Qeveria po shet “Albpetrolin” pa i njohur vlerën!

1 Mars 2012, 13:53Politika TEMA

Shteti shqiptar nuk di ende sa naftë ka në nëntokën shqiptare edhe pse ka nisur tashmë procedurat për shitjen e kompanisë shtetërore të nxjerrjes, “Albpetrol”. “Shqip” raporton sot mbi mbledhjen e zhvilluar dje në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese për shqyrtimin e ligjit të shitjes së “Albpetrol”, në të cilën deputetët nuk kanë mundur të mësojnë mbi sasitë e naftës që gjenden në nëntokën shqiptare edhe pse para tyre kishin zv.ministrin e Ekonomisë, Enno Bozdo. “Shumë të dhëna që kërkohen nuk varen direkt nga METE, por nevojitet angazhim edhe nga institucionet e tjera, si p.sh nga Financat, për rastin e vjeljes së taksave për kompanitë koncesionare që marrin naftën e ‘Albpetrol’. Sikurse edhe rezervën e naftës, po punohet nga institucioni i gjeologjisë për ta pasur si të dhënë”,- citohet të ketë thënë Bozdo.

Por zv.ministri nuk është i vetmi që nuk ka dijeni mbi pasuritë nëntokësore të naftës në Shqipëri, ky është një informacion që i mungon të gjithëve. “Nuk mund të themi sa është, pasi as vet nuk e dimë. Studime të ndryshme japin të dhëna të ndryshme. Kompanitë e huaja të vlerësimit me teknologji të avancuar nuk japin të dhëna dhe ne presim sakaq mos mësojmë diçka më konkrete”, citon një funksionar të METE-s gazeta.

Qeveria është përgatitur dhe pritet të shpalle tenderin për privatizimin e “Albpetrol” duke i dhënë privatit të drejtën e shfrytëzimit të naftës shqiptare, fillimisht për 25 vjet duke mos ditur minimalisht vlerën e “mallit” që ka nxjerrë në treg.

http://respublica.al/artikuj/2012/3/1/qeveria-po-shet-albpetrolin-pa-i-njohur-vleren

7 komente në “Qeveria po shet “Albpetrolin” pa i njohur vlerën!”

  1. Blendi says:

    Perkundrazi, ia dine qe cke me te. Dhe pikerisht se ia dine vleren dhe po ia shesin vetvetes per hicmos gje.

    Tung,

    Blendi

  2. Dean says:

    Shtet GALLATA.Bota po vritet per Nafte,debilat ne Shqiperi nuk menaxhojne dot sektorin e naftes.
    Bir Selman i nenes,
    Ke te qaj me pare??????????
    Edhe me e bukura eshte se maloku PSIKOPAT ka ”besim te plote dhe total” dhe e shiko te ardhmen e Shqiperise ke Arrat dhe Lajthite.
    I LAJTHITURI.

  3. sheqerja says:

    Albpetrolin e vodhen vete mire e mire e falimentuan,cuan veteriner dhe marangoze te punojne shefa sektori,hoqen specialistet per bindje politike,administraten e Albpetrolit nga 75 e cuan ne 200 veta ne kohe qe punetoret shkurtoheshin,vune nje injorant se Ferdinant murati ne krye te tij dhe nj injorant tjeter si miti tapia benta listat dhe tani nuk kane cfare te shesin se ja cuan vleren vete ne zero qe ta vidhnin tamam,pa sa per vleren reale ata qe po e vjedhin e dine sa eshte

  4. kuq e zi says:

    me siguri te favorizuarit jane miqte serboboshnjake .. o qeveris une o pas meje qameti!!!

  5. Si twiteron edvinPalla, a do folim ndaj gjo a do bojm naj gjo qe Mos me ja majte me e shit a do vazhdoje ciuciucerrrrr edvinTanganjos-Breshkamodhi?! Se mir saliu e shet dhe tall leshte me ne, mire vjedh votat, gjyqet, vret e le papune e deliron e e thote paciperisht qe kshtu e mo Zi kam me ua bad, se jam lut ke Muri Miqve t’mij cifut,
    Dhe ma kan dhon kohen 30 vjet qe me e bo ket vend si shpellen teme te vicidolit!!!hahahaaaaaa e kom detyre prej zotit m’te, se detyren e Partise e marina krejt!!!…
    Po mir ky vucidoliqi ka ate nolt me vete, po ky qetri, kyBojnaxhiu liberator/ Tanganjosi( qe na con ke …’fusha sportit’ psh na kallzon si te lujme me top t’ knoqna!! ), ky si e ka me Ate Nolt dhe me ne posht?!
    Eh une I mjeri qe s’morr vesh kush o mo i modhi liberator nga kta te dy mostra, o shoke!!!
    Na vrafte rrufeja mo zi se na ka vra!!!!

  6. armando says:

    vleren ja din mire, po po ja shesin vetes.!!! duhet qe dhe ne shqiptaret te behemi terrorista ti vem flaken puseve. na ropen BASTARDET

  7. Tema, per tangat me breshka te edvinit censuron?!
    Epo eshte disgustuese. S’e prek ti opozicionin ciuciu, pune per ty, une boj shumen, te censuroni
    ne menyre te perseritur (sa here preket edvini, siduket me argument se pa argument nuk i censuron),
    kjo nuk j’u nderon, uroj te mos vijoni, Tung!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje