Meta: Fajin për statusin e ka politika. Unë kam prioritet komisionin e integrimit, jo qeverinë

2 Mars 2012, 20:57Politika TEMA

Kryetari i LSI, ndryshe nga kryeministri, fajëson të gjithë politikën për dështimin me statusin dhe jo vetëm opozitën. I pyetur për hyrjen e tij në qeveri, Meta thotë se ka prioritet komisionin e integrimit. Meta thotë se vendit i duhet një president me integritet që garanton funksionimin e institucioneve në vend

Në intervistë për DW, kryetari i LSI, Iir Meta thotë se objekt i takimeve në Berlin ishte intensifikimi i kontakteve me forcat politike në Gjermani dhe në Bundestag dhe shkëmbimi i pikëpamjeve lidhur me progresin e mundshëm drejt BE-së. Në axhendën e vizitës në Gjermani ishin takimet me zëdhënësin për Politikën e Jashtme të grupimit më të madh në Bundestag, CDU –CSU, Philipp Missfelder, zëdhënësin për Çështjet për Ekonominë të po këtij grupimi parlamentar Joachim Pfeiffer si dhe takimin me përfaqësuesin e Social Demokratëve në Komitetin e Jashtëm të Bundestagut, Dietmar Nietan.

 

Zoti Meta si do t’i vlerësonit takimet e zhvilluara gjatë qëndrimit në Berlin?

Janë tepër të dobishme. Ne jemi shumë të ndërgjegjshëm për sfidat e mëdha që ndeshet BE-ja dhe vetë Gjermania, si një nga vendet me rolin shumë të rëndësishëm. Në këtë kuadër intensifikimi i takimeve dhe kontakteve janë shumë të rëndësishme që të mos humbitet vëmendja për Shqipërinë dhe Ballkanin. Në mënyrë natyrale vazhdon më pas edhe axhenda integruese.

 

Vendet e fqinje kanë bërë hapa para në integrimin Europian, e sidomos Serbia, e cila mori statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Ndërkohë që Shqipëria ka marrë përgjigje negative. Ku ka mbetur integrimi i Shqipërisë sipas jush?

Unë dua të theksoj rëndësinë e progresit të të gjithë rajonit drejt BE-së. Hapi përpara i çdo vendi në rajonin tonë, është një hap para për rajonin. Shqipëria duhet ta kishte marrë kohë më parë statusin e vendit kandidat dhe kohë e çmuar është humbur në këtë drejtim. Vlerësimi im është se arsyeja kryesore ka qenë mungesa e përgjegjësisë së duhur dhe nivelit të duhur të politikës sonë, pa synuar për ta lokalizuar dhe specifikuar në mënyrë të veçantë. Në fund të fundit çdo lloj papërgjegjshmërie, kudo që ajo mund të veçohet apo të identifikohet, është një përgjegjësi që i mbetet klasës politike në vend. Unë e shoh të mundur që të ecet përpara në këtë drejtim. Duhet të kemi parasysh se do të kishte qenë më e lehtë pak kohë më parë se sa tani për të ecur me të njëjtin ritëm, sepse shumë sfida të reja kanë dalë tashmë për Bashkimin Europian dhe pavarësisht vendosmërisë për zgjerim, ne të gjithë e dimë që nuk ekziston ai entuziazëm që ka qenë më parë. Kjo duhet të na bëjë më të përgjegjshëm për t’u rritur më tej dhe për të arritur ato standarde të domosdoshme që kërkon krijimi i besueshmërisë për të marrë statusin e vendit kandidat.

 

Mbi baza nacionaliste në jetën politike shqiptare po bëhet e pranishme edhe “Aleanca Kuq e Zi”. Do jetë vërtet një faktor ajo në zgjedhjet e vitit 2013?

Shqipëria ka nevojë për energji të reja edhe në jetën politike, për të çliruar energji pozitive. Energji që na ndihmojnë për të ndërtuar më mirë çdo gjë, që nga institucionet, që nga besimi tek njëri-tjetri dhe besimi i qytetarit tek shteti dhe politika. Unë vlerësoj çdo iniciativë të re, çdo guxim për të sjellë lëvizje të reja në politikën shqiptare, por ato duhet të jenë konstruktive dhe në atë linjë që është i orientuar një objektiv mbarëkombëtar: integrimi europian.

 

Pak më shumë se një vit na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare. Në zgjedhjet e vitit 2009 koalicioni juaj me PD ishte fitues i zgjedhjeve. Si e shikoni ju të ardhmen e koalicionit PD-LSI në zgjedhjet e vitit 2013?

Për momentin ne duhet të përqendrohemi tek plotësimi i këtyre prioriteteve dhe rekomandimeve të Komisionit Europian, ky do të jetë edhe preokupimi i LSI-së. Nëse vëmendja jonë do të ishte tek zgjedhjet e qershorit 2013, shumë nga këto reforma do të vonoheshin dhe komprometoheshin. Është e domosdoshme të hidhen disa hapa në drejtim të reformës zgjedhore, drejtësisë dhe disa problemeve të tjera që kanë mbetur pezull.

 

Mund të përkthehet kjo si një angazhim tuajin sërish në qeveri?

Angazhimi im është aderimi në Komisionin e Intergrimit Europian në Parlament. Ky është tregues i prioritetit kryesor të LSI-së dhe timit personalisht. Angazhimi im në qeveri unë mendoj se është një çështje që nuk përbën prioritet për mua dhe LSI-në. Ne jemi një forcë, e cila ka marrë përgjegjësinë për të bashkëqeverisur dhe kolegët tanë punojnë për të përfaqësuar këtë forcë politike me dinjtet dhe profilin e saj.

 

Së shpejti do të zgjidhet edhe Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Çfarë kushtesh duhet të plotësojë ai? Ka ndonjë emër konkret që LSI-ja mund të propozojë apo ta mbështesë?

Ne nuk nxitohemi për t’u bërë pjesë e një debati të parakohshëm, aq më tepër për ta personalizuar. Më i rëndësishëm është procesi. Ai duhet të jetë kushtetues, transparent, konstruktiv dhe në fund të dalë një president me integritetin e domosdoshëm për të garantuar funksionim e institucioneve në vend dhe të jetë një figurë e pranishme dhe e respektuar.

51 komente në “Meta: Fajin për statusin e ka politika. Unë kam prioritet komisionin e integrimit, jo qeverinë”

  1. NYC says:

    Nuk e lexova fare intervisten, sepse me duket abuzim shuuuume i madh ndaj vetes. Por, doja ti kujtoja ketij gjese keqe ( nuk i them kafshe se edhe per ato me vjen keq ti abuzoj) keshillen e Evropes; Mos dil me ne sy te shqiptareve.

    1. Ramy says:

      E shifni mer pucista sa politkan i pergjegjshem qe eshte Iliri i Aleances tone. I vlan tja falesh vesin e vogel te korrupsionit qe ka. Mire bom qe e ndihmuam ne Gjykate. Plasni inati

      1. Saranda says:

        Ik o Meta “gamisu” me gjith ket Ramyn.Ore mos eshte doktorri ky edhe perdor si nick emrin e plakut???!!

        1. Dean says:

          O Saranda?Po Ramy po tall topet mo burr.

          1. genc says:

            Jane nja tre Ramy ketu, nje Ramy me ngjyre blu ‘ shkronjat’ nje Ramy i zi, dhe nje Ramy i vjeter,cili duhet te jete Ramiu i vertet?

            1. Dean says:

              Ky Ramy i mesiperm ka sens te bukur humori,por eshte e vertet se jan nja 3 ”Ramy”

    2. cepani-potomi says:

      Ore Ilir Tokmaku.-
      Per cilen poltike e ke fjalen.
      A nuk je Ti ai qe i dhe Shqiperise shansin me te keq
      te njohur derime sot?
      Kush e beri Saliun kryeminister?
      A nuk je Ti kembora e Sales?
      Po mire thone se Ti je nje Tatuazh ne
      shpirtin e Saliut.sefundi;-
      C,fare do na prezantosh per Integrimin,
      shenimet ne bllok te badakcilleqeve.
      Por c,ta zgjasim me Partine e Skarpit.
      hekurishte dhe llamarina te grumbulluara
      ne vorezat e LSI…
      Shporru! dhe mos na beje per te vjelle.
      Hajdut legjendar i vendit tim.

    3. Gusmari says:

      Kom qejf t’a provoje te marri nje vize per ne USA. Cuna si thoni, a ja bojm nje garanci ?

    4. analist says:

      Edhe mua mu duk mund i tepert te lexoja cfare llomotis Meta dhe gjithe ata amerikano-gjermano-pushtore qe e mbajne ne pushtet.

  2. per sa kohe do kemi nje politik, hajdutesh dhe te pa moralshme, me mire qe evropa mos te na pranoj ! te pakten evropa ta ket kete standart te pa tolerueshem ! njerzit e thjeshte duan nje shtet ligjor dhe te drejte, jo nje shtet ne evrope dhe i papergjegjshem !

  3. Kalciani. says:

    Po mbane diete politike Meta,duke menduar te jete sa me larg publikut per te harruar hajdutin integral,qe ka vjedhur c’i ka dale para nga pasuria kombetare.Prape koken e ka te madhe dreqi,megjithe dieten e forte,me sa duket tregusi i fshatarit tone tipik neopostkomunist nuk do ti ndahet,deri sa ti humbe kakarima pe skrapo-je.

  4. olti says:

    Ilir Meta Eshte e Verteta:
    Iliri kontribon ne integrimin duke blere gjyqtare, politikane e deputete; mban lidhje te aferta me ate pjese te popullit te thjeshte qe trafikon njerez e droge (Une Salen e besoj nuk e di per ju), ben rindarjen e floririt te shtetit Shqiptar mes atyre qe e meritojne dhe te tjereve qe se meritojne, e ka shnderruar administraten ne cdo vend qe ka vene kembe ne vend per lavire a puthadoras, vjedh jo vetem zgjedhjet lokale e te pergjithshme, por edhe zgjedhjet ne asamblene socialiste per tu bere kryetar.

    Pse i bien ne qafe ketij te shkreti une se kuptoj, ai ndihmon te gjithe…..sidomos femijet e te tjereve. Po Skanderbegu i II perse e ndryshoji mendimin per Ilirin?????????

    1. brazili says:

      Ilir kokelopa hajdut 3D!

  5. vetem ilir meta mund te na integroje ne europ.lider si qy iliri lindin 1 ne 5 vjet.ky e kuptoje i pari qe shqiptaret kishin nevoje per integrim.po sa bukur e integrove gjykaten o liro,pelivane je.kur do te integrosh ti spyet njeri o vlla.po deshe dil pak me shpesh ne televizor se na mer malli.edi ,, qe ti punon nate e dite per integrimin.KUJDES,mos shko me tek zyra e vartesve se ta fusin si ta futi dritan prifti,le te vine ata te zyra jote.dhe leket mos i mer me ti po co seksere,keshtu je i sigurt qe integrohesh,

    1. Bato says:

      Qenka dobesuar shume ne Gjermani per ceshtjen e integrimit. I paska takuar te gjithe zevendesat e zedhenesve te komisioneve parlamentare. Kushedi sa raki ka terhequr nga Skrapari per qoka ne Gjermani per retushim figure.

  6. corovoda=cernovoda=uji i zi says:

    te me falin skraparllinjte megjithse kam dajat ne skrapar por me shume me duket si fytyre serbi ky specie..Isha ne athine kur ky i LeShIt beri nje vizite kur ishte k/m rreth vitit 2000-2001.Te gjitha gazetat greke shkruanin emrin e ketij kubiku ILIAS METAS..shikoj te nesermen ndonje ankese apo pergenjeshterim apo “fucknote” ne gazetat shqiptare apo qeveritare por asgje..e ka patur prioritet integrimin qe atehere..per keto monstra rruga per ne bruksel kalon nga athina dhe beogradi..dhe nga bankat e zvicres me filialet ne qipro.ky me saliun emetojne vetem urrejteje dhe neveri..

  7. fshatari says:

    Vazhdo luaje rolin e te pafajshmit se kujton se shqiptaret jane budallenj!Po te ishte ne dore te popullit ti do ishe sot ne burg dhe pasurija do te sekuestrohesh por je ne vendin e shqiponjave qe kane mentalitetin e rrushfetit.Megjthate rruge tjeter nuk ke pervec se te vazhdosh rolin e aktorit te keq!

  8. distilusi i rakise says:

    Po ky e dreth more,tani flet te verteten, nser behet mik me saliun,sot e shan.Poi ku i zihet bese ketij kzanit te rakise tri here zjere more ……………..

    1. NjeQytetarOptimist says:

      E forte kjo..

  9. beni-bence says:

    ku e dini ju care …. burri eshte ky??Ka humbur kile duke u lodhur per integrimin tone ne sh.b.s(skraparit)

  10. integrimi says:

    o ilir meta e ke dhi qe u integrove me salen,pastaj te pame me ze e figure kur po integroheshe me dritan priftin

    1. Nadia Shabani says:

      Mos u merzisni o njerez se te gjithe si Iliri jane ne qeveri. Ai pa cfar bente Saliu me te tjeret dhe tha pse te mos perfitoj dhe une. Te gjithe po vjedhin, o burra ta bejme Shqiperine SKRAP te gjithen dhe e bene Skrap, kur te kujtohet opozita dhe shqiptaret cdo gje ka marre fund, kane mbetur vetem kockat.

  11. floriri says:

    ky iliri edhe floririn e shtetit e integoi.

  12. mundes says:

    sa rende qe integrohet ky iliri ,nje dore aty tek 700.ooo evro.

  13. Korca says:

    As me intereson sec thote ky m.t. Me intereson vetem forumi.

  14. vali says:

    Mero te lutem mos na i nxire me kete fytyre te poshter ,sikur te ngjallet ENVERI ai iken me enverin,te lutem hiqe kete moster,as nuk e marre mundimin te lexoj intervisten e tij.

  15. i penduar says:

    po kerkoje falje do ta bejme krieminister.

  16. Horri i bulevardit says:

    O vec tju fusim njeher ne dore se keni per ta pa ate integrimin, se ju na c´integruat si popull, o plehre qe duhesh asgjesuar se dhe per riciklim nuk ben se na le ndonje molekul infektive.
    Ishalla o zot vje ajo dit qe tju fusim njer ne dore, se keni per te mallku dhe verrat qe ju kan pjell, se sdo ngopena me ju bo pet.

  17. agim says:

    ajo qe me ben pershtypje eshte arsyeja qe DW e ndyen studion e saj me kete idiot kokelope, gjithsesi gjermanet per mendimin tim as duhet ta kishin ftuar fare, kjo eshte nje gje jo e drejte nga e tyre sepse sikur ia pastrojne figuren me keto ftesa dhe me mision integrimin…

  18. Dike Mullai thote- says:

    “Fajin per statusin e ka POLITIKA !” I paska cuditur personalitetet ne Gjermani !!! Vetem ‘kete te RE’ nuk e dinin ata. Po ky KOKA e MADHE me Av. S.Brahon ku ben Not ?!

  19. enofieraku says:

    Lodhesh kot fare o kodosh , as ta feshkellen me njeri ty, harroe , ik e bej ndonje stan andej nga grykat e skrapait qe zbret dhia me frena dore, e leri fjalet e medhaja, ty ste beson me femija jot or tartabiq , jo me populli , ti je skenari i te gjithave , asnje tjeter vetem ti!!!

  20. Fred says:

    Po ik more hajdut shko e futu te shalet e monikes se nuk te beson kush Ty po futesh edhe per integrim tani fajin e Kane shqiptaret qe nuk te kapin me ta shkapet koken ne trotuar kush te degjon Ty kush ne Europe ti tendon se dosja asht mbullur nga gjykata por Jo nga populli shqiptar se dita do te vij edhe Ty si causheskut te romanise keni ba krime dhe do ti paguni heret a vone ju lutem gazetes tema mos ta nxjerri kete fytyre qelbesire ma ne kete gazete po qe e mundur dhe po thate lame per te pa fotografi se na vjen per te vjedh per kete hale,,,,,,thanks

  21. andi says:

    Kurre nuk nuk hyni ne Evrope sa te jete islamisti RRUMPALLA dhe banda e tij qe i fut friken edhe Evropes.
    Lexojeni artikujt e albanologeve apo ambasadorit hollandez sa te frishme jane ndaj nesh.,,
    Saliban rrumpalla eshte me bishte mbrapa dhe te fut tmerrin….
    O Mediu Derziu, po pse mor hajdut Edi Rama e paska fajin qe ju e keni lon venin ne Albanistan me RRUMPALLEN ISLAMISTE ? O ndyresira.
    Ne nje vend 15% normal 5 qeveri do kishin dhone dorheqje ne raste te kesaj krize dhe refuzimi nga BE ndaj shqiperise, kurse ju plehera i keni vjedh 5 here zgjedhjet. Por Evropianet jane me kulture dhe nu u thone troç ikni dhe mos qeverisni me. Kete ju e dini dhe e keni kuptu po boni shurdhin derisa ne populli jemi budallenj qe nuk ju djegim si Caucesku. Turp te keni o plehera.
    Pregatitni mire vjedhjet e 2013 sebashku me RRUMPALLEN dhe vendosni Shkelzenin me gruan e Azem Hajdarit ne kry te shtetit ne 2017 dhe do jemi ne Evrope !!!!!!

  22. Devolliu says:

    O Liro; a e kishe me vete bllokun e halleve tona në Gjermani?
    E shoh që “hallet e Popullit” ta kanë rënduar bllokun dhe ta kanë holluar qafën.
    Sikterr mor hajdut e halldup.

  23. loni says:

    e ka thene mire fatos nanoja dikur,,ne si shqiptare do hyme ne europe ne vitin 2014,,jo se do na fusin per meritat tona,,por sepse atehere europa do festoj 100 vjetorin e nje nisme lufte te pare boterore,,kur europa u perfshi ne lufte me njera tjetren,,dhe me perkujtimoren e 100 vjetorit te luftes se pare boterore europa do bashkohet per te korigjuar gabimet e dikurshme,,prandaj dhe ne do na kapi lapsi per tu futur ne europe,,jo se e meritojme,,por se jemi ne harten e tyre,,,ne do hyme ne europe si infektuesa per ti semure edhe evropjanet nga semudjet e pasherueshme qe kemi si popull shqiptar….

  24. arjani says:

    Me sa kam degjuar ne statusin nuk e morrem se shteti eshte i korruptuar dhe sepse gjykatat nuk japin drejtesi. Pra qe te ta shpegoj me mire o kokelope ne nuk u integruam ne BE sepse kur ti vjedh (sic te pame ne video) gjykata nuk te denon se eshte pale me ty (hajdutin).

  25. ismeti says:

    hajde HORR hajde edhe ti mban leksione politike po shum i pa ftyr je

  26. dritani says:

    Ilir Meta ka prioritet thesin me leke!!!
    Qe kur e tha njeri nga europianet, cope, se po te isha si Ilir Meta do te beja mire mos ndihesha ky ka filluar te beje opinionistin.

  27. Stef Staku says:

    ANALIZE : O Ilr Meta je i papare. Je gjigand sic thote Arjan Cani.
    Po si mor burre ke kurajon te permendesh leto emra te politikes Gjermane te cilet jane praktikisht janw njerez te pakorruptueshem. Po nuk e ke idene se cfare do thote shprehja ” Doitc kulture “. Po keto personazhe qe permend ti ne vendin e tyre nuk te falin as nje mm.
    Po nuk e ben llogari fare se kur Shqiperia paraqitet para institucioneve te Shtetit Gjerman me hajdute si puna e jote mor Ilir jo ne Europe por as ne Afrike nuk te pranojne. Ky Ilir Meta ka nje te Mete te madhe : ” Nuk e kupton se eshte hajdut “.
    Per ate eshte mire qe se kupton pasi vazhdon rrugen e tij normal. Fatkeqesia eshte e jona pasi se pari na vjedh e se dyti na turpron neper gjithe boten. Ketij soj burri i vjen era hajni por nuk ja ndin eren vedit pasi i ka hund e bllokume. Kete Ilirin duhet me e qu ne spital e me i liru hundet se nuk ndin ererat e WC.

  28. Rexhin says:

    Tani qe i shpetove burgut, prioritet keni komisionin e integrimit ,na mbushet mendjen.Fajin per mos marrjen e statutit na deklaron zotrote e ka politika, ate i di gjith populli shqiptare,na falni zoti Meta politika kush eshte,nuk jeni ju ,berisha aleati yt,qe keni mposhtur drejtesine, qe vrisni njerezit ne mes te bulebardit, qe mbroni kriminelet e hajdutet,keshtu kujtoni ju se do te na jape statusin BE.Pse nuk jeni i sinqert e ti thoni popullit fajin me te madh e kam une me Berishen,dhe opozita ka pjesen e saj,por shkaktaret kryesor jeni ju zoterinj qe per hir te karriges po mbani peng shqiperine.Si nuk ju vjen nje cik turp merr Serbia statusin,qe vrau e preu popullin kroat,popullin boshnjak ,popullin kosovar me pare se SHqiperia,ju jeni fajtori kryesor qe mbani ne pushtet sherbetorin Serb Berishen percarsin e kombit

  29. ari says:

    sa i pa cipe qe eshte ( si zakonisht karakteri i tij ) europarlamentaret i thone mos u dil me para syve as shqipetareve ( dhe jo me ketyre )dhe ky merr kurajon e u del edhe atyre parpara…. sa rrob i trash qe eshte cop mishi me sy….

  30. gysi says:

    o burra e gra te nderuar fajin nuk e ka as saliu e as iliri , fajin e kane kto poshtesirat gjykatesi legena , atyre eshte te paret tja kpusesh kokat ne burg brenda, e pastaj ilirit, se ky sa te bie nga karrigja ky e ka koken atje ne lum tek sapuni…

  31. me duket se te duhet edhe nje mandat tjeter qe te na integrosh,kerkoe o liro mos ki turp ,tani qe tu te integroje edhe gjykata ke nje motiv me shume.pash zotin o ilir c,ke qe provoko mo bure,ike o vlla boj nonje rulet me tosin e na le ne hallet tona se sta kemi qejfin

  32. sherifi says:

    O hajdut; po europa midis problemeve te tjera qe ka shqiperia te cilat i kini krijuar juve,por BE u befasua nga ai vendim gjykate qe te nxori ty te pafajshem.
    -Une e kame thene edhe ne nje koment me pare qe ti ske me fytyre te dalesh neper intervista, ti o ilir hajduti duhet te maresh kerraben dhe te futesh ne zonat me te thella te skraparit dhe te ruash nje tuf me dhi.

  33. o like koka po populli gati eshte qe te integrohet, po sali berisha me duket qe nuk eshte ,mundohu ta bindesh.siklet e ke po te ka zene tani s,ke c,ti besh.per te miren e integrimit je i detyruar ta besh kete sakrifice.

  34. hajriu says:

    Nga sot nuk duhet te themi hipokrit por ilir meta se ky qenka babai i hipokrizise. Sa me shume kohe kalon aq me i peshtire behet.

  35. nga skrapari says:

    o like po ca ke o tu befsha ca do e.po ne pune ste kerkojme,taksat i paguajme,edhe kur vjedh ti fiton duke blere gjykaten.aman o lilke ca don ti e te na qi….h.e jo jo o lilke ate sta japim

  36. mali says:

    mero.. nuk duhet shkruar per kete tipin ne kete gazete. ky meriton vetem percmim dhe asgje tjeter edhe sikur te ktheje floririn e grabitur. mbase duhet te vazhdoje takimet me serbet apo tani i ben pam buje se pse ata ja gjithandej neper shqiperi.

  37. GENTI says:

    TIJ JE NJE PALJO MASEKARA NO KOMENTE

  38. Vertete? says:

    ik ore koke lope muti, u bere ti per integrim. ptuu, hajdut i qelbur. Integrohu ne burg, atje e ke vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje