Opozita nuk voton ndryshimet në Kodin Penal. Debate të forta për dënimet e atyre që falsifikojnë statistikat

28 Shkurt 2012, 13:41Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Mbledhja e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me debate të shumta gjatë ditës së sotme, pas propozimit të përfaqësuesve të PS-së, që kanë kërkuar dënimin e falsifikuesve të të dhënave zyrtare.

Deputetët socialistë kanë kërkuar që ata që falsifikojnë të dhënat zyrtare, si p.sh punonjësit e INSTAT apo Bankës së Shqipërisë, të dënohen nga 2 deri në 10 vjet burg.

Sipas deputetëve socialistë, kjo do të bënte që të shmangej ajo që ndodhi në Greqi, ku si pasojë e fshehjes dhe falsifikimit të të dhënave, vendi ka hyrë në një krizë të thellë ekonomike dhe është në prag falimentimi.

Por, kërkesa e deputetëve socialistë është kundërshtuar nga ana e atyre të mazhorancës.

Pas debatit, mazhoranca ka kërkuar që të hidhen në votimet ndryshimet në Kodin Penal. Opozita ka kundërshtuar, por kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali tha se kodin do e marrin në shqyrtim edhe Komisioni i Ekonomisë dhe ai i Integrimit, që do të vendosin për këtë propozim të Partisë Socialiste. Kjo e fundit nuk ka votuar ndryshimet në Kodin Penal, ndërkohë që mazhoranca ka miratuar ndryshimet.

Më herët opozita hoqi dorë nga një propozim i tyre për të hetuar ministrat në rast se iniciojnë vendime në qeveri.

13 komente në “Opozita nuk voton ndryshimet në Kodin Penal. Debate të forta për dënimet e atyre që falsifikojnë statistikat”

  1. Horri bulevardit says:

    INSTAT, eshte manipuluesi me i madh i te dhenave fallso, perjashto Berishen dhe sejmenet e tij qe flasin me copa letrash, qe i vijne si letra anonime, ku dikush e lajmeron se po ta dredh gruja.
    PS-ja, por dhe parti te tjera qe duan te marrin pushtetin, tja bejne te qarte zyrtareve te shtetit, se do te kontrollohen edhe njehere te dhenat e tyre dhe po nuk u perputhen atehere ata do te shkojne ne burg.
    Te mashtrosh me shifrat, sot eshte nje krim i rende, qe cdo shtet te denon me burgime te gjata.

    1. ADRI says:

      DUHET TE NDRYSHOHET KY SISTEM ZGJEHDOR PATJETER, SE ESHTE KUNDER INTERESAVE TE POPULLIT , SEPSE PRODHON POLITIKANE DHE DEPUTETE PARAZITE QE NUK E MERITOJNE QE E MARRIN DHE FITOJNE STATUSIN E DEPUTETIT DUKE QENDRUAR NE KOLLTUK , DHE ME PAS NUK NDJEJNE ASNJE LLOJ PERGJEGJESIE PER POPULLIN, SI DIKUR NE KOHEN E PARTISE SE PUNES QE VOTIMET BEHESHIN FORMALE SE DIHEJ SE KUSH DO TE FITONTE.
      KY ESHTE KOMENT. E JO TE KOMENTOSH QE TI JAPESH TE DREJTE QE TE PRIVATIZOJNE PARLAMENTIN E SHTETIN SI DIKUR E TI MARRIN FRYMEN DEMOKRACISE NE SHQIPERI.
      DUHET TE NDRYSHOHET URGJENTISHT SISTEMI ZGJEDHOR POPULLI SHQIPETAR DHE SHQIPERIA KA NEVOJE PER KETE.

  2. gjimi says:

    ore socialista me ne krye ed ramen paraqiteni nje program te qarte ne popull se me te ardhur ne pushtet do te ndermerreni masa ndeshkimore per te gjithe ate qe kane thyer ligjin duke filluar nga kryeministri me ministrat e tij si dhe ndaj gjykateseve te korruptuar,por kam frike qe nje te hypyr ne pushtet edhe ju do ta harroni i kete popull te vuajtun qe vetem per te nuk mendoni por per karrieren tuaj politike si te PD ashtu edhe te PS brume i nje mielli jeni.

    1. Xhimi says:

      Bashkohem me mendimin tend.Socialistet duhet te kene nje program te qarte se cfare do te bejne me sistemin e kalbur te drejtesise. Te gjithe ne duhet tu kerkojme llogari se cfare do te bejne me gjithe gjykatesit e korruptuar, dhe me gjithe skandalet qe drejtesia e sotme I ka zgjidhur ne sherbim te Berishes.Voten tu a japim vetem nqs denojne kriminelet qe kane zaptuar gjykatat.

  3. kriteri says:

    Shume porpozime i drejte ky i deputetve te PS, qe premton per mire per ardhjen e saj ne pushtet.

    Edhe ne kete rast vihet re roli bllokues dhe anti-reforme i kesaj mazhorance.

  4. OO gjimi pajtohem me ty qe PD dhe PS jane same shit. pra hajdutet po luftojen me te gjitha mjetet prapagandistike dhe realiste per ti marre pushtetin hajduteve. ne themi kendej nga anet tone qe hajduti nuk e vjedhe dot hajdutin, prandaj veshtire e ka PS ti vjedhe PD-es pushtetin

  5. Tani97 says:

    une s’po them gje sot se kam hall se me ankohet Dean me Oltin ?

  6. albani says:

    ja dhe e beri ps programin dhe ja tregon popullit, ca pastaj, ky popull do genjeshtrat e pd e nuk i intereson fare programi i ps, e ka fajin soooovrani o djema, qe rri genjehet e fle gjume

  7. Bardhi Tolabi says:

    Cfare behet keshtu me keta pseudo demokrate?
    Perse kane frike nga denimi i mashtruesve te shifrave?
    Perse kane frike nga denimi i vjedhesit te votes?
    Perse jane kunder ndryshimeve ne Kodi Zgjedhor,ndryshime qe i sherbejne garantimit te zgjedhjeve sipas standartit?
    Perse kane frike nga reforma parlamentare e cila garanton nje funksionim normal te tij dhe i jep vendin dhe rolin e duhur opozites?
    Saliu,mbahet si i mbyturi pas fijes se kashtes duke thene se ato nuk i ndryshojme sa here te doje Edi Rama.Dakord jam dhe une,por mbasi ai te me sqaroje perse ligjet per legalizimet,per kthimin dhe kompensimin e pronave etj i ka ndryshuar sa here qe ka dashur ai apo situata politike ne te cilen eshte ndodhur ai?Kur te sqaroje perse keto i ben kaq shpesh atehere po do bindem ne vertetesine e deklaratave te tij.
    Ai nuk i pranon keto ndryshime jo per ate aresye qe ai shpall,por per faktin se po te ndeshkohen rende mashtruesit me shifrat,hajdutet e votes,askush nuk do te guxonte te mashtronte me shifrat dhe me vjedhje te votes.

  8. fak says:

    opozita jone ka ik per lesh.
    thote te denohet rreptesisht ata qe falsifikojne informacjonet apo ate
    qe prekin voten????????
    kurse ata qe vrane ne 21 janar berisha me lulin ju vetem qe nuk denohen
    por lavderohen se mbrojten instuticjonet..
    zoterinj te shpifur socialiste vota e 2013 kalon tek gjaku i 4 heronjeve te bulevardit…ligjet kane qene te persosura per te bere votime te ndershme ne 2009 dhe 2011..nuk eshte faji i ligjeve por mbeshtetja totale
    qe i kane dhene politikane dhe dipllomate “informale” amerikane berishes.
    Nqs berisha do festoje 100 vjetorin harrojeni votat…

    1. elio says:

      @fak, dokumentat zyrtare jane edhe votat pervec te tjerave keshtuqe po kerkohet e njejta gje…nejse..

  9. alket says:

    me thuani a kane pranuar ndonje here nje kerkese te PS ne keto vite keta te PD????

  10. alfredi says:

    Marrja e pushtetit nga ana e P.S.do te vertetoje me se miri per masat e marra ndaj mashtruesve, hajduteve,krimineleve,qe sot ndodhen te lire dhe zgerdhijne dhembet para kamerave e medjave.Ky motiv do te shtyje te gjithe njerezit te forcojne besimin tek drejtesia .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje