48 muaj më pas

1 Mars 2012, 14:41Politika TEMA

Pas qindra seancash gjyqësore, avokatët thonë fjalën e tyre. Dyshimet e hedhura për ekspertizën dhe shmangia nga hetimet e Patrik Henrit III. Loja me procedurat dhe rreziku për të mos dhënë drejtësi.

Nga Sebi Alla

Nuk dihet ende si do e presin familjarët e 26 viktimave të Gërdëcit 4-vjetorin e kujtimit të të afërmve të tyre. Ky mund të jetë përvjetori më i hidhur për ta. Vetëm nëntë ditë para se në varret e të afërmve të ndezin qiri dhe vendosin lule, drejtësia do thotë fjalën e saj. Sepse me 6 mars pritet të merret vendimi ndaj 28 të pandehurve të ngjarjes. Ligji dhe drejtësia do jenë përballë njëra tjetrës dhe pas tyre, shumë veshë që presin të dëgjojnë artikulimin e gjyqtarëve për dënimin e të akuzuarve. Mirëpo duket se ligji procedurat dhe kleçkat e tij janë llastik që hapet, zgjatet dhe ngushtohet sipas interpretimeve.

Dhe nuk është aspak çudi që ky proces i gjatë të marrë një rrjedhë interpretimesh, rrëzimesh dhe dështimesh. Bëhet fjalë pikërisht për dy çështje kyçe të procesit ku avokatët e të pandehurve janë kapur fort dhe po mbahen me idenë se mund të shpëtojnë nga dënimet maksimale personat që mbrojnë. Bëhet fjalë për ekspertizën e kryer nga ekspertë të FBI-së rreth mënyrës së shpërthimit. Ndërsa pika tjetër ka të bëjë me pamundësinë për të marrë në pyetje një nga personazhet që ishte vështirë të mos e hasje në çdo faqe të dosjes voluminoze, Patrik Henrin III. Që mban një emër “mbretëror”, por nuk është gjë tjetër përveçse “mbret” i tregtisë së armëve dhe municioneve. Shtetasi amerikan që u përgojua gjatë, por nuk u dëgjua aspak, qoftë edhe në një seancë të vetme. Shumë mund të mendojnë se kjo është punë e avokatëve mbrojtës: të kapen pas procedurave apo krijojnë sa më shumë alibi për të nxjerrë pa faj klientët që mbrojnë.

Mirëpo në këtë rast duket se ka diçka që nuk shkon. Kjo ka të bëjë me ekspertizën e kryer për mënyrën sesi ndodhi shpërthimi. Janë paraqitur pesë alternativa të mundshme nga ekspertët, ku më kryesorja sipas tyre është që gjithçka ndodhi aksidentalisht pas saldimit të një karroce metalike e cila shkaktoi një shkëndijë dhe më pas gjithçka u përfshi nga zjarri dhe shpërthimi makabër i barutit. Në bazë të Kodit të Procedurës Penale, madje edhe civile, është e përcaktuar edhe forma e marrjes së ekspertëve. Pasi përzgjidhen nga gjykata, ata thirren dhe bëjnë betimin para një trupi gjykues. Bashkë me pyetjet që ngre një palë akuzuese, i bashkangjiten edhe pyetjet e palës mbrojtëse (nëse kanë) dhe në përfundimin e punës, ekspertët mbajnë çdo përgjegjësi penale për punën dhe përfundimin që arrijnë. I pari që ngriti këtë pretendim ishte avokati i Mihal Delijorgjit, Gëzim Veleshnja. Sipas tij ekspertiza nuk mund të merrej për bazë, ndërsa duhet të ishte hetuar më shumë edhe fakti që policia kishte ngritur dyshime se shpërthimi mund të mos ishte aksidental. Të ndodhur në një pozicion “komod” për të folur, pasi është radha e tij, avokati pretendoi se shpërthimi kishte një prapavijë të mirëfilltë politike. “Ngjarja dhe pasojat e ardhura kanë një prapavijë të theksuar politike në dëm të interesave të Republikës së Shqipërisë”, tha avokati.

Ndërsa pika tjetër ku dukshëm prokuroria nuk mundi ta shtrijë hapin e saj më gjatë, është anashkalimi i Patrik Henrit III, njeriut misterioz që shfaqet shpesh me firmat e tij në lidhjen e kontratave, por nuk u duk qoftë edhe një herë të vetme gjatë procesit. Në dokumentacione, Henri, pas kontratës me MEICO-n për demontim në Shqipëri, (nisur edhe nga ligjet shqiptare), shoqëria amerikane “SAC” krijoi shoqërinë “Albademil”, ku do të ishin dy administratorë, ai vetë dhe Mihal Delijorgji. Këto janë dy pikat kryesore ku tre të pandehurit kyç ia kanë veshur përgjegjësinë përfaqësuesit të “SAC”. Mirëpo tjerrja e gjatë e këtij procesi nuk ka si të mos bëje skeptikë shumë qytetarë, sidomos familjarët e të afërmve që kanë 48 muaj që kërkojnë drejtësi. Vështirë se do ta gjejnë, sidomos kur në lojë futen procedurat, për çka shpesh prokuroria është rrëzuar nga gjyqësori. Megjithëse flitet edhe për një marrëveshje të heshtur se Delijorgji, Pinari dhe Minxolli nuk i shpëtojnë dot dënimit maksimal në shkallët e ulëta të gjyqësorit, ndërsa kanë ende shpresë për më lart… Me këto vendime që priten të jepen, duket sikur gjithçka shkoi në vendin që i takon. Por nëse hyjmë pak më thellë në këtë dosje, shumë emra zyrtarësh të lartë janë anashkaluar, mes tyre edhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, që duke shmangur gjykimin dhe fituar një mandat deputeti që iu përkthye edhe në post të ri ministror, tashmë bën një jetë të qetë, pasi ëndrrat e këqija plot makth janë vetëm për familjarët e të vrarëve.

*Revista Klan

8 komente në “48 muaj më pas”

  1. Dean says:

    Ky muhabeti i Gerdecit duhet mbyll se eshte harxhim i kote i pareve te Taksapaguesve Shqiptar.
    Kur se rruajn familjaret e viktimave,pse duhet t’a rruajme ne???????
    Ata e kane konvertu ne CASH humbjen e familjareve te tyre dhe ne duhet me u shqetsu.Shume mire u’a bene dhe me Zi u’a befshin here tjeter.

  2. BERISHA LARGOHU. says:

    Krimet e Berishes nuk mund te hetohen me Berishen ne pushtet.

  3. luis says:

    Dean jam plotesisht dakord me ty.Po pse kemi kete lloj race jeton e mbreteron Berisha.
    Keta me kujtojne Charly Caplinin e dikurshem ne nje film kur vajti ti vinte ne ndihme nje gruaje qe po e rrihte i shoqi,por ne kete rast e shoqja i kthehet atij dhe i thote ik zhduku se burri im po me rreh dhe te dy se bashku i versulen atij.
    O Dean a e kupton se sa popull injorant eshte populli shqiptar.Mjafton vetem te shohesh shoqerine qe te rrethon dhe do kuptosh se me ke kemi te bejme.Bisedat mes shqiptaresh nuk jane kurre biseda normale,por shamate se kush ta ngreje zerin me fort dhe te nxjerre vetem vrer nga goja nga inati qe ka ndaj shokut apo mikut.
    Pse kujton ti se kot e ka denuar Zoti ate popull qe po vuan e do vuaj perjetesisht.
    Kjo eshte ligesia me e madhe qe kemi si kombe se e dime se ku qendron e keqja por qe i sherbejme me dashje asaj per inat te mikut,vellait,shokut,prandaj dhe denimi per ne si kombe nuk eshte kursyer.Eshte tjeter gje kur behet nga pavetedija,ajo falet.

    1. Dean says:

      Faleminderit ”luis” dhe une kam shume respekt per komentet dhe formimin tat.
      Mos e merr personale kur them ndo1 gje te papelqyeshme.Ne as1 menyre nuk u adresohen personave me karakterin tat.
      Gjith te mirat.

    2. Altini says:

      Per Dean & luis!
      E keni gabim qe mendoni ashtu. Familjaret qe kerkojne drejtesi jane ata qe nuk kane pranuar parà ne kembim te heshtjes dhe votes. Per fat te keq jane te paket ne numer. Nuk besoj se ka njeri qe shet gjakun ne kembim te parave. Ata te tjeret nuk kishin humbje ne njerez dhe e shiten vehten e tyre bashke me shpirtin qe nuk e kane pasur asnjehere.
      Ju lutem mos pergjithesoni.

  4. Jeta says:

    Luis, me pelqeu shume komenti jot. Gjithmone jam munduar te gjeja nje mendim te sakte per popullin tone dhe ky besoj ishte i duhuri. Ne jetojme per inat te njeri tjetrit pa menduar qe jeta jetohet vetem nje here dhe nuk kthehte me. Mekat per ate vend dhe ate popull.

  5. Antipadrejtesi! says:

    Kombet e shquar dhe te fuqishem njihen nga elitat intelektuale nga fuqia ekonomike prodhuese dhe ushtarake nga ajo qe ka bere c’do individ per vehten e tij dhe shoqerine ku jeton. Gjermania ne luften e dyt botrore u shkaterua dhe u be germadhe! Dhe u rringrit, se eshte komb elitar qe punon me mend qe ne djep. Po Iliret dhe pasardhesit e tyre c’jane? Njeres te gurte?! Apo mercenare qe lane kockat udheve te botes?. Nuk e di keshtu thone…

  6. Terrific put up admin thank you. I identified what i used to be searching for right here. I’ll review whole of posts in this time of day

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje