Berisha: Po të mos na bllokojë opozita, për 6 javë plotësojmë kushtet për statusin kandidat

1 Mars 2012, 21:57Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha, i ndodhur në Bruksel ku mori pjesë në Samitin e Partisë Popullore Europiane, tha se shkaku i vetëm pse opozita nuk e merr statusin kandidat është opozita. Berisha tha se nëse opozita do tregohej bashkëpunuese, për 4-6 javë do plotësoheshin kushtet për të marrë statusin. Edhe pse Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle theksoi sot se BE do të shohë raste konkrete të luftës ndaj korrupsionit, Berisha e kufizoi gjithçka kërkon Brukseli tek disa ligje që duhen miratuar me opozitën. Kjo e fundit dha konsensus sot për kodin e ri penal. A thua sa jemi afruar me BE-në?

Më poshtë janë përgjigjet e Berishës për TVSH-në.

 

Pas fjalimit tuaj, keni përshtypjen se liderët e djathtë kanë një perceptim të drejtë për reformat në Shqipëri, çfarë shkon e çfarë nuk shkon?

Unë mendoj se kam qenë gjithnjë një intelokutor i besueshëm dhe transparent me miqtë e mi. Unë sjell këtu  të gjitha të vërtetat e zhvillimeve në Shqipëri dhe i përmbahem tezës se; ky duhet të jetë veçse një proces i merituar. Natyrisht, besoj se është e qartë dhe nuk di ndonjë njeri në familjen e Partive Popullore Evropiane që të mos ketë kuptuar me kohë se, njeriu që bërtet është edhe ai që vetëbllokon. Kjo tani është evidente. Por përsëri ka pasur një progres. Ka një qëndrim momental, i lidhur me siguri me zhvillimet e kësaj jave në Bruksel, pasi ka një përqendrim të veçantë mbi reformat në Ballkanin Perëndimor dhe ecurinë e tyre. Le të shohim se çfarë qëndrimesh do të mbajnë. Qëndrimi bllokator i tij është tashmë i njohur, jo vetëm nga qendra e djathtë, por nga të gjitha rrymat politike të Evropës.

 

Ne kemi dëgjuar z. Doul i cili ka thënë se e mbështet statusin e Shqipërisë, Komisioneri po ashtu. A e mbështesin liderët e tjerë dhe a keni vërtetë përshtypjen se ky është një bllokim momental?

Kryeministri Berisha: Unë e kam theksuar dhe e theksoj se absolutisht nuk ka asnjë pengesë, përveç faktit se opozita shqiptare bllokoi për dy vite më radhë votimin e reformave evropiane. Unë e kam theksuar dhe e theksoj; nuk mund t’i kërkoj kërkujt që të mbështesë statusin për Shqipërinë, në një kohë kur partia kryesore opozitare, në një rast unik në Evropë, nuk voton reformat e drejta të kërkuara për procesin e afrimit të mëtejshëm me Bashkimin Evropian. Ata që e konceptuan  dhe e konceptojnë bllokimin si një mjet për të dëmtuar qeverinë dhe që dëmtojnë vendin e tyre, ata natyrisht do të kenë të gjitha përgjegjësitë para shqiptarëve.

 

Reforma zgjedhore është kushti kryesor për marrjen e statusit, si e gjykoni ecurinë e deritanishme dhe a mund të plotësohet ky kriter para qershorit?

Absolutisht mund të plotësohet. Mund t’u them se, me vullnet të përbashkët, mund të bëhet edhe për 4 deri 6 javë, sepse ne kemi bërë të gjitha lëshimet  e duhura. A e dini ju që për adresimin e rekomandimeve të ODIHR ne i kemi njohur PS-së pothuajse ekskluzivitetin e paraqitjes së amendamenteve?. Natyrisht, tryezë nuk do të thotë diktat, do të thotë arsyetim dhe mirëkuptim. Ky proces nuk ka asnjë vështirësi, sepse rekomandimet janë të qarta. Në rast se dikush, për ta bllokuar atë, sjell gjëra që nuk janë rekomanduar kurrë, apo e militarizon siç e keni marrë vesh dhe ju, kjo është tjetër gjë. Ata kanë kërkuar dënime me 8 vjet për komisionarët. Kur e thashë këtë gjë këtu në samit, u çuditën. Gjëra të tilla dalin jashtë çdo lloj logjike demokratike. Por, megjithatë ne mbetemi të vendosur, të hapur, të punojmë me intensitet, me besim të plotë, me institucionet ndërkombëtare,  për ta kompletuar atë sa më shpejtë.

 

Ju parashikoni 6 javë për këtë reformë, po për reformat e tjera do keni oferta?

Ne jemi të prirur të punojmë intensivisht për kompletimin e saj. ODIHR dhe Komisioni i Venecias kanë kontraktuar ekspertët më të mirë të Evropës dhe botës për zgjedhjet, pra që janë të njohur në gjithë botën. Nuk ka çfarë pengese të ketë këtu. Ne kemi garanci të plotë që këta ekspertë do t’u përmbahen standardeve. Për shembull; u bë një kërkesë që të përdoren gjurmët e gishtave. Një kërkesë të tillë e kishte bërë Hugo Chavez. Pra rezultoi se kjo ishte një kërkesë e tij. Dhe është bërë për të justifikuar zgjedhësit. Por, le ti lëmë këto.

27 komente në “Berisha: Po të mos na bllokojë opozita, për 6 javë plotësojmë kushtet për statusin kandidat”

  1. andi ll says:

    po te kishte OPOZIT nuk do ishe aty ku je as ti as ……

    1. fule says:

      Per 6 jave do denosh per korrupsion Ilirin, Rulin, Bashen…Shkelzenin? S’je nga ata burra ti jo. Je kokrra mashtrusit.

      1. Vlora says:

        zgjidhje eshte ndryshe :plotesoje ti o berishe kerkesat e opozites brenda 6 javesh ne rast se vertet e do ate status….

        po te gjith shqiptaret dhe europa te kupton qe ti nuk e do BE.

    2. "dhiz iz a mirraklle" says:

      …PO PO,ja u them une ju,”onli for siks uiks”,kjo eshte e verteta dhe vetem e verteta…!!

    3. Bregdeti says:

      UNE E BESOJ BERISHEN. 21 VJET E AKOMA NUK U BEME DOT PRONARE TE TOKAVE TE BABALLAREVE DHE GJYSHERVE TANE DHE PER 6 JAVE DO E ZGJIDH PROBLEMIN.
      SHUME I SHPEJTE KY DOKTORI I JONE, PA JO SE ESHTE ME I MIRE DHE AI PIKTOR,BASKETBOLLIST, POLITIKAN RRUFJANI RAMA. NJE MAMI I KA LINDUR, NJE DJEP I KA TUNDUR, NJE MESUES I KA EDUKUAR. MJERE KOMBI SHQIPETAR.
      DHE TE VJEN TE NGRESH NGA VARRI ATA QE U KENDOJME:”ABDYL SHKRIVE PASURINE, NJE BARRE FLORI”.KETE KENGE DUHET TA DEGHJOJNE CDO DITE NE PARLAMENT PARA SE TE HYJNE TE GJITHE KETA ZABRAHANET POLITIKANE QE VOTON POPULLI YNE.

  2. Horri i bulevardit says:

    Ti vrasim shoku kryeminister, ti shpallim armiq te partise, ca ti internojm, ca ti denojm me burg dhe me varje ne litar, vetem na thuj si ta bojm, se skena eksperience per deshmitar, na thuj si ja fute Sheshorit dhe ne gati jemi tja fusim popllit se sdurohet ky popull rakitik.
    Jep urdher dhe ne ushtaret me Prenen ne krye do ti dalim zo partise dhe shokut Berrrish.

  3. arjan says:

    o zot c’na ka gjetur me kete budalla.ene te rref ene ste le me qa

  4. tristjani says:

    More si nuk ke turp ore shqiptar budall. Po ti ke mbi 5 vjete dhe nuk i plotesove dhe tani do ti polotesoshe per 6 jave … hajde demagogji hajde,fol ore fol se jam i sigurte se : Neoballistet,Neolegalistet,Kolaboracionistet,Tradhetaret e vendit ne breza e shume te tjere te vendit dhe te huaje syte i kane tek ti o KREMINEL I LINDUR.ZOTI BEFTE FERK MBI TY DHE FAMILJEN TENDE SI TANI DHE MBAS VDEKJES TENDE:GJE SKE PER TE GEZUARE AS TI AS TE TUTE.

  5. te ka bllokuar populli,ti ke bllokuar veten ,nuk duam te shkojme ne evrope me ju.jeni fallctotalisht me gjithe staf.ne europe me dinjitet dhe pa genjeshtra qe na thua per dite.pastaj nuk eshte ne axhenden tende europa.

  6. odin murati says:

    Ka nje zgjidhje per statusin e Salistani mund te kontribuoje.
    Po i besojme ne ato qe derdellis per nje kohe te gjate e per ate qe do te na mbushe mendjen se eshte e keqja me vogel ne krahasim me Ramen. Per arsye se u be nje kohe e gjate qe nuk e thyen dot “bllokimin” qe i beka opozita per statusin si dhe per arsye se shqipetaret jane me te interesuar per statusin se per qeverine qe kane, zgjidhjen e kemi vete ne dore. Salistani terhiqet, qeveris e “keqja me e madhe”, Rama, dhe Salistani ne opozite i voton keto ligje qe u dashkan per statusin. Ja ku hyme ne Europe.
    Si ka shkuar kjo gje ne mendje Salistanit meqe po vuan kaq shume per te marre statusin?

  7. Bardhi Tolabi says:

    O truthari Sali Berisha!
    Po vetem per reformen zgjedhore nuk e more klasen me BE -ne ti?
    Po per kerkesen e tyre,per rezultate konkrete ne ndeshkimin e korupsionit,cfare te pengon,apo perseri opozita?Po per reformen ne gjyqesor,per lirine e shtypit,per pronat etj.opozita te ka bllokuar apo jane pune te qeverise?
    Sa nga 12 kushtet kerkojne dhe miratim nga opozita dhe sa nga qeveria?Perse ke “bllokuar” vehten,perse nuk i ke bere detyrat e qeverise sepse kane kaluar tre vjet,apo perseri opozita te ka penguar?
    Po largohu more,se i cmende dhe nderkombetaret,se ne na ke cmendur me kohe.

  8. mira says:

    Kush tha se sali serbi eshte truthare . Ai eshte nje gjarper i helmatisur qe po helmon e perçan gjithe shqiptaret. Ai e perdor si alibi hyrjen ne EU. Jo vetem qe ai vet nuk e do europen sepse keshtu eshte si aga vet zot vet shkop, por dhe sikur te doje nuk ka nga ja mban se serbi i ka lene detyra shpie- te shkateroje shqiperine dhe Kosoven. Dhe shpellari -te gjithe e dime mire- eshte nxenes shume i mire, shembullor. Por te mos harojme se ka pasur dhe ndihmen e dallkaukeve injorante shqiptare qe ashtu sikur thone( te me falin tiransit -po keshtu eshte shprehja)u mjafton nje carac nje pus dhe nje cingie dhe jane me te lumturit e botes. Te kene shqiptaret (e pa perzjere ne pislleqe)aq pak tru sa te mos kuptojne qe ajo moster ka 20 vjet qe ben lojen e serbit??!!!!!!!!!

  9. koli says:

    hajde malokeri, huhum huhum ti e huhum shqiperia.

  10. Landi- Sverige says:

    Ku pyet ti per opozite more bastard, por ti te vetmen rruge qe di eshte rruga e ujqerve more egersire. Eshte ajo opozite qe po qendron ti mbi 20 vjet ne qeveri dhe e ke kthyer vendin ne turpin e Europes ore idiot skizofren. Edhe nje here qe u rrezove nga pushteti ishte populli se te ishte per opoziten do ti benin shoqeri Fatosit mbrapa hekurave more vemje. Por cfar bere per me shume se 20 vjet o mavri qe kerkonke dhe nja 40 dite leonie per te plotesuar kushtin si kandidat??!! Cfar te ka ngelur akoma jasht kontrollit te pushtetit tend ore ndyresire? Cfar ka ngelur akoma pa vjedhur e shitur ne ate vend ore sharlatan? Sa duhet te vuaj akoma ai popull dhe ai vend me ty more shembelltyre e se keqes?

  11. todi says:

    More kryeminister dallkauk, posi mor te ardhka kaq keq, per denimin e atyre komisionereve qe vjedhin votat?. Pse tu dhimbkerkan aq shume ata, apo se i urdheron zoterote qe te vjedhin dhe pastaj vjen viti 2013 dhe ti mbetesh me gisht ne goje?. Jo 8 por me me shume vite te denohen sepse ata bashke me ty shkaterroni demokracine. Ti nuk do qe shqiperia te futet ne europe, se nuk te le njeri te livadhisesh si tani e pastaj surrati i jot shkon andeje nga ka ardhur, nga shpellat e vicidolit.

  12. agbi says:

    C’far tha ?…intelokutor..po po po edhe ju thoni qe e kemi injorant ket kry-misrin ton .

  13. BUJAR HASANI says:

    Sa ibehet qejfi ketij njeriu kur i thua largou ,”ky thote bjerini bjerini se i bini mire”ky dallkauk nuk mer vesh me fjale mor jo por me hu,ja ka fajin opozita ketij monstre,ky nuk do kurre te futemi ne BE,se nuk ben dot sic ka bere ,der me tani,nuk besoj te kete njeri me te urryer se ky ,shko

  14. Zana says:

    eshte humori i njerzve ky kopuku sheqeres..eshte mire qe del dhe flet ne europe se e marrin vesh cfare idioti eshte

  15. Adi says:

    A ka ndonje Avni Rustem ai vend?

  16. Devolliu says:

    Ky Donkishoti shpellar nuk duhet të thirret”Kryeministër”, por me emrin e vërtetë: “KRYEKRIMINELI I SHQIPËRISË”.

  17. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    HA HA HA KOT E KE OR SALI SA TE JETE I SEMURI MENDOR RAMA SKA STATUS PER NE BE

  18. brace says:

    Si gjithmone me mashtrime,per shqiptaret,ti ka 22 vjete e vetem rrena,mashtrime percarje e intriga kemi degjuar nga ti,po ne fakte zduhet te habitemi,ti je nji komuniste i vitit 1968,i gatuar nga diktatoret,i zgjedhuri e i preferuari i tyre,turpe per ne si kombe qe te lejojme me shume se kaqe,te tallesh bythen me ne,ti ke hake ndeshkim barbare,ti duhet te keshe fatin e kadafit.

  19. shpatar says:

    Dua ti them ketije deshtaku se opozita ne Serbi eshte me e egere se ajo e Rames dhe statusin e morren.Gjeje ndonje arsye qe te haet se keshtu nuk te beson asnje.Thuaj troc.Une nuk dua Evrope por nje Shqiperi qe te rroje si te dua.Te futesh ne Evrope ka hesape te tjera.Pyet pak se cpo heqin grekerit.Do te kene ne koke si cekic “Gjerman Agane”.Po a eduron nje Bajraktar shqiptare “Gjerman Agane”?

  20. alket says:

    Po spo marim vesh çfare bllokade po ben Opozita=?????
    çfare po bllokon? Pse??? Nga??

    çfare i kushton Sales te pranoje ca gjera te vogle PS?? Kaq te veshtire i Ka TI thote 1here PO Opozites???

    Kaq a vret fjala e tjetrit?

    Le te shpjegohet pike per pike ku eshte Bllokimi.

    Sala ska nevoj te flasi 1h ne parlament , ka gazetat e veta, ka tv = TVSH e veta ka PD ku flet dite e nate , ku nuk pushon te dali ne TV çdo ore per te thene Asgje,,, del ne tv me shume se Sarkozi dhe merkel.
    per kete qahet Sala???

  21. Vicidoli says:

    Ps VESA reale e te gjitha reformave per te gyre ne Europe eshte vetem Sali Berisha.Ai Beri ’97 en,Ai beri’98 en, ai Beri vjedhjen e votave hapur,ai vrau 4 demostruesit ne 21 Janar,Ai mbron korupsjonin ne qeveri, e tij disa ministera dhe dhe personalitete me precedent penal,eshte mbrojsi kryesor I metes duke sulmuar drejtesin. Sali Berisha eshte nena e te gjithe te zezave per Shqiperin.

  22. NN says:

    Nqs futet ne karrige elektrike Llupo dhe te tregoje se urdherin e dha sali berisha me lul bashen ,por edhe Prendi te thoje te njejten gje,PA FRIKE SI SHQIPTARE EH SI DO NA MERRTE EVROPA PER 6 MINUTA NE BE.
    Thyejeni friken more njerez ,burra vetem pak si Mero Baze,Dritan Prifti
    ku jane te tjeret apo po dalin grate……dhe burra quhen tradhetaret .

  23. Treviso says:

    0 ooooooooooooo vrases, po te kishte halla tope,ethirrnim daje.
    Mjat mo me hipokrizite e tua se nuk shkojne ne asnje vend.
    Pislleqet tuja i ka kuptuar imadh e i vogel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje