Olldashi: Bamir Topi nuk na rrëzon dot nga pushteti

2 Mars 2012, 00:19Politika TEMA

Zgjedhja e presidentit të ardhshëm. Konsensual apo nga mazhoranca? Kush janë emrat më të përfolur nga radhët e mazhorancës për këtë post? Përballimi i situatës së emergjencës së shkaktuar nga dëbora e dendur, largimi i Oketës nga mazhoranca, zgjedhjet e ardhshme, investimet në infrastrukturë, ishin temat kryesore të trajtuara në “Top Story”, emisionin e përjavshëm të drejtuar nga Sokol Balla. 

Një ndër personazhet qëndorë të mazhorancës në shtatë vitet e fundit, Ministri i Transporteve, Sokol Balla, ishte ai që foli për të gjithë çështjet e aktualitetit, duke iu përgjigjur pyetjeve të një paneli të zgjedhur analistësh, si kryeredaktorja e Shqiptarja.com, Anila Basha, kryeredaktori i gazetës “Shqip”, Aleksandër Çipa, kryeredaktori i gazetës “Panorama”, Albert Rakipllari dhe kryeredaktori i gazetës “MAPO”, Arjon Sula.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm, Olldashi ripërsëriti qendrimin e bërë publik edhe nga kryeministri Berisha, se presidenti ardhshëm do të dalë nga radhët e mazhorancës, e me shumë gjasa nga kryesia e Partisë Demokratike: “Presidenti do të dalë nga mazhoranca. Nuk është vendosur akoma por do të jetë me një opinion politik të shëndoshë nga mazhoranca. Ka një konsensus politik i 2008 që është në fuqi dhe është formësuar në nenet kushtetuese të vendit. Klasa politike duhet të respektojë ligjin, ne jemi të obliguar të respektojmë ligjin. Kushtetuta e vendit e ka të përcaktuar se si zgjidhet presidenti. Presidenti i përket mazhorancës, se mori votën popullore në 2009 dhe u rikonfirmua në 2011”.
Lidhur me qendrimet e ndërkombëtarëve për një president konsensual dhe për emrat e përfolur nga drejtuesit e lartë të PD-së, ministri Sokol Olldashi u shpreh: “Faktori ndërkombëtar ka thënë që zgjidhja duhet të jetë brenda kuadrit kushtetues. Konsensusi nuk është domosdoshmëri që ne të pranojmë kandidaturën e PS. Mazhoranca nuk ka ende një kandidat. Vetëm në një deklaratë Berisha ka thënë se cdo drejtues i PD plotëson kushtet për të qenë president. Si Topalli, si Bode ashtu edhe Beja janë 3 emra që i plotësojnë kriteret për të qenë president të ardhshëm”.

Sa i përket kandidaturës së Fatos Nanos, Olldashi tha se ajo ishte e papërshtatshme për shkak të distancimit të tij nga politika shqiptare. Megjithatë ai shtoi se nëse Nano do të propozohej në bazë të një vendimi politik të PD-së, do ta respektonte dhe do ta votonte Nanon, pavarësisht se personalisht nuk është dakort.

Duke u ndalur tek situata brenda Partisë Demokratike, për zërat për një “luftë” brenda forcës kryesore qeverisëse mes zyrtarëve të lartë të saj, si dhe tek largimi para pak ditës i Gazmend Oketës, ministri Olldashi deklaroi: “S’ka rivalitet mes meje dhe Bashës. Më vjen mirë që marrëdhënia ime me Bashën konkretizohet në punë për kryeqytetin përvec marrëdhënies njerëzore shumë të mirë me Bashën. Nuk ka konflikte të tilla në PD, s’ka përcarje. Ne jemi në një anije të përbashkët në PD, ku ka debat, ka opinione herë kështu e herë ashtu që janë pjesë e funksionimit të një partie të madhe”.

Ndërsa për mungesën e mbajtjes së zgjedhjeve për strukturat drejtuese të PD-së,zoti Olldashi tha se pavarësisht kësaj, zgjedhjet nuk kanë krijuar asnjë vakuum. Madje ai theksoi se nënkryetari, kryetari, këshilli dhe kryesia janë organe të mandatuara dhe brenda mandatit.

Rivaliteti me partinë e re që pritet të formohet në fund të këtij muaji e që do të udhëhiqet nga presidenti aktual, Bamir Topi në momentin që këtij të fundit do t’i përfundojë mandati në këtë post, dhe Aleancës KuqeZi, për zotin Olldashi nuk e shqetëson Partinë Demokratike. Kjo, tha ai, për disa arsye: Partia Demokratike nuk shqetëshet as për Topin as për numëroret e Topit. PD është e konsoliduar në pozicionin e vet kontrata jonë është me qytetarët shqiptarë. Topit iu dekonspirua vota, prandaj s’mund të marrë asnjë votë djathtas sot. Në momentin që votoi për Ramën, s’merr vota djathtas.

Olldashi u ndal tek largimi i Gazmend Oketës nga rradhët e mazhorancës: “Oketa, kemi dy fenomene gabimesh. U përjashtua Kastriot Islami, Oketa u largua me vullnetin e tij. Në argumentet e Oketës ka disa gjëra që nuk qendrojnë: pretendimi që ishte kundër ndryshimeve kushtetuese të 2008-s, kur ai i ka votuar ato Oketa. Oketa duhet të të dorëzonte mandatin e marrë me siglën e PD-së pastaj të vazhdonte jetën politike me partinë e re”.

Duke iu rikthyer presidentit Topi, Olldashi ripërsëriti akuzat e mazhorancës ndaj tij duke deklaruar se për pesë vite me radhë Bamir Topi ka punuar për të shkatërruar PD-në: “Topi në maj ishte me votë kundër Partisë Demokratike, në 21 janar ishte me pushkë me dorë kundër PD dhe këto rrethana e bëjnë Topin të mos pretendojë asnjë votë nga mbështetësit e djathtë. Nuk shqetësohemni as nga Topi as nga numërorët e Topit.

4 komente në “Olldashi: Bamir Topi nuk na rrëzon dot nga pushteti”

  1. joni says:

    Me keta lloj tipash behet gabim qe inetrvistohen, pergjigjet e tyre jane idiote, skane sens politik, jane te pacipe,eshte ghynah qe gazetaret meren me njerez qe kane nivel shume te ulet, dhe nje kariere shume te dyshimte, keta duhet te snobohen plotesisht, nuk sjellin asgje te re, do ishte me mire te tregonte tomin dhe xherin topi se sa meret me intervista ordinere.

  2. alket says:

    Pse duhet ti takoje PD??? Zoti Topi s’ishte i PD kur u zgjodh??

    Te jete i te gjitheve jo i PD.

    Dhe pse nuk i behen ca pyetje per 12 pikat , per ekonomine , zgjedhjet ect por pyetje koti?

  3. Albert says:

    Olldashi-nje prej banditeve te cetes plackitese “Berisha” te cilin banda e ka me kimet.Per cilesite e vecanta qe gezon: gojeshthurur,i pacipe,hajdut,rrenacak. Vetofrohet per t’u perdorur,here si lecke,here si garze,here si prezervativ,here si helmete,here si mashe..etj.
    Duke qene bandite e kane obsesion(fiksim) pushtetin (dhe qellim te vetem)dhe prandaj ndotin gjithe dynjane duke share nga mengjesi ne mbremje! Ne Gredec u percelluan maskat e kesaj bande xhahilesh dhe prej asaj dite,imoraliteti i ketyre pushtave s’le rast pa u derdhur ngado ne Shqiperi! Here me doza te vogla neper studio televizionesh,here ne forme llave si ne 21 janar,ne mes te Shqiperise,ne mes te Tiranes,ne mes te bulevardit “Deshmoret e Kombit”. Po ku duan t’ja dine per Komb kjo rrace bastardesh,pa fe e pa atdhe! Rasti Oketa eshte me i fresketi qe u ka shkaktuar diare nga goja,Berishes,olldashit,toppallit,gjanes. Eshte shembulli me ilustrues se sa vlen per kete kope gangsteresh njeriu dhe dinjiteti njerezor!
    Le te germojne kjo kope qensh te zgjebosur dhe te shpalosin para shqiptareve CV profesionale te zotit Oketa,me sa eshte paguar edhe nga kompani prestigjoze ku ka aplikuar dhe punuar,t’i krahasojne me pacavuret e tyre,qofte dhe te fallsifikuara dhe te retushuara.Pastaj te gjykojne shqiptaret cfare eshte grure e cfare eshte egjer ne kete mesele.
    Ne fakt,sherbimin me te mire Oketes ia ka bere Berisha pas largimit te ketij te fundit,nga kthetrat e bandes. Sekretari i PPSh dhe bashkepunetori i sigurimit,i pafytyri dhe i pamorali Berisha me gjuhen qe perdori,me etketimet karshi Oketes ka gjeneruar nje indinjate te pamase,te ciles heret a vone do ia shohe frytet.

  4. Treviso says:

    Or .oqe i rrezuar je ti bashke me aleatet. Ju po qendroni me force ne pushtet deri sa populli te ngrihet dhe t’ju kapi prej zverku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje