Nga Bledi Mane- Public Enemy
facebook.com/bledi.mane
Mbaj mend kur jetova rreth një vit në Dublin dhe Cork të Irlandës, media vendase dhe veçanërisht politika e atjeshme tregonte një kujdes dhe rigorozitet mbresëlënës.
Historia e asaj republike të gjymtuar u kishte mësuar që falë pragmatizmit dhe tolerancës së burrështetasve të tyre, Anglinë, ish kolonizatorin e vjetër “të ri” që e kanë te pragu i derës ta respektonin edhe sforcërisht.
Qysh prej shekullit të XVIII kur legjendari Charles Stewart Parnell përgatiste atdheun dhe bashkëkombasit e tij në lindjen e identitetit irlandez të pavarur e deri në fillimet e shekullit XXI kur katolikët dhe protestantët e Veriut duket se kanë gjetur pajtimin, Irlandat(?) shohin drejt sidave të së nesërmes pa ekuivoke.
E përsëris, media dhe politika tregohen jo vetëm të kujdesshme por edhe ligjërisht kanë gjetur anekse për të luftuar urrejtjen dhe shpagimin e racizmit të ndërsjellë.
Përçarja mes gjindjes me dallime fetare, politike dhe etnie janë zëvendësuar me ura komunikimi përgjatë trekëndëshit Londër-Belfast-Dublin. Pak rëndësi ka pse Irlanda e Veriut si aneks i Perandorisë Britanike dhe Republika e Irlandës takohen çdo ditë në Bruksel dhe Strasburg. Shtrëngimin e duarve dhe kooperimin e ndërsjellë e kanë përgatitur dekada më parë e pavarësisht luftërave e bombave të IRA-s gjithmonë u munduan të sheshonin urrejtjen, patetizmin.
2354 km larg varrezave Glasnevin të Dublinit ku prehet i qetë politikani irlandez Stewart Parnell, 2354 km më në juglindje të kontinentit, në Tiranë të Shqipërisë punon vrazhdë një kryeministër i gjallë krahinist. Pavarësisht se republika ku punon i ka minimale ndasitë fetare e etnitë, 22 vjet rresht ka punuar këmbëngulshëm për të mbjellë mes nesh urrejtje.
Unë nuk mbaj mend kurrë gjatë fëmijërisë time në komunizëm që të shikonim me përbuzje apo urrejtje një djalë a vajzë prej veriu. Nuk njoha kurrë epitetet malok a çeçen, e të dëgjonim kur fliste një shkodran, mirditor a tropojan ishte ngazëllim i pastër.
Nuk më harrohet kollaj 1997-a kur renegatë e vullnetarë Veriu iu vërsulën Jugut për ta djegur e për ta vrarë e përveç incidenteve të Vlorës askund nuk u hakmor askush.
Të paktën në Përmetin tim u hapën dyert e pavarësisht se “vullnetarët e doktorit” vranë 7 qytetarë të pafajshëm më 9 mars 1997, askund edhe sot nuk duket shenjë urrejtjeje.
Jo se kanë frikë por përmetarët ashtu si kuksianët, pukianët, shkodranët fisnikë tolerojnë për hatër të dhimbjeve të Atdheut.
Sot në këtë 100 vjetor të pavarësisë Shqipëria ndjehet më e përçarë mes krahinizmit a kaheve politike. Askund nuk duket fara e dashurisë dhe urrejtja apo përçarja e mbjellë këto dy dekada po i jep frytet. Gjithkush i druhet punës, krushqisë, të bërit biznes me veriorët e ky lloj paragjykimi mund të bazohet spontanisht diku por aspak justifikues nuk mund të jetë.
Për hatër të kokëshkretësisë, defiçencave të së shkuarës, shkurtpamësisë apo mllefit rural të një individi Shqipëria ka thyer rekorde historike në zbatimin e marrëveshjes së urrejtjes krahiniste.
Atë që nuk bëri dot Perandoria Osmane, pushtimet serbo-malazeze, bullgare, austro-hungareze,greke, italiane, gjermane, bolshevizmi…e ktheu në realitet qeverisja 12 vjeçare e një individi.
Përçarjen tashmë e ka rafinuar e pasi ka ndarë me shpatë Jug/Veri tashmë punon me kujdes edhe me detajet.
Minoritetin grek e bëri çorap, të majtës i mori Lilin (oh sa mirë me qen shqiptar),Kosovën dhe faktorin shqiptar në Maqedoni e ka kthyer si mbledhjet e grupit të tij parlamentar, gjyqësorin e ka tashmë nën vete si zagar të bindur, arsimin publik e privat e ysht me modele dhorkulse, biznesit ia ka bërë gropën ndërsa median e Tiranës e ka bërë të flasë me vete.
Para dy javësh pa cipë e pa turp u fut pa trokitur në shtëpitë e Kreshnik Spahiut e Enkeljed Alibeajt (jalla habibi). U hodhi sirën grave të tyre kushërira. I futi në sherr burrat e tyre juristë me komisione halabake hetimore dhe tani rri i kundron i qetë.
Mbrapsht, çdo gjë mbrapsht e nis ky përçarësi ynë i madh. Startoi me përçarjet jug-veri e po përfundon me përçarjet mes fiseve dhe familjeve.
Langoi po e ndjen se plakjen fizike dhe politike e ka të pashmangshme e para se të shkojë në xhehnem kërkon të na lerë të molepsur me urrejtje.
Ky eshte super spiuni i Serbise,me i vlefshmi per to,ju boni lloqe kot.Nuk e nderron serbi kete me asnje lloj cmimi.
Sakte Bled! Percarje:”Perca e sundo! edhe dy vellezerit Topi kerkoi t’i fuse ne sherr.
Vellane e vet, Selimin, e operoi me sukses (keshtu jane sukseset e Dr. Gangrena).
Ne Permet,ne 97′, per te futur popullin ne sherr, me urdher te tij vrane pabesisht z. Mullaraj, qe ishte funksionar me PD. ne xhamin e zyres nga brenda dukeshin njollat e gjakut te tij. Por thane qe e vrane protestuesit nga jashte!!!
Aman i madhi Blendi Mane vetem shkruaj. Shkruaj se na jep vetem kenaqesi ne kte vend te mjere …te lutem shkruj dhe vetem shkruaj.vetem fat te uroj nga zemra
Keto qe ke then jane plotesish te verteta, te hidhura, po duhen thene dhe kur te ngordhi mosqofti duhet punuar shume per bashkimin.
Vetem ai te iki ne xhehnem nje sekonde e me pare , pa rregullohemi vet perseri.
Mero dhe Bledi po kontribojne qe ai te ngarkoje mushken per ne xhehnem. Paçi urimet e shqiptareve kudo ku jane!
Nuk e dija lidhjen,nga grate,te Alibeajt me K.Spahiun.Ky detaj me bind edhe me,qe e tere performanca “nacionaliste kuq-e-zi” eshte nje
kalkulim konsensual ne nahijen e brekedhjerit te historise.Kush ka fis gjirizesh,le tu bashkohet.
shume mire e the , edhe ky Kreshniku ne ate gjiriz ka milituar dhe ngren . Nje loje e re e Berishes per te marre ndonje therrime rruges nga ata qe u manipulohet truri nga nacionalizmi folklorik
Eh moj Lora.Kane 20 vite qe genjehen nga Saliu & co, njerezia. Pune e madhe nese i genjen ca kohe dhe Spahiu. Shoqeria shqiptare e ka sterprovuar ne shekuj mazokismin e saj. Sa per temen te gjitha sa ke shkruar jane nje me nje te verteta Mane, dhe u be vite qe ndodh keshtu e thjeshte konstatojme sepse per fat te keq ne dore kemi vetem nje vote e cila shpesh nuk numerohet. Por kjo fare e keqe ka mbire aq forte sa edhe nese iken Berisha qe neser asgje ska per te ndryshuar. I qendroj asaj qe kam shkruar edhe here tjeter ketu. Ndoshta modeli i Zvicres (me kantone) do te ishte zgjidhja me e mire.
Po. Shume e vertete e le te mos i largohemi asaj. Ne duhet ta paranojme veriu dhe jugu yne jane te ngjashem me veriun dhe jugun e Italise ne menyre inverse. Ne nuk ngjajme fare midis nesh (Veri-Jug), prandaj edhe perçarja eshte kaq e thelle. Kur dashuria ekziston, ajo nuk mund te ndryshoje ne 12 vjet. Dashuria eshte diçka subjektive. “Shkalla e nevojshme e shpirtit, qe ne pelqejme eshte masa ekzakte e shpirtit, qe ne kemi”, merreni kete e vendoseni ne kontekstin Veri-Jug. Une nuk mund ta dua nje malok, pike. Po ama as nuk mund ta urrej. Une per nje malok, edhe per me te mirin, thjesht nuk ndiej asgje. Nuk mund te perligj kurrsesi taktiken e Sali Berishes, qe per te mbajtur ate pushtet te mjere (as me meskini nuk do e kishte zili nje pushtet me nje grusht fukarenj si jane shqiptaret)e ka shfrytezuar kete mungese dashurie mes nesh.
Edhe Jozefina Topalli mbreme ne intervisten e saj (kete grua nuk e kam marre kurre seriozisht, gjithnje e shoh per tu zbavitur, pas nje dite shume stresante pune me shqiptaret e mbushur me urrejtje, por ajo ne fakt eshte nje grua e rrezikshme)i qendroi konsistente frymes se urrejtjes midis komuniste-balliste.. Vazhdimisht thoshte se “Bamiri i djathte ekstrem” punon me,Edin “komunistin”, por ama Intervistuesi nuk e kishte ne maje te gjuhes pyetjen : ‘po bashkepunimi yt me sekretarin e PPSH eshte i djathte apo çfare dreqi hibridi eshte’. Jozefina kjo grua qe i ka mbajtur ne kurriz ne kohen e diktatures se kuqe sekretaret e partive, ka vijuar te mbaje me te rrezikshin Sekretar Sali Berisha per 15 vjet, dhe jo nga halli me deshire e ka bere, po shih sa sofiste eshte kur merr poza teatrale (komike) si nje antikomuniste, duke shfrytezuar ne menyre te shemtuar te shkuaren e saj dhe duke e treguar qarte nivelin e ulet te intelektit.
Prandaj Perballe Edi Rames qe meton çdo dite ti kundervihet kesaj politike urrejtjeje, ka te ngjare qe Saliu te kete shpikur kete partin “Kuq e Zi”, si nje strehe ku te mblidhen te gjithe ata, qe urrejne komunizmin edhe maloket”. Jozefina eshte matematikane. Thone se grate e kane veshtire te vende teorine ne praktike, por intuita dhe fantazia, aftesia per te thurur intrigra jane tipare te grave te KEQIJA dhe ato nuk duhen afruar fare ne politike, e as ne ndonje post vendimarrje, sado te shkolluara qofshin (se mençuria edhe toleranca eshte cilesi e burrave , natyrisht e burrave te mire).
Ciao
Korrigjim: paranojme = pranojme
Ti Lora, me kujton Lenka Cukon, mos ngatrro AKZ, me Saliun dhe Ramen tend,kur te fitoj AKZ, do ti themi te te futin edhe ty ne administrate,por mundohu te mos komentosh shume.
Hallall ta befte zoti ore Blendi,po kujt ja thua,Sala paguhet qe ta percaj shqiperin. Tashme dihet boterisht qe ai eshte agjent i serbve.Megjitheate sa do qe te bej nuk do te mundet kurre ti percaje shqiptaret.Populli shqiptare e di forte mire qe feja e shqiptarit eshte SHQIPTARIA.
Artikull shume i goditur dhe ne kohen e duhur. Do te shpresoja qe shume artikuj te tjere te flasin per kete teme me forcen e guximin tuaj. Ju lumte dhe uroj me te mirat ne punen tuaj fisnike z. Mane.
Aman o Bledi sa i madhe je ,na beri lemsh ky malok ,na futi ne sherr jo vetem veri e jug,lindje perendim,po edhe brenda gjakut dhe fisit,keto 20 vjete po degjojme gjera te pa para e te pa degjuara ,po vret vellai vellan,babai birin ,nena nxjere prositut vajzen,e shume e shume maskaralleqe te tjera ,me keqardhje po ku eshte nje realitet ihidhur.
Z.Bledi,je shume i sakte ne ato qe thua.Kryeministri yne eshte si nje shkop,jo i lyer ne te dyja krahet,por shkop i zhytur ne pisllek dhe,si i tille,te kall krumen.Ai di te mbjelle vetem konflikte e urrejtje te thlle mes nesh.Kete e ben me nje zell e pasion te pashoq.Edhe disa dite me pare dha nje shembull tjeter,qe na mbushi me mllef e urrejtje,kur rehabilitoi kriminelin e denuar ashper nga historia :Xhafer Deven,veglen e bindur te nazizmit dhe cubat e tij qe perbenin Regjimentin “Kosova”.Drejt me thene,e ndjejme te gjithe nje ftohtesi e terheqje ndaj verioreve,mundesisht te kemi te bejme sa me pak,ose aspak me ta.Dem me te madh se kaq,nuk mund t`iu shkaktonte shqiptareve as nje okupator i jashtem.Ate qe ata nuk arriten ta bejne nder shekuj,me hekur e zjarr,e bene sot me “Kalin e Trojes”.Dhe ne,jemi bere si bisha,te gatshem per te shqyer njeri tjetrin.
A te duhen sharlatane
qe te lepihen ne cdo ane
qe te percajne vatane
ke sa te duash Berishjane
pune korrakesh…..
SKIZO ! Shkrimi mesiperm vlen dhe per ata te seres tende.
Salih Shpellari, tumor kanceri që po e ha Shqipërinë.
Qe nuk duhet te jemi te percar eshte mire ta thuash po qe te thuash qe ne kohen e larg qoftit nuk kishte ndarje ketu po ja fut kot,kjo histori ka qene ateher dhe ishin te ndare fshati me qytetin veriu me jugun ,labi me lalucin,tiransi me durrsakun,tiransi me dibranin vlonjati me shkodranin.PO JO SI TANI QE ESHTE SHUME E THEKSUAR DHE NDARJA ESHTE DHE BRENDA FAMILIES DHE KRAHINAVE,DHE PER KETE KENI NJE MERIT TE EDHE JU QE SHKRUANI ,SI MALOKU,VICIDOLI,JUGU,KOMUNISTI,E KU TE GJENI ME SHUME EPITETE I FUSNI PA U MENDUAR GJAT SE NJE NJERI I THJESHT I MER GJERAT SI I THONI DHE VAZHDOJN HISTORIT KETU DHE NE KOMENTET E NJERZVE.PERCARSIT PER MENDIMIN TIME JENI JU NXITESIT E PASTAJ FILLONI NA TREGONI HISTORI TE IRLANDES,AMERIKES,GREQIS,E KU TE GJENI E TE SHTONI,RREGULLONI GJUHEN E MOS NDARIES JU TE PARET,SE JU E KENI KOLLAJ TE KTHENI FLAMUR PO TU OFROHET MUNDESIA PO PROBLEMI I URREJTJES MBETET.DOZA E URREJTJES ESHTE SHTUAR NGA NJEREZ TE PA SKRUPULLT E QE DUAN PERFITIME NGA ZEMERIMET APO PADRONET E RI QE JU OFROJNE NJE MUNDESI FITIMI TE JETESES.KY VEDN KA SHUME TE META PO NUK DUHET TE JEMI SI BISHAT E EGRA PSE DIKUSH KA BINDJE TE DRYSHME ,APO VJEN NGA FSHATI APO VJEN NGA NJE ZON E THELLE E VERIUT APO E JUGUT,KUR SKE CI BEN GOMARIT I BIE SAMARIT I THON KESAJ,KY ESHTE RACIZMI DHE NDARJA QE ESHTE SHTUAR SIPAS GJYHES SE URRYER QE SHKRUANI E FLISNI.
Faleminderit o Bledi qe ngrite nje ceshtje kaq te dhimbshme dhe aktuale per ne shqiptaret. Percarja kjo eshte e keqja me e madhe qe ky ndyresira Sali po i ben kombit tone nga Jugu ne Veri dhe ne shqiptaret e shqiperise me ata te Kosoves dhe me ata te Maqedonise. O shqiptare mos ushqeni urrejtjen mes veti se keshtu po i bejme keq vetes dhe me kete Saliu e ka te sigurte pushtetin dhe shume vjete te tjera. Te gjithe flasim nje gjuhe, kemi nje gjak dhe kemi te njejtin temperament… jemi SHQIPETAR.
Per komentuesin:-je i pa sakte… Te kane plasur SYTE, ose te jane thartuar TRUTE ! Ndryshe, s’ka si te besh nje koment te coroditur. As vet nuk ke kuptuar se “je ngaterruar me kembet e tua”. Mos ke ndonje damar gjaku nga krye/krimineli Berisha?
Me vjen keq qe lexon nje artikull te sotmin dhe kendon,po duhet te lexosh cdo dite dhe gjen ato qe shkruaj me siper,dhe nje merak tjeter po ta heq ,une mor zotni nuk kam lidhje politike te majta apo te djathta ne shqiperi per te vetmen arsye se aty kemi te bejme me politikan qe vetem politikan nuk jan,e kan filluar karieren politike me fiat fiorino dhe jetojn me porsh e me vila.Jam nje njeri qe jetoj e punoj ne emigracion prej shummmmmmmmme kohesh,me kupton nuk vete per te votuar per nje thes miell apo vete ne protesta per 20 euro.Mos mer zjarr si flak kashte e entuziazem paradash,dhe e fundit komento artikullin si e mendon e jo komentuesit,se cdo kush ka iden e mendimin e vete e ti apo dikush qe nuk i pelqen nuk e lexon.PER KETE PO FLISJA DHE ME PARE QE RESPEKTONI KEDO DHE CDO MENDIM QE TI AKOMA NUK E KUPTON,PAVARSISHT SE E MENDOND NDRYSHE O JETON NEFSHAT O QYTET O ESHTE NGA VERIU APO JUGU I DITUR APO I PA DITUR,I BARDH APO I ZI,I DJATHT APO I MAJT.BEHUNI ME TE DURUSHEM DHE ME TE VEMENDSHEM SE JETA JU MESON ME SHUME SE KETA QE DO NDEROJNE FLAMUR SA HERE QE DO NDEROJNE PARTITE NE PUSHTET.
Shqiperia jone nuk zhbehet. Ate e ngjizi Gjergj Kastrioti. Ai na dha identitetin e te qenit shqiptar. Nuk ka per mua rendesi si ka qene Skenderbeu real. Rendesi ka ajo qe ai rrezatoi ne shekuj dhe rrezaton tani.
Enveri, megjithese nje kriminel mizor, me pjesemarrjen ne LANCL ne krah te aleateve fiksoi pergjithmone kufijte e Shqiperise.
Saliu sado te mundohet edhe disa vjet (shpresoj jo me gjate) eshte i perkohshem.
Prandaj edhe ne kete pike nuk kam piken e frikes.
Tung,
Blendi
bledi mane,
eshte nje arsye me e thelle ne strategjine e serbit berisha persa i perket politikes se tij -divide, impera-
duke krijua nje urrejte midis jugut dhe veriut ai konsolidon votat nga veriu por ne te njejten kohe hap porten e shperberjes se kombit shqiptar veriu t’i jepet serbise dhe jugu -greqise ne nje te aferme jo te larget dhe europa e zgjdh njehere e pergjithmone ceshtjen e “shqiptareve te pagdhendur”.
Te lumte pena dhe mendja e ndritur o Bledi Mane bjeri me hu ktij jeziti se nuk degjon me llafe ky lloj,eshte nje merite e juaja qe po beni me dije dhe ata qe sjane aty,dhe ata qe imarin kthesat me vonese bravo ne rolin tuaj te pa zevendesueshem(B.GURRA)Hasani
Po përdoret shprehja “KORRAK” nga një farë turkofagos që sa kuptoj është një sahan lëpirës i shovinistëve grek. I lutem dikujt që e ka të qartë këtë fjalë që sa herë e lexoj më ngjall neveri, të ma shpjegojë me rrënjë,sepse e kuptoj që është sharje e një njeriu me ç,rregullime të personalitetit për shqiptarët, por nuk i di kuptimin. flm.
Percarjen po e vazhdojne ne cdo aspekt grekofilet, si neper forume, deklarata politike etj etj.
THJESHT ESHTE SERB, DHE KA 20 VJET QE BEN POLITIKE SERBE.SHIKONI SA U GEZUA PER PRANIMIN E SERBISE NE BE.
PERÇARES I MADH- Ky eshte Esad Pashe Toptani i ri. Plani i ketij monstre eshte ta bashkoje Shqiperine e Veriut (nga Shkumbini e lart) me Kosovo-n dhe Serbia-ne; e nga Shkumbini e poshte t’ia fale Greqise.
Sali Berisha eshte tue punue me urdhna t’UDB-es e te KOS-it te Prishtines, duke nxitur sherr, urrejtje e perçarje mes shqiptaresh, ne familje e jashte saj, mes shokeve e miqve, mes vellezerve e kombit shqiptar pergjithesisht. Kete zeje antishqiptare ia kane mesu e po ja mesojne “shqiptaret” e Prishtines, te ziem me shkie e me shkina qe 100 vjet… Atij monstrumi “shqiptar” duhet mbyllur e prere te gjitha rruget, sepse ai çdo rruge qe niset punon kunder Shqiperise e kunder shqiptareve. Ishalla nje Zot i Madh e heq sa me pare!… Amen!
Drenica e Kuqe
Te jeni te sigurt qe sali berisha do te hyj e do te mbetet ne histori si figura me e zeze ,me e ndyre,me antishqiptare,me e poshter e te gjitha kohrave qe nga turku e deri me sot.As edhe nje personazh tjeter politik ne shqiperi qe nga kohrat me te vjetra nuk do te mbaj mbi vete ate fund aq te shemtuar dhe aq te uryer per shqipetaret sesa figura e sali berishes.Ky person ka hyre tani ne historin shqiptare si nje gjarper qe kerkon te kafshoje çdo gje qe nuk i shkon per shtat.
Kur lexon keto mendime nuk mund te mos nxjerresh kete konkluzion: ju e urreni Sali Berishen sepse ai u hoqi mundesine te sundoni dhe te shfrytezoni veriun. Verioret, me burrerine, bukurine, fisnikrine e tyre nuk urrejne askend sepse jane nje race shume superiore… jane trima por per 50 vjet Enver Hoxha i vrau, i burgosi i internoi.. i varfwroi…
krahasoni sa te denuar me vdekje kishte ne Veri dhe sa ne Jug.. nje gje eshte me se e sigurte se komunizmi ka dhe kishte mbeshtetje ne jug. Kjo i spjegon te gjitha…. o enveriste ju lumte b….
Ky/kjo e fshehur pas maskes “tradita” me apologjine qe po i bene Sali Faqezi Berishes, bene ate qe i ka vene detyre spiuni i serbise, te trilloje dhe te perhap te paqena dhe te mbroje gjoja “veriun” s’di nga kush. Ne ka armik me te madh per “veriun” perfshi edhe Dibren nga jame edhe une, eshte Serbia (qe e dogji ate tre here Dibren dhe e ndau pergjysem) dhe shebetoret e sebise e rusise, si mostra sali faqezi berisha, qe po e zhbejne veçanerishte “veriun” me varferi, emigracione e gajkemarrje. Shqiperia eshte aq e vogel sa nuk ke c’te ndash me veriu e jugu, po shqiptare i vertet eshte ai qe bashkon e forcon unitetin e mbjell faren e harmonise nder ne vellezer shqiptare kudo qe jemi. Fjala dhe fryma e Bledi Manes qofe e bekuar nga perendia dhe zoti e ndihmoft ne misionin e tij te paqtimit e pajtimit ndershqiptare. Je nje rilindas i koheve tona Blendi ! Te uroj shendet e suksese