Papunësia në eurozonë vijon të rritet, Italia shënon rekord

1 Mars 2012, 14:01Politika TEMA

Niveli i papunësisë në eurozonë ka vazhduar të rritet edhe në janar, duke shënuar një tjetër rekord.

Të dhënat e Eurostat bëjnë me dije se tani ka 16.9 milion të papunë në bllok. Sipas BBC, përqindja e papunësisë ishte 10.6 në dhjetor, kurse në janar ka mbërritur në 10.7 përqind.

Në Itali shkalla e papunësisë u rrit në 9.2 përqind, një rekord ky që kur ka nisur përllogaritja e përmuajshme e papunësisë. Në dhjetor papunësia në Itali ishte 8.9 përqind. Ndërkohë vendi është në recesionin e dytë brenda katër vitesh.

Spanja vazhdon të ketë nivelin më të lartë të papunësisë me 23.3 përqind, kurse Austria më të ulëtin me 4 përqind.

10 komente në “Papunësia në eurozonë vijon të rritet, Italia shënon rekord”

  1. Fatmir says:

    Italia ka marre fund! Para 5 vjetesh, une punoja infermier, e kisha rrogen 1,700 – 2.200 EU ne muaj. Sot ne 2013, 1.300 EU. C’do vit, e ka ulje te rrogave. Statistika e fundit e Bashkimit Europian, e nxorri Italine, ne vendet e fundit, per rrogat e punetoreve, dhe ne vendin e pare, per rrogat e politikaneve. Ne jugun e Italise, rrogat jane skandaloze, punojne gjithe diten per 10 EU.

    1. arvanites says:

      Fatmiri na shkruan nga e ardhmja. A e kemi akoma Salen Kryeminister ne 2013 o Fatmir ? Nese po t’ja mbathim sa me pare nga ky vend.

      1. Fatmir says:

        Po edhe gabime behen, ne 2012! Sa per Salen, e kame thene shume here, nuk na ngelet gje tjeter, vetem me prit vdekjen naturale!

    2. Horri i bulevardit says:

      Kurse ne Gjermani shoku rroga e nje infermieri me nje stazh pune te pakten 5-vjet, paguhet jo me shume se 1200-13000 euro netto, habitem se si ne Itali merkan kaq shume sa thua ti, ndoshta prandaj jane ne veshtiresi mbas Greqise.

      1. Fatmir says:

        Rroga minimale e nje infermieri, qe punon ne spital, eshte 1.200 – 1.250 eu. Une punoj,ne strukture private. Nje ndihmese infermiere, e ka rrogen 800 – 900 eu.

  2. england says:

    Nuk e dija qe italia qenka nje vit kalendarik me perpara se pjesa tjeter e botes!!!Ose do kesh bere ndonje gabim o Fati kur shkruan se
    sot ne 2013,e me rradhe tregon se sa euro merr,mos ndoshta i trembesh
    fundit te botes,dhe e ke shmangur 2012en?

    1. alban says:

      tamam ky Fati flet si budalla. Po lere cte merresh.

      1. Fatmir says:

        1.Nuk te ofendoi njerri! 2.Gabime behen, por mos u hiq si i zgjuar! 3. Papunesia ne Europe tashme dihet, por permenda shembullin e punes sime, per te vene ne dukje, qe edhe rrogat jane ulur,… edhe po gjete pune, tani te paguajne, per nje cope buke. M,… ketej, e m,… andej.

    2. Fatmir says:

      Po edhe gabime behen, ne 2012! Sa per eurot, eshte rroga e nje punetori te thjeshte, nuk ka ndonje gje per te fshehur!

    3. Fatmir says:

      @england – Po edhe gabime behen, ne 2012! Sa per eurot, eshte rroga e nje punetori te thjeshte, nuk ka ndonje gje per te fshehur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje