Aleksandër Peci: Nuk mbaj mend se si ndodhi sulmi në Afganistan

29 Shkurt 2012, 11:11Politika TEMA

Komando shqiptar Aleksandër Peci, i plagosur pas një sulmi në Afganistan, ka folur për Gazetën Shqiptare. Gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm tani, por ai thotë se ende nuk e di kur do mundet të vijë në Shqipëri. Duke folur për GSH, ai ka thënë se nuk e mban mend se si ndodhi sulmi. “Nuk e di se si ka ndodhur sulmi, nuk mbaj mend asgjë,” thotë ai.

Personi i akuzuar për vrasjen e Feti Voglit dhe plagosjen e Aleksandër Pecit është në qeli në Afganistan, por arsyet e sulmit të tij duket se do mbeten mister, së paku për disa kohë.

Peci thotë se në spital shumë shqiptarë, të njohur e të panjohur. Para pak ditësh ne kishim dëshminë e një shqiptari në Gjermani, që thoshte se e kishte vizituar Pecin në pavijon. Peci thotë se falënderon Zotin që ka shpëtuar pas sulmit dhe shton se është krenar që është shqiptar.

9 komente në “Aleksandër Peci: Nuk mbaj mend se si ndodhi sulmi në Afganistan”

  1. Andreas says:

    “Nuk e di se si ka ndodhur sulmi, nuk mbaj mend asgjë” – Kjo verteton telefonaten e Berishes. Paska folur vertete me te. Prit kur te dale pas ca ditesh versioni qe imlikon opoziten ne sulmin e policit afgan. Dhe pse jo qe ne celularin e tij, eshte gjetur edhe numri i telefonit te Taulant Balles ?

    1. Faik-Konica says:

      Ketu jane udhezimet e NATO-s ndoshta per zbutjen e situates, Berisha e shumta dera tek dera e lejojne te hyje ne ate organizate.

      1. okupoku says:

        Ju zoti gazetar qe na shkruan kete shkrim duhet te jeni pak me realist dhe te na percjellesh gjerat sic jane ne realitet.Nuk eshte e vertet se komando peci nuk mban mend asgje nga sulmi etj…Une flas me kopetence sepse e kam vizituar komandon ne spital(spse jetoj ketu ne gjermani) dhe e verteta eshte se ai i mban mend te gjitha si e qysh ndodhi ajo ngjarje.Ju more zoterinj jeni nga ata lloj gazetaresh qe shkruani ndonje rresht sa per te mar ndonje lek e nuk ju intereson se lajmi qe po percillni eshte i sakte apo jo.Me gjithate nje gje eshte e sakt qe gjendja shendetesore e tij eshte goxha me mire dhe une i uroj sherim te shpejte.

        1. Edor says:

          Okupoku

          jo kaq me kompetence sepse ben jo nje por disa gabime;

          – lajmi eshte i Gazetes Shqiptare dhe drejtohu atyre ne ke ndonje verejtje per lajmin, dhe jo Teme-s

          – neqoftese e ke vizituar ke bere shum mire (ne mos je Kosovari qe punon brenda teritorit te Spitalit) nuk je i detyruar por perderisa ben koment mund te shkruani edhe Ju dicka me teper, sa per gjendjen e tij vertete eshte mire… por mjeket jane akoma ne pikpyetje per pasojat qe munden te ngelen nga plumbi qe e ka peshkruar nga pjesa e majte e hundes (nje gisht poshte syrit) dhe ka dale ne pjesen e nofulles se djathte.
          – qe jepet info per shendetin e Komandos un e shoh si nje gje shum normale.

          me Respekt

        2. Shqiptar Guximtari says:

          Meqe ju zoteri qenkenei kaq i informuar per sutuaten pse nuk e ndani ate qe dini edhe me ne te tjeret ???? Gazetaret ngukin thumba por kur ti ke mundesi ti shkulesh pse nuk e ben ? Jepi pra na trego versionin e Pecit mbi ngjarjen ???

  2. i pashpresi says:

    e çfare do te thote,se u grinden sepse po shihnin njeri tjetrin me inat ?

  3. Horri bulevardit says:

    Menoju iher o deshmor, se mos keni qen tu honger tasqebab qingji dhe skeni dash me pagujt paret dhe ai taliboni sja u ka bo tgjat.
    Por qe ta meritojsh titullin qe tkan dhon, thuj se kena qen tu luftu me talibanezt, se ashtu krenohet Saliu, para amerikonve.

  4. kastrioti says:

    Or ti shoq okupoku si te quejn,paj pash njat zot or lum miku,na thuej mor burr i dheut qysh ka nodh e ta myllim ket muhabet,jo per gje po meqe e paske vizitue e ty ta ka thane njgjarjen.hajt te paca shnosh,po presim.

  5. mergim tari says:

    Si mund te quhen heronj te atdheut, kombit, e globit, nese thone
    qe pushka plasi pas nje sherri per mjekren e Bin Ladenit. Prandaj
    urdheri eshte te mos flasin, te mos mbajne mend, te mos kujtojne
    asgje.

    Fshirja e kujteses ndodh te pakten ne dy raste: Personi humbet kujtesen
    dhe ne kete rast nuk kujton as prinderit e tij, ose kur i thone te mos kujtoje, per hir te ceshtjes, te emrit, te heroizmit dhe asaj qe quhet
    lufte kunder terrorizmit.

    Gjithsesi une kerkoj falje per cinizmin qe shpreh ne kete rast, pasi
    ende nuk ka asnje fakt per c’ka ngjare. Por me mire te jemi te tille
    pasi kjo ndihmon te dale e verteta (nese do te kujtohet).

    Gjithsesi jam jashtezakonisht i gezuar qe Aleksandri eshte mire dhe i
    uroj te sherohet plotesisht dhe te mos beje me pune te tille. Me mire
    me pak te ardhura e me shendet te mire, prane te afermve e familjes,
    sesa larg e me rrezik te perorshem. SHERIM TE SHPEJTE VELLA…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje