Kuvendi miraton me konsensus kodin e ri penal

1 Mars 2012, 20:17Politika TEMA

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me konsensus kodin e ri penal, edhe pse më parë kishte pasur kundërshti mes palëve. Në kodin e ri nuk janë përfshirë propozimet e opozitës për ndëshkim të falsifikatorëve të statistikave.

Gjatë seancës kryetari i Grupit Parlamentar të opozitës, Gramoz Ruci deklaroi se mazhoranca nuk do të negociojë me opozitën pasi nuk do të ndëshkojë falsifikatorët e statistikave:

“Mazhoranca nuk bëri as përpjekjen më të vogël për të negociuar me opozitën. Pra u provua se juve ju mungon vullneti për të dënuar falsifikatorët e statistikave. Ju duhet falsifikimi për të fshehur gropën ku është futur ekonomia shqiptare, për të fshehur varfërinë, për të fshehur borxhin galopant ku po zhytet çdo ditë e më shumë Shqipëria”, tha Ruçi.

Më herët përfaqësuesja e opozitës Vasilika Hysi është shprehur se këto ditë Kryeministri deklaroi refrenin se opozita po bllokon reformat, duke shtuar se opozita ka votuar Kodin Civil, Ajror dhe Rrugor, madje në Kodin Civil opozita ka bërë disa amendime shumë të rëndësishme, duke përfshirë koncepte të së drejtës ndërkombëtare pa cenuar konceptet e të drejtës tradicionale shqiptare.

Kuvendi zgjati gjithashtu edhe mandatin e Komisionit të Reformës Zgjedhore deri në datën 30 prill, ndërkohë që sipas marrëveshjes së muajit nëntor, mes PD dhe PS, ky komision duhej të kishte përfunduar punën më 1 mars.

5 komente në “Kuvendi miraton me konsensus kodin e ri penal”

  1. Gusmari says:

    E ndjen mortjen karaduzi dhe ben ligje qe te garantoje te ardhmen! Baba i rrenes, ben kodin penal per rrenen!

  2. BERISHA LARGOHU. says:

    Bashkepunimi pozite dhe opozite tregon qe 21 janari mund te shkoje si ajo e gerdecit. Shqiptaret u zhgenjyen nga opozita, meqnse Rama do te bashkepunoje me partine e Berishes, perse nuk e beri kete para 21 janarit 2011? Perse Rama i nxorri shqiptaret qe te vriten me 21 janar? Perse Rama i cuan ato 4 shqiptar deshmor dhe bashkepunon me Berishen?? Kjo eshte pabesi e Rames.

  3. mira says:

    Cfare vlere kane fjalet kur se fundi jep konsensus dhe aprovon ligje? Kush te detyron ta besh? Ndoshta ndonje pazar? Ndryshe, eshte ajo qe thote “BERISHA LARGOHU” ? kemi dale ne protesta se kemi besuar ne ato thoshte Rama, dhe sot mund te kishim fatin e Aleksit me shoke- perse ekemi mbeshtetur?

  4. mali says:

    Perse nuk del ne konferenca shtypi me median dhe cicerin neper twiter, apo ka frike se mos ” BERISHAT LARGOHU” i bejne pyetje dhe nuk ka cfare tu thote. Jemi vertet shume te zhgenjyer. N qs Rama do kish bere cerekun e ketyre qe ka bere serbi i vucidolit ky i fundit do ta kish hedhur me bythe perpjete.

  5. Lil Toronto says:

    KETU KA TRADHTI BURRA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje