"Ju, Sali Berisha, jeni ai që keni punuar për Serbinë. Sqaroni takimin me Millosheviçin dhe Gligorovin"

8 Mars 2012, 13:44Politika TEMA
"Ju, Sali Berisha, jeni ai që keni punuar për Serbinë.

Ardian Hoxha

Ardian Hoxha, djali i biznesmenit shqiptar Remzi Hoxha, i zhdukur 16 vite më parë, i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, të cilin e ka akuzuar se kishte bashkëpunuar me Serbinë. Në letër thuhet gjithashtu se pikërisht pse babai i tij dinte për takimet sekrete të Sali Berishës me Sllobodan Millosheviçin dhe Kiro Gligorovin, ish-presidentin e Maqedonisë, është vrarë nga njerëzit e Berishës, në atë kohë president i Shqipërisë.

“Me shumë dhembje ju drejtohem sot juve si reagim ndaj deklaratave tuaja për ‘ata që punojnë për Serbinë’, për shkak se nuk dua të bëhem pjesë e politikës tuaj ditore dhe lojërave tuaja për pushtet, megjithatë do të shprehem sepse ju nuk po e thuani të vërtetën. Për më shumë, ishin informacionet se ‘kush punonte me Serbinë dhe për Serbinë’ që ju shtynë të zhdukni babain tim, Remzi Hoxhën”, thuhet në fillim të letrës së Ardianit, drejtuar kryeministrit shqiptar, Berisha, në të cilën theksohet se familja Hoxha për 16 vitesh është përmbajtur dhe nuk i kishte dhënë kahje politike çështjes së zhdukjes së Remzi Hoxhës.

“Me këtë letër/vepër nuk jam duke e mbrojtur z. Rama për të cilin jeni deklaruar se punon për Serbinë dhe nuk dua që kjo të kuptohet si e tillë, por thjesht dua që t’ua rikujtoj juve se kush me të vërtetë ka punuar me Serbinë dhe për Serbinë. Për më shumë, familja jonë nuk është e pozicionuar me asnjë parti politike, qoftë në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni, dhe është ‘mbi-politike’, pra me popullin. Pra, ne nuk jemi as me të majtën, as me qendrën, e as me të djathtën”, thuhet në letër në të cilën i kërkohet Berishës se e ka për obligim t’ia sqarojë popullit shqiptar fatin e Remzi Hoxhës.

“Babain tim, Remzi Hoxhën, njerëzit tuaj me ju në krye si President i Shtetit, e keni zhdukur mu për shkak të frikës së zbardhjes së veprave tuaja me Serbinë dhe për Serbinë. Ju, Sali Berisha, duhet t’i tregoni popullit shqiptar për takimin tuaj me Sllobodan Millosheviçin dhe Kiro Gligorovin, më 31 Maj, 1993, në Shën Naum të Maqedonisë, dëshmitar i të cilit ishte edhe babai im. Ju po ashtu duhet t’ia tregoni popullit shqiptar takimin e Bashkim Gazidedes me Arkanin (njeriu që ishte udhëheqës i masakrave ndaj Shqiptarëve), në Shkodër”, thuhet në letër, e cila vazhdon me akuza ndaj Berishës për mbështetje të tij ndaj Serbisë, në kohën sa kjo e fundit ndodhej nën sanksione të bashkësisë ndërkombëtare.

“Ju, Sali Berisha, ishit ata që ndihmuat Serbinë me naftë për ta ndezur edhe më tepër luftën në Ballkan, dhe për t’i mbushur me naftë tanket e paramilitarëve dhe ushtarëve Serb që masakruan mbi 10 000 Shqiptarë, që dhunuan nënat, motrat dhe vajzat Shqiptare, e që dëbuan nga shtëpitë e tyre mbi 1 milionë Shqiptarë, kur e gjithë bota i kishte vënë embargo Serbisë. Ju, Sali Berisha, ishit ata që ndihmuat këta Serbë, që sot janë duke u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe të cilët akoma kërkojnë ta marrin një pjesë të Kosovës. Ju, Sali Berisha, ishit ata që burgosët Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Hashim Thaqin, e shumë patriotë të tjerë Shqiptarë të cilët u vranë nga po këta Serbë, dhe ndoshta nga nafta juaj. Andaj, ju lutem mos u merrni me këtë temë sepse na e shtoni dhembjen edhe më shumë. Në fund ju pyes juve: ‘Kush qenka ai që punon me Serbinë dhe për Serbinë?”, përfundon letra e hapur e Ardian Hoxhës drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha./kosovapress

58 komente në ““Ju, Sali Berisha, jeni ai që keni punuar për Serbinë. Sqaroni takimin me Millosheviçin dhe Gligorovin””

  1. Kalciani. says:

    I kepute nje miting “madheshtore” me administraten dhe Ciljeten,Saliu Yne…dhe c’do gje harrohet shpejt.Ca dokrra per opoziten,ca arrore per katuntaret,ca gishta perpjete per miletin e lebetitur….dhe…prape harrohet.Pastaj na tregon gishtin e mesit dhe ia ku jemi ne 2013-ten.

    1. Marko Bocari says:

      Leni shkrimet ti po meri gjakun babes,boll na u bone yll televizjonesh

      1. Shefqet Cela says:

        Ju Marko Boçari jeni provokator. Nxitni gjakmarrjen. Gaboni rende.
        Ardian Hoxha eshte nje djalosh i drejtesise. Kerkon drejtesi per gjakun e babait dhe trupin e tije qe te derdhe nje pike lot mbi varrin e tije. A ka gje me njerezore se kjo?
        Sa per Saline, e di gjithe bota shembelltyren e tije. Nuk jane vetem ato qe rendit ky djalosh. Te gjithe e dime Gerdecin dhe 21 Janarin. Drejtesija po pengohet gjithandej per te punuar. Vendimet qe merren, nga kjo drejtesi qe kemi, jane jo vetem te turpeshme por edhe te frikeshme.
        Sa per Shen Naumin e dime te gjithe, sepse kemi degjuar intervistat shume kohe me pare. Informimi per takimin tresh, nga Remzi Hoxha, ju dergua Ibrahim Rugoves. Nuk e dime se si vajti ne vesh te Saliut dhe ky i beri gjemen te ndjerit.
        Saliu eshte njeri i prapa skenave. Punon ne terr te plote. Te tilla marreveshje kemi ate me Greqine per bregdetin. Ishte merite e nje gazetari profesionist qe mori informacionin nga mediat greke dhe u ngrit gjithe opinioni kunder kesaj marreveshje, deri sa u flak ne kosh te plehrave, ku e ka vendin Berisha.
        Sa per ate “yll televizioni”, duhet te shikoni vehten me ate emer heroi, qe keni zgjedhur. Valle e meritoni? Mos fyeni personalitetin e ketij djaloshi per tu marre shembull nga te rinjte tane. Ai po ben nje veprim me se njerezor nga dhimbja e te jatit. Vendosmerija dhe qendrueshmerija e tije ne te drejten eshte per tu pergezuar.
        I perjetshem qofte kujtimi i ketij martiri!

      2. avnija says:

        vdekje sali pishman berishes

      3. Viktor says:

        Marko…. ,ky djale Adriani nuk eshte cub por nje djale i edukuar qe kerkon drejtesi per baben e vet . Ajo cka i kerkoni ju eshte marri thone verioret.
        Adrianit do ti jap nje keshille qe ti beje te njohura trimerite e Saliut tone ne ndihme te Serbise para e pas luftes ,per popullin e Kosoves qe e duan aq shume(Nisem nga sa shkruajne per te ne internet)

      4. Dreni i Lirë says:

        Lere ore ti Marko Boqari qenka me misikur te quheshe Marko Lopari . Ku je kah jeton ti ne cilin shekull je kah jeton . Njeriut plumbi ja merr jeten por nje fjale e rende eshte me e rende se plumbi per ate qe kupton ,por qfaredo kur ti nuk di dhe ja fut kot . Njeriu nuk turperohet nese vritet ,sepse edhe qyqari me i madh mund ta vret njeriun . Qyqar ishin ata qe e vrane babain e Ardianit ndersa i biri i tij nuk eshte qyqar por po lufton tere kohen per ti vu para gjyqit ata qe e vrane baben e tij dhe mos harro se nuk e kan fort te lehte jeten ata qe e kan bere nje gje te tille sepse jane gjithmone ne ilegalitet. Mos harro se drejtesia vonon por nuk harron dhe pushtetin nuk do ta mbaj tere jeten Sali Berisha.

      5. Cfurku says:

        Ai po lufton me mjetet ligjore dhe bravo i qofte. Po ti o Marko i leshit, pse nuk e merr ti gjakun e babes tend, qe ta kane shkerdh..er Greket?

      6. Agimi says:

        Marko Bocari, nuk te vjen turp dhe marre per ato fjale ?

        I thuhet djalit “shko merr gjakun e babes” ‘mjaft u bere yll televizori” ?

        A ke turp ? A ke marre or faqe-zi or ti Marko pordhari or ti qen e bir qeni ?

    2. fule says:

      Kesaj radhe eshte i shpartalluar dhe degjeneruar kudo ta kapesh.

      Pervec paravet e pista te Likes dhe disa besnikve te vet me te cilet kontrollon sistemin e Drejtesise nuk i ka ngelur gje tjeter.

      Sulltanati i Vicidolit po shkerrmoqet.

  2. Eri says:

    Ardian bravo te qofte per gjithe perpjekjet qe ke bere ne zbardhjen e se vertetes per zhdukjen e babait tuaj. Te admiroj qe, edhe pse drejtesia shqiptare eshte munduar ta zvarris kete ceshtje, as nuk je perulur e as nuk je zmbrapsur. Une per vete nuk jam i sigurte nese do e beja po te isha ne vendin tuaj, respekte.

    Sa per denoncimin dihet tashme kush eshte Sali Ram Berisha, por shume mire ben qe ia cjerr masken dhe ia thua ne sy. Shume te tjere rreth e perqark dine shume me shume se ty per Sali Berishen, por rrijne te heshtur perballe ketij njeriu qe ishte mallkimi me i madh per shqiptaret pas Enver Hoxhes.

  3. TIRONCI I VJETER says:

    Kete duhen ta dine dhe ata sahane lepiresit e ketij agjentit keto gjona ne i dime por nuk na iteresone qe ti themi se jemi popull qe nuk cohet dhe ti vari tradhetaret shkurt ne SHQIPETARET shikojeme tani vetem sesi te pasurohemi turpe po na udheheqe nje agjent i UDB Serbe ne nuk kemi me u bo naihere njerez por gjithmone kemi me u percare per partite se keshtu na dune te percare qe mose jemi bashke.Cohuni o popull cohuni nen vargjet e Paso Vases se eshte meteverte turpe per ne qe tena udheheqi nje njeri qe eshte ulur ne karige e bere me eshtrat e Shqipetareve.

  4. endri says:

    po shyqyr o djale qe fole me ne fund.Duhet te jesh kembengules deri ne fund per te demaskuar kete monster qe na rri ne koke nate e dite.Sali Berisha eshte antishqiptari me i madh qe ka nxjerre Shqiperia.Ai si edhe babi i vet shpirteror Enveri jane dy pro serbet me te medhenj.Nuk marr vesh se si ne vazhdojme e degjojme kete monster.Duhet tja cjerrim masken ketij sharlatani.

  5. arber says:

    anija e berishes po fundoset, brenda vitit do rrezohet…vetem prisni disa muaj, do ta shikoni ne barrele si mubaraku!
    problemi eshte agjentura serbo-greke qe eshte shume aktive, shikoni arben imamin (e dine gjithe shqiptaret qe eshte ne sherbim te greqise), saliu e perdhunon kur ka qejf, per mos te thene te tjeret si pollo etj..

  6. Po ky Ardiani Hoxhist na cenka, vari lesht

    1. elio says:

      Po c’lesh do varesh o lumoooo, ti lesht i ke lene ne fushata elektorale…

    2. nardi says:

      @Ramy i vjeter!Pusho mor plehre,ndyresire,idiot!!
      Ardiani eshte djali i Remzi Hoxhes,personit i cili zbuloi shitjen e armeve qe Gazidede shefi i SHIK,dhe krahu i djathte i Sali Berishes,po bente me ARKANIN,qe ka vrare mijéra kosovare te pafajshem,ka vrare mijéra boshnjak te pafajshem,kja kryer shfarosje etnike.

      1. Horri i bulevardit says:

        Mos e shani ju lutem kete ramizin me emer anglez Ramy, se e kena si uji paket, duhen dhe ca monstra ktu se skemi si ee shtyjm, se dhe Cita e Cirkut,ngordhi dhe na la pa fjal, le ti kemi ca ramy dhe elena se pa nafijet, jeta do te ishte e merzitshme.
        Se problemi o se kta jan me honorare, dhe po nuk e bon punen, smarrin gjo meten that dhe dalin masnej ne opzite me salen. Edhe atehere, kur e tundnin dybekun e kishin nga halli.

    3. patrik says:

      o injorant, meso te shkruash, ‘qenka’ jo ‘cenka’.malok i ndyre!

    4. Maximus says:

      Ky Ramy eshte nje rrot k.ri.Me vjen keq per familjen Hoxha pasi Remziu me te vertete u perpoq te beje dicka patriotike.Por mos u shqetesoni shume pse Sala ben punen e serbeve.Kur vete kosovaret qe e kane thiken e serbit ne fyt e kane Salen idhull,ne te tjereve do te na vije fundi vetem pasi serbi ti pjeke ne hell gjithe idiotet e Kosoves.

  7. gentian says:

    Me gjith keqardhjen per babain zhdukur kjo familje duhet te kerkoje te drejtesi se cfare ka ndodhur ne te vertet me babain e tyre e mos te merren me politik cdo dite neper gazeta,sepse me sa kam lexuar nga ky tipi babai nuk na qenka vetem nji bizesmen por mundet te ket qene edhe noj agjent serb dhe mundohet te hedhe balten e vet siper te tjerve,sepse nji bisesmen nuk i intereson politika e shqiperise dhe e udheheqesve te shqiperise,prandaj duhet qe i biri te shpjegoje nga i ka marre kaq shume inormacione per sali berishen che per takimet qe ka bere me milloshevicin e kriminel te tjere,kur pranon qe ishte edhe babi i tije.prandaj cdo njeri qe ka pak llogjike pa marre parasysh urretjen per sali berishen,duhet te mendoje e te pyesin kete palaco se clidhje ka nji bisesmen ne takimet me milloshevicin e kriminel te tjere ,mos valle zhdukja e babait te tije ka lidhe me punen e dyte qe bente ne sherbim te serbise…….

  8. Adiatik says:

    “Ai si edhe babi i vet shpirteror Enveri jane dy pro serbet me te medhenj”. E tmerrshme! Ja, kesaj I them une, permbysje e llahtarshme e arsyes njerzore, o endri!

  9. i penduar says:

    PER MUA VRASJA E REMZI HOXHES ESHTE KRIMI ME I MADHE QE KA BERE shiku i SALI BERISHES.

  10. Te falenderojme prej zemre o bir I mire I te ndjerit Remzi Hoxha, trim e patriot,
    E ke nderu veten, nanen e baben e tan fisin o trim, jem me ty o mos u tut o djale !!
    Nese k.m nuk po ta kthen ni pergjegje si e ka bo gjerme tash, qateher na e qujme te vertetume Akuzat (qe na I dim qi kshtu Jan)
    Tash kom ni fjal me ju te Tirones: -A ini gati bre me ja bo sy m’sy kryministrit ton nji qata pytje, te tan sa jena shqyptare , po a Jo ?! Kta kena me bo, fjalt e tepra jan fukarallek 0 vllazen!
    Ju paca me nder, e pres pergjegje burra, Prishtina
    Ene I her te faleminderes Ty bir dhe mos u tut se na ke njat, po ban Kujdes te forte si der me tash
    e durim ene pak bir!

  11. Rami Je derr says:

    Ramy, Nese Nuk ke bere Shaka (te trashe fort) duhet te jesh derr moster,
    me fal per sinqeritetin, po ke per te vdek se paku gomar me zile!!!
    Ndjese Forumit per mos-etiken, po ky qeka koqegomari o njerez!

  12. Dr. K. X. says:

    Sali Berisha ka lidhje te thella e ta pa sherueshme me sigurimin famekeq te diktatures komuniste. Ai nje dite duhet te pergjigjet per lidhjet e ngushta e korrespondencen me Halit Bajramin dhe Shkelzen Bajraktarin.

  13. Realist says:

    O Ardian,ne nga Albania themi,bjeri se i bie mire !
    Ke fakte???? ik ne prokurori hap ceshtje penale dhe ndiq kete rruge.
    Ne te kundert,o shko dhe bej nani-nani.
    O shko dhe bej vetegjygjesi.

  14. agimi says:

    Or cun je i nogel te meresh me kritika,mos harro se kush meret me gjera te medha e ha me shpejt….. Kerko nga historia me cfare merej R H

  15. k.fejzo usa says:

    mesazh per zotin ardian hoxha.
    Eshte fatkeqesia jone kombetare qe ne vitet 1989-1991 dipllomacia amerikane vuri ne perdorim udb jugosllave per te vene ne jete strategjine e saj per te shkaterruar sistemet komuniste ne ballkan dhe ne menyre te vecante ne shqiperi.Kjo strategji u zbatua ne menyre shume te padrejte ne shqiperi ku nga ambasadori rajerson u mobilizuan hapur ose ne menyre te fshehte pinjolle te fashizmit,te diversanteve,te krimineleve per cuar ne zero gjithcka qe ishte ndertuar ne 45 vjet.dihej qe rrezimi i diktatures ishte e domosdoshme qe u rrezua pothuaj nga vete shqiptaret.Pas kesaj
    filloi ajo qe do ta quaja kryqzata e ndeshkimeve dhe shkaterrimi i institucjoneve dhe te shtetit shqiptar.E keqja me e madhe ishte se pothuaj
    gjithe spiunet e ramiz alise u rekrutuan ne segmentet e sherbimeve te
    cia dhe udb midis tyre dhe sali berisha.komentet jane te teperta.Sa te jete gjalle serbofili william rajersonovic ju nuk mund te gjeni te drejten tuaj..sidomos tani qe dhe arvizu po tregohet nje mbrojtes i zjarrte i berishes duke i bere gjemen me te madhe kombit shqiptar qe nga lindja e krishtit..
    respekte per misionin ne nderin e babait tuaj!

    1. Arber Iliri says:

      I nderuar K.Fejzo. Te falenderoj per komentin dhe mendoj se ke kap nje fije qe pak kush e ka pikasur. Skenari i rrezimit te regjimit komunist ne Shqiperi erdhi pikerisht nga Beogradi, nga ish ambasadori amerikan atje, Rajerson. Pavaresisht se ishte ambasador i SHBA ne Jugosllavi, ai ishte pergjegjes edhe per Shqiperine dhe ndertimin e punes per rrezimin e sistemit, kur te piqeshin kushtet. Kjo gje ishte provuar edhe me pare, me ndihmen e Grekeve dhe Jugosllaveve, dhe kishte deshtuar por ne vitet 90 u krijuan kushtet optimale, per arsye te carjes se murit komunist te lindjes. E pa diskutim, qe ne kete skenar, kane patur rol dhe vend te vecante edhe UDB, e cila kishte agjente te infiltruar ne Shqiperi. te mos harrojme se Jugosllavia ne ate kohe ishte aleat i SHBA dhe Shqiperia ishte vetshpalluar armik i betuar i SHBA. Mendoj se ketu mund te behet edhe lidhja e shume ngjarjeve qe kane ndodhur me vone ne Shqiperi, si 97, 98 etj, ku kane gisht pa diskutim agjentet e infiltruar te Serbise, qe sot besoj jane ne pozicione nga ku mund te marrin vendime ne dem te Shqiperise dhe ceshtjes shqiptare. Mbase i ndjeri R.Hoxha kishte filluar ta shkoqiste kete lemsh te ngaterruar.

  16. mira says:

    Ardiani e di shume mire dhe e ka shprehur se kush eshte vrasesi i babit te tij. Por si djale me personalitet, guximtar do ti shkoje me vendosmeri deri ne fund zbardhjes ne publik te çeshtjes.
    Ështe per tu admiruar dhe pershendetur sepse ka dhe shume te tjere qe e dineshume mire kush eshte vrasesi i burrit,babait (familja Hajdari, -i njejti-sali-serbi, dhe perseri kane bere pazar dhe kane shitur shpirtin e te vrarit per privilegje.

  17. rroku says:

    Me duket dicka absurde dhe interesante njekohesisht kjo leter e ketij Ardianit (nese ai e ka shkruar ate) sepse se pari, ky Ardiani na del se din shume detaje rreth takimeve te Berishes dhe Kazidedes.
    Se pari: Si ka mundesi qe i jati i tij, i ndjeri, “ishte thjeshte nje biznesmen” por paska qelluar te jete prezent kur takohej Berisha me te gjithe udheheqesit Jugosllave???
    Tjeter, meqe i ndjeri i jati, pervec “aktiviteteve te biznesit” cfare aktivitetesh patriotike ai zhvilloi ne jeten e tije per ceshtjen e Kosoves?
    Se fundi, nese Remzi Hoxha, ka vdekur vertete, apo eshte vrare nga Shiku, cila eshte arsyeja e vertete. Te spekullosh se ai dinte shume dhe duhej eleminuar, me duket si perralle kosnspirative. Ne kete llogjike,perse mos te themi qe ai ishte (ndoshta akoma eshte) nje agjent sllav i sjellur ne Shqiperi per zullume dhe fati e deshi qe te kapej apo te perpunohej per te punuar per ne. Apo thjeshte fare, ai i gjori vdiq gjate hetimit nga zemra. Tamam objekt per filma horror dhe agjenturore.

    1. Ti Rrok e paske gjuhën si të gjarpërit! Remzi Hoxha kishte ardhur në Shqipëri si përfaqësues i rezistencës të shqiptarëve të Kosovës në luftë kundër okupatorit serb. Ai u zhduk nga regjimi fashist i Sali Berishës sepse ai kishte fakte të pakundërshtueshme për bashkëpunimin e Sali shpellarit me regjimin e Milloshevicit. Në atë kohë daja i Sllobodankës, gruas së Saliut, ishte ministër në qeverinë serbe. Logjika juaj e varfër në analizën tuaj, i paraprin provokimeve shumë vulgare dhe të poshtra që nxjerr goja yte e ndyrë. Mos luaj me ndjenjat e familjes Hoxha e cila kërkon prej 16 vjetësh eshtrat e njeriut të tyre të dashur! Perversiteti yt e kalon dhe kufirin e sadizmit të Sali Berishës i cili vrau dhe zhduku nga vendi i krimit trupin dhe gjurmët e vrasjes.

      1. rroku says:

        Mor ti Zhelaxhi, mesa duket dini me shume dhe mund te jeni dikush i brendeshem ne kete corbe te felliqur spiunesh.
        Nuk po me pergjigjes asnjeres nga pyetjet e mija te bera me lart.
        Meqe in ndjeri paksa qene perfaqesues i rrezistences kosovare, perse merrej me biznese? Nese kjo eshte e vertete, perse nuk kemi asnje prononcim apo percaktim nga qeveria Kosovare e perfaqesuar nga ish luftetaret Kosovare, per figuren dhe aktivitetin e ketij Remziut??? dhe per me teper si i ka ditur ai takiment e fshehta te Berishes me lideret jugosllave.??
        Ti more koqe kanari apo felliqesire e kesaj agjenture serbe kunder vendit tone, duhet te kesh kujdes te mos ekspozohesh pasi fati i Remziut mund te te gjeje.

  18. Zyber says:

    Z.Ardian babai juaj u flijua per nje ideal te madh.Por per fat te keq u flijua per njerez te felliqur. Kur lexon komentet e injoranteve nga Kosova qe ala hyjnizojne Sali Fazllicin te vjen me te vertete keq.

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,75655

  19. me kete KRIM sali berisha ka vrare te gjithe shqiptaret.

  20. Guri i zi says:

    Pershendetje te gjithve qe kan debatuar kete leter te djalit te Remzi Hoxhes. kjo qka eshte duke ndodhur te ne shqiptaret eshte per te sdudiuar nga popujt me shkall te analfabetizmit 0. Te dashur Shqiptar, Sali Berisha e din shum buker dhe shum sakt qe ka bashkepunuar me Serbet dhe UDB -ne per te i zhdukur shqiptaret e din ai sakt prandaj sa me heret qe te j’u tregon Popullit Shqiptar eshte me mir qe ka punuar kunder popullit shqiptar eshte me mir per te.
    Te dashur populli ime, vendi im, Atdheu im tradhtaret duhet qe te mos jen ne pushtet as polok si thojm ne ai qe i rune baktin, ai e din shum buker qe eshte duke penguar ecjen e shqiptarve ne ballkan eshte pikrisht Sali Berisha por te lumte ty te Birit te madhit se ai duhet te jete Deshmor i kombit Remzi Hoxha te ka vra UDB-a ne bashkpunim me SHISH vetem mos te punojn per qeshtjen Kombtare. lavdi jetes dhe vepres se Remzi Hoxhes.

  21. GENI says:

    POR KA 22 VJET QE PO NA E FUTE SA KRAHU O POPULL,duhet te shikojme akoma gjake shqiptari te derdhet dhe pjedha e komunizmit,antiSHQIPTARIZMIT dhe harbuteris dhe kelyshet e shpis se tij,po jetojne si pashallare.MOS I GEZOFSH FEMIJTE E TY O KELYSH KURVE

  22. riki says:

    kjo qe thot adriani esht shum e vertet se ne at koh kam qen ne shqiperi e kisha disa shok qe veprojshin me aktivitete per orgaizimin eluftes qe dote ndollte pastaj.ata me tregojshi sesa shum percilleshin nga spiunet ata vet e deklarojshin kte sesa veshtersi kan edhe ne kosov gjat püshtimit nuk kishin pas ksi lloj percjelle

  23. lili says:

    jo,jo po va tregoj une dialogun e tyre:oh sali zeza deri sot te kemi mbrojtur e te kemi perkrah,bile edhe kemi thane se ti je demokrat i vertet edhe pse vodhe ashiqare e dhunove ashiqare voten e shqiptareve cdo here,ama sot nuk te mbrojme me se Presidenti i Shqiperise deklaroj se ti je e ishe komunist prej 1968…Ti e di se amerikanet e thjesht sa te marrin vesh kete deklarate do te na kerkojne logari edhe do kerkojne pse ne kemi perkrah nje anetar te PPShse qe gjithe diten shante ameriken…plus asaj po dell djali i remzi hoxhes e po te akuzon si bashkpunetor i milosheviqit kurse ne e bombarduan ate.sa temarrim vesh kete deklarat amerikanet e thjesht do te kerkojne logari edhe do te kerkojne pse ne kemi perkrah nje kriminel,bashkpunetor me milosheviqin kunder te cilit ne hyn ne lufte…
    edhe po dallin ish te perndjekurit e po te rahin ministrat,ti e di se amerikanet e thjesht sa te marrin vesh kete ngjarje do te kerkojne logari per ndihmat tona per kete shtrese edhe do tekerkojne se pse ky ish i perndjekuri po rra ministrat e tij …Ne do te detyrohemi me thane ose se te gjitha i kemi ditur e atehere amerikani i thjesht nuk do te kuptoje se pse kemi perkrah nje komunist,kriminel e antiamerikan deri dje, ose duhet te pranojme se nuk kemi ditur gje..pra mamire mos na detyro me vepruar edhe largohu vete para se s’eshte ba mut kjo pune se perndryshe na murr lumi ty e mu…

  24. LAVDI JETES DHE VEPRES SE REMZI HOXHES.SHQIPERIA DO TE FITOJE.NUK VDESIN BIJTE E SHQIPES.

  25. bllokman says:

    po ik o ardian se nuk gjehet vrasesi me llafe dhe konferenca shtypi po ik…
    ik e futju punes vet, vrasesit i di, urdheruesin e di kshuqe ik e futju punes

  26. seli says:

    po ky biznismen qe kerkoj ne ate takim me salihun e millosheviqin /????

  27. Lleshi says:

    Sipas meje,Remzi Hoxha ka qene aktivist i PLK.
    Ka patur informacion per gjera te fshehta.
    U mbyt ne vilen e SHIK-ut ne Lezhe.
    Kryetar i SHIKU-ut ne Lezhe ka qene Martin Miri . Babai i Martinit ka qene shok klase me babain e Liri Berishes ne shkollen e jezuitve ne shkoder.
    N/Kryetari i SHIK-ut, Aleks Nikhasani(vllai dhe kunata e tij ishin kujdestaret e viles ku u zhduk Remziu) ka qene student i Gazidedes. Pas zhdukjes se Remziut u transferua drejtor SHIKU ne Korçe.
    Aleksi u muar ne pune nga Arben Sefgjini pas vitit 2005.
    Kaq..

  28. Maks says:

    Nje gje nuk e kam te qarte. Cfare ishte Remezi Hoxha ?

    A ishte biznesmen apo merrej edhe me pune te tjera. Vertete ai ishte shume i pasur ne Kosove ( kur kjo ishte e okupuar nga Serbia)?

    A mund ta linte Serbia te qete nje njeri te pasur qe punonte per pavarsine e Kosoves ?

    Sa i pasur ishte?

    Me sa kam degjuar ai merrej me duralumin dhe kishte rreth 5 punetore ne Tirane.
    Ky biznes kuptohet konsiderohet i vogel.

    Atehere pse ishte i pasur Remziu ?

    Nga i vinin te ardhurat ? Apo kishte burime te tjera ? Po nga kush ?
    Kam frike se familja e tij po te perdorim llogjiken e mesiperme ne vend qe te heqe vetullat po nxjerr syte.

    Eshte shume e pashpjegueshme qe nje njeri qe merrej me duralimin te merrej edhe me takimin e treshes Berisha Milloshevic dhe Gligorov.

    Eshte e veshtire per familjen Hoxha humbja e njeriut te dashur, por veshja e heroit qe kerkohet ti behet me duket jo bindese.

    Kuptohet edhe masakrimi qe supozohet qe eshte bere eshte shume i denueshem dhe shkakatret duhet te pergjigjen deri ne nje.

    Me vjen keq, por nuk jam i bindur ne ate qe familla e tij kerkon te trumbetoje.

    1. Mike says:

      Maks, i ke thene te gjitha, desha te shtoja qe bashke me baben e ketij, ate dite u arrestuan edhe disa minoritar qe ishin spiun te grekut.Ky duhet te thote se cbente i jati i tij ne SHqiperi, dhe pse ishte ne ate takim i jati.

  29. uck says:

    o vellezer shqipetar nuk jemi ne kosovar por jemi edhe ne shqipetar si ju mos na fyeni te gjitheve se nuk e dini realitetin,nuk jemi te gjith qe e kemi idhull salen,e as politiken e tradhetarve te kombit kudo qe jan qoft ne kosov apo ne maqedoni.bashkepunetoret sllavo grek kudo do ti gjej plumbi heret a von.me respekt .SHQIPETARI NGA KOSOVA jo kosovari.

    1. diana says:

      Une e kam uryer Sali Berishen qe diten qe ja shfaqen surratin ne televizor. kurre nuk besova qe nje ish komunist brenda nates na u be demokrat i flakete.nje dite ai do ta marre denimin si te gjithe dictatoret por ama ai e beri sherbimin e tij tek Ruset,serbet greket qe kane qene dhe jane armiqte tane shekullore. Jam krenare qe jam shqiptare se historia dhe preardhja e jone eshte mijra vjecare dhe e lakmuar dhe e luftuar historikisht nga superfuqite e paskrupudhta te perendimit e te Amerikes qe ka vetem nje histori 200 vjecare dhe jo si te jonen mijera vjecare. Na kane ndare kufijte e na kane shkatarruar shtepite e vrare e masakruar por kurre nuk munden me na humbe kombin e gjuhen tone kaq te lashte e mijeravjecare qe do te thosha eshte gjuha e vertete e perendive te pellazgeve (nga dhe ne kemi faren tone)…DIELLI E TOKA.Pushka dhe dyfeku e kane shoqeruar shqipetarin neper shekuj. Sali berisha eshte nje kerme qe mban ere dhe goja e tij e ndyre leshon vetem helm dhe vrer kundra shiperise e shiptareve. Ai nuk eshte shqiptar. Nese i bejne ADN ne gjakun e tij do te ket gjak sllav. Mos ju lutem ndani kosovarin nga shqiptari. lexoni historine e vendit tone dhe do ta shikoni se ke perfaqesojne kosovaret e vertete-Malesoret shqiptare dhe jo maloket e tipit Sali Rame Berisha.

  30. ALBAN DEGA says:

    SIRENA ALARMI PER MBARE SHQIPTARET

    – Urgjenca e ngritjes se nje komisioni hetimor per Sali Berishen

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Akuza pas akuzash

    1-Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha eshte akuzuar qe ne 97-en nga gazeta prestigjioze e Kosoves ” Koha Ditore”, si agjent i UDB-es serbe qysh ne rinine e hershme.
    2- Te njejten akuze e ka theksuar edhe ish- deputeti i LSI- Spartak Braho ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit te Shqiperise, duke shtuar se Berisha i ka sherbyer jo vetem UDB-es por edhe sherbimit francez te spiunazhit dhe ish- KGB-se sovjetike duke permendur edhe shifra e kode sekrete agjenturash!

    Kryesorja e kryesoreve

    3- Kryesorja e kryesoreve… Kryetari i Sherbimit Informativ Shqiptar, SHISH, Z. Bahri Shaqiri ka deklaruar hapur ne nje seance degjimore te Kuevndit te Repuubliks se Shqieprise se ” politikane shqiptare bashkepunojne me agjentura te huaja”. Nje sirene jo dosido!
    Behet fjale per shefin e organit shteteror ligjor qe ka si detyre thelbesore ligjore mbrojtjen e sigurise kombetare nga agjenturat e huaja.
    Behet fjale per shefin e sherbimit te zbulimit dhe kunderzbulimit te shtetit shqiptar qe pervec informacioneve te tij bashkepunon edhe me agjencite speciale strategjike te aleateve tane strategjike perendimore si CIA amerikane , M-16 dhe Intelligence Service britanik, BDI gjerman, etj.
    4- Deklaratat bombastike te kreut te SHISH Z. Bahri Shaqiri ne vend te vinin ne alarm e levizje Prokurorine e Pergjithshme te Shqiperise si organin kryesor te mbrojtjes se ligjit ne Shqiperi shkaktuan regaimin brutal te Sali Berishes, te qeverise, te deputeteve te PD-se dhe krejt klanit te tij mafioz per shkarkimin e Bahri Shaqirit.
    5- Pse!? Ai kishte shkuar shume larg… Ai kishte prekur folene e grenzave te agjenturave sllavo- grko- ruse ne krye te Shqiperise… Ai kishte denoncuar kolonen e peste ruso- sllave-greke ne krye te Shqiperise.
    Vetem nderhyrja e fuqishme perendimore, kryesisht amerikane, parandaloi lincimin e pse jo edhe ndonje aksident fatkeq, vrasje ne gjueti ose helmim te tij.

    Genje e genje se dicka do te mbetet !

    6- Ate qe nuk arriten ta bente me plumba e mjete agjenturore “Mafia qeveriatre shqiptare e dale krejt jashte kontrollit” sipas “The New York Times” nuk do ta kursente ta bente me plumbat e fjaleve para e sidomos mbas ekzekutimeve nazi- komuniste te 4 deshmoreve te 21 janarit 2011, pas plagosjes se dhjetra e pas torurimit te qindra protestuesve paqesore… Secili prej ketyre akteve perfaqeson krime kunder njerezimit.
    7- Ne nje fushate tipike ala Gebelsiane ” Genje e genje se dicka do te mbetet” si kryeministri edhe kryetarja e Kuvendit te Shqiperise akuzuan SHISH-n dhe Prokuroren e Pergjithshme te Republikes se Shqiperise si bashkautore te “grushtit te shtetit” te organizuar nga opozita dhe deri edhe kreu i shtetit kunder shtetit te vet.
    Absurditet me i ndyre nuk mund te sajohej as nga vete BIA ( bija e UDB-se) serbe dhe as nga Asfalia greke. Zedhenesit dhe sherbetoret e tyre vecsa i lexuan para publikut shqiptar!

    Pohime… me shpatulla pas murit

    8- Ka fakte te shumta, qe i ka pohuar edhe vete kryeminsitri Berisha per shkeljen e embargos nderkombetare te naftes ndaj Serbise dhe makines se luftes e terrorit te Milloshevicit nga OKB-ja ne vitet 1994- 1995. Ishte nje pohim pasi deklaratat e Beogradit dhe Podgorices e vune me shpatulla pas murit me faktet e tyre.
    9- Keto fakte i ka rikonfirmuar edhe ish Kryeministri i ish- Jugosllavise ne nje interviste per shtypin serb… Perballe fakteve te tij, vete Berisha u detyrua te pranoje nje fakt te tille, duke u justifikuar se kete kontrabande nafte ai e kishte lejuar dhe urdheruar per te ndihmuar shqiptaret e Kosoves, sikur Ibrahim Rugova dhe shqiptaret e jo Sllobodan Milloshevici e serbet benin ligjin ne Kosove.
    10- Kjo nafte u perdor nga makina serbe e luftes dhe terrorit jo vetem ne masakrat serbe te Shrebrenices dhe terrorin masiv qe shkaktoi rreth 300 000 viktima te pafajshme ne Bosnje por edhe kunder shqiptareve te Kosoves…cka perbejne krim kunder njerezimit, qe po gjykohen ende ne Gjykaten Nderkombetare te Hages.

    “Tokat e helmuara” dhe atdheshitja flagrante e Otrantos …

    11- Duke mashtruar banoret e Porto Romanos dhe fshatrave perreth se gjoja tokat e tyre ishin te helmuara, qeveria e Berishes i shiti ose dhuroi serbo- boshnjakut Damir Fazlic qindra hektare toke ne ate zone ku qeveria ka planifikuar te ngreje nje park industrial me vlere qindra milione euro. Kur keto fakte dolen ne drite vete Kryeministri shqiptar Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit Popullor se ” Fazlicin e kam mik… Ate do ta mbroj me cdo mjet dhe do tua sjell ketu ne Kuvend per ballafaqim!”
    12 – Gjykata Kushtetuese shpalli si antikushtetuese marreveshjen atdheshitese te Sali Berishes dhe qeverise se tij me Athinen per shitjen ose dhurimin e 352 kilometrave katrore te Otrantos, ne shellfin e se ciles mendohet se ndodhen miliona tone nafte dhe pasuri nenujore multimilioneshe.
    Te gjithe autoret ose bashkepunetoret ne hartimin dhe nenshkrimin e kesaj marreveshjeve antishqiptare si Lulezim Basha, Arben Imami, Kristaq Gerveni, Ferit Hoxha… jane shperblyer me gradime dhe ngritje ne detyre. Tipik eshte rasti i “Kolonelit te Asfalise Greke me tre gishta”, sic e ka quajtur me dhjetra here Berisha nga foltorja e Kuvendit te Shqiperise Arben Imamin , te cilin e “ndeshkoi ashper ” duke e vene ne krye te Ministrise se Mbrojtjes se Republikes se Shqieprise!!!

    Urgjence …. Vigjilence !

    Ka edhe shume fakte te tjera qe e bejne te domosdoshem thirrjen nga opozita te nje seance te posacme degjimore ne Kuvendin e Shqiperise si hap i pare dhe fill pas saj krijimin e nje Komisioni Hetimor te Kuvendit te Shqiperise lidhur me keto akuza te renda publike kunder Kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha,
    Ngritja e ketij Komisioni Hetimor nga Kuvendi i Shqiperise eshte ceshtja me urgjente . Pse !?
    Kete ceshtje e ben edhe me urgjente fakti qe deri sot Kryeministri ne detyre Sali Berisha nuk i ka mohuar akuzat e shumta kunder tij. Perkundrazi ai ka pohuar me gojen e vet shkeljen e embargos se naftes ndaj Serbise dhe Milloshevicit.
    Kjo shkelje perben nje shkelje te rende jo vetem te ligjeve dhe Kushtetutes se Shqiperise por edhe te ligjeve e se drejtes nderkombetare dhe te Kartes se OKB-se, qe eshte nenshkruar dhe pranuar nga Shqiperia.
    Cfare fshihet pas ketyre fakteve dhe akuzave teper te renda!?
    Politika e Sali Berishes eshte politika e konfliktit. Politika perca e sundo! Politike tipike agjenturash dhe pushtuesish.
    Sirene alarmi per mbare shqiptaret: Urgjence…. Vigjilence !

    Sikur ta kishte ne dore UDB-a apo Asfalia … !

    Nuk behet fjale per ngjarje e masakra te para 65 vjeteve si ajo e Tivarit as te kohes se Baba Qemos, nga te cilat nuk u vjen asnje rrezik e asnje pasoje shqiptareve dhe Shqiperise sot.
    Nuk behet fjale per nje hafije lagje apo kaskete 80 lekeshe qe spiunonte per partine apo frontin e saj.
    Nuk behet fjale per nje diversant apo spiun te zakonshem.
    Behet fjale per kryeministrin e Shqiperise qe ka ne dore fatet, te sotmen dhe te ardhmen e vendit qe po e rrenon perdite e me shume.
    ” Eshte ka e drejton vendin sikur t’ia kishte inat popullit te vet” thoshte nena ime duke e mallkuar me shami ne dore, shkalla me larte e mallkimit. ish diktatorin Enver Hoxha ne vitet 70-te.
    Eshte ka e drejton vendin sikur ta kishte ne dore UDB-a apo Asfalia. KGB-ja apo .. dreqi e i biri, thone sot shume shqiptare!

    As Hamza Kastriot … as Sinan Hasan !?

    Behet fjale per ceshtje jetike te qeverisjes dhe politikberjes ne Shqiperi, qe ndodhen nen akuza teper te renda dhe perfaqesojne nje rrezik serioz per te sotmen dhe ta ardhmen e Shqiperise.
    Ngritja e ketij Komisioni Hetimor eshte hapi i pare i Kuvendit Popullor te Shqiperise pas transparences se votave te 28 qershorit te vitit 2009. Eshte ceshtje teper urgjente qe ka te beje me fatin e shqiptareve dhe te Shqiperise.
    Shqiperise i duhen lidere te te gjithe shqiptareve. Shqiperise i duhet me shume se kurre burra shteti, qe nuk i gjeti tash 554 vjet! “Thuprat” ne duart e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut para se te vdiste ne Lezhen e Kuvendit te burrave jane harruar nga politika driteshkurter shqiptare e sotme.
    Askush nuk pret, nuk kerkon as pretendon qe Sali Berisha te jete ose te behet nje Skenderbe… Mision i pamundur per nje zjarrvenes te Shqiperise.
    Te gjithe urojme qe ai te mos na dale nje Hamza Kastriot, as nje Esat Pashe Toptan, as nje Ahmet Zog, as nje Rrahman Morine apo Sinan Hasan …!
    Sot ! Neser eshte e do te jete teper vone…. Eshte nje ceshtje urgjente qe nuk duron me. … Nuk ka me prite !

    SHENIM: KY SHKRIM ESHTE SHKRUAR E BOTUAR PER HERE TE PARE ME 28 SHTATOR 2010. ASNJE VEPRIM , ASNJE PERGENJESHTRIM. ASNJE PIPETIME TASH E GATI 1. 5 VJET …. RIBOTOHET DUKE E PERDITESUAR ME FAKTE TE REJA …. AUTORI

  31. drini says:

    Realist !!!

    Nese nuk e din se cka ka bere deri tash ardiani me familjen e tije per prindin e tije Remzi hoxhen do te kisha keshilluar te lexosh me shume.

    Fakte ka shume dhe kjo qeshtje eshte hapur edhe ne prokurine ne shqiperine por a e dine sa sa veshtire eshte te luftosh me pushtet(sali berishen ne ket rast), Prokurori qe ishte marr me ket pune ka vdekur para nje muaj ne menyre te mistershme, doktori qe ka bere ekspertizen eshte vdekur ne te njejten menyre, por edhe disa deshmitare jane zhdukur, gjithashtu ishe shiku i sali berishes qe ishte ne londer ka ikur dhe nuk dihet ku eshte fshehur. per cdo rast zhdukjeje te nje personi presidenti ISHTE AI QE KA NENESHKRUAR PER TA ZHDUKE REMZI HOXHEN( E KUSH ISHTE AI PRESIDENT NE ATE KOHE?? ), E NJOH EDHE DIKEND QE ISHTE PREZENT ME REMZI HOXHEN KUR ISHIN NE TAKIM SALI BERISHA ME MILLOSHEVIQIN DHE ME GLIGOROVIN – ( DHE NE KET TAKIM KETA KANE VENDOSUR QE SLI TI NDALOJE CELULAT E PARA TE UCK DHE ARMATIMIT,DHE TI BURGOSE , A E DINE QE EDHE KRYEMINITRI I SOTEM I KOSOVES HASHIM THAQI ISHTE BURGOSUR NGA BERISHA -KETU QENDRON ARSYEJA PSE SALIU ME SHIKUN E TIJE E VRANE REMZI HOXHEN.

    PENDUARY— NJE KORIGJIM- JO SHIKU POR SALIU KA DHENE URDHER QE TE VRAHET REMZI HOXHA—- I VETMI PERSON QE NENSHKRUAN/ APO ESHTE I AUTORIZUAR QE TE ZHDUKET/VRAHET NJE PERSON ESHTE PRESIDENTI , E PRESIDENT ISHTE SALI BERISHA

  32. Rifati says:

    respekt per familjen Hoxha qe ne keto kehe te trubullta po guxon te kerkoj drejtesi perderisa kriminelet jen akoma ne pushtet e me te eger se kurr.une jam nga Ferizaj dhe z.Remzi Hoxha e njo si veprimtar qe i ka prir qdo levizje anti-serbe,une e kujtoj kur ai rrinte ne ball te turmes qe protestonin ne Ferizaj,por e njofe edhe si biznismen prandaj kam arsye per ta besur dhe perkrahur moralisht familjen e Tij.
    kurse disa njerez qe nuk din gje nga kjo pun dhe ja fusin kot..

  33. tironci says:

    LAVDI EMRIT TE REMZI HOXHA ..
    POSHTE TRADHETARI I KOMBIT SHQIPTARE sali berisha ..
    O sali O ZAGAR ..
    DO TE VARESH NE LITAR…

  34. pa hile says:

    kam vetem nje pyetje per gjithe ju qe po komentoni kete leter shume te dyshimt te qellimshme me prapavi sdo mend! a thua sa vjet ka pasur Ardiani djali i shqiptarit Remzi Hoxha. edhe une jam per drejtesi pa hile

  35. rexhep says:

    Komente trishtuese shumica prosociokomuniste te te se kaluares se erret shqiptare.Ky djali i R,H qe paska krye drejtsi,e diplomat tani po mirren edhe me te holla pa dit se qka do te thot drejtsi nuk eshte problem.Te akuzoni nje person me pergaditje te lart shkollore aq rend me duket se s,eshte njerzore dhe jo shqiptare,po dihet mirfilli ,sociokomunistet nuk zgjedhin asgje ,asfar mjeti per te deningrue, bile bile edhe kercnim per te likuidue.Njeriu me mendje te shendosh nuk mund te besoj se S B eshte tradhtar i kombit,por sociokomunistet qaq shum jan te mllefosur per arritjet kolosale te popullit mbrenda nje kohe te shkurt nen udheheqjen e tij, sa kerkojn edhe vrasjen e ti ,eshte e pa ndershme dhe jo njerzore.Un si person nuk me vjen mir per asnje shqitar qe e humb jeten, por me vjen keq prej djalit te R H qe ushqehet me prallat dhe akuzat e sociokomunistve te perbetuar antikombtar,po eshte i ri e nuk eshte ne gjendje me gjykue ma shum ,ndoshta edhe per merzie babit e ka.Po qka lypi pra babi ne at takim te treshit,un nuke njof R H po po dushoj pse ishte ne at takim.Na shqiptaret po me duket jemi soj i lejlekut i qel dy zogj ,e njerin e mbyt,me pas kan te mir per vete na ishim ku ishim prej ati deti ne ket det,po ku jemi tani.Bajraktarizmi ose me mir te them lakmia per post edhe pse se meritom na ka que historikisht ne humner dhe i kemi humbur dy detet kemi mbet me pak qaty, tung

  36. Mireqi says:

    I nderuari Ardian Remzi Hoxha e di sesa e ke te veshtire te hulumtosh te verteten per babain (prindin) qe ne moshen me te nevojshme ta vodhen e kriminelet e kryekriminelit. Z. Ardian duhet te jesh krenar per babaib, te ndjerin Remzi Hoxha. Krenar te jeni e tere familja, sepse babai juaj ishte nje patriot dhe ai tani eshte nje deshmor kombi. Te lutem behuni te fortti dhe familja. Edhe pse fare s`shte lehte, per derisa te zbardhet e verteta, perderisa nuk i gjenden eshtrat.Ardian, te lutem mos u ngut, ke kujdes dhe mos te mbizotrojne emocionet. Kam deshire te takohemi diku ne Prishtine per pak informata paraprirese. Do te doja qe pos keshillimeve, t`ua jep edhe nje informate paraprirese. Te lutem mos nxito, sepse kurreshtja, guximi i tepruar dhe dashurias per prindin jane ato mendesi, te cilat mund te kene pasoja. Te lutem me kerko, meqe une do tec doja te takohem me Ty! (mireq @hotmail.com)

  37. Petriti says:

    Prof.dr.Sali Rame Berisha është ndër burrat më të mëdhenj të shqiptarisë,dhe akuzat,shpifjet,etiketimet ndaj tij,janë nga kuzhinat antishqiptare.Ndersa pëe ty Adrian është mirë te mos ngutesh me akuza të paverifikuara se e koritë babin tënd,se ka qenë burrë i madhë e i nderuar.

  38. Luan Rukaj says:

    CILAT JANË DISA NGA FAKTET QË VËRTETOJNË NË MËNYRËN MË TË HAPUR VEPRIMTARINË TRADHËTARE, ARMIQSORE ,KRIMINALE TË BANDËS QEVERITARE TRADHËTARE KRIMINALE E MAJTË DHE E DJATHTË KUNDËR POPULLIT SHQIPTAR?
    SALI RAM BERISHA ËSHTË KRYETRADHËTARI RYEKRIMINELI I POPULLIT SHQIPTAR ku ka sy e surrat që të flasi në emër të shqiptarëve e të përfaqsojë shqiptarët ai i ka tradhëtuar interesat e shqiptarëve. Sali Berisha është i zhytur gjer në fyt me tradhëti ,krim …ndaj popullit Shqiptar.Janë të shumta akuzat……
    NJË MAL ME AKUZA … Tradhtia kombëtare… Marveshje të fshehta antishqiptare….,Shfuqizimi i ligjeve proshqiptare dhe miratimi i ligjeve antishqiptare…..,Furnizimi i Millosheviçit me naftë,Instalimi i qarqeve shoviniste….,Faktikisht nuk kemi kufi detar me Greqinë për arsye e shfuqizoi me ligj në vitin 2008, Cënimi i sovranitetit të vendit….. Shiti trojet shqiptare …Firmosi coptimin e Shqipërisë…Takime të fshehta me Millosheviçin me Nikolla Gejxh…Cënim i interesave kombëtare…..,Arestimi i krerëve të UÇK…, Shembja e shtetit dhe vrasje me paramendim…. Shkatrimi i ushtrisë,toksore ,detare ,ajrore,Trafikimin e municioneve… ,policia e shtetit pret e shoqëron e përcjellë arkanoviçat fazlliçat…, Shkatrimin e monumenteve të kulturës…, Shkatrimin i busteve ,i Lapidarëve Luftëtari i Liris në Korçë ,Enriko Telinit në Tiranë,Pesë Heronjëve në Shkodër përfunduan në plehra, …, piramidat më 1997,qeveritarët i kanë vënë litarin në grykë organeve gjyqsore …,Urdhër pilotit për të bombarduar popullsinë e jugut por piloti nuk e zbatoi urdhrin e uli avionin në Itali, instalimit e katër televizioneve toksor greke në teritorin Shqiptar ,baltosi mbi vatrën e kulturës në Përmet që mban emrin e birbilit të Shqipërisë Naim Frashëria është kthyer në kishë greke…, Grabitet thesari i Kombit floririn e shtetit e vodhi qeveria dhe dënojnë një fshatar, Ambasada Shqiptare në Itali Greqi dhe Çeki personeli i tyre me drogë,Delegacioni Shqiptar i kryesuar nga Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i jashtëm nxiren përjashta nga Mbledhja e NATO-s për shkak të rjedhjes së informacionir dhënë Rusisë dhe Serbisë,Zhytën shtetin në borxh…,deformimi i historis …,Rehabilitimi i Ahmet Zogut ngritja e monumentit të tijë dhe vendosja e një rruge që mban emrin e tijë në Tiranë …,Hodhi baltë mbi Rilindasit…,Uljen e dinjitetin të Kombit Shqiptar,Vrasje në masë …dhe shkatërrim të ekonomisë kombëtare….Përmbytje e zonës të banuar…,vrasje e katër protestusve 21 janari 2011,Pastaj shpifje…., denigrim…, mashtrim…, kërcënim …fjalor rugaçërie…. shantazh…, e sa e sa ………………
    Më tradhëtari flet për Atdheun,më krimineli flet do luftojë krimin ,më i koruptuari flaset kundër korupsionit
    Mos vallë duhet ti fshehim krimet…….e Sali Berishës?
    Të heshtësh do të thotë të pajtohesh me tradhëtin me krimin me kriminelët e popullit Shqiptar.Ç’farë i ka mbetur gjë tjetër Sali Berishës pa i punuar popullit Shqiptar?
    PËR CILAT INTERESA PUNON SALI BERISHA për interesat e Shqipërisë apo për interesat e Serbisë dhe të Greqisë?
    Çfarë mund të bëjë tradhëtari i popullit Shqiptar Sali Berisha më tepër se kaq?

    As Slloboda Millosheviçi nuk ka bërë aq shumë krime ndaj kosovarëve sa ka bërë Sali Berisha ndaj popullit Shqiptar.
    As ka parë dhe as do të shikojë më kurë Historia e Popullit Shqiptar më tradhëtar më kriminel se sa Sali Ram Berisha.
    Bëri shesh dhe përshesh gjithë Shqipërinë dhe nuk u hyri një gjëmbë në këmbë kryekriminelit Sali Ram Berisha .Hap TV shikon Saliun hap dollapin gjen miun.

    E kujt është përgjegjsia për krimet e radhës antikombëtare e askujt apo vullneti politik si gjthmonë kryetradhëtarit,kryekriminelit të popullit Shqiptar Sali Berishës?
    Cili shqiptar mund të shpëtonte pa u dënuar nga organet gjyqësore po të kryente qoftë edhe një nga këto krime ?
    E kanë marë vesh edhe të vdekurit që Sali Ram Berisha është kryetradhëtari i popullit Shqiptar, kryekrimineli i popullit Shqiptar.
    ”Sa e ndien veten fajtor kryeministri Sali Berisha dhe qeveria të cilin ai e drejton për gjëndjen e krijuar në Shqipëri?”
    Si mendoni zoti Sali Berisha a i meriton populli Shqiptar këto mal me krime nga ana juaj?
    ÇFARË DËNIMI KANË PAGUAR SALI RAM BERISHA për të gjitha krimet që përmënden më lart ?
    E KËRKOJNË INTERESAT E SHQIPËRISË QË MOS TË NDAHET NË DY PJESË SHQIPËRIA QË GJYSMËN TA MARI SERBI DHE GJYSMËN TJETËR GREKU NË LITAR NË SHESHIN SKËNDERBEJ SALI RAM BERISHA KRYETRADHËTARI KRYEKRIMINELI I POPULLIT SHQIPTAR QË TË SHPËTOJË POPULLI SHQIPTAR.

  39. Mireqi says:

    Inderuar, me vjen keq i keni harruar te berat dhe shemtitee tjera si; Otranton, vrasjet e dy personaliteteve me gjilpervdekjeje. Gerdecin ne te cilein e pesuan 26 viktima dhe u plagosen me shume sesa 200 tjera. Por poshtersira e cila kurre ne historin e re dhe me te ren te popullit shqiptare nuk do te shlyhet nga mbamendja, ngjarjet e luftes civile te vitit 1997, ne te cilat tragjedi e pesuan mbi 3 mije veta civile te pafajshem te te dy gjinive dhe te te gjitha moshave. Uplagosen mbi 12- mije qytetar nga mbare Shqiperia. Tradhetia ndaj Kosoves dhe Luftes Qlirimtare si dhe te Ushtrise Qlirimtare te Kosoves. Ndarja e kombit dhe lufta per grabitje, vjedhje dhe bashkepunim me fazlliqa te felliqet boshnjak, serb, maqedonas, grek e malazeze te piste. Sali Rame Berisha e meriton litarin mu ne Sheshin Skenderbe te Tiranes. Zhdukja e z. Remzi Hoxha dhe e disa kosovareve tjer, si dhe perpiekja per zhdukjen e ketij autori te ketij komenti eshte vetem nje storie e veprimtarise kriminalistike te nje te qmenduri te tipit stalinist dhe hitlerian te kohes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje