si popull ne krahasim me popujt e tjere sikur pikerisht nga pyjet dhe shpellat shqiptare u shpernda neper bote kopeja e majmuneve antrapoide! Shikojme keto “figura” vazhdimisht 20 vitet e fundit, pa llogaritur jeten dhe punen e tyre si fanatik te sistemit te kaluar diktatorial, dhe stomaku fillon te na perzihet deri ne mender te vjella. Mire keta “udheheqes” nuk kan cipe dhe tallin te pasmet e te perparmet me ne duke u pasuruar me parane e “ndyre” qe qarkullon ne Shqiperi, por ky popull cfar bene?! Nuk mund te shikojne me larg se unda e tyre? Ku jetojne? Thua te jet kaq e forte narkoza qe i paska damllosur te gjith? Dilni nga “koma” o njerez dhe zhdukeni kete llum te qelbur, sepse, vetem ju dhe askush tjeter, keni ne dore fatet e vendit dhe fatin tuaj ne shoqerine europiane! Askush nuk eshte i perjetshem dhe i pa zevendesueshem!
Poltika e pranojne te gjithe qe eshte ku…Pse mos zgjedhim Çiljeten Presidente ?
Z. Mane! J’u lutem perdorni sa me shume fjale shqipe! Ne paragrafin e trete, fjalia e parafundit, ju keni perdorur fjalen “establishoi”. Nje fjale e tille nuk ekziston ne shqip. Kuptimi i asaj qe keni dashur te thoni transmetohet shume qarte e kuptueshem nga fjalet SHQIP “THEMELOI” ose “KRIJOI”. Nqs perdorimi i ketyre lloj fjaleve (“establishoi”) eshte ironi ndaj shqipes qe perdor Nano – mgjs nuk duhet si e tille (ironi) – atehere kerkoj ndjese per verejtjen ne kete rast.