Siva, piramida e re e Berishës

28 Shkurt 2012, 19:06Politika TEMA

Një mega-projekt, i lançuar në Shqipëri nga vetë kryeministri Sali Berisha, denoncohet nga një kandidat i partisë konservatore amerikane për senator federal si “piramidë”. Pjerin Lumaj, avokat i të drejtave civile në Nju Jork, u bën thirrje shqiptarëve të mos gënjehen e t’u besojnë paratë e tyre mashtruesve që kanë filluar të “gjuajnë” fonde në veri të vendit, gjoja për të financuar një resort gjigand në Pishë Poro të Vlorës. Gjithshka, sipas tij, është një skemë tipike e piramidave financiare, që shqiptarët i kanë përjetuar një herë, me pasoja shumë të rënda për vendin. Por, pas saj, mund të fshihet edhe një skenar me karakter politik.

KRYEMINISTRI

“Mos harroni se herën e fundit që Sali Berisha është implikuar në ‘projekte’, ai e çoi Shqipërinë në trazirat e 1997-ës. Kësaj here, ai, për shkaqe të panjohura, është përfshirë me kompaninë SIVA, sipas vetë njoftimeve nga kjo kompani”. Akuza për përgatitjen e një skenari me fund të panjohur, por që mund të synojë një destabilizim të vendit, si në “vitin e mbrapshtë”, hedh dritë mbi qëllimet e vërtetë, që mund të fshihen pas një projekti gjigand për ndërtimin e hoteleve,
porteve të jahteve, e kazinove, me vlerë mbi 2 miliardë dollarë.
“E ndjej për detyrë t’u them shqiptarëve se duhet të kenë kujdes dhe të mos u zenë besë e të mos u japin para përfaqësuesve të kompanisë SIVA Partners. Kini kujdes nga ajo çka duhet tepër e bukur për të qenë e vërtetë. SIVA është një ilustrim i qartë i kësaj”, thekson avokat Lumaj.

JOSHJA
“Jam i detyruar që të sqaroj një gënjeshtër të rrezikshme, që po përhapet në Shqipëri nga kompania SIVA Partners”, shkruan ai në një artikull, të publikuar në portalin e internetit Examiner.com. Sipas Lumajt, në disa raste, në median shqiptare është përmendur emri i tij si një nga mbështetësit
apo investitorët e një projekti që pretendon të jetë shumë i madh dhe që ka të bëjë me ndërtimin e një kazinoje dhe resorti midis Fierit dhe Vlorës. Asgjë nuk është më larg së vërtetës se një pohim i tillë, thekson avokat Lumaj, duke shtuar se SIVA “pa pikë turpi” ka përdorur emrin, e tij, madje duke theksuar se fjala është për një kandidat për në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të gjetur përkrahje për një gjoja investim mashtrues në Shqipëri. Është e vërtetë se përfaqësuesi i saj Valentin Gurraj më ka kontaktuar, vijon ai. Ai më premtoi një financim prej 200 mijë dollarësh për fushatën time elektorale, duke thënë se është presidenti i kompanisë. Më pas, një tjetër person, i quajtur Mohamed Ali, më tha se është ai president i SIVA-s, nuk më kërkoi asnjë favor dhe gjithshka mbaroi me kaq.

KOMPANIA
“Pasi u largova, thotë Lumaj, bëra disa kërkime lidhur me këtë kompani dhe konstatova se e gjithë kjo ishte thjesht një skemë tjetër piramidale, e parashikuar të aplikohej mbi shqiptarët, sidomos në veri të vendit. Që prej atij çasti, u shkëputa krejtësisht nga SIVA”.
As unë dhe as stafi im, pas një pune shterruese kërkimore në statistikat kombëtare dhe ndërkombëtare, nuk mundëm të gjejmë – qoftë edhe një të vetëm! – një projekt të realizuar në botën mbarë, vijon avokati. Sipas të cilit, informacione të tilla bëhen publike. Në këtë pikë, arsya të thotë se e gjithë kjo është një lojë. Mjafton të shohësh se në ç’vit është themeluar SIVA. Në vitin 2010! Dhe, menjëherë, ata hartojnë projekte në shkallë botërore, në më pak se dy vite!

SKEMA
Sipas avokatit njujorkez, as SIVA dhe as të ashtuquajturit partnerë, presidentë apo themelues të saj nuk kanë para për të investuar. “Askush në këtë kompani nuk mund të jape prova se kanë fonde për këtë projekt apo për ndonjë projekt tjetër, të realizuar prej tyre”.
Po si funksionon kjo piramidë e re? Shumica e ortakëve janë imigrantë të ardhur rishtaz në SHBA nga Shqipëria apo Lindja e Mesme, që janë të prirur të joshin njerëz të hedhin paratë në projekte-fantazma, që nuk materializohen kurrë. Kjo skemë nuk ndryshon aspak nga piramidat e vitit 1997 që u zhvilluan në Shqipëri, ve ai në dukje. SIVA po përpiqet të bindë investiture në Shqipërinë veriore se ata kanë aq para sa të fillojnë projektin në Vlorë. Ata janë takuar me njerëz në Bajzë, në Koplik dhe në Shkodër. Sipas Gurrajt, përfaqësues të kompanisë janë takuar me Viktor Popajn, kryetar i komunës së Kastratit në Malësi të Madhe, që do të ngarkohet të mbledhë para për projektet. Popaj i përket parties politike të kryeministrit Berisha. Sipas një burimi nga SIVA, ata janë
përqendruar në veri, pasi shumica e familjeve aty kanë njerëz jashtë vendit, që mund të sjellin para në Shqipëri për t’i investuar. “Shpresoj që të mos bëjnë të njejtin gabim si më 1997-ën”, shkruan Lumaj.

PARALAJMËRIMI
Një muaj para këtyre deklaratave, Shqiptarja.com, në artikullin e saj me titull “Na premtojnë prapë parajsë. Do investojmë 2 mld dollarë, Berisha I beson”, theksonte se aksioneri i saj ka një kompani me vetëm dy punonjës dhe 403 mijë dollarë shitje, si dhe ka realizuar vetëm një mini-hotel në Brazil. Në këto kushte, investime kaq të mëdha nuk mund të kryheshin. Avokat Lumaj hedh dritë mbi skemën e thithjes së financimeve, por edhe paralajmëron rrezikun e saj për stabilitetin e vendit./shqiptarja.com

18 komente në “Siva, piramida e re e Berishës”

  1. gjimi says:

    na ishte nje here nje here e ne nje kohe marsi i 97-tes?

    1. Gusmari says:

      Nje saktesim, ne 97′ plasi, por filloi sh. kohe me pare. Eshte keq per para lumemadhi dhe do ngreje prape piramidat. Po edhe emri i okmpanise shume shqiptareve nuk i tingellon mire.Per nje “l” behet “Silva”
      Le te prononcohet per shtyp Dr. Gangrena pas ketij skandali ne rang qeveritar!

  2. Mashtrusi says:

    Vetem Shqiptarit historija i perseritet p.sh.Saliun e prun ne pushtet perseri

  3. racionali says:

    Po qe se ka budallenj me le ti japin parate.Pastaj mos te protestojne ,”duam leket tona ” Neqoftese i humbin parate ,une i keshilloj parrullen “duam leket e atyre ” se te juajat ja keni dhene vete me qejf.Dikur thoshte dikush qe “E KUPTOVA QE PO MA FUSNIN ,POR MUA MA KISHTE QEJFI “

  4. Horri i bulevardit says:

    E falenderojm avokat Pjerin Lumajn per kete informacion shume te rendesishem qe jep, ky informacion do te shpetoje shume shqiptare nga vjedhja e rradhes.
    Ky njoftim duhet te behet ne te gjitha mediat opozitare dhe te behet si nje spot publicitar, qe edhe ata qe nuk kane mundesi te informohen ne kete gazete apo ne ndonje gazete tjeter, te informohen vazhdimisht nga mediat qe jane ne sherbim te shqiptareve.
    Edhe njehere faleminderit avokat Lumaj

  5. Vasil Gjika says:

    Zoti Lumaj ka punuar si “Fraud Investigator” ne New York dhe eshte specialist per skema te tilla piramidale… dhe te dale nga goja e tije dicka e tille eshte e vertete…

    1. Bekimi says:

      Ky që emrin e ka shndërruar në Piter Llumaxh, nuk i ka dalë siç kanë qenë marrë vesht, që ta mbështesin për kandidaturë senatori, dhe tani kalon nëp revansh.
      Mos e merrni për esnaf burrë.
      E kam dëgjuar me vëmendje në një intervistë televizive….
      Më rob koti nëna nuk e bën.
      Ky piskuriq që fliste me mllef kundër emigrantëve dhe ishte për dëbimin masiv të tyre. (pasi vëllain e kishte sjellë pas shumë peripecive në Amerikë)
      Përsa i përket piramidës Siva, nuk besoj se u duhet avokat nga Partia Republikane e Amerikës shqiptarëve.

      1. Gusmari says:

        Edhe Malaj, Malaxh ta thone ne vendet anglisht folese. Po keshtu: Sami behet Sem, Didaxh, Silaxh (nga Dedaj, Celaj) etj. Ai nuk po duket se po mohon prejardhjen si ca: Vorio-Piluriote p.sh.qe ose i detyroi politika greke, ose u veteofruan si greke nga Kuksi.
        Nuk te detyron njeri ne USA te nderrosh emer,mbiemer,fe …
        Tema eshte SIVA. Kjo na intereson te gjitheve. Pa Henri Cili e ka emrin Naim Cili, nuk ka shume rendesi per ne. Po Cili mbetet ai.

  6. Shqiptari prej talje says:

    Leket ne xhepin e tjetrit nuk jane kurr tuajat,jane te atij qe i ka ne xhep,ti kthen apo jo mvaret nga ai.

    1. Gusmari says:

      Kjo eshte teoria e hajdutit. Shume tregtare ne Shqiperi e kane moto.

    2. Shefqet Cela says:

      XHAXHAI IM, NDJESE PASTE,THOSHTE: KUR E KE NE XHEP LEKUN TENND DHE I THERRET “O LEK”, TE PERGJIGJET lEPEEEE!
      KUR E KE NE XHEPIN E TJETRIT, LEKUN TEND, DHE I THERRET ” O LEK” TE PREGJIGJET ” A ME HA MUNE”!
      Tamam ajo qe thua ti, e thene me harbuçe.

  7. Koli says:

    Askush nuk ja vuri eshin Rames kur foli per nje tjetr piramide qe eshte arsimi i larte privat ne shqiperi. Shume flasin se pas tyre fshihen politikane te rendesishem etj etj. Diploma me vlere hici. Pronare qe e kane te regjistruar emrin ne dhomen e tregetise. Pse tregeti eshte arsimi i larte?
    Te gjithe heshtin dhe heshtin. Jane 100 ra milione euro qe i vidhen shqiptareve vit per vit. Ashtu se ne kohen e sude e xhaferrit, bosat e rinj te universiteteve po shiojne “parajsen” e shqipersiese se varfer duke bredhur me x-6 e duke mbajtur TV -private, gazeta, dhe punesuar shume pedagoge te paafte vetem se jane njerez politikanesh.
    Turp

  8. Ilir Berisha says:

    O Z Lumaj ,Keto para prej 2miljard dollaresh ekzistojne dhe Jane para qe I xhvaten shtetit shqiptar dhe vete shqiptareve nga Berisha dhe familja e tij .Tani keto para duhet te pastrohen nepermjet investimeve nga keta mashtrues ,hajdute ,kriminele dhe firma fantazme pas te cileve qendron Berisha dhe klani I tij.Germoni dhe pak dhe ne drite do te dale ky realitet trondites.

  9. shqiponja says:

    Sala para se ta largojne me dhune nga pushteti do te perlaje nje dore te mire me $. Ne 97-ten mori parate e shqiptareve qe jetonin ni shqiperi. Kete radhe do mare te emigrantve kudo qe jane jashte shqiperise.
    Vetem ky eshte ndryshimi.

  10. arjan boston says:

    cdo gje ne shqiperi eshte nje skeme piramide…tani maloku sheqeres nuk ka me rruge tjeter pervec se te provoje shancin e fundit,,dicka qe do ti pelcasi ne dore

  11. Naimi says:

    Une banoje ne NY dhe nuk e njof personalisht Z. Lumaj por kam degjaur per te dhe familje e tije. Kohet e fundidt ai eshte ber shum i njour ne mediat Amerikane nga qe po kandidon per Senate. Por, asnje her nuk e kam degjaur ate te mohoj se ai sehte Shqipetaro-Amerikan dhe me prejardje nga veriu. Me teper, ata qe e njofin nga after thon se eshte i saket dhe i rrebet, nuk te mashtron por dhe nuk ja hedh lehte. Keta mashtrues nga SIVA kan pasur probleme dhe me tjer si Dukagjin Production. Interesante eshte fakti se Lumaj e pohon se SIVA e ka perdorur ate dhe fushaten e tije. para, tregon se dhe ai, me gjith njohurit qe ka dhe me gjith eksperiencen e tije ne fusha te ndryshem, ka ra viktim e ketyre njerzve deridiku. SIVA duhet te kerkoje falje dhe te zbadh te verteten dhe te njoftoje “investoret” qe kjo kampani nuk ekziston ashto se e paraqesin ata. Une e falenderoje Z. Lumaj per saktesin dhe guximin e ti jo vetem per SIVA por per punen e tije historike ne SHBA.

    1. Arbeni says:

      Naim,
      Ti jeton ne NY aq sa jetoj edhe une atje.
      Eshte vertet turp qe bazoheni tek mashtrimet e nje njeriu i cili per perfitime personale hedh balte pa asnje te drejte e pa asnje baze mbi njerez qe duan te investojne ne vendin tone apo ne rajon.
      Mos bini preh e ketyre sharlataneve qe shesin cdo gje per te futur emrin ne listat e kandidateve ne USA.
      Nqs je ne NY pyesni ne zyren lokale te partise republikane dhe kerkoni info mbi kandidatet zyrtare te kesaj partie e pastaj edhe per kandidatin e supozuar Pjerin Lumaj.
      Si shpjegohet qe zyrtaret e partise atje nuk e njohin kete kandidat?
      A e lexon ti gazeten ILLYRIA qe botohet ne NY?
      Nqs jo kerkojeni dhe lexoni nje shkrim ne gazeten ILLYRIA ne fund te Mrsit 2012 mbi Pjerin Lumaj dhe do te marresh shume shpjegime mbi figuren e tij dhe te vertetat e gares se tij per senatin amerikan me $100,000 te nxjerra nga donacionet e shqiptareve.
      Cili eshte Pjerin Lumaj tek e fundit? A perfiton Pjerin Lumaj apo SIVA partners nga kjo tymnaje mediatike ne prag te kondidimit te “suksesshem” te Lumajt per US Senate?

      Cila eshte SIVA partners? Shikoni me poshte.
      http://www.youtube.com/watch?v=Wp4tJctr3pY
      http://www.youtube.com/watch?v=60NhVkSr0Tc

      Dhe tani shqipe kthejuni punes se nuk nxjerrim gje ne drite duke u marre me Shqiptarja.com, Mero Bazen apo Pjerin Lumajn.

      Shendet,

      Arbeni

  12. sami says:

    SIVA Partners duket nje kompani serioze.. si mundet qe media te beje parae te tilla? Ata jane shume te njohur ne New York per punen qe ata bejne ne fushen e Real Estate.. Me duket shume qesharake sepse jam i sigurte qe keto kompani nuk kane fare te bejne me te djathtet apo demokratet. Ata vetem duan te investojne per fitim dhe ska rendesi kush eshte ne pushtet… Mendime shume te uleta per biznesin e huaj. Si do i ofrojme investimet e huaja me kete mentalitet? Shikoni web sitin e tyre i cili eshte shume serioz…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje