Presidenti Topi: Kuvendi i Lezhës, simbol i shqiptarizmit dhe bashkimit. Politika shqiptare të marrë shembull dhe të reflektojë

2 Mars 2012, 14:20Politika TEMA

Presidenti Bamir Topi, pasi nuk ka mundur dot të shkojë në Lezhë për të folur me rastin e 568 vjetorit të Kuvendit të Lezhës, pas skandalit që atij nuk iu lejua të fliste, fjalimin e tij e ka mbajtur në Presidencë. Më poshtë është fjala e plotë e presidentit për këtë rast:

Të nderuar qytetarë të Lezhës dhe të gjithë Shqipërisë,
Të dashur vëllezër dhe motra!

Në historinë e një kombi, ashtu si në jetën e një njeriu, ka data e vende, të cilat me simbolikën dhe rëndësinë e tyre mbeten të pazëvendësueshme, kujtohen me respektin më të madh dhe frymëzojnë në rrugën drejt të ardhmes.

Shteti shqiptar ka heroin e tij kombëtar, Gjergj Kastriotin Skënderbeun; shteti shqiptar ka edhe simbolin e tij – flamurin kuq e zi; shteti shqiptar ka edhe simbolikën frymëzuese të tij – Kuvendin e madh të Lezhës, njërën prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Me Kuvendin e Fisnikëve Lezha u bë zemra e shqiptarizmit, vendimet e tij u bënë gurë themeli i shtetit shqiptar të Skënderbeut; jehona e tij frymëzoi disa dhjetëra breza shqiptarësh, – derisa ne sot, nga Tirana dhe Prishtina, nga Tetova dhe Ulqini, mblidhemi për të kujtuar me krenari e respektin më të thellë shtetëror, aktin e madh patriotik, shtetëror, kombëtar dhe evropian të prijësave të Kuvendit të Lezhës.

2 marsi mbetet dita – simbol e bashkimit, dita kur burrat e mençur e të fortë, lanë mënjanë dasitë e vogla dhe vendosën të bëjnë bashkimin politik të shqiptarëve. Ata hodhën themelet e shtetit të ri evropian të shqiptarëve, dhe me këtë akt, iu kundërvunë njërës prej perandorive pushtuese më të mëdha që ka njohur historia evropiane. Me një ndërgjegje të lartë atdhetare, me vizionin e qartë për identitetin dhe kombin shqiptar, me aftësinë politike për t’u bashkuar në një flamur dhe atdhe, prijësat shqiptarë nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit ia dolën të themelojnë Besëlidhjen Shqiptare dhe bashkë me të, shtetin e ri shqiptar.

Akti i tyre është aq i madh e frymëzues saqë në shekuj me radhë emri, flamuri, fjalët dhe vendimet e Lezhës u bënë lajmotiv i çdo rezistence apo përpjekje për çlirim e bashkim kombëtar. Madhështia dhe jehona e saj u përcoll brez pas brezi, mbajti të gjallë dashurinë për vendin dhe ndjenjat patriotike, dhe jo rastësisht gjendet kudo si pikë reference në të gjitha aktet e tjera të mëdha, që nga Lidhja e Prizrenit, Kuvendi i Vlorës, Kongresi i Lushnjës deri në luftën e re çlirimtare të Kosovës.

Rrallë ndonjë ngjarje apo datë tjetër historike, e ka fituar natyrshëm këtë respekt dhe status sa Gjergj Kastrioti me besëlidhjen e prijësve në Lezhën e vitit 1444. Nder përjetë atyre burrave të shquar, shtetarë e fisnikë, të cilët me aktet politike dhe qëndresën e tyre ushtarake bënë që shteti shqiptar e Shqipëria të mbijetojnë, dhe sot, shqiptarët të mbetën ashtu si në kohën e Skënderbeut, populli më pro evropian në rajonin tonë.

Festa e sotme nis vargun e gjatë të aktiviteteve për nder të 100-vjetorit të shtetit modern shqiptar. Në festa ashtu si në ditëlindjet e njeriut, thuhen vetëm urime dhe fjalë të mira. Shqiptarët kanë arsye t’i gëzohen bilancit historik 100-vjeçar, sepse sot kemi një Shqipëri evropiane, kemi Kosovën si një shtet të dytë shqiptar dhe evropian, siç kemi një komb shqiptar vital, të lirë dhe evropian.

Urimet tona janë sot për më shumë progres dhe mbarësi për të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen, për arritje më të mëdha e të prekshme në rrugën tonë të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe integrimit, por mbi të gjitha, për një shoqëri e komb shqiptar që rriten, forcohen dhe bëhen, ashtu siç aspironin rilindasit tanë, një kopsht i begatë në Evropën Juglindore.

Duke nderuar sot Kuvendin e Lezhës, madhështinë dhe aktet historike të prijësave shqiptarë, Skënderbeun dhe veprën e tij të pavdekshme, kemi detyrimin që sot në Lezhën e bekuar nga Zoti, të shohim së bashku nga e ardhmja, për një bashkim energjish dhe forcash në interes të qytetarëve dhe të vendit. Asnjë më shumë nuk mund të na frymëzojë sa simbolika e Besëlidhjës së Lezhës që politika dhe institucionet e saj vendimmarrëse, – ta përdorin mandatin e tyre me modesti dhe fisnikëri, me përulje dhe përgjegjshmëri; – si një detyrim moral, politik, institucional dhe atdhetar para qytetarëve, vendit dhe interesave madhore të tij.

Shqipëria dhe kombi shqiptar ka nevojë për një besëlidhje rreth vlerave dhe normave demokratike, një sjellje e mentalitet politik që shikon larg nga selitë politike apo interesat e momentit, një bashkim të energjive dhe vullneteve politike e qytetare më të mira,

• për të kuptuar më mirë shansin historik të kombit shqiptar,
• për të përsosur modelin e shtetit në shërbim të qytetarëve,
• për ta bërë shoqërinë më humane dhe qytetarët më aktivë,
• për të nxjerrë në pah vlerat e vërteta,
• për të forcuar kulturën demokratike dhe pavarësinë politike dhe ekonomike të qytetarit të lirë,
• dhe kështu, për të bërë gjithçka çfarë pritet nga ne, çfarë u kemi borxh qytetarëve dhe çfarë shqiptarët meritojnë, për shtet e komb shqiptar në mirëqënie, zhvillim, stabilitet demokratik dhe pa humbur kohë, – të bashkuar në familjen e madhe evropiane.

100-vjetori i shtetit shqiptar e meriton këtë reflektim, – të frymëzohemi dhe të mësojmë nga e kaluara për ta ndërtuar sa më të sigurtë të ardhmen tonë.

Kjo është arsyeja që kam bindjen se të gjithë shqiptarët do të donin sot të ishin në Lezhë për t’u bërë pjesë e nderimit, respektit, reflektimit dhe angazhimit, duke e bërë këtë festë dhe mesazhet e saj – edhe më madhështore, më fisnike dhe më atdhetare, siç bënë të parët tanë 568 vite më parë. Edhe njëherë nderim e përulje me respekt për Lezhën, për Kuvendin e Fisnikëve dhe Besëlidhjen e Lezhës, për Heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeun dhe për të gjithë ata breza që u frymëzuan e sakrifikuan jetët e tyre në shërbim të shtetit shqiptar, kombit dhe shqiptarizmit!

14 komente në “Presidenti Topi: Kuvendi i Lezhës, simbol i shqiptarizmit dhe bashkimit. Politika shqiptare të marrë shembull dhe të reflektojë”

  1. Latif Dreqi says:

    Obobo kush foli?! jam i sigurte qe te paret e Topit, kane ardhe ne Arberi si nepunes turq, mercenare apo jenicere..dhe u vendosen ne qytetin qe na e paskesh themeluar nje pasha turk, busti i te cilit qendron ne qender te qytetit! Fatale!Sikur Kastrioti te dinte keto qe ndodhen, do rrotullohej ne varr..

    1. Laku says:

      Qe je pjelle e dreqit eshte e qarte, veçse e dreqit te Kuq. Nuk ke çfare ti besh bojen e ke nga Edvini.

      Tiranen e ka themeluar Sulejman Pashe Bargjini nga Bargjinet Tiranas, mundet qe emrin te lidj=het me krrojet e Shengjinit, berthama antike e tiranes.

      Sa per sjelljen e sali plehit cdo njeri i ndershem(ka dhe kuqalash te ndershem), duhet ta quaj turp dhe deshmi e sjelljes prej enveri,

      1. Andon Ashiku says:

        lake bej gam gam kot se edhe ne mes TE Shkodres te gjimnazi i vjeter ke bustin Riza pashait turk nepunes e perandorise osmane, gjoja ka mbrojtur Shqiperine nga malazezet ne nje kohe kur ata i falen atyre Ulqin, Tuz,Plave, Guci etj, OK
        O zot ca populli jena ne turp e ptuuuuu

  2. Horri i bulevardit says:

    Shifeni Europen, megjithese e di se kjo dite eshte dita e bashkimit mbareshqiptar, perseri hesht, se e shef qe Saliu tani per tani, i duhet per ti dhene okejin Serbise.

  3. onni_durres says:

    Zoti president….ju nuk keni as kurajon politike dhe as kurajon prej shqipetari ti kunderviheni DIKTATORIT SALI BERISHA….prandaj beni mire te rrini ne presidence deri ne korrik,pastaj shko e lepij kepucet e DIKTATORIT qe te te pranoje ne parti…se keshtu jeni te gjithe ju njerez pa zemer e gjak…po mos harroni se shqiperia do e linde nje AVNI RUSTEMI perseri..

  4. Dede SHKURTI says:

    PO! KJO ESHTE FJALA E NJE BURRI SHTETI.

  5. fush-miloti says:

    SA KEQ QE FLAMURIN TONE TE DASHUR KUQ E ZI
    E KA NJE KRYEMINISTER FAQE ZI
    POR DO TE VIJE NJE DITE QE TI O ZAGARE
    QE PER FAT TE KEQ TE KOMBIT TE KEMI KRYEMINISTER
    ME GJITHE KELYSHET E TU QE TE RRETHOJNE DO TE
    JEPENI LLOGARE PERPARA KETIJ POPULLI.

  6. todi says:

    E mjera shqiperi ku eshte katandisur nga shpellari i ndyre sali, e ka privatizuar me gjithcka. Eshte bere perandor, qe vret e pret si i do qejfi dhe sillet edhe me festat kombetare si te ishin prone e stanit te tij te felliqur. Te perzesh presidentin e Republikes nga nga nje feste simbolike kombetare si e Lezhes vetem se do qe te jet ai i pari
    i vendit, nuk ka domethenie me te madhe per kete vend, qe po e katandis njelloje si korene e veriut. Prisni dhe pake e do te shihni se pushtetin pas tij do tja kaloje argites.Mjere ne per kete fare te keqe qe mbiu ne vendin tone.

  7. koli says:

    vashdon cirku i malokeve.

  8. tomori i beratit says:

    Zoti President.Gezoni respektin tim maksimal si nje qytetar i denje i Shqiperise.Edhe si President je personi i duhur nje personalitet i gjithe shqipetareve dhe jo i ndasive partiake. POR:Si Bamir duhet te ngresh zerin se je bere tamam shoshe nga saliu e CO.Ke apo nuk ke Gjak Shqiptari qe ti kundervihesh edhe ti pse jo edhe si PRESIDENT I GJITHE SHQIPETAREVE duke e demaskuar ashper dhe me fakte(qe i ke me mijra) kete vrases dhe kete bande hajdutesh qe kane uzurpuar çdo gje.Nuk e kuptoj se si mund te flesh i qete kur nuk lene gje pa thene per ju (pa asnji fakt) dhe ju z.President nuk keni as kurajo as guxim qe me detyren punen dhe ndergjegjen tuaj te paster nuk i Thyeni hundet nje vrasesi,ginjeshtari,tradhetari,hipokriti dhe mbi te gjitha nje ANTISHQIPTARI siç eshte ky i yti kryeminister.Nuk na duhen dekorimet e gezim kalas e Co po na duhet demaskimi i pushtetit gjyqesor te koruptuar ne menyre te LLAHTARESHME dhe nje faj shume i madh bie mbi ju presidenti im i nderuar.Pra nje kerkes kam i nderuari presidenti i im z.Topi.NGRIE ZERIN DHE DENONCOE PUBLIKISHT KETE DIKTATOR.POPULLIN E DREJTE e te NDERSHEM SHQIPTAR te siguroj qe E KE ME VETE.

  9. FERDEROVA says:

    O PRESIDENT,NE I DIME TE GJITHA KETO QE THE!
    DUAM JO LEKSIONE-POR AKSIONE KOMBATERE!
    NUK BESOJME SE KE VETEM KAQ NE DORE-TUNDI KOPETENCAT E TUA SE U MYKEN NE KASAFORTE,CFARE MINUTE PRET?!KUR TRENI TEIK E TI TE BJESH QYTETARE I THJESHTE?
    PA SHIH PARAARDHESIT E TU-ASNJE NUK I DEGJON ME,ASGJE NUK KANE NE DORE E SE KUR ISHIN ATY -DO KISHIN NDALUAR KETA HORR!

    GJIJ KURAJEN E BEJ PUNEN JOTE-JO DUKE PARE NGA BOTA SI DERI TANI ZOTROTE-POR BASHKO KOSOVE SHQIPERI-NE NJE LETER SIC E DO KUSHTETUTA DHE KOHA TANI!

  10. Shkembi says:

    Ky eshte reflektimi i kafshes nga ” vici- doli” ndaj vrejtjev te Komisjonit Europjan “Per bashkpunim midis paleve” . Kur do ta marrin vesh ata te Europes qe ky kafsha jon nuk eshte per BASHKIM KOMBETAR. Ai vetem urren dhe kur shikon qe disa servila e frikacak i ven mbas avazit behet i papermbajtur dhe fillon te cakerroj syte ndaj atyre qe nuk e perkrahin. Me kujtohet nje skene, para ca vitesh ne New-Yark kur ne nje miting ku ishte bashk me President Moisiun dhe ne kohen qe ky i fundit me ate modestine karakteristke, filloj te fliste, disa “tifoza” te cmendur filluan te brohorisnin per Berishen, i cili i ngerdheshur vesh me vesh i kurajonte per veprimin ofendues qe keta bashkeatdhetar te pa kulture ,me veprimin e tyre ofendonin jo vetem presidentin e Shqiperise por ,indirekt , dhe pjesetaret e tjere ne ate miting.
    Qe nga kjo ngjarje kemi pare shume te tjera qe flasin per sjellje shume ofenduese te ketij “burri shteti” por me sa duket jemi mesuar dhe
    ai prap po vazhdon. Kjo e sotmja eshte me e rende. Kjo feste qe ka per simbol BASHKIMIN KOMBETAR- FESTOHET NGA ATA QE NA KAN NDARE ME SHUME SE ASNJEHERE.PER SA KOHE TE KEMI KETA NE KRYE DO JEMI TE NDARE.

  11. olti says:

    Bamiro e ke keq, ka plas lufta rondshem mes PS -PD dhe LSI kus do te jete e Majta e Vertete Shqiptare. Ska vend per te djathten ne ate vend.

  12. Shqiptari prej talje says:

    500 vjet pas Skenderbeut shqiperine e beri vetm Enveri drit paste te tjeret po te keni sy e shikoni ku e kane katandisur,mos e pafsha ma ate vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje