Ish- shefi ekzekutiv i Fondit të Ndërmarrjeve Shqiptaro- Amerikane është pjesë e biznesit të një kompanie kanadeze që ka fituar të drejtën për kërkim dhe shfrytëzim ari në zonën e Mirditës.
Para tre ditësh, vetë kompania Tirex Resources njofton se në bordin e drejtorëve të kompanisë që ka marrë minierat e arit në Shqipëri është caktuar Jeffrey Griffin, ish- shefi ekzekutiv i Fondit Shqiptaro- Amerikan në Shqipëri.
Ja çfarë raporton vetë kompania:
“Eskploruesi i mineraleve Tirex Resources ka emëruar Jeffrey Griffin në bordin e drejtorëve, bëri të ditur të premten kompania. Emërimi vjen pasi Tirex po kalon nga eksplorimi tek prodhimi i bakrit dhe arit në gjashtë zona në rajonin e Mirditës pasi kanë investuar më shumë se 25 milion dollarë në Shqipëri në pesë vite. Griffin ka një diplomë në administrim- biznes nga universiteti i Tuftit dhe gjithashtu ka shërbyer në ushtrinë amerikane.
Nga viti 2001 deri në vitin 2010 ka qenë president dhe shef ekzekutiv i Fondit të Ndërmarrjeve Shqiptaro- Amerikan. Kjo ndërmarrje u krijua nga SHBA për të përmirësuar sektorin privat në ekonominë shqiptare dhe për të promovuar një ekonomi transparente kapitaliste ku zbatohen rregullat demokratike. Përveç kësaj, Griffin ishte zgjedhur edhe kryetar i bordit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri nga shkurti 2001 deri në 2007-ën.
Në tetor, kompania bëri me dije se ka aplikuar për leje minerare në rajonin e Mirditës, në Shqipëri. Kompania me qendër në Vankuver po kërkon leje për zonat e njohura si Gurthi Qëndror, Gurthi Verior, Gurthi Jugor, Leticna, Fushë-Arrës dhe Palucë.
Në kuadër të këtij emërimi, zoti Griffin do të marrë 500 mijë aksione me vlerë prej 0.80 dollarë për një afat pesëvjeçar”.
Në faqen online të kompanisë thuhet se Tirex Resources është krijuar me qëllimin për të eksploruar e për të zhvilluar aktivitete të tjera minerale në Shqipëri.
“Tirex ka marrë një pronë prej 553 kilometra katror, që mbulon shumicën e rajonin tradicional minerar në Shqipëri. Tirex është në kohën e duhur, në vendin e duhur. Mirdita është një vend i pasur me histori, i çmuar në ar. Ne jo vetëm zotërojmë një projekt të madh, por edhe një rreth të madh”.
Ajo qe do te ishte interesante per lexuesin ka lidhje me formen e dhene te ketij projekti, koncesion, qira…me kushtet e kontrates, çmimet, pra te csillen elementat e duhur per te gjykuar nese eshte diçka interesante per popullin shqiptar, per rrethin e Mirdites apo jo.
Fakti qe ish presidenti i shoqetes emerohet ne kete apo ate vend, eshte diçka qe ndjell kureshtjen, po nuk ka lidhje me firmen e biznesit ne fjale.
Specialistet tane e kane ditur me kohe qe bakri yne ka nje perqindje relativisht te larte ari, i cili ja vlen te perpunohet me tej ne rast se ke kerkese per baker te perpunuar. Ne kete rast perfitimi nga ari i nxjerre eshte me e larte se kostua e riperpunimit.
Besoj se koncesioni i dhene mund te kete ca detyrime per investime (te cilat kompanite e huaja dine se si te justifikojne ne forme te tille qe me se shumeti parate te shhkojne prap tek ata) por s’do te kete fare detyrim per dorrezim te nje perqindje te caktuar te arit.
Argita_B; E para, keni korrektuar Mero Bazen per shqipen dhe gabimet e bera ne editorialin e tij por, komenti juaj eshte i mbushur me gabime si ne sintakse dhe gramatike. E dyta, pranimi i nje anetari te ri, me profil si ai i Griffin, ne bordin e nje kompanie ka shume te beje me projektin ne lidhje me te cilin anetari i ri, (z. Griffin, pranohet ne bord. Pavaresisht gjuhes juridike qe mund te perdoret dhe te carave proceduriale qe mund te shfrytezohen per te mbuluar papastertine morale dhe mungesen e etikes ne shume emerime, ne gjuhen e popullit tone kesaj i thone: “e merr vesh dhe bufi”.
Nentoken Ne e kemi shume te pasur.Por si tja bejme me mbitoken?
E KE FJALEN PER DYKEMBESHIT MBI TOKEN TONE APO PER ATE QE U KA HIPUR MBI QAFE KETYRE DYKEMBESHVE?
vetem SHQIPTARET besojn te ato qe quajn B… NDERKOMBTAR
ZGJOHUNI …
Ja kjo eshte demokracia e kishim floririn te tonin,tani te na rroje amerikani se demokracine na e solli e floririn e kemi te sigurte ne duart e tije,edhe nja 20vjet te tjera presim per te hapur negociatat e 20 te tjera per tu futur ne gropen EU e tna rrojne hajdutet Nano,Berisha,Meta e compani.
KJO eshte gjeja me e pavlere per shqipetaret…te gjithe njerezit e ffalimentuar ose te korruptuar ne vendin e tyre,vijne ne shqiperi e bashkohen me legenat qe kemii ne ne pushtet…dhe marin vjedhin grabisin prvetsojne pasurite e ketij kombi idiot…qe vret vellane babane komshiun per nje cope toke per nje vije uji…por kur e plackisin nga larg nuk reagon…. o popull do jeni githe jeten refigjat ne vendin tuaj se ska ngel me gje shteterore…jane shit apo privatizuar sic thote BERISHA me BODEN…ja dha elektrikun CEZ PER 120 MIL EURO dhe e ka ndihmuar ne 4 vjet me nga 40 mil euro “ndihme”…sic po ben me “TACIN” QE E BLEU ALBPETROLIN PER 100 MIL DOLLARE por kishte nafte gjendje neper cisterna me vlere 150 MIL DOLLARE..me tregoni dot ku eshte shitja dhe fitiimi ne keto 2 raste????mos fillojme te permendim te gjitha te tjerat….po do jene bashkepunetore ata qe do marin pushtetin dhe nuk do te hetojne trasparencen e ketyre shitjeve…dhe te quajne null te gjithe vendimet
Kompania Kanadeze “Tirex Explorations” edhe pse ka bere nje investim prej me se 25 milion dollare ne keto 5 vjet ne Shqiperi, duke permbyllur me sukses fazen e pare te kerkim-zbulimit minerar, nepermjet aplikimit te teknologjive me moderne qe aplikohen sot ne bote, ka ndihmuar komunitetin lokal, me ndihma, rruge, arsim, zhbllokim te rrugeve te zena nga bora kete dimer te ashper ka me se nje vit qe eshte ne pritje te marrjes se autorizimit nga qeveria per te filluar fazen e dyte te investimeve ne kete zone ne drejtim te shfrytezimit. Poe edhe pse ka kaluar nje kohe e gjate pritjeje qeveria jone akoma nuk e ka vene ujin ne zjar per te neneshkruar keto dokumenta me pretekstin e ndryshimit te “kushteve” dhe kerkesave ligjore. Ndaj nuk eshte i vertete lajmi qe percilet ne gazete se ka marre lejen e shfrytezimit. Nga burimet tona investigative qeveria shqiptare pergatitet t’ua beje trofe te gateshme kete kompanive Turke, te cilat keto vite per hir te se vertetes jane shtuar si shume ne kete zone duke arritur rreth 20 kompani qe operojne ne fushen minertare. Pra 20 kompani turke dhe asnje license ndaj kompanive Europiane apo perendimore, sic jane kanadezet.
Ministria e Ekonomise dhe Energjitikes, si institucioni pergjegjes dhe i autorizuar nga ligji, tregon dukshem me keto veprime se eshte zhytur thelle ne praktika korruptive, duke cenuar rende interesat kombetare, nepermjet dhenies pa kriter dhe perdorimit te metodave selektive ndaj klienteve te saj aziatike. Shume shpejt do te pubikojme nje pjese te ketyre mega skandaleve te kesaj ministrie dhe qeverise shqiptare nepermjet tjetersimit te pasurive publike dhe strategjike tek keto kompani.
Koment interesant.
Rrofsh per nformacionin investigativ.
Perdiresa deri me sot nuk eshte denuar asnje minister per afera korruptive,tregon qe sistemi antikorrupsjon nuk ekziston ne Shqiperi.
Tung.
Keto miniera u ngriten me djersen e shqiptareve ne vitet e diktatures dhe u sherbyen shqiptarve per rritjene ekonomis te vendit.Atehere ishin te shtetit,po sot te kujt jane?Dikush mund te thote je nostalgjik,por me mire i tille se bastard qe e shiten gjithe vendin,qe shkateruan c’far kishim.Ku jane tokat e fermave e kooperativave,ku eshte hekurudha,ku jane drufrutoret,ku jane uzinat e fabrikat,ku jane shkollat e spitalet,ku eshte akademia e shkencave?Bastardet e sotem e bene popullin te thotese ishim me mire atehere.E gjithe kjo eshte e qellimshme per te rritur vlerat e baballareve shpirteror e te pasurohen per vehte.
Ote dashur komentus nji gjo duet te keni te qart ,te gjith ata qe jan nen moshen pezjet vjeç,nuk ka nevoj per te ber kerkime minerare ne shqipri, lereni çfar prrallisin qe kan harxhuar kaq e aq lek per kerkime,kto kerkime i kan ber baballaret tan pesedhjet vjet komunizem,te gjitha dokumentet jan te taposura bashk me hartat gjeologjike,vendet me pasuri minerare jan te piketuara te gjitha ne SHqipri qe ne kohen e komunizmit,jo me kot jan versulur te gjith si ujqit,ato qe nuk i çfrytezonte dot ne pamundesi sistemi i kaluar nga teknollogjia jo shum e perparuar,PPSHja i la te piketuara dhe te taposura,per plan çfrytezimi per te ardhmen,kto firma qe jan versulur sot po i marin e po i çfrytezojn gratuit,fal zemer gjersis se Sali Berishes me kompani,ne qoftese nuk jan aksioner dhe kta me kto firmat e kerkimit qe nuk esht fare çudi.
Zoti Baze. Mos u merr me Investimet Kanadeze ne Mirdite se nuk eshte pune e juaja.
Ka shume kohe qe Gazeta Tema ka filluar nje sulm te pa pare rreth invesitoreve Kanadeze te Industrise se Bakrit ne zonen e Mirdites. Arsyet dhe interesat qe fshihen pas ketyre sulmeve i din vetem Z. Baze.
Dihet nga te gjithe se Kompanite Kanadeze te Industrise se shfrytezimit te Bakrit kane investuar prej 5 vjetesh ne zonen e Mirdites. Teknologjia qe eshte perdorur nga ata, dhe kushtet ne te cilat punojne si Kanadeze, si shqiptare, jane te standarteve me te larta. Paga qe punetoret shqiptare marrin atje eshte shume e larte, ne krahasim me pagat e tjera ne Shqiperi. Zona e Mirdites, pritet te kthehet ne nje nga vendet me te zhvilluara industriale dhe me te pasura te Shqiperise. Sot, me shume se 90 % e banoreve qe jetojne ne ato zona jetojne ne kushte skandaloze jetese, me paga qesharake qe nuk i kalon 100 dollaret. Vlejme te theksojme se fale liberalizimit te tregut minerar ne Shqiperi, zona e Mirdites eshte bere shume atraktive per invesitoret Kanadeze, dhe Amerikane.
Por, investimet e tyre po sulmohen hapur nga individe qe mbrojne interesa te erreta, dhe qe e duan Mirditen ashtu sic eshte tani, ne kushte skamje, mjerimi, varferie ekstreme.
Shoqata “Mbrojtja e te Drejtave Civile” i konsideron sulme te tilla te pa pergjegjshme, te pa moralshme, dhe, pa asnje lloji vlere. Ne i kerkojme Z. Baze, dhe te tjereve qe jane pas tij te ndalojne sulmet klienteliste kunder cdo Kompanie Kanadeze qe ka investuar, dhe investon ne industrine minerare ne Mirdite.
I kujtojme Z. Baze dhe te tjereve pas tij se Mirdita, perpara se te jete e te tjereve, eshte e Mirditoreve, dhe, jane ata qe i kane mbrojtur dhe do i mbrojne interesat e Mirdites ne cdo kohe, dhe per cdo rrethane.
Shoqata “Mbrojtja e te Drejtave Civile” shpreh mbeshtetjen e plote te saj per te gjitha Kompanite Kanadeze dhe Amerikane qe duan te investojne ne Industrine e nxjerrjes dhe te shfrytezimit te Bakrit ne zonen e Mirdites. Faleminderit.
Per Shoqaten “Mbrojtja e te Drejtave Civile”
Kryetari
ILIR Loka
Data 29 Shkurt 2012
http://mdcal.wordpress.com/2012/02/29/zoti-baze-mos-u-merr-me-investimet-kanadeze-ne-mirdite-se-nuk-eshte-pune-e-juaja/?postpost=v2
ILIRI — 29 Shkurt, 2012 në 8:11 pm
Zoti Baze. Mos u merr me Investimet Kanadeze ne Mirdite se nuk eshte pune e juaja.
Po nuk moren gazetaret me kete problem kush duhet te merret sipas teje?Eshte sikur ti thote hajduti policit mos u merr me hajdutlleqet e mia.
Investigimi eshte profesjoni i gazetarit qe demokratizon nje shoqeri dhe i pret krahet korrupsjonit.Por a ka mundesi ju lutem Ilir te jeshe me konkret ne se eshte e mundur me nje pasazh nga shkrimi ne fjale,se ku eshte sulmi i Gazetes Tema ne shkrimin e mesiperm?
Pa pergjithsime,sa me konkret aq me i besueshem per ne lexuesit e thjeshte te Temes.
Tung.
Ore ti ILIR nje pyetje kam per ty dhe per kompanine Kanadeze :
KU SHKON ARI QE NXIRRET NE MIRDITE?
Para ca muajsh lexova ketu ne nje gazete te perditshme (Metro) qe edhe ne Rumani nje kompani Kanadeze po merret me nxjerrjen e arit.Duket qe ato nuk vijne kuturu pasi e dine ku jane zonat e pasura me ar ne Ballkan.Por do te doja te dija perse rumunet bene protesta per te mos lejuar komp.Kanadeze te kerkojne ar ne Rumani.
Vetem ne shqipot e kemi bere vendin han me dy porta ku te huajt mund te rrembejne c’te duan ne kembim te korruptimit te ministrave te saliut si dhe “ndihmes se komunitetin lokal,ndihma, rruge, arsim, zhbllokim te rrugeve te zena nga bora”.Perralla me mbret.
Koha e socializmit me Enverin ne krye kane gjynahet e tyre, por Enveri nuk shiti as shqiparinr dhe as shqiptaret. Vendburimet tone dihehin dhe jame dakord me nje komntues qe thote se atu jene taposur per mungese teknologjie dhe pamundesi shfrytezimi. Po jo vetem kaq, Enveri dhe sistemi qe ai drejtoi, ku prindrit tane dhe ne punuam, dhe me aq sakrifica e ndertuam ate vend;(dhe mos haroni cdo gje filloi nga zerua)nukmenduan shfrytzimin barbar te pasurive nentoksore sepse menduan qe shqiptaret do te trashegojne ne shekuj gjakun e ture ,brezat e tyre , pasardhsit e tyre ne trojet shqiptare. Dhe kjjo eshte nje merite e madhe; te shpenzojme me nikoqirllek e te mendijme per brezat qe dote vijne. (keto i thashe jo per nostalgji po per vertetesi) Ne antiteze te plote per bastardet e trojkes sali-nano-meta komentet loogjike, dhe realiteti, flasin hapur se si e kane shitur kete vend keta zoterinjte e trojkes shqiptare. Vetem nje gje nuk kuktoj une te nderuar miq, pse ne e kemi me mire ti mbajme me ndergjegje syte te mbyllur edhe kur na serviren fakte te tilla skandaloze; dhe metej te komentojme me gjuhen e statistikave dhe te themi e kane fajen kanadezet. Absolutisht jo fajin e kemi vete qe i leme keta zagare ne pushtete dhebesojme mashrimet e tyre, madje me shume kenaqsi u japim edhe voten. Mire na e bejne. Une di shume shqiptare qe jane atje larg ne canada, dhe jane te perbuzur nga ai shtet edhe pse punujne ne menyre te ndershme,madje jane edhe pa dokumenta…etj… etj..
Epra cudia e madhe eshte se keta kanadezet na marin arin dhe qeveria shqiptare nuk i kursene falenderimet per plackitjen e shqiperise, per veten e tyre, pra atje ne Canada u dhimset nje cope leter, e kursejne ate dhe nuk u japin lendin ( te drejten per te jetuar) shqiptareve qe punojne dhe madje paguajne edhe taxat rregullishte.
Pra shikoni sa pa “bujare ” jemi ne shqiptaret.
Te na rroje qeveria me trojken e kriminelve ne krye.