Pse Berisha rishpiku refuzimin e tretë nga Brukseli?

3 Mars 2012, 17:30Politika TEMA
Pse Berisha rishpiku refuzimin e tretë nga Brukseli?

Ajo që ka ndodhur këtë javë në Bruksel nuk ka të bëjë me Shqipërinë, por me Serbinë. Serbisë ju hap drita jeshile për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtar të Bashkimit Evropian. Për Shqipërinë nuk ka ende një refuzim për herë të tretë të statusit, për arsyen e thjeshtë se kjo është një procedurë që zhvillohet në tetor dhe jo tani në mars.

Ngjarja u bë e prekshme jo se Shqipërisë ju refuzua statusi, por se Serbisë ju hap drita jeshile për statusin dhe kjo erdhi pasi vitin e shkuar, kur Komisioni refuzoi Shqipërinë për herë të dytë, rekomandoi dhënien e statusit për Serbinë, e cila po konkretizohet tani.

Shqipëria do të marrë një përgjigje zyrtare në vjeshtë për statusin e vendit kandidat për anëtar të Bashkimit Europian.

Por, ajo qe ndodhi ketë javë, është se Parlamenti Europian, me popullori ndër 3 institucionet e Bashkimit Europian, i cili është një indikator që tregon se si është klima e Brukselit për një vend aspirues, tregoi qe as do t’ia dije se ç’behet ne Shqipëri. Indiferenca e Parlamentit Evropian është shenjë shumë e keqe për Shqipërinë. Ai nuk bëri fare raport për Shqipërinë,  siç beri për gjithë vendet e tjera te Ballkanit. Për rrjedhoje, nuk ka rezolute as ketë vit për Shqipërinë, ndërkohe qe te gjitha shtetet, përfshirë Kosovën e panjohur ende nga 5 vende te BE-se, kane raporte/rezoluta te përvitshme, me qëndrimet e përbashkëta te grupeve politike e shteteve te përfaqësuara evropiane, qe mbështesin, me shume dashamirësi se dy  institucionet e tjera, përpjekjet e autoriteteve vendase për reformat integruese. Ata këshillojnë se çfare duhet përmirësuar, e angazhimin mikpritës ne rast plotësimi te BE-se. Rezolutat e Parlamentit Evropian dalin çdo pranvere (Mars) ndërsa Raportet vjetore te Progresit (Rekomandimi ose jo  i Komisionit) publikohet çdo vjeshte (tetor-nëntor).

Berisha duket se e parandien këtë klimë qysh në mars dhe është i sigurtë se do të dështoj në tetor, ndaj ka nisur fushatën denigruese ndaj opozitës dhe përgatitjet e alibisë për statusin e kryemistrit të padëshiruar në Bruksel. Nga ana tjetër, edhe ky rast na ndihmon të kuptojmë injorancën e frikshme të kryetares së parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli, e cila në përpjekje për të fyer inteligjencën e çdo shqiptari, të cilët duket se i konsideron më budallenj se veten, tha në një TV të qeverisë, se Edi Rama miratoi Kodin Penal, pasi u njoftua nga Brukseli se statusi u refuzua????. Cili status, me cilin vendim dhe nga kush? Zonja Topalli natyrisht nuk mban përgjegjësi për broçkullat që thotë, por dikush duhet ta marrë një ditë dhe t’i tregojë ç’është Parlamenti Evropian, çfarë është Komisioni Evropian, çfarë është statusi i vendit kandidat për anëtar dhe çfarë statusi kemi aktualisht. Se frika më e madhe është që injorantë si punë e saj janë aq të guximshëm, sa ato që thonë në TV Klan, i thonë dhe në Bruksel, duke na bërë gazin e botës dhe duke na shtuar arsyet përse nuk meritojmë të jemi një vend evropian.

13 komente në “Pse Berisha rishpiku refuzimin e tretë nga Brukseli?”

  1. Vlora says:

    me ate jozefine (femer) injorante as nje kafe nuk mund te ulesh e ta pish se te acaron nga nervat….

    mjer ata deputete qe duhet ta degjojne per dite….

  2. Genti says:

    Pergezime per artikullin. Me duhet te shtoj se nuk eshte vetem Berisha qe dezinformon. Per hir te se vertetes duhet shenuar se qe nga refuzimi i dyte (tetor 2011) pati perpjekje nga shume drejtime per ta sheqerosur pak lajmin e hidhur, duke lene te hapur opsionin per marrjen e statusit te kandidatit perpara vjeshtes se ardhshme. Mbaj mend qe kam komentuar ketu tek TemA nje deklarate ”optimiste” te ministres Bregu, ne ate koment kam shpjeguar se vjet ne vjeshte Komisioni Evroopian vendosi qe te rishqyrtonte Serbine ne pranveren e vitit 2012 por kjo nuk nenkuptonte shqyrtim te te gjithe vendeve.
    Per fat te keq, viktime e ketij dezinformimi u be edhe media, perfshire edhe vete Gazeten TemA. Kam pershtypjen se kete mjegullnaje dezinformimi e fryu edhe Delegacioni i BE ne Tirane, ndoshta duke shpresuar se do te nxiste fillimin e punes per plotesimin e 12 kushteve.

  3. Horri i bulevardit says:

    Se ky eshte misioni i tij, qe shqiptaret ti zhbeje, ti lere nenthundren serbe, vetem nje ndeshkim shembullor, do te sjelli prosperitet ne Shqiperi dhe ndeshkimi duhet te kape cdo qelize te kesaj familjeje ordinere.

    1. Robi says:

      Jo,familje ordinere , Horr-o,por familje KRIMINALE!!! E tille eshte ‘familja’ Berisha,Topalli dhe, gjithe skota e tyre mafioz-fashiste!

  4. plaku says:

    Djema, dje ne darke ne internet ne TV klan pashe intervisten e Fejziut me Josefina Topallin dhe sot po ne internet ne TopChannel ne Top Story pashe ministrin e transporteve Olldashi. Nuk e di por kjo zonja Josefina ishte nje injorante e shkalles me te larte. Ajo :
    – Nuk dinte te fliste shqip. Gabime gramatikore te tmereshme.
    – Tha per shembull se Rama do te fusi ne burg statistiken.
    – Per dhenjen e vizave tha se Rama kudo ne bote kishte thene te huajve mos na beni liberalizimin e vizave se do tju vine me mijra kriminele shqiptare dhe me miljona te pa pune shqiptare. Kur Fejziu e pyeti konkretisht se kush jane keta te huaj, injorantja jone u pergjigj se nuk merret me emra.
    – Perseriti me dhjetra here faktin se partia demokratike ka perpara nje vision te madh dhe se nuk merret me kolltuqet.Menyra se si i thoshte keto fjale dukej se i kishte mesuar permendesh dhe te vinte per te vjelle.Kishte nje urrejtje pathologjike per Topin. Kur Fejziu e pyeti per korrupsionin ajo tha se prokuroria dhe gjykata jane vegla te PS.
    – Nuk e di por me la nje pershtypje katastrofale.
    Krejt tjeter peshtypje me la sot Olldashi. Nje burre inteligjent, i qete dhe shume finok. Kuptohet se genjente si derr, por ama me sharme.
    Nuk arrij te kuptoj se si e duron burri i vet kete Jozefinen. Ajo per mua nuk di shqip. Gramatika e saj ishte e tmereshme. Shkurt muhabeti me la nje pershtypje katastrofale.

    1. armand says:

      Plako,gjuha e Jozit do na behet gjuha zyrtare ne Shqiperi.Kur te kthehemi te bejme ndonje dite pushim(te çmallemi) ne Shqiperi do na duhet te mbajme fjalor me vete.Na e futi bukur PPSH kur hapi ambasadat dhe portin e Durresit ne fillim te 90-es.Gjithe forca e zjarrit iku dhe mori rruget e kurbetit.U treguan te zgjuar dhe te poshter ne te njejten kohe.

    2. Sherif says:

      I nderuar, kur durove per 50 vjet parti, qeveri, kuvend etj, plot me injorante nga laberia dhe plot kriminele, bej durrin duro edhe Zonjen Topalli qe te ka bere me dy shtepi e tre makina.

      Pa asnje lloj respekti

  5. joni says:

    Nje gje eshte e sigurte qe Shqiperia qeveriset nga njerez te papergjegjshem, dhe injorante qe nga kryeminstria deri ne qelizat me te fundit, prandaj nuk eshte fare per tu habitur qe nuk na mer njeri parasysh. K eta qe qeverisin, as nuk u digjet menderja ne u futen apo nuk u futen ne evrope keto qe thone i thone per konsum prandaj jene dhe budallalleqe, se po ti ndjenin vertet do kishte nje note sado te vogel fajesie . Keta dalin hapur e thone fajin e ka opozita dhe pike, dhe i meshojne dhe do ti meshojne dhe me shume me kalimin e kohes, kerkojne te ruajne tone te larta se i tremben ndonje rebelimi qe ka filluar tashme.

  6. Dulla says:

    Mos e quani fajtore Josefinen.Ajo me te vertete nuk e di se cila ishte axhenda e Brukselit dhe nuk ka si ta dije.E vetmja gje qe di eshte te plotesoje me ligesi cdo fjali qe Saliu leshon lart e poshte kunder opozites.E mbani mend te qeshuren erotike ne parlament kur Saliu nxirrte shkumbe nga goja duke share nenat e motrat e kundershtareve.

  7. antispiuni says:

    Meros dhe gjithe komentuesve.

    Meqenese u hap muhabeti me Kadillin a nuk na thoni dot se sa prifterinj ka futur ne burg nena e Jozefina Topalli-Çobes. Ishte motra e monsinjor Çobes dhe bante dam me lehtesi. Do gjona duhet ti dij dhe Jozi so korriere e saj dhe pike kontakti me operativet, kur u plak nona dhe kjo ishte boll e e re .

    Po keshtu per Saliun, qe vec se komunist ekstremist, kishte vllan Selimin numurin nje te spiunave ne Tropoje. vec spiunave nga ana e gruas.

  8. alfredi says:

    Me te vertete nje “drejtuese” qe cdo bisede , takim ,fjalim te provokon deri ne ekstrem, te ndote me “djalektin” e saj te pakuptimte, te krijon pershtypjen e nje qenje te pa pergjegjshme , nje duet i mrekullueshem me Salen per te nxjerre plehra nga goja.

  9. tironci says:

    EUROPA NUK PRANON DIKTATURA NE GJIRIN E SAJE ..
    SA TE KETE QEVERI DIKTATORIALE SI QEVERIA berisha .. EUROPA KAM ME E MBYLL DEREN E SAJE ..
    dhe do leje jashte DIKTATORET ..
    POSHTE FASHIZMI berishian i vendosur ne SHQIPERI

  10. xhovani says:

    Ne qofte se shqiperis i refuzohet statusi edhe kete radhe per mendimin eshte nje disfate madhe nje turp per ata politikan qe nuk e deshirojn poullin shqiptar ne statusin e kanditatit,nje njolle e madhe do te mbetet partis se dyte me te madhe shqiptare te drejtuar nga kryetari itij ,nje kryetare qe nuk interisojn qeshtja e atdheut dhe popullit per mendimin tim nga ky njeri qfare mund presim, une per veten tim nuk jam as me salen dhe as ramen per interesat vendit duhet te jemi te bashkuar ,por mire eshte thirrim mendjen qe nuk asht vone ……………………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje