Gardistët: Qëlluam pasi nisi të qëllonte Prendi. Fatos Skejës i shkon fletëthirrja për në prokurori

29 Shkurt 2012, 11:21Politika TEMA
Gardistët: Qëlluam pasi nisi të qëllonte Prendi. Fatos

Ndrea Prendi me pistolete ne dore

Gardistët kanë deklaruar se ata kanë nisur të qëllojnë me armë zjarri në momentin kur diçka të tillë e ka bërë Komandanti i Gardës, Ndrea Prendi. Lajmin e bën të ditur gazeta Shqip, duke iu referuar burimeve në prokurori. Hetuesit kishin dyshimet e tyre në lidhje me faktin se kush dha urdhër të qëllohej. Por gardistët kanë thënë se sipas ligjit të përdorimit të armëve, në rast se qëllon komandanti, ushtarët e ndjekin. Sipas Shqip, prokuroria ka prova se ka qenë Prendi ai që ka qëlluar i pari. Po ashtu dyshimet janë se Myrtaj është qëlluar i pari. Prendi ka qëlluar 11 plumba nga pistoleta e tij. Në drejtim të turmës janë qitur 131 plumba. Katër qytetarë mbetën të vdekur si pasojë e këtyre plumbave.

Ndërkohë siç raporton GSH, gardistit Fatos Skeja i ka mbërritur fletëthirrja për në prokurori për ngjarjet e 21 janarit. Ai akuzohet nga familjarët e Hekuran Dedës se ka dijeni për ekzekutorin e vëllait të tyre.

9 komente në “Gardistët: Qëlluam pasi nisi të qëllonte Prendi. Fatos Skejës i shkon fletëthirrja për në prokurori”

  1. Po te plagosurit pse nuk llogariten. Jane 26 te plagosur ne qender te Tiranes. Ky eshte nje super krim me vete

    1. fule says:

      2 shefa kishte Ndrea Prendi ate dite njeri Lul e tjetri Sal. Nuk ka ku te shkoj hetimi. Flas per hetimin, se gjyqi i duhet bere kur te qerrohet nga pushteti si Mubaraku.

  2. fule says:

    Duke pare diskretitimin qe po u ben Gjykatave Saliu vetem per mos ta cuar ne arrest me burg Ndrean, ka nje kuptim kjo histori.

  3. as fre asi says:

    shpellari eshte zene mat.

    1. LORA says:

      Deklarata e tij e djeshme,se procesi i hetimit te krimit te tij te 21 janarit po shkaterrohet,gati e pohon vete qe shpellari eshte zene mat.
      I lutem stafit te respektuar te Temes,te na mbaje ne informim mundesisht te panderprere per kete proces hetimi qe perben themelin e ristartimit te demokracise e shtetit te se drejtes per shqiptaret.

  4. laci says:

    Pordhe me rigon do jete dhe ky proces…
    Taksirati i atyre qe u vrane e i familjeve qe e vuajne mungesen e tyre.

    1. Gusmari says:

      OK laci , pordhe me rigon, por ne zemer te berishes ama!

  5. askushi says:

    Llupo e ka vrare te dytin(me duar ne xhepa)sepse ky eshte perballe dhe ka pare skenen e vrasjes te te parit qe ishte ne vendi i kameramanve te top channel.

  6. ndrea says:

    O popull nuk e kuptoni qe vrasesi eshte gati te vras perseri vetem te mos behet gjyqi.Krimineli, qe drejton vendin bashke me kokelopen e LSI jane te salduar me karrigen dhe nuk pyesin se c’far ndodh.Ata e dine mire c’far kane bere dhe e dine c’i pret po zbriten nga froni.Popull mos prisn se do iki me vote.Mjerimi don drejtesi e nuk do meshire.Poshte diktatura e ajduteve!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje